Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mund t’i ndal luftërat me një thirrje telefonike”, Trump fjalim në kuvendin e Partisë Republikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Mund t’i ndal luftërat me një thirrje telefonike”, Trump fjalim në kuvendin e Partisë Republikane
BoteLajmi i fundit

“Mund t’i ndal luftërat me një thirrje telefonike”, Trump fjalim në kuvendin e Partisë Republikane

Published: July 19, 2024
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale – nominimin e republikanëve për president në garën e nëntorit, teksa ka mbajtur një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve.

Në fjalim, ai e ka përshkruar si e ka përjetuar atentatin ndaj tij ditë më parë.

“Nuk ishte supozuar të isha sonte këtu”, ka thënë Trump para mijëra pjesëmarrësve, të cilët e kanë dëgjuar në qetësi.

- Publicitet -

“Pati gjak duke rrjedhur gjithandej, por në një mënyrë kam pasur besim, sepse e kam pasur Zotin në anën time”.

Trump ka pësuar një lëndim në veshin e djathtë, kur sulmuesi i identifikuar nga autoritetet amerikane si Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçar, e ka goditur atë dhe turmën e mbledhur në kuadër të fushatës, para se të vritej prej Shërbimit Sekret, më 13 korrik. Një anëtar i audiencës ka vdekur nga plagët e marra. Trump është zotuar për t’iu dhënë fund konflikteve në botë, përfshirë atë në Ukrainë.

Në adresimin e tij 92-minutësh – më gjatin ndonjëherë në historinë e Konventës – Trump i ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të presidentit aktual, Joe Biden, përfshirë largimin kaotik të ushtarëve amerikanë nga Afganistani, në gusht të vitit 2021.

Teksa ka përsëritur shumë pretendime të rreme, të cilat i ka bërë edhe në të kaluarën, për “vjedhjen” e zgjedhjeve më 2020, krimin në Shtetet e Bashkuara, ekonominë dhe politikat e imigrimit, Trump ka thënë se mund t’i ndalë luftërat “me një thirrje telefonike”. Këtë deklaratë, disa e kanë parë si referencë për luftën në Ukrainë, të nisur nga Rusia më 2022.

Ai është zotuar edhe për kthim të “pengjeve amerikane” në shtëpi, të cilat po mbahen në shumë vende të botës, referencë që besohet se përfshin disa shtetas amerikanë që mbahen aktualisht në Rusi. Në disa raste përgjatë fjalimit, ai ka folur me tone më të buta dhe me mesazhe shumë personale, të lidhura nga përvoja e tij e atentatit dhe mundësitë për vdekje.

“Ndasitë në shoqërinë tonë duhet të shërohen. Duhet t’i shërojmë shpejt. Si amerikanë, ne jemi të lidhur me fatin e njëjtë. Ne rritemi bashkë. Ose rrëzohemi bashkë”, ka thënë Trump, duke mbajtur një fashë në veshin e djathtë, pas goditjes që ka përjetuar gjatë atentatit të shtunën.

“Po garoj të jem president i gjithë Amerikës, jo gjysmës së Amerikës, sepse nuk ka fitore duke siguruar fitoren e gjysmës së Amerikës”.

Adresimi i Trumpit shënon përmbylljen e Konventës katërditore të Republikanëve, në të cilën kanë marrë pjesë mijëra aktivistë teksa rritet presioni për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në të cilat Trump pritet të përballet me presidentin aktual, Joe Biden, i cili synon edhe një mandat të dytë. Ndonëse kanë mbetur më pak se katër muaj deri te gara, ende ekziston mundësia e ndryshimeve të mëdha.

Biden, 81-vjeçar, është përballur së fundmi me presion nga aleatët në Kongres, donatorë dhe madje nga vetë ish-presidenti amerikan, Barack Obama – mik i mirë i Bidenit – për të hequr dorë nga gara, pasi ka shqetësime se ai nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet, sidomos pas një debati të përballjes me Trumpin javë më parë, që nuk ka kaluar mirë.

Aktualisht Biden është në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer, pas infektimit me koronavirus, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Biden, i cili është raportuar se po përjeton simptoma të lehta, është i vaksinuar kundër këtij virusi dhe ka dozë përforcuese. Ai është infektuar dy herë tjera me këtë virus në të kaluarën.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    July 19, 2024 at 8:01 am

    Aq sa bëri Kim Jong Un-in të ndërrojë kurs. Këto deklarime dëshmojnë një egoizëm bosh. Me një tekefonatë luftërat s’i ndal dot as perëndia, se, për ndryshe nuk do të ekzistonin.

    Reply
    • pilo Lala says:
      July 19, 2024 at 11:36 am

      Menyra si mund ta ndali ky bufon luften, eshte te plotesoje cdo deshire te Putinit, te tradhetoje luften qe po ben Ukraina per te mbrojtur territorin e vet.
      Vec nje budalla mund ta pranoje kete zgjidhje.

      Reply
  • Humoristi says:
    July 19, 2024 at 8:17 am

    E mjera Anerike qe do te votoje per dy pleq!

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    July 19, 2024 at 9:44 am

    Kete po e ve ne pushtet vete Biden me qendrimin e tij si plak i pjerdhur qe eshte. Duhej me kohe ti kishte lene vendin ndonje te riu ,por pushteti eshte mister, nuk lihet kollaj

    Reply
  • Jimi says:
    July 19, 2024 at 10:50 am

    Kjo deklarate nuk perben ndonje cudi ! Nje marreveshje gangsteresh Tramp- Putin, eshte shum me e qendrushme se nje marreveshje xhentelmenesh .

    Reply
  • Labi says:
    July 19, 2024 at 11:41 am

    Jimi ke plotesisht te drejt eshte dhe nje mafioner tjeter qe formojne trekendshin e Bermudes Eshte momenti kur mafia eshte ne kulmin e saj how vendet nordike dhe gjermania

    Reply
  • Trapi president says:
    July 19, 2024 at 11:52 am

    Immagjino ti vesh bashke saliun me kete loqen tramp,,,kta te dy po nuk e ben boten lesh e li per dy muaj,,,,

    Reply
  • TemO says:
    July 19, 2024 at 12:46 pm

    Duke dëgjuar deklaratat e TRAMP-it Amerikan më vjen në mëndje SALIU I VIÇIDOLIT shumë të ngjashëm me TË.
    Deklarata e Tramp se do ndalali LUFTËN me një telefonatë është PËRQESHJE e Atyre që e dëgjuan..ndërsa BOTA TALLET ME TË.
    • Nëse Tramp i fal pjesët e pushtuara të Ukrainën Putinit..kjo do të ishte marrëzi e tij dhe BE,KS,NATO,OKB.. duhet ti kërkoi spjegime para zgjedhjeve të 5 nëntorit.!
    Ndërsa drejtësia Amerikane i FALI TRAMPIT 34 AKUZA..do të thot shumë edhe për drejtësin Shqipëtare me Sb,Im,Lb,Fm,Mk,Salianin,Ahmetajn,T.Llallën,Taçin,Fullanin,etj.
    Mekënse SPAK,GJKKO..tek ne drejtohen nga Amerika,çduhet të thot populli Albanez.?
    Kalofshi mirë vapën e korrikut prsionist..! FLM.

    Reply
  • Spak says:
    July 19, 2024 at 3:39 pm

    Me cfare cmimi?

    Reply
  • mali says:
    July 19, 2024 at 4:22 pm

    Politika eshte pune muti.
    Ne shesim mend se si behen pazaret e kapitalisteve.
    Gjithe bota eshte sistem kapitalist,pervec korese se veriut.
    Korene e veriut e terheq pas hunde o Kina, o rusi.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    July 20, 2024 at 4:52 am

    Nuk ndalen luftrat me nje thirje telefonike.
    Do ndalet lufta vetem kur diplomacia te gjeje
    nje zgjidhje, qe siguron nje paqe te qendrushme.

    Besoj se:

    Kjo mund te ndodhe kur te inkludohen ne ekuacion
    fuqia ekonomike dhe ushtarake e Rusise dhe
    Vendeve te Natos.

    Te dyja palet mund ta gjejne nje zgjidhje te tille,
    sepse Azija mund te kete mbi pese miliard njerez,
    dhe reziku i emigrimeve masive mund te shtohet
    me kalkimin e kohes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?