Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Muralja e Messit jehonë në mediat ndërkombëtare, AP: Shqiptarët e njohin shumë mirë futbollistin argjentinas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Muralja e Messit jehonë në mediat ndërkombëtare, AP: Shqiptarët e njohin shumë mirë futbollistin argjentinas
KryesoreLifestyle

Muralja e Messit jehonë në mediat ndërkombëtare, AP: Shqiptarët e njohin shumë mirë futbollistin argjentinas

Published: June 9, 2023
Shpërndaje

Njëra anë e konviktit për studentët e Mjekësisë në Tiranë është mbuluar nga muralja e Lionel Messit. The Associated Press shkruan se piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco, i cili është pjesë e “Tirana Mural Fest 2023” vendosi të bëjë portretin e idhullit të tij, Lionel Messi.

Muralja me përmasa 25×10 metra e Messit me mjekër dhe i qeshur, i veshur me fanellën e kombëtares së Argjentinës me numrin 10, do të mbulojë një pjesë të një ndërtese në një kryqëzim pranë spitaleve në kryeqytet.

Bagnasco ka pikturuar gjithashtu një mural të Diego Armando Maradona në Napoli, në Miami si dhe vende të tjera. Maradona fitoi një Kupë Bote me Argjentinën me fanellën nr. 10. Më pas ai udhëhoqi Napolin drejt dy titujve të parë të ligës italiane në 1987 dhe 1990 përpara se skuadra të fitonte titullin e tretë këtë sezon.

- Publicitet -

Dy ditë pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, Bagnasco pikturoi një mural në Buenos Aires të Messit, ku talenti argjentinas shfaqej duke ngritur trofeun.

“Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin”, tha Bagnasco, duke iu referuar futbollistit që tashmë ka vendosur të transferohet te Inter Miami në Major League Soccer. “Sot bota është një tifoze e Argjentinës për shkak të Messit.”

Helidon Haliti, piktori i cili është kuratori kryesor i “Mural Fest”, tha se Bagnasco ka krijuar edhe vepra të tjerë për konkursin. Kur u pyet se kush ishte heroi i tij, e cila ishte tema kryesore e “Mural Fest 2023”, ai u përgjigj menjëherë “Messi”.

“Ajo murale do të shënojë një moment shumë interesant sepse Messi ishte fitues i Kupës së Botës vitin e kaluar, dhe këtë herë ai do të na bëjë ne fitues”, tha Haliti. “Unë jam i sigurt për këtë”, shtoi ai.

Tirana është Qyteti Europian i Sporteve 2023 dhe ka zhvilluar e planifikuar shumë aktivitete sportive kontinentale. Shqiptarët e njohin shumë mirë Messin.

“Messi e meriton si lojtar dhe ne shqiptarët gjithashtu të gëzojmë atë personalitet të klasit botëror”, tha 61-vjeçari Arben Stafa.

Bashkim Tufa, një analist sportiv 71-vjeçar tha se ishte i lumtur që kishte pasur të drejtë kur parashikoi që në vitin 2005 se bota do të kishte një ylli të ri “Messi”kur ky i fundit luajti për herë të parë me Barcelonën. Që atëherë, Messi ka qenë vazhdimisht pjesë e shkrimeve të tij.

Triumfi në Kupën e Botës vitin e kaluar ishte “qershia mbi tortë”, sipas Tufës, duke shtuar se vite më parë, kopjet e një gazete sportive u gllabëruan nga shqiptarët duke lexuar se Messi mund të vinte në Shqipëri.

“Tani ata kanë mundësinë ta shohin çdo ditë, ta takojnë çdo ditë dhe kjo është një kënaqësi e veçantë për shqiptarët që janë kaq të apasionuar pas futbollit dhe Messi është personifikimi i tij”, tha Tufa.

Bagnasco ka shijuar takimin dhe bisedën me shqiptarët vendas të veshur ose duke treguar fanellën e Messit dhe duke e përshëndetur atë.

“Argjentinasit janë me fat që kanë pasur Maradona dhe Messi në të njëjtën vend,” tha Bagnasco, duke treguar një tatuazh nr. 10 në parakrahun e tij të majtë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…
  • Nuk ka kandidat të propozuar për Kryetar të Kuvendit në Kosovë, Albin Kurti kërkon kohë shtesë
  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?