Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
Lajmi i funditRajoni

Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni

Published: August 31, 2026
Shpërndaje

Periudha e qetësisë në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë nuk zgjati as tre vjet. Pas tërmetit shkatërrues në Turqi në shkurt të vitit 2023 dhe mbështetjes së madhe që Greqia ofroi menjëherë më pas, të dy vendet fqinje u afruan me njëri-tjetrin. Në dhjetor 2023, ato nënshkruan Deklaratën e Athinës për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësi të mirë. Kjo deklaratë pati një ndikim pozitiv për të dy popujt, por duket se tani ky efekt është zbehur.

Gjatë kësaj periudhe të gjatë qetësie në marrëdhëniet greko-turke, të dyja qeveritë nuk ndërmorën hapat e nevojshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, kryesisht ato që lidhen me përcaktimin e kufijve detarë. Ndoshta për këtë arsye, edhe një masë që teorikisht synon mbrojtjen e mjedisit mund të kthehet sërish në burim tensionesh në marrëdhëniet dypalëshe.

FOTO: Pamje e plazhit Limnos. Zonat e mbrojtura detare janë molla e sherrit e marrëdhënieve greko turke. Fotografi: Diogenis Dimitrakopoulos / DW

Shkaku i këtyre tensioneve të reja është shpallja nga Turqia, më 15 gusht, e dy zonave të mbrojtura, në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor. Ajo në verilindje të Egjeut përfshin një zonë të mbrojtur në ujërat midis ishujve grekë Limnos dhe Samothraki. Zona e mbrojtur detare jugore ndodhet në lindje të Rodosit dhe rrethon ishullin grek Kastelorizo.

- Publicitet -

Greqia dhe Turqia prej dekadash janë në mosmarrëveshje lidhur me përcaktimin e kufijve të tyre detarë në Detin Egje, si dhe me të drejtat ekonomike që lidhen me këta kufij dhe pretendimet mbi burimet natyrore, si nafta.

Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi menjëherë ndaj njoftimit, duke e cilësuar krijimin e këtyre zonave të mbrojtura detare si “të paligjshëm”. Në deklaratën e saj thuhet se shpallja e rezervateve detare nga Turqia në zona që ndodhen jashtë ujërave territoriale turke nuk ka asnjë efekt juridik.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi gjatë mbledhjes së kabinetit më 24 gusht se dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Megjithatë, ai nënvizoi se “zonat që janë nën sovranitetin grek përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare”. Ai shtoi se Greqia është “gjithmonë e gatshme t’i mbrojë ato”.

FOTO: Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur, se Greqia dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me vendet fqinje, ajo është “gjithmonë e gatshme t’i mbrojë” zonat që janë nën sovranitetin grek. Fotografi: Jens Krick

Garë për mbrojtjen e deteve?

Pak më shumë se një vit më parë, Greqia kishte njoftuar krijimin e dy zonave të mbrojtura detare në Ishujt Jonianë dhe në Cikladet jugore, por brenda ujërave të saj territoriale. Në atë kohë, Turqia deklaroi se “masat e njëanshme duhet të shmangen në dete të mbyllura ose gjysmë të mbyllura si Deti Egje dhe Mesdheu.” Megjithatë, tani Turqia shpalli vetë zona të mbrojtura detare pa konsultime paraprake.

Të ashtuquajturat parqe detare janë zona të mëdha të mbrojtura në det, të krijuara për të ruajtur ekosistemet detare të ndjeshme. Duket në plan të parë, se për të dy vendet, shpallja e këtyre zonave ka të bëjë vetëm në një masë të kufizuar me mbrojtjen e natyrës.

Nëse do të ishin vërtet të shqetësuara për faunën detare në Mesdheun ekologjikisht të ndjeshëm, Greqia dhe Turqia me siguri do të kishin gjetur një mënyrë për të vepruar së bashku për mbrojtjen e saj. Në vend të kësaj, shpallja e parqeve detare duket të jetë një taktikë e re për të demonstruar dominim në këtë hapësirë detare të kontestuar, kapitulli më i fundit i mosmarrëveshjes që vazhdon prej dekadash në Detin Egje.

Greqia është e bindur se Turqia i sheh zonat e mbrojtura detare si një mjet për të vënë në pikëpyetje të drejtat sovrane të ishujve grekë. Athina druhet se shpallja e dy zonave të reja është pjesë e doktrinës revizioniste turke “Mavi Vatan”, që do të thotë “Atdheu Blu”.

Përmes kësaj doktrine, Turqia ngre pretendime mbi zonat ekskluzive ekonomike (ZEE) të Greqisë dhe Qipros, pra hapësira detare ku një shtet bregdetar gëzon të drejta të veçanta, për shembull për peshkimin ose shfrytëzimin e burimeve natyrore.

Krahas kësaj, Ankaraja vë në diskutim edhe sovranitetin mbi një numër të madh ishujsh dhe ishuj të vegjël grekë. Deri më tani, kjo doktrinë ka qenë kryesisht me karakter teorik dhe strategjik. Ajo po avancon përmes nismave ligjore në parlamentin turk. Me këtë, Turqia synon të formalizojë pretendimet e saj për një kontroll më të madh mbi pjesë të Detit Egje dhe të Mesdheut Lindor.

FOTO: Një luftanije e marinës turke merr pjesë në stërvitjen ushtarake “Mavi Vatan” – Operacioni konsiderohet si pjesë e strategjisë së Ankarasë për të theksuar pretendimet e saj detare në rajon. Fotografi: Adem Altan/AFP

Kërcënimi i përhershëm

Vetë Greqia është e kënaqur me status quo-në në Detin Egje, por ndihet e kërcënuar nga Turqia, e cila është e pakënaqur me gjendjen aktuale dhe disponon një forcë ushtarake dukshëm më të madhe.

Për këtë arsye, Greqia po investon ndjeshëm në avionë luftarakë, fregata, nëndetëse dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Pasi për disa vite kishte shpenzuar dukshëm më pak për importin e armëve, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Greqia u rendit në vendin e 19-të në botë ndër importuesit më të mëdhenj të armëve të rënda gjatë periudhës 2021-2025.

Edhe kur Athina krijon aleanca të reja ose forcon ato ekzistuese, faktori Turqi luan gjithmonë një rol të rëndësishëm. Kështu, në vitin 2021, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës greke, qeveria greke dërgoi raketa kundërajrore Patriot në Arabinë Saudite për të mbrojtur rafineritë saudite nga sulmet e rebelëve Huthi.

Kjo ndodhi në një periudhë kur Arabia Saudite dhe Turqia ishin në konflikt politik. Gjatë një vizite shtetërore tek princi i kurorës saudit, Mohammed bin Salman, kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu referua shprehimisht rolit të Turqisë, duke e cilësuar atë si “destabilizues dhe kundërproduktiv”.

FOTO: Princi i kurorës saudit, Mohammed bin Salman viziton muzeun e Akropolit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Edhe kur Athina krijon aleanca të reja ose forcon ato ekzistuese, faktori Turqi luan gjithmonë një rol të rëndësishëm. Si ajo me Arabinë Saudite. Por tani marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit janë përmirësuar me krijimin e marrëveshjes së mbrojtjes të Mekës, Turqi, Pakistan, Arabi Saudite.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit janë përmirësuar. Më 7 gusht 2026, Turqia nënshkroi së bashku me Arabinë Saudite dhe Pakistanin Paktin e Mbrojtjes së Mekës, një marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Duke pasur parasysh Turqinë, Greqia ka zhvilluar edhe një bashkëpunim strategjik me Izraelin. Megjithë kritikat e forta brenda Greqisë për shkak të situatës katastrofike humanitare në Rripin e Gazës, kryeministri Kyriakos Mitsotakis vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në Ministrinë greke të Mbrojtjes shihet me admirim teknologjia ushtarake izraelite dhe po planifikohet krijimi i një sistemi mbrojtës mbi Detin Egje, sipas modelit të “Iron Dome” (Kupolës së Hekurt) izraelite. Ky projekt, i quajtur me pompozitet “Mburoja e Akilit”, synon të mbrojë vendin nga çdo lloj kërcënimi të mundshëm, përfshirë edhe ato që vijnë nga fqinjët. Sipas planeve, sistemi pritet të jetë plotësisht funksional duke filluar nga viti 2029.

Deri tani, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vazhdon të përdorë një ton pajtues ndaj Turqisë. Megjithatë, më së voni në pranverën e vitit 2027, në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare. Sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më i madh mund të bëhet tundimi për Mitsotakisin që të paraqitet si një patriot i vendosur dhe të ashpërsojë ndjeshëm retorikën ndaj Turqisë.

——

Autorja Kaki Bali është korrespondente e medias gjermane Deutsche Welle në Athinë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?