Java do të pushtohet nga reshjet e shiut.
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku herë pas here pritet zhvillim i tyre, duke sjellë shira të përkohshëm në të gjithë vendin; përjashtuar ekstremin Jugor ku nuk priten reshje.
Sipas MeteoAlb në zonat malore përgjatë kufirit Lindor do të këtë rrebeshe dhe mundësi për breshër.
Për sa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijojn me kthjellime dhe vranësira të dendura.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.
j.l./ dita