Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mjekët që nuk janë më dhe brezat që do thonë: “Qëmoti ishin si Panajoti”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Mjekët që nuk janë më dhe brezat që do thonë: “Qëmoti ishin si Panajoti”
KryesoreKulture

Mjekët që nuk janë më dhe brezat që do thonë: “Qëmoti ishin si Panajoti”

Published: June 10, 2022
Shpërndaje

Nga Sevo Tarifa

Botuar në DITA

-U bënë dy vjet që na i kërkon syri Prof.

- Publicitet -

Panajot Bogën, emblemën e Ortopedisë-

 

Më pyeti një ditë Profesor Hulusi Hako: “A do shkruash ndonjë kujtim për të dashurin Panajot Boga, që na la, meqë  ai  ishte një aktivist i rinisë në gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës?” “Në dorë e kam, jam duke e përgatitur, iu përgjigja”

1.

Si e njoha në fillim Panajotin? Ishin vitet e parë të Pasçlirimit. Atëherë unë punoja me rininë e Gjirokastës. Po shëtitja në Sheshin e Çerçizit, bashkë me të riun komunist Selami Vehbi. Pamë një djalë të ri që shëtitste vetëm, të cilin nuk e njihnim se ishte nga qyteti Argjiros. Na tërhoqi vëmendjen. Iu afruam dhe e takuam. E pyetëm se nga ishte. Doli se qe nga Stegopuli i Lunxhërisë: quhej Panajot Boga.

Këtë mbiemër e kisha dëgjuar më parë për njerëz të mirë, të luftës e të punës. Ishte krenar dhe kishe dashuri për vendlindjen, pikënisja e dashurisë për Atdheun. Dhe ja tani na u shtua një shok e mik “i zgjedhur si me dorë”, një djalosh me të njëjtin mbiemër: i ri trupmbushur, syndritur, i veshur e me paraqitje qytetari, faqekuq, brisk nga goja, që edhe pse fliste me shpejtësi, mendjen e kishte të parë,  gjuhën të dytë.

Kërshëria e moshës na shtynte të na tregonte diçka për fshatlindjen, për njerëzit, për rininë, për ekonominë. Dhe ai na tha se “Stegopuli është një fshat me tradita  atdhetare, fshat i Pandeli Sotirit dhe i Urani Rumbos, që pushtuesit fashi-nazistë e balliste i dogjën 65 shtëpi dhe vranë pleq që gjetën në  fshat, njërin nga të cilët e masakruan me thikë, i vranë dhe qenin dhe ia hodhën në trup; një plak 87 vjeçar të plagosur e morën zvarrë nga shtëpia dhe në qendër i çanë kafkën e kokës, kurse një gruaje plakë i prenë gishtërinjtë e këmbës!? Na bëri përshtypje se Panajoti, ky djalë i ri, njihte mirë gjendjen e fshatit, me 22 partizanë, midis të cilëve 4 vajza, 7 dëshmorë, fshat ku janë zhvilluar ngjarje me rëndësi historike të LANÇ.

Sa herë do të shkoja me shërbim në Stegopul, nga sekretari i rinisë Niko Kogjini do të dëgjoja fjalë lavdëruese për Panajotin. Bir i këtij fshati, i lidhur ngushtë me bashkëfshatarët, për të cilët e merrte malli e ata e donin dhe e respektonin shumë. E nuk mund të ndodhte ndryshe. Cilësia e parë dhe kryesore e tij ishe atdhetarizmi, gjë që  u manifestua në gjithë jetën dhe punën e tij humane.

2.

Panaot Boga qysh i ri “nuk lakmonte hijen, por dijen”. E veçanta e tij ishte zelli për të mësuar, për të vazhduar shkollën. Dhe zbriti nga fshati, erdhi në Gjirokastër. Por nga vendlindja nuk u shkëput derisa u shua Me kërkesën e tij edhe ceremonia masive e varrimit iu bë në fshatlindje, në prani dhe të lunxhotëve e të Gjirokastritëve. Filloi shkollën e mesme “Asim Zeneli”. Me vullnet për të mësuar, cilësi që do të shfaqeshin qartë në gjimnaz. Nxënës i  shkëlqyer, aktivist i dalluar i organizatës së Bashkimit të Rinisë të Punës.

Ndër cilësitë e tij dalloheshin njerëzillëku, zgjuarsia dhe guximi, pjekuria dhe syri kritik ndaj të metave të drejtimit prej drejtorisë, trupit mësimor, organizatës së partisë dhe asaj të rinisë. Nga kontrollet që bëheshin në gjimnaz, ai shquhej në ngritjen e problemeve që nuk ecnin si duhet. Mesa duket dyshohej se drejtoria e shkollës donte të hakmerrej, ta largonte nga shkolla dhe gjeti mënyrën të rekrutohej ushtar! Panajoti u largua nga “Asim Zeneli”, por mbeti “Asimzenelas”: me sakrifica mbaroi arsimin e lartë dhe u kualifikua, u bë figurë e njohur në shëndetësi, i specializuar edhe jashtë shtetit, ortoped cilësor, i mirënjohur e kompetent, për të cilin kam dëgjuar për mirë nga shumë pacientë të njohur.

Jo pak herë edhe unë e njerëz nga familja e më gjerë kemi qenë pacientë të tij, kemi parë e dëgjuar fjalët më të mira për profesor Panajotin. Kemi parë mirësjelljen e tij me pacientë. Kur hynte ky mjek në spital do ta prisnin e do t’i shkonin pas me dhjetëra të sëmurë, secili për një vizitë a për një këshillë. Dhe ai i dëgjonte me durim dhe me ëmbëlsinë e fjalës së tij.  Nuk ishte mjek që ta shikonte pacientin nga xhepi, shërbente ndershmërisht dhe luftonte kundër korrupsionit në shëndetësi. Ndjeja kënaqësi që pashë te ky personalitet nxënës “Asimzenelas”, të cilin e kisha njohur në moshën e re, tani i burrëruar e me autoritet deri rreth të nëntëdhjetave, moshë që nuk i dukej, mbeti me shpirt të ri, punonte me dinamizmin e rinisë, ecte me hapin e ushtarit.

Shoqëria dhe miqësia jonë ishin “të sinqerta, të ngrohta si klima subtropikale, të thella si Adriatiku, të larta si malet,, të urta si populli ynë”, të qëndrueshme, që zbritën edhe në fëmijët  tanë, vazhduan e u forcuan në dekada. Ishim në zemrën e njëri – tjetrit. Takoheshim gjithnjë, sidomos në Tiranë, deri në vizita familjare të njëri-tjerit.

Për këtë njeri të rrallë nuk shkruaj për hertë të parë tani që ky u nda  nga jeta. Vlerësimet për figurën e tij janë edhe në librin tim “Dyer të hapurta”, botuar 22 vjet më parë, që flet për fshatrat e Gjirokastrës, ku për Stegopulin ndër te tjerta thuhet:

“Nga ky fshat kanë dalë kuadro e specialistë të profileve të ndryshme, që janë të njohur në shkallë kombëtare, siç janë: Panajot Boga, ky njeri i zgjuar, i shkathët, që e kam njohur që kur ishte asimzenelas në Gjirokastër dhe studionte me vullnet të hekurt. Dukej që atëherë se ç’kuadër i latë do të bëhej. Sot ai është një figurë e kompletuar shkencore, që mbaroi studimet e larta në Shqipëri dhe u specalizua në Francë e Rumani. Ortoped i aftë, 45 vjet me bisturi në dorë, të cilit i qepen nga pas pacientë dhe është i kërkuar e shkon nëpër rrethe. Autor i shumë punimeve shkencore. Njeri që ruan freskinë mendore e fizike, dinamizmin dhe vullnetin e rinisë”.

***

Eh, Panajot Boga i dashur! Si na ike kështu, pa pritur. Na hidhërove. Na befasove! Nuk e besonim. Ti ishe shpirtri. Me këmbë në tokë. Vitet vraponin e ti ecje para tyre. Kishe mirësitë e njeriut,  forcën dhe pamjen e të riut, entuziazmin dhe shkathtësinë e tij, mendjen e kthjelltë të tij, trurin e kompletuar të intelektualit, buzëqeshjen e mëndafshtë, thjeshtësinë e punëtorit  e, mbi të gjitha shpirtin atdhetar, human! Të përfytyrojmë ashtu siç ishe, do të mbetesh për gjithnjë i gjallë  në zemrat tona! Të kishim me zemër siç na kishe dhe ti.  Ka edhe burra që lotojnë. Pleqtë ca më tepër. Je i pa harruar! I veçantë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Bregdeti says:
    June 10, 2022 at 11:52 am

    Pergezoj inisiativen por me keqardhje konstatoj se eshte sHkrim i dobet.
    Duket sikur eshte bere me ngut, ne tavolinen e nje kafeneje
    Panajot Boga ishte ikone e ortopedise shqiptare per dekada te tera. Personalitet i thelle, ne vepra dhe ne mendim.
    Ai qe merr kurajon te shkruaje per te, duhet te medohet mire.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    June 10, 2022 at 12:40 pm

    Une jam vizituar tek Panajot Boga dhe e pranoi se ishte diletant perpara ortopedeve greke.

    Reply
  • Ju lutem publikojeni komentin tim says:
    June 10, 2022 at 2:49 pm

    Kush je ti more pensionist i pocelanit , @Erdogan ?!

    Reply
  • Erdogan says:
    June 10, 2022 at 4:39 pm

    Panajoti ishte dhe mbeti Greke ne Vorio Epirin e Pirros,Arxileas, Kastriotit qe per fat te keq eshte e pushtuar nga Cercizet,Barjamet,Asimet,Hasan Tahsimet.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    June 10, 2022 at 5:23 pm

    Ne respekt te mjekeve.Nena ime zysh Adilja,qytetare nga Elbasani,me edukoi, me keshillat mjeksore te doktor Nosit .Une u rrita e u burrerova ne Lezhe..Ne qytetin tone te vogel ka qene mjek Agron Belishova..Sot u them femijeve ne Tirane,beni kete pune srketo porosi na ka keshilluara doktor Agroni.Kete simbole te mjekve shqiptare,manastirzeza qe drejton shendetsine sot,nuk i respekton,se u ve ne shpine patronanazhista injorante.

    Reply
  • Bregdeti says:
    June 10, 2022 at 5:40 pm

    Vlora ka qene nje qytet me fat qe ka patur nje plejade te ndritur doktoresh, ne vitet e veshtira pas luftes se dyte boterore.
    Sigurisht, ata benin diferencen per nga pregatitja profesionale, edukata qytetare dhe prejardhja.
    Doktor Flloku, Kauri, Myrzabegu, Pustina, Kallfa, Isufi, Angjeli, kane qene brez i ndritur.
    Nje tjeter brez erdhi ne fund te viteve 50 deri ne 60, kur u prishen marrdheniet me “kampin socialist”.
    Ishin ata qe kishim studjuar ne Rusin, Bullgari dhe Hungari…Mjeke te devotshem, te pregatitur profesionalisht dhe me perkushtim maksimal.
    Sot kane mbetur shume pak…numerohen me gishtat e nje dore.
    Te vjen keq kur shikon se si ka degraduar mjeksia…Nejse, normal, gjerat shkojne paralel ne cdo fushe….mjekesi, arsim, drejtesi, ushtri, polici, atj….

    Reply
  • Krist says:
    June 12, 2022 at 2:42 pm

    Shkrim,i ngjashem me “Partizani vogel Velo” Panajot Bogen,shqiptaret e njohin,si mjek -kirurg ortoped,made me plot gojen,mund te themi krye ortopedin.Por doktor Boga ka qene ddhe nje pedagog,qe ka nxjerre kuadro te shumte dhe te afte.Mbi te gjithe,ka qene njeri.Kam asistuar ne nje dasem (vite me pare),nje miku im po ashtu kirurg ortoped-prodhim i Dr.Bogos,martonte djalin,dhe natyrisht ishin te ftuar i gjithe stafi i repartit ortopedik,me ne krye edhe Dr.Bogon,megjithese kish dale ne pension.Ne ate dasem,mbas ciftit qe martohej,vemendja ishte e perqendruar edhe tek tryeza e kirurgeve.Respekti dhe kujdesi i treguar ndaj ish shefit te tyre,ishte domethenes.te tille e njohim doktor Bogen,dhe vetem prej ketij shkrimi te Tarifes,doktori nuk behet politik,si zakonisht Tarifat,cdo gje e politizojne,por doktori gezon respektin,per pune qe ka bere,ne sherbim te njerezve,ne punen shkencore te tij he pergatitjen e kuadrove te rinj.I nderuar qofte ,kujtimi i tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk harrojmë Gërdecin dhe 21 Janarin
  • Ambasadori i BE, Silvio Gonzato në protestën qytetare para Kryeministrisë
  • Veç Tiranës, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan. Rama: Janë delirantë dhe sharlatanë
  • Pankarta kunder Belerit, protestuesit kërkojnë drejtësi për Masakrën e Peshkëpisë
  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Belinda Balluku vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares
  5. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?