Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Momente dramatike në Norvegji nga përmbytjet, uji “fshin” gjithçka që i del para
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Momente dramatike në Norvegji nga përmbytjet, uji “fshin” gjithçka që i del para
AktualitetBote

Momente dramatike në Norvegji nga përmbytjet, uji “fshin” gjithçka që i del para

Published: August 10, 2023
Shpërndaje

Një digë në një lumë norvegjez u shemb pjesërisht dje, me ujë të rrjedhshëm nga një hapje e madhe në strukturë, një tjetër pasojë shkatërruese e stuhisë Hans që ka shkaktuar përmbytje të përhapura në vend.

Incidenti ndodhi në hidrocentralin Brasksreidfoss që ndodhet në brigjet e lumit Gloma, më i madhi në vend.

Sipas Reuters , gjeneratorët e digës ndaluan së punuari për shkak se qendra e kontrollit u përmbyt, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të digës. Siç thekson agjencia, fillimisht autoritetet vendase menduan të hidhnin në erë një nga hapjet e digës, ide e cila në fund nuk u zbatua pasi ekzistonte frika se rrjedha nuk mund të kontrollohej.

- Publicitet -

Më pas, niveli i ujit fatmirësisht është ulur dhe tani situata është nën kontroll, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë se 3,000 njerëz në vend janë zhvendosur këtë javë pasi nivelet e ujit të lumenjve tejkaluan nivelet 50-vjeçare, ndërsa shumë shtëpi dhe biznese u përmbytën nga shirat e dendur ose u dëmtuan rëndë nga rrëshqitjet e dheut. Videot që tregojnë shtëpi të zhytura nën ujë dhe ujëra të furishëm që fshijnë struktura të tëra po bëjnë xhiron e internetit dhe tregojnë shkallën e shkatërrimit.

Rrugët kryesore të vendit janë mbyllur për 24 orët e mëparshme, ndërsa janë anuluar edhe linjat e shumë linjave hekurudhore në jug të vendit.

Kryeministri i vendit, Jonas Gar Stere paralajmëroi se priten më shumë përmbytje në ditët në vijim, veçanërisht në zonat e ulëta pranë bregdetit.

“2-3 ditët e ardhshme janë shumë kritike dhe ne do të jemi në roje 24 orë në ditë”, tha Stere.

Një urë hekurudhore u shemb në linjën që lidh Oslon me Trondheim, qyteti i tretë më i madh i Norvegjisë, për fat të mirë pa dëmtuar pasagjerët pasi itinerari ishte anuluar që nga e hëna.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?