Sefer Pasha
Viti i mbrapsht i ’97-s qe i llahtarshëm për rrethin e Lushnjes. Në këtë kohë të egër drejtonte rendin në komisariatin e rrethit të Lushnjës kapiten Hasan Paja. Ai ishte nga fshati Kremenar i Mallakastrës dhe qe i kualifikuar në të gjitha shkollat si në shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe në Akademinë e lartë të Policisë së Shtetit. Kapiteni u martua me një vajzë nga qyteti i Lushnjës, e cila punonte në bankën e këtij qyteti. Ajo quhej Antoneta. Dhe nga kjo martesë çifti lindi dy djem.
Për kapitenin Hasan Paja gjendja e rendit si në qytet dhe në rrethinat e Lushnjës ishte dramatike. Në kushtet e një lufte ta paimagjinueshme kapiteni energjik me grupin e gatshëm ku ngrysej nuk gdhihej. Vepronin banda individwsh dhe shumë banda rivale që kishin trazuar jetën e popullit të Lushnjës. Në çdo minutë në sallën e zyrës operative të komisariatit të policisë raportohej për vrasje, rrëmbime e shitje të femrave nëpër Evropë, zjarrvënie të pasurisë private e kërcënime. Bandat digjnin makinat e policisë. Në rrugën nacionale plaçkiteshin udhëtarët e pafajshëm. “Klubi i Shoferit” qe kthyer në një pusi krimi. Qyteti i Lushnjes ishte në tym dhe në flakë. Njerëzit e thjeshtë nuk guxonin të shkonin për të blerë bukë dhe një shishe qumësht për kalamanët. Plumbat dhe natën binin si breshëri. Qytetari delte në bulevard për të mbaruar një punë dhe vritej ose plagosej nga plumbat rikoshet.
Qyteti i Lushnjes u mahnit kur kapiteni Hasan Paja së bashku me major Parparim Shytin nga Vlora në një situatë dramatike e mbrojtën me zjarr komisariatin e policisë së Lushnjës. Në hyrje të komisariatit kapiten Hasan Paja vendosi mitralozin e rëndë “Gulinov”. Dhe si trim që ishte pa ju dridhur qerpiku hapi zjarr në drejtim të kriminelëve. Për mbrojtjen e komisarjatit morën pjesë dhe ata policë që nuk ishte e inkriminuar. Nga kjo qëndresë dhe heroizëm komisarjati i policisë nuk u dogj nga bandat kriminale.
Si kudo në Shqipëri shteti nuk funksinonte. Kapiten Hasan Paja me forcat e grupit të gatshëm mes shiut të plumbave shoqëronte autobuzët me pasagjerë për në Tiranë, Fier, Berat e drejt fshtrave të thella. Një nga kolegët tregon se një mesnatë i telefonojnë nga Bubullima e Lushnjes. Një fshatar nga Bubullima qante në telefon. Ai kërkonte ndihmën e forcave të policisë. Banditët po tentonin t’i futeshin në banesë për t’i rrëmbyer nusen e djalit, i cili ishte emigrant në Greqi. Pas informacionit të marrë kapiten Hasan Paja nuk priti grupin e gatshëm. Ai mori makinën dhe u bë erë për në Bubullimë. Banditët hapën zjarr. Oficeri i policisë gjithashtu filloj të qëlloj me kallashnikov. Pati dhe përplasje trup me trup. Njërin prej rrëmbyesve oficeri i lart i rendit mundi ta neutralizoj. Mbrriti dhe grupi i gatshëm. Nusja e fshatarit nga Bubullima nuk u rrëmbye dot nga banda e “mishit të bardhë”. Njërin nga banditët u arrestua. Këtë ngjarje Hasa Paja e tregonte shpesh mes kolegëve.
Kapiteni kaloi kohë cikloni në rrethin e Lushnjës. Pas një telefonate i shkoi në ndihmë komisarit të hekurt Gani Malushit, i cili po luftonte në brigjet e Osumit me një nga kriminelët më të rrezikshëm të Beratit. Ai ishte kryebanditi Lulëzim Caka. Por u kthye urgjentisht. Tabori i një bande që bënte ligjin në qytetin e Lushnjes po tmerronte qytetarët. Kriminelët i kishin prerë kokën një tjetër banditi. Dhe me kokën e prerë të kundërshatrit bënin “shetitje” nëpër qytet. E nxirnin kokën e prerë nga një çantë e lëkurtë me akull dhe ua tregonin qytetarëve, që ishin në rradhë për të blerë bukë e ushqime për familjet. Lushnjarët vrapnin të llahtarisur. Fëmijët si në qytet dhe në fshat nuk i zinte gjumi natën. Në këto kushte Hasan Paja bëri të pamundurën, që ta vendoste rendin në qytet, ku kriminelët i bënin “reklamë” kokës së prerë të një banditi të një bande rivale.
Oficeri i papërtuar dhe trim i komisariatit Hasan Paja e kuptonte se po sakrifikonte për vendosjen e rendit në rrethin problematik të Lushnjës. Banditët ishin betuar që ta vrisnin në pritën më të afërt. Ai mendonte për nënën Faiken që jetonte në fshat. Ati i tij Qani Paja qe ndarë nga kjo jetë shumë i ri. Tragjeditë në familje ja brengosnin shpirtin kapitenit trim. Një plumb qorr e ciflosi në këmbë pa rrezik në Kolonjë të Lushnjës kur kriminelët i kishin vënë zjarrin punishtes së qumështit. Ushtaraku i talentuar u vetëmjekua dhe nuk e tregoi atë që i ndodhi me plumbin qorr. Çantën e ndihmës së shpejt Hasan Paja e mbante me vete. Nuk i harronte stërvitjet në shkollën ushtarake. Kapiteni i thoshte shpesh vetes se si do ta duronte nëna e tij Faikja nëse ai do të vritej në luftë me bandat. Kishte koleg të tjerë që e kishin humbur jetën. Hasan Paja nuk e harronte se ende nuk ishte mbyllur plaga e të atit Qaniut, i cili ishte ndarë papritur nga kjo jetë. E megjithatë ai luftonte energjikisht që t’i kapërcente situatat e ndërlikuara. Në qytetin e Lushnjës përveç komisariatit të policisë, i cili mezi po i përballonte përplasjet me bandat ishin krijuar dhe disa “komisariate” të tjera nga banditët. Pa urdhrin e kapove nuk futeshe dot në pallat. Kapot kishin “policinë” e tyre. Mafia qe e fuqishme. Ata kishin “kompanitë” me roje e me armë të fuqishme. Kishin mitralozë dhe mortaja. Mbanin gjithashtu makina të blinduara, radio dhënse – marrëse e valixhe të mbushura me dollarë.
Telefonatat nuk kishin pushim si ditën dhe natën. Informatat që merrte kapiten Hasan Paja ishin të frikshme. E telefonin biznesmen të cilëve u ishin vënë gjoba nga bandat. U kërkonin miliona dollarë. E njëjta dramë si në telefonin fiks dhe në radion e koduar të policisë. Vrasje, helmime, rrahje në mes të qytetit, njerëz të marrë peng në kodrat me ullinj, mbi komisariat hidheshin bomba, nëpër dyer banesash shpërthenin lënde plasëse, sharroheshin ullinjtë e ktheheshin në dru zjarri, rrëmbeheshin tufat e bagëtive dhe shiteshin për pesë lekë në pazarin e Beratit, gjëmonte lumi nga shpërthimet me dinamit për të gjuajtur peshk, disa ura u hodhën në erë që makinat e policisë të pengoheshin kur viheshin në ndjekje të bandave kriminale.
Në çastet kur kapiteni mbetej vetëm i analizonte kurthet që ja kurdisnin kriminelët. Dhe në mëngjes tek pinte kafe i vetmuar i kujtoheshin shokët e shkollës ushtarake. I brengosur shfletonte fotografitë. Në një nga fotot e albumit ishte me shokun e fëminisë Bilbil Pasha. Bilbilin e kishte humbur jetën në ortekun e malit të Miçekut në vitin 1981 së bashku me 11 studentë e petagog. Sytë e Hasan Pajës mbusheshin me lot. Bilbil Pasha vdiq nga orteku thoshte ai dhe është Dëshmor i Atdheut. Sa e vështirë është jeta mërmërinte i trishtuar. Edhe jeta ime është në rrezik. Bandat në Lushnje edhe mund të më vrasin. Kam informacion se ata janë betuar dhe po presin orën e mallkuar.
Mallakasioti trim Hasan Paja e ndjente se ishte i kurthëruar nga dora e krimit. Në këtë shkallë vështrimi së bashku me shefin e komisarjatit luftonin dhe ristrukturonin trupën e policisë. Kapiteni e dinte se kishte policë që i paguanin bandat e ata të agresuar krijonin shqetësime në shërbimet e policisë. Dështonin operacionet se bandat merrnin informacion për lëvizjen e forcave të policisë të cilat viheshin në ndjekje të autorëve të krimeve të shumta. Situata kërkonte përqëndrim. Projekti ambicioz i oficerit të zhdërvjellët ishte që pavarësisht nga kostot e larta ai së pari të fokusohej edhe tek puna agjenturore. Në këtë pikë ai ishte me këmbë në tokë. Të shërbeje në polici nuk ishte luks, por mision. Rendi i gangrenizuar në Lushnje kërkonte sakrificë të madhe. Dhe ai u vu në ballë të kësaj lufte.
Por ndodhi e pabesueshmja. Kapiten Hasan Paja gjatë njëzetë e katër orëve kishte qenë me shërbim nëpër lagjet e qytetit të Lushnjës. Kur po kthehej në banesë ndjeu dhimbje të forta. Urgjentisht shkon në spital. Megjithëse mjekët bën të gjitha përpjekjet oficeri i lart kapiten Hasn Paja e humbi jetën. Vdekja e tij mbeti një mister.
Për jetën e kapitenit nga Mallakastra e Sipërme Hasan Paja sa ka përfunduar një monografi.
