Shkrimi i plotë:
11.08.2022 – Në intervale të shkurtëra midis kohëve të përkujdesjes për një nga pjestarët e familjes në këto momente, dal nga pak nëpër rrugët e Vancouver-it, qytetit më të madh të Kolumbisë Britanike në bregun e Oqeanit Paqësor në Kanada….
Qytet mjaft i bukur dhe plot variacione në shtrirjen dhe arkitekturën e tij. Përpos agrumeve këtu klima e bën të mundëshme, që të rritet gjithshka si në Shqipëri.
Por PLAZHI PUBLIK është arësyeja thelbësore e këtij postimi të sotëm: Në cilin model të menaxhimit të bregut të detit/oqeanit/liqenit apo lumit janë bazuar myteberët qeverisës së DEMON-KRACISË tashmë mbi 30 vjeçare në Shqipëri, që i lanë në duart e privatëve (më saktë të pushtuesve) menaxhimin e rërës së vijës sonë bregdetare…
KËTU ÇDO METËR KATROR RËRE BUZË OQEANIT (LIQENEVE APO LUMENJVE) ËSHTË PUBLIKE….
Jemi në një nga shtatë fuqitë më të mëdha ekonomike të Botës, me standarte jetese ku e ku më të larta se tonat, POR KU BUKURITË DHE PASURITË NATYRORE të vëndit u përkasin të gjithëve, dhe jo vetëm një “tufe arrieriste ish-brekëgrisurish” apo “ardhanakësh” në viset e pa banuara ose të pronësuara prej tyre para 1945 ose 1990.
KËTU EDHE NJË METËR TË VETËM KATROR NUKU MUNDESH TË BËSH TËNDEN PA E PARAPAGUAR ATË LIGJËRISHT, bregun e rërës jo që jo sepse ai u përket të gjithëve…
PUBLIKU i këtushëm do të qeshte me të madhe si në një grup skulpturor të postuar këtu, nëse do të dëgjonte për “tokën e zanum” ose për “plazhet e privatizuara” si në Shqipëri…
Mjetet motorike ujore për sigurinë e plotë të pushuesve lëvizin tutje në horizont….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?
E shef o edvin rama?E shef cfare shkruan mjeku i ditur Tritan Kalo?
Bota perendimore,e kulturuar dhe e pasur,nuk lejon hajdutet e vrimave te privatizojne plazhet publike.
Po ben mekat pas mekati,.Ne kaplloqen tende kryeministri i vendit eshte PADRON i atij vendi..Nuk eshte keshtu.
Jo vetem ne Kanada o Kalo, po dhe ne qendren e Kapitalizmit, Ameriken, plazhet publike jane publike dmth. Nuk ka asnje cm te okupuar nga Investitoret Strategjike te Ramutit qe deri ne 90 ishin te gjithe brekegrisur si te gjithe te tjeret, Grabisin pasurite dhe gjakun e shqiptareve dhe i thone vetes investitore me parate e shtetit. Dhe te nxjerrin dhe ty ndonjehere te besh ham ham kunder opozites. Keshtu eshte kjo pune.
Heronj e heroina te Covidit duke hedhur pacientet nga dritarja se i lini pa buke e uje.
Kriminele te paguar jeni te gjithe. Zinxhiri i krimit mbahet nga hallkat e njepasnjeshme. Po u keput nje hallke keputet zinxhiri, po sherbetoret si puna jote e mbajne lidhur lakun ne gryken e njerezve. Dhe vazhdon vazhdimi me heroizma te tilla si ky artikull.
Nje shuplake tjeter e Dr. Tritan Kalos per Vezirin e rradhes – EdRama .
Strategjia e Tij ne dem te shumices se shqiptareve eshte duke u demaskuar cdo dite qe jemi duke e jetuar ne Shqiperine tone.
Njesoj jeni , te gjithe ju veziret e Shqiperise se ketyre 30 viteve, si Ti si Saliu, si Il. Meta e Co., varferues te shumices se shqiptareve, jo vetem ne ekonomine e tyre vetiake por edhe ne ate shpirterore.
Respekt per ju, Dr. Tritan Kalo !
Tritan Kalo ka plotesisht te drejte por jo vetem ne Kanada, por edhe ne Amerike qe eshte fuqia e pare ne bote, plazhet jane publike hapesira pa fund te reres ne breg qe shfrytezohen nga pushuesit pa asnje pagese, nga kontinenti deri ne ishujt (shteti) Hawaii.
Ndodhem ne keto momente ne Michigan (SHBA) dhe kam shkuar ne dhjetra parqe dhe plazhe te gjitha PUBLIKE!
Dhe ketu nuk quhet park ai qe quhet i tille tek liqeni artificial,por parqe me madhesine e gjithe siperfaqes se qytetit te Tiranes!
Dhe parqe te tille ka me dhjetra,mbase qindra,sepse edhe prane komplekseve te banimit,shkollave elementare(fillore) etj ka parqe me te medhenj,te pajisur me gjithcka u duhet qytetareve per te pushuar!
Ne cdo park ka shetitore per njerezit vec dhe bicikletat e motocikletat vec!
Ka wc,cezma me uje te pijshem,stola dhe tavolina te shumta per pushim,mjedise te mbuluara te pajisura me stola dhe tavolina per te ngrene dreke etj,per te organizuar festa te ndryshme,shfaqje artistike te organizuara,NUK KA ASNJE KAFENE DHE RESTORANT ,pervec shitjes se ujit te pijshem dhe akulloreve,kudo ka kosha per mbeturinat,tabela pa fund me kujtesa per pushuesit se cfare lejohet e cfare nuk lejohet etj!
Parqet dhe plazhet jane te pajisura me fusha sportive pa fund,si futboll,golf,tenis,volejboll,basketboll,minifutboll,rreshtitje me patina dhe kende lojrash te reja shumica,qe administrohen nga nje administrate publike,qe miremban cdo dite parqet e plazhet,ka polici dhe zjarrefikese ,ka parkingje gjigande per qindra makina,etj!
Kur keto kushte perfekte ua krijon qytetareve te vet nje shtet me standart jetese,qe kane rroga dhe pensione te larta e qe mund te perballojne parqet apo plazhet private me lehtesi,si mundet qe Shqiperia,nje shtet i varfer me nje standart jetese mjeran,te GLLABEROJE TE GJITHA SHERBIMET DHE PRONAT DHTETERORE DHE PUBLIKE duke i lene qytetaret e vet te braktisur ne fatin e vet te keq!
Kam vene re se shteti i Michiganit u sherben qytetareve te vet te gjitheve njelloj,pavaresisht se ku banojne,se ka vene ne dispozicion te qytetareve te vet hapesira pa fund,ndryshe nga babezia e pushteteve ne Shqiperi qe qytetaret i trajton si dikur zezaket ne SHBA ne kohen e KU KLUS KLANIT!
Kam foto dhe vidio pa fund per te ilustruar gjithcka shkruaj!
Keto parqe dhe
——-te kam dhjere si nuk te kuptova njehere.
Jo vetem kaq por ne Shqiperi kuçedra ka zene burimet e ujit, qe natyra e jep falas, dhe ua shet shtrenjte popullates.
Mos shkoni aq larg, por shikoni ketu afer plazhet publike ne France me dushe, wc, me linja te caktuara per skafe, motorra uji, varka, me roje sigurie e parkime pa pagese.
Doktor, Kanadaja per shkak te klimes se papershtatshne nuk ka turizem detar. Plus detin qe kane ata per shkak se jane afer polit e kane me nje zbatice qe u shkon 1 kilometer a më shume.
Po te na kishe krahasuar me Spanjen edhe do ta pranonim argumentin qe parashtroni, por jo me Kanadane.
O doktor, po kush i çmendur me familje kërkon të lahet në oqeanin paqësor , qoftë dhe korrik-gusht, ku aty temp mezi shkon 15° c, dhe temp e ujit 8-10°c
Shqipëria ka rreth 350 km vijë bregdeti nga të cilat vetë 150 km mund të shfrytëzohen për plazh. Ato dy muaj Shqipëria pret 2-3 milion të huaj .
Fotot tregojnë vetë se sa të preferuar janë plazhet e kanadase. Vija bregdetare e të cilës është me mijëra milie detare.
Shikoni,o te mjere plazhet gjigande te Rio de Zhanierios ne Brazil spo plazhet pa fund te Spanjes dhe do shihni se gjithcka eshte publike,ku nuk ka asnje zhezlong privat me para,por cfare kane prure vete njerezit qe pushojne!
Ata këtu mesa shoh kanë dalë për tu ngrohur me gjithë rroba në diell. Se për plazh ahaaa ata vijë në Shqipëri.
Do e deshim doktor Kalon të kishte dalë me kanatjere në atë plazh, se për tu lagur në oqean nuk do ja kërkonim që mos marrë plevitin në këtë kohë covidi.
Shumë faleminderit doktor për këtë informacion!Shpresoj ta lexoj edhe k/ministri jonë ,se me pushime është mbase ka 2 min kohë…dhe pastaj të na krahasojë siç bën rëndom krahasimet me botën e qytetëruar.Ne jemi për turp e faqe e zezë …gjithë vija bregdetare pronë e militantëve,”të fortëve” dhe “investitorëve strategjikë” pas secilit prej tyre janë vetë politikanët e të gjitha ngjyrave.Në Sarandë k/qytetin e turizmit ka vetëm 2 plazhe publike dhe 140 private.Rama me k/bashkiakun i dhanë dërmën çdo mm bregu të detit.Vijnë për pushime në hotele luksoze ministra e ministresha dhe nuk iu bën pikë përshtypje që plazhet janë “tokë e zanun” Ata mirë janë dhe mirë e kanë se gojët e liga thonë që nuk e futin dorën në xhep as për çadër e as për shezlon…nuk kanë të shkretët !Shkojnë hanë ndonjë pilaf free te Nexhipi që ka pushtuar tokën e po avancon në det tani (socialisti i flaktë) , flenë te “Buzë” që nuk dihet pronari ,një politikan a pronar mediash ..thonë ,ka zënë edhe plazhin ky i fundit ,pronë private thotë ….edhe sa e sa raste të tjera në Sarandë e gjithë bregdetin.Kur do vijë dita të çlirohemi nga këta okupatorë që po na marrin frymën. Të zhduken pasi të dorëzojnë gjithçka të vjedhur.
Më se e vertete! Edhe une e jetoj kete pershkrim te situates per pronen publike ne Toronto…
Nje peme, apo nje dege te pemes ne oborrin e shtepise tende nuk mund ta presesh vet, pa marre leje tek autoritetet lokale, pa ardhur personeli i kujdesit te posaçem (qe garanton edhe rrezikun me minimal per jeten) dhe pa paguar nje shume te detyrueshme per cilindo. Gjithçka zyrtare. Gjelberimi mbrohet dhe kultivohet nen vezhgimin e rrepte te ligjit dhe kerrkush nuk guxon te privatizoje nje dege te pemes…
Shqiptaret jane leshuar ”azat”, qe do te thote: ”kullosin pa litar”!
Katastrofa me e madhe erdhi nga mosfunksionimi i LIGJIT!
Mallkuar qofte liberali i pare abuziv dhe korruptiv, qe i hapi rrugen ”priavtizimit” barbar, ”tokes se xanun”, tjetersimit dhe vjedhjes se pro prones se tjetrit!
Doktori duhet ta dije se Kanadaja ka dendesine me te vogel te popullsise ne Bote, mbas Alaskes dhe Greenlandes.
Ne Kanada , e para behet fare pak plazh, sepse eshte fresket, e dyta, ka aq liqene sa nje njeri mund te lahet ne liqenin e tij, pa e shqetesuar tjetrin ne liqenin tjeter.
Ne Shqiperi 4 fishohet numri popullsise ne Vere.
Keto krahasime nuk kane vend. Po ta krahasonte me Greqine apo Kroacine, do e konsideroja.
O Pilo Lala!
Arsyetimi yt dhe i disa te tjereve me siper ,qe as e keni kuptuar as doni ta kuptoni qellimin e postimit te fakteve qe jep dr.Kalo,por i hidheni atij me instiktin qe nxit qente e fshatit qe i hungerrijne cdo kalimtari te rastit apo qeni jo te lagjes!
Thelbi i shkrimit te dr.Kalos eshte,qe te kuptojme se Kanadaja me standart dhume te larte jetese,ben te mundur qe pushteti te mos e vrase mendjen per pronen publike te te gjithe qytetareve,si parqe,plazhe etj,sepse qytetaret jane ne gjendje te perballojne edhe resortet turistike private!
Ndersa nje shtet mjeran si Shqiperia, ku shumica e qytetareve kane te ardhura me pak se 150 mije leke ne muaj,qe mezi mbushin barkun me buke,qeveria duhet te kete PRIORITET KRYESOR qe te vere ne sherbim te qytetareve te gjitha hapesirat publike,jo vetem parqet e plazhet,por edhe cerdhet,kopshtet,shetitoret,fushat sportive,lulishtet,pastrimin e mjedisit,bibliotekat,qendrat kulturore etj,etj!
Dhe jo parqe vetem me pfne sic eshte ai i liqenit artificial,por te jene te plotesuar me te gjithe elementet jetike ku femijet,rinia, apo te moshuarit te pushojne,argetohen, luajne,shetisin etj me fusha sportive,lulishte,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,wc,cezma me uje te pijshem,mjedise per festa familjare,per te ngrene ushqim ne ajer te fresket etj!
Ndonje trushplare militant partiak mund te derdellise se bashkia nuk ka hapesira kaq shume!
Nuk eshte e vertete!
Hapesirat aty ishin,lulishtet,fushat sportive,bibliotekat,qendrat kulturore(shtepite e pionierit,shtepite e kjltures etj) te gjitha publike,qe ju sot mund t’i etiketoni se mbetutina komuniste!
Por te gjithe jeni te CMENDUR,VRASES SE MOSHES SE NJOME TE FEMIJVE DHE RINISE, se po te idhin komuniste te gjiths keto NUK DO T’I MBUSHNIN TE GJITHA HAPESIRAT SHTETET AMERIKANE PLOT ME PARQE,FUSHA SPORTIVE ku tr gjithe qytetaret kalojne kohen e lire me deshire dhe gezim!
Akoma me mire per femijet,qe nuk dian t’ia dine per politike,se duan te argetohen!
Se shteti kapitalist vertet do te FITOJE NGA BIZNESET PRIVATE,por kurre nuk duhet te “VRASE” femijerine dhe rinine per te fituar ca lrke me teper,se keshtu KA VRARE TE ARDHMEN E POPULLIT!
Profesor ke shume te drejte. Por ke shkuar larg ne Kanada, shko ne bregun e Frances Jugore apo kudo ku ata kane dete e do shohesh askundi plazh privat, çadra private por vetem qytetar qe pushojne me mjetet e veta te plazhit e kur largohej pastrojne vendin.