Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E keqja u bë e mirë, e mira prapë e keqe: Zbulohet çfarë i bëri Murtaja e Zezë ADN-së së njeriut. Po Covid?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > E keqja u bë e mirë, e mira prapë e keqe: Zbulohet çfarë i bëri Murtaja e Zezë ADN-së së njeriut. Po Covid?
EnciklopediKryesore

E keqja u bë e mirë, e mira prapë e keqe: Zbulohet çfarë i bëri Murtaja e Zezë ADN-së së njeriut. Po Covid?

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Murtaja e Zezë ka bërë një ndryshim në historinë e evolucionit njerëzor, duke lënë gjurmë të kalimit të saj në gjenomin tonë dhe duke ndryshuar mënyrën se si reagojmë ndaj disa sëmundjeve.

Sipas një studimi të botuar në “Nature”, pandemia më vdekjeprurëse në histori, që mori gjysmën e popullsisë evropiane në mesin e shekullit të katërmbëdhjetë ka ndryshuar gjenet që rregullojnë sistemin tonë imunitar.

Në veçanti janë katër ndryshime që u bënë të zakonshme pas murtajës dhe lidhen me një shans më të madh për të mbijetuar përballë sëmundjeve. Por kjo mbrojtje nuk ka ardhur “falas”. Dy prej tyre lidhen me rrezik të shtuar të sëmundjeve autoimune, si sëmundja Crohn dhe artriti reumatoid.

- Publicitet -

Përfundimet u arritën nga një ekip i drejtuar nga gjenetistiti nga Universiteti i Çikagos, Luis Barreiro, i cili studioi Murtajën e Zezë, infeksionin që filloi nga Azia nga bakteri Yersinia Pestis. Ekipi analizoi mbi 200 mostra të ADN-së të nxjerra nga kockat dhe dhëmbët e njerëzve që vdiqën përpara, përgjatë dhe dy breza pas Murtajës së Zezë.

Kur u fokusuan në gjenet që lidhen me imunitetin dolën në dritë katër variante, që u bënë të zakonshme tek të mbijetuarit e infeksionit. Një nga këto variante ndryshon shprehjen e një gjeni të quajtur ERAP2. Ky gjen kodon një proteinë të aftë për të ndarë proteinat bakteriale në copa dhe për t’i ekspozuar ato në sipërfaqen e makrofagëve (qelizave imune) në mënyrë që të alarmojë pjesën tjetër të sistemit tonë mbrojtës.

Pra vepron si një lloj sirene alarmi që sinjalizon praninë e një infeksioni. Sipas shkencëtarëve, prania e tij  garanton një shans 40% më shumë për të mbijetuar nga infeksioni.

Por e njëjta veçori që në shekujt pas Murtajës garantoi mbrojtjen e të mbijetuarve, ka ndikim në ditët e sotme ndaj sëmundjeve autoimune. Dhe këtu vijmë tek pjesa problematike e asaj që ka lënë pas epidemia. Sistemi imunitar vigjilent që la pas murtaha nuk është gjithmonë i dobishëm. I njëjti variant i gjenit ERAP2 që mbron nga murtaja, tashmë favorizon sëmundjen e Crohn (një sëmundje kronike inflamatore e zorrëve) si dhe artriti  reumatoid, një lloj tjetër sëmundje autoimune.

Ky studim, i sapo publikuar, është i pari që tregon se si një pandemi mund të modifikojë fshehurazi gjenomin e popullatës. Kjo do të thotë se në të ardhmen mund të zbulohet diçka e ngjashme edhe me Covid-19.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Phoenix says:
    October 25, 2022 at 7:50 am

    Dita, na lodhet me shpifjet e ” Studimeve ” te financuara nga kompanite farmaceutike, per te justifikuar gjenocidin e te ashtequajturave Vaksina. Po shpikin lloj-lloj teorish , qe te justifikojne te pajustifkueshmen.

    Kot lodheni. Ato qe ne thame para 2-vitesh kur na quanin Konspiracioniste dhe anti-vax, ishte e verteta. Shume njerez tashme u zgjuan dhe e kuptuan kete, por pak me vonese. Demi eshte bere tashme. Shume e dine por nuk duan ta pranojne, sepse tani ju duket vetja tamam idiote, qe besuan ” Shkencen “, politiken dhe Fake-News te mirepaguar te mediave qendrore

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    October 25, 2022 at 8:57 am

    Ore “Phoenix”, por ne na vdiqen njerez per dy dite a derbardhe, çfare thua? Vertet ishin te moshuar mbi 80 vjecare, por pa asnje semundje ne trup dhe pa asnje ankese te tyre! Cfare i thoni ju kesaj? Mua per vete me kapi covidi, ma ngjiti nje asimpomatik ne kafene, por shpetova nga e madhja, por jo pa pasoja. Me bllokohet nje bire e hundes gjat nates, me terbon!

    Reply
  • GAIN OF FUNCTION RESEARCH says:
    October 25, 2022 at 9:15 am

    GJITHSESI, COVID ISHTE LABORATORIK.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 25, 2022 at 10:42 am

    Po mire o Golem, para Covid nuk ekzistonte vdekja? Apo duhej qe te shpikej mashtrimi Covid-i ne 2020-en, qe te kuptonin njerezit se vdekja eshte e ka qene gjithmone pjese e jetes.

    Ju keni shkuar per lesh ( Pa ofendim personal ) kur komentoni kesij lloj xhevahiresh. Eshte pertej c’do llogjike, llogjika juaj.

    Reply
  • Sos says:
    October 25, 2022 at 10:55 am

    FARMACISTET FARMAK SHESIN
    THITHIN GJAK TE SHTOJNE BIZNESIN
    JU ZENTE GRYKEN PARAJA
    PERGJRROHET FUKARAJA

    Reply
  • Sos says:
    October 25, 2022 at 10:55 am

    FARMACISTET FARMAK SHESIN
    THITHIN GJAK TE SHTOJNE BIZNESIN
    JU ZENTE GRYKEN PARAJA
    PERGJEROHET FUKARAJA

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    October 25, 2022 at 1:10 pm

    “Phoenix”, a merr vesh ti? Njerez pa asnje semundje ne trup, pa e pare gjilperen dhe doktorrin, vertete 80 vjecare pot shendetplote, qe Vlore- Skele e benin dy here ne dite me kembe, i mori covidi per 2-3 dite? Te duket normale?

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 25, 2022 at 2:13 pm

    Po o ti Golemi i Kavajes, shume normale eshte se kane bere vaksinat edhe kane vdekur nga vaksinat qe jane thjeshte vaksehelme.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 25, 2022 at 2:14 pm

    Te lumte o Phoenix se ti gjithemone thua te verteten edhe i informon shqiptaret per keto te verteta te medhaja.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 25, 2022 at 2:19 pm

    Ne kete liber te vitit 1981 eshte shkruajtur qe ne 2020 do perhapej pandemia e virusit nga Wuhani i Kines pra Covidi:

    https://insajderi.org/libri-i-vitit-1981-qe-parashikoi-ardhjen-e-koronavirusit/

    Ca doni me ju qe mbroni genjeshtrat zyrtare per Covidin?

    Covidi nuk ekziston fare. Kete e kane thene njerez te mencur. Pse i besoni shkences se genjeshtrave ju?

    Keta qe komandojne boten e kane paralajmeruar me shkrim qe ne 1981 me kete liber qe kete pandemi fantazem qe nuk ekziston fare. Eshte shume e thjeshte per ta kuptuar qe Covidi nuk ekziston edhe qe vaksinat jane vaksehelme qe nuk duheshin bere.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 25, 2022 at 2:33 pm

    Gjenomi shoke, gjenomi. Gjeni, dhe gjenomi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?