Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për anëtarësimin në KiE?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për anëtarësimin në KiE?
KosovëLajmi i fundit

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për anëtarësimin në KiE?

Published: May 21, 2024
Shpërndaje

Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës, megjithëse Asambleja Parlamentare e rekomandoi anëtarësimin e saj. Intervistë me historianin dhe ekspertin e Ballkanit Konrad Clewing.

DW: Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës(KiE), megjithëse Asambleja Parlamentare e KiE rekomandoi anëtarësimin e Kosovës me 82 për qind. Ku qëndron gabimi?

Konrad Clewing: Kosova bëri shumë gabime. Së pari, u mbështet në faktin se partnerët perëndimorë të Kosovës, duke parë politikën serbe, do të hapnin rrugën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Gabimisht mendoi se tri fuqitë e mëdha të BE-së do të ndihmonin në minutën e fundit.

- Publicitet -

Së dyti, qeveria e tanishme dhe ato të mëparshme nuk zhvilluan një plan për Asociacionin e Komunave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Të mendosh se kjo çështje do të zgjidhet vetvetiu është naive dhe një gabim i madh politik. Kjo u dha hapësirë aktorëve perëndimorë – nga Lajčak deri te liderët në Berlin, Paris dhe Romë – për të ndërhyrë. Parakushti për të paraqitur planin e Lajčak pa negociata të mëtejshme me dhe në Kosovë në Gjykatën Kushtetuese ishte një ndërhyrje që meriton kritikë. Letra e tre liderëve drejtuar Kurtit më 15 maj ishte gjithashtu shumë e ashpër. Megjithatë: Nëse qeveria do të kishte vepruar më herët, kjo mund të ishte shmangur.

Së treti, veprimet e javës së kaluar nga Ministria e Jashtme erdhën shumë vonë dhe pa shumë përmbajtje. Është e pakuptueshme se si mund të besohej se në minutën e fundit Gjermania, Franca ose Italia dhe gjithë QUINT do të ndryshonin mendjen dhe të pranonin një plan ende të papërfunduar si ai i Fondacionit FES.

Kush duhet të mbajë përgjegjësi?

Në Kushtetutën e Kosovës thuhet: presidenti udhëheq politikën e jashtme të vendit; qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme të vendit; kuvendi mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë. Është një shenjë e keqe që presidentja, sipas deklaratës së saj, nuk u konsultua për hapin e rëndësishëm të ministres së Jashtme. Është gjithashtu një shenjë e keqe që shumica qeverisëse në parlament ka pak ekspertizë ndërkombëtare. Por është e qartë: Përgjegjësia kryesore për mungesën e përgatitjes së një plani për Asociacionin e Komunave dhe për prezantimin e dobët të qëndrimeve te partnerët është e qeverisë. Pra, te Ministria e Jashtme dhe kryeministri. Nëse kanë kontribuar këshilltarë të jashtëm, mund të thuhet se nuk bënë një punë të mirë. Por përgjegjësia kryesore për rezultatin e dobët është te qeveria.

Ish i ngarkuari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka falënderuar sidomos Melonin në një postim në X për letrën që krerët e qeverive dërguan Kurtit. A është kjo serioze apo vetëm postime për fushatë zgjedhore?

Nuk dua të komentoj motivet e z. Grenell. Por pyetja na bën të mendojmë se sa e rrezikshme është për qeveritë evropiane dhe për ato të vendeve të vogla që të mos shqetësohen për turbullirat dhe paparashikueshmërinë që mund të sjellë fitorja e mundshme e Trump-it në vjeshtë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kurti po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohsme. Çfarë mund të përfitojë kampi i tij nga ky hap?

Nëse kryeministri Kurti e ndjek me vendosmëri këtë qëllim, ai llogarit se ai dhe partia e tij mund të fitojnë mbështetje nga votuesit për sukseset, veçanërisht në dobësimin e institucioneve serbe në veri të vendit dhe në çështje si valuta në të gjithë vendin. Në planin e brendshëm, qeveria ka disa suksese – por në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të përditshme të jetesës, performanca është e dobët. Në politikën e jashtme, ai mund të spekulojë se partnerët perëndimorë do të zbusin kritikat e tyre nëse rizgjidhet dhe mbetet partneri kryesor në Kosovë. Ka gjasa që partnerët perëndimorë të shpresojnë për zgjedhje të reja për të gjetur një partner më të përshtatshëm. Qeveria aktuale ka shkaktuar shumë zemërim te aleatët me qasjen e saj jo diplomatike.

Dr. Konrad Clewing ka studiuar histori dhe ekonomi në Mynih, ku mësoi edhe shqipen nga Martin Camaj, në Vjenë dhe Zagreb. Ai punon si studiues në Institutin e Evropës Lindore dhe Juglindore Leibniz në Regensburg.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • pilo Lala says:
    May 21, 2024 at 12:35 pm

    Deshtimi ka vetem nje emer, pengesa e vetme eshte Albin Kurti.
    Amerika dhe Europa e ka thene hapur, nuk ka ulje ne tavoline me Kosoven, per sa kohe eshte ne krye Albin Kurti.
    Bakojanis i beri nje resume Kosoves, sikur kishte bere heroizma, qe ketu e kuptova qe Greqia u tregua kaq e mire, sepse e dinte qendrimin negativ te 3 shteteve te Europes kunder Kosoves.
    Europa kete rradhe ishte unanime ne mosfutjen e Kosoves ne Kie, aq sa nuk e futi ne axhende, ky eshte poshterimi qe po i bejne Albin Kurtit, me mesazhin per popullin e Kosoves, mos e votoni me Albin Kurtin se ne nuk ulemi me te ne tavoline bisedimesh.
    Albini firmos sot, del neser thote te kunderten, u lodhen Amerika, kerkon ta abandonoje, te katandiset si Palestina.
    Cdo dite qe kalon, qeveria e Albinit, Gervalles, po diskreditohen, prandaj Albini kerkon sa me shpejt te shkoj ne zgjedhje, para se ti bien fare breket.
    Populli qe jeton ne Kosove e ka kuptuar deshperimin e Albinit, nuk ka shanse te ulet ne bisedime, sepse ata nuk e duan as Albinin as Gervallen, therrasin Vjosa Osmanin, zevendesin e tij.
    Gjendja ne Kosove eshte shume delikate,
    Zgjidhja ne kete moment eshte ne doren e Vjosa Osmanit, cfare krahu do mbaj ajo ne zgjedhjet ne keto 8-9 muaj.

    Reply
    • Prroji Thate says:
      May 21, 2024 at 12:46 pm

      Pilooo, lexoje me vemendje kete paragraf:
      “Ka gjasa që partnerët perëndimorë të shpresojnë për zgjedhje të reja për të gjetur një partner më të përshtatshëm. Qeveria aktuale ka shkaktuar shumë zemërim te aleatët me qasjen e saj jo diplomatike.”
      Aleanca e gabuar e disa Partive Shqiptare ne Maqedoni, me orientim nga Putini, me nxitjen e Albin Kurtit, ka vene alarmin ne Amerike.
      Per keto gjera nuk te fal Amerika, Albini duhet ndjekur me cdo cmim, perndryshe do iki Amerika nga kosova.

      Reply
  • Deutsch says:
    May 21, 2024 at 1:08 pm

    ajo qe kerkoj KIE ishte qiqrra ne hell.
    Kot nuk thone shqiptaret se ruaju nga greku dhe kur te ben dhurate.
    Arvanitja duhet te kete pasur me siguri informacione te bendeshme kur votoj gjasme per Kosoven.
    Evropi si perhere ben hasha te vejglit per interesat e veta por tani i ka ngelur gozhda ne sharre.

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 21, 2024 at 1:43 pm

    Na rrofshi bythen ju kurvat e Vucicit. Pse BE nuk i eshte drejtuar ashper Serbise?

    Reply
    • pilo Lala says:
      May 21, 2024 at 4:37 pm

      Kete nuk po e thone “Kurvat e Vucicit” qe Europa nuk e sheh dot me sy qeverine Albin Kurti, po e thote historiani dhe eksperti Ballkanit Konrad Clewing.
      Ky ekspert nuk eshte as Shqiptar, as Serb.
      Europa nuk te degjon dot ty, edhe po te hypesh ne Jezerce, apo atje ku ke shtepine, historiane dhe ekspert do degjojne.
      Ik bej ndonje kioske andej, se ju dha mundesine Edi Rama, e kishit abandonuar fshatin, se ju beri thirrje Saliu te zaptoni periferine e Tiranes.

      Reply
  • demo says:
    May 21, 2024 at 2:20 pm

    Albin Kurti eshte qendresa kosoves per te mos leshuar Territore Serbise,.

    Reply
  • intelektuali says:
    May 21, 2024 at 3:44 pm

    Shikoni si komentojne fanatiket e Enverit dhe Edvinit:

    TE IKI ALBIN KURTI SE NUK PRANON ZAJEDNICAT PA NJOHJE RECIPROKE NGA SERBIA KOMUNISTE E VUCICIT TE MILLOSHEVIQIT

    Keshtu deklaroi edhe Edi Rama qe e quajti Kosoven si “Toka e askujt” dhe donte ta ndante me Vucicin si “byreku ne tepsi” duke perforur si bedel Hashim Thacin qe po e ketkonte Haga per krime kunder njerezimit dhe ishte gadi “pronto” per te shitur cdo gje.

    PO PSE TE IKI ALBIN KURTI?

    Kur nuk i ka dale asnje afere korruptive gjate qeverisjes se tij dhe ne kundershtim me HALET e Rilindjes enveriste ja arriti te heqi vizat per kosovaret megjithe kundershtimet e tij te drejta me qendrimet pro-serbe te burokrateve SYQELQ nga BE dhe SHBA qe i shikojne shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu

    Reply
  • demo says:
    May 21, 2024 at 6:47 pm

    Avash ti ere Prroi: Albini duhet ndjekur me cdo cmim!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!PSE???????????????
    Mos i ka falur Serbise ndonje cope toke,si po ben Lyderi Llastuar me Sazanin,me Butrinton,me Durresin,me Fushat e Naftes,me Shengjinin,me detin Greqise etj etj?
    Mos ka vjedhur si zullap i panginjur Koncesione,PPPra, Djegsa,,qe nuk egzistojne,shallupa,qe nuk prodhojne edhe shurren e shqiptareve qe e ktheu ne flori(sic thone ministreshat)?
    Mos e coptoi Kosoven copa copa qe ta ndaje midis Vucicit dhe Edvinit?
    jo!Keto nuk i ka bere Albin Kurti.
    Po mbron Kosoven me thonj e me dhembe edhe I VETEM.
    jO partia Maqedhonise,jo partia shqiprise..
    Ka hall Lyderi se Taravaku ja hodhi ne ere megjithe themele krijesen e Deshtuar serbo edvine..Open Ballkan,,Edhe me Vendim Kushtetues.Kjo kopile serbo-edvine u krijua te Izolonte Kosoven, Albin Kurti rezistoi si Atdhetare i vertete,deri sa ngordhi kopilja serbo-edvine,Open Ballkan.
    Keshtu do te deshtojne edhe Associacionet Serbo-edvine.
    Mbahu Kosove!
    Mbahu Albin Kurti!
    Armatosu Kosove!

    Reply
  • Bujar Kanapari says:
    May 21, 2024 at 7:02 pm

    Te drejte ka BE dhe Brukseli, kur ka shqiptare gjithandej ne Kosove dhe Shqiperi, qe ju jane versulur Albinit si lukuni ujqerish.
    Albini nese do te thyhet, do te thyhet nga shqiptaret, si per shembull Kreshnik Spahiu, Ramush Haradinaj etj.
    Serbia nderhyri ushtarakisht ne Kosove, Radojcic leviz i lire, nuk respekton asnje marreveshje te karakterit politik qe ka firmosur dhe nuk ka firmosur draftet e ofruara nga nderkombetaret, e megjithate Serbise dhe Vucicit vazhdojne ti krehin bishtin.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    May 21, 2024 at 8:40 pm

    Cila eshte arsyeja qe serbet, si etni, nuk mund te jetojne ne paqe si te tjeret ne nje shtet multietnik sikurse eshte Kosova? Dihet se serbet ne Kosove kane shume privilegje politike dhe shteterore ne krahasim me te tjeret, madje edhe me shqiptaret. Perse Albin Kurti duhet ti jap privilegje te tjera kesaj etnije dhe jo te tjereve? Perse shqiptaret ne Serbi nuk kerkojne krijimin e “associazione” te tille? Ketu ka shume gjera qe nuk jane ndriçuar mire nga politika evropiane.

    Reply
  • demo says:
    May 21, 2024 at 9:43 pm

    Te lumte goja Bujar Kanapari! Sot Kosoves i duhet mbeshtetja e popullit shqiptar.
    Edi Rama me kosmopolitet Sorrosjane qe jetojne me lemoshat e Sorrosit ne Perendim(kreshnik Spahiu me shoke),,kerkojne te copetojne Kosoven me Serbet. Ketu nxjerrin ca pilo Lala,qe pasi kane llapur 10 vjet per copetimin e Kosoves me associacione,,behen patriote te medhenj.Kerkojne Bashkim Kombetar!!!!!!!!!!Keta,.Hasmit e Kosoves,,Armiqte me te poshter se serbet.

    Reply
  • Begu says:
    May 22, 2024 at 12:13 am

    Kryefja e cdo deshtimi te Kosoves ne europe dhe cdo kund ne bote eshte TREPCA !!!!!!!!!!
    Kushdo qe te jet kryeminister, kryetar e cdo tjeter politikan ka rendesi shum pak!
    Minjera e Trepces i hap rruget aty ne thellsi te tokes gjendet celsi qe i hap dyert e europes e besa edhe te amerikes

    Reply
  • analfabeti says:
    May 22, 2024 at 7:35 am

    Te gjithe diskutimet, sidomos te njerezve si Pilo Lala me shoke te çojne ne perfundimin qe jo vetem Kosova por dhe ne si Shqiperi nuk jemi nje popull i pavarur perderisa na diktojne se ç’duhet te bejme, perderisa ketu vjen nje sekretar shti a ku ta di une se ç’eshte dhe nei ngrejme nje poster sa nje faqe muri neUniversitet, perderisa ne ose me mire Kosova duhet te ndigjoje keshillat e nje proserbi si Lajçak e Eskobar se si duhet te sillet! E ku eshte liria qe ka fituar Kosova apo dhe ne perveç emigrimit dhe zevendesimit te popullsise me afrikane e aziatike ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?