Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së shpejti fillon procedurat për shpalljen e Presidentit Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i Drenasit, me motivacion për punën humane gjatë luftës çlirimtare.
“Deri sa isha i plagosur, kujdesin ma ofroi njësiti shëndetësor, kur zëvendës drejtor i Spitalit Ushtarak ishte presidenti aktual, dr. Bajram Begaj. Kujdesi shëndetësor ndaj meje dhe të plagosurve tjerë, ishte shembullor. Jo vetëm se ishte kujdes sipas detyrës zyrtare dhe fisnikërisë së profesionit por edhe përkushtimin atdhetar”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Për punën humane gjatë luftës tonë çlirimtare, së shpejti do të filloj procedurat për shpalljen e Presidentit Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit
Lufta çlirimtare në Kosovë, përfshiu burrat e gratë më të devotshme atdhetare, pavarësisht profesionit të tyre. Rasti i dr. Bajram Begajt, është ilustrim i atdhetarizmit, profesionit dhe fisnikërisë. Plagët e ushtarëve të lirisë, i njeh mirë tash President, dr. Bajram Begaj.
Të plagosurit e UÇK-së dhe qytetarët e shumtë e merrnin përkujdesjen rrethanore në front, në spitalet e UÇK-së brenda Kosovës, apo tërhiqej i plagosuri nga fronti dhe dërgohej në Shqipëri. Adresa për të plagosurit, ishte Spitali Ushtarak, ku zëvendës drejtor ishte dr. Bajram Begaj. Përkujdesja e tij, ishte e lidhur edhe me profesionin por edhe me shtysën themelore të një personaliteti të shquar, atdhetarizmin.
Deri sa isha i plagosur, kujdesin ma ofroi njësiti shëndetësor, kur zëvendës drejtor i Spitalit Ushtarak ishte presidenti aktual, dr. Bajram Begaj. Kujdesi shëndetësor ndaj meje dhe të plagosurve tjerë, ishte shembullore. Jo vetëm se ishte kujdes sipas detyrës zyrtare dhe fisnikërisë së profesionit por edhe përkushtimin atdhetar.
Për këtë kujdes shembullor sa isha i plagosur e kujtoj dhe falënderoj edhe z. Dashamir Kadëna, zv. shef i ShIK-ut, z. Arben Isarai, Këshilltar për Siguri i Kryeministrit Majko dhe dr. Shaip Mujën.
Presidenti Begaj, jo vetëm që i njeh plagët tona, por edhe zemrën e UÇK-së, nga fillimet e saj, me lidhjen familjare në rrethana tjera edhe me Komandantin legjendar Adem Jasharin me shokë, nga viti 1991.
Duke njohur kontributin e jashtëzakonshëm të presidentit Bajram Begaj gjatë luftës tonë çlirimtare, së shpejti do të filloj procedurën e shpalljes së tij “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit.
Ku eshte merita e z. Begaj ne kete rast?
Mjeku e ka per detyre te sheroje te semuret. Per kete pune ka bere shkollen e paguhet.
A ka z. Begaj ndonje merite te vecante?
A eshte intelektual i shquar, i dalluar ne trajtimin e probleme te Kosoves, apo kombit shqiptar ne teresi? A ka dhene ndihmese si mjek apo si ushtar, gjate luftes se Kosoves dhe brenda territorit te Kosoves?
Pergjigja eshte JO.
Me sa duket semundja e Ilir Metes, per te dhene medalje pa dogane, qenka perhapur edhe ne Kosove. Mekat!
o Lesheeli e lirise! Mjek ka qene dhe ramet te mos kete sali sheqerja, por kemi 32 vjet qe ben varre dhe gropos njerez, bile di disa raste edhe kur ish sekretar i ppsh qe e nisi plaken nga Tirana ne Vlore dhe te kthehesh per te operuar pas zgjedhje se s’kishte kohe mjeku , por plaka vdiq ne tren dhe ai akoma nuk e ka marre vesh. Ndersa merita e Barjam Beges eshte tek sjellja, pergjegjesia, kurajua dhe sherbimi qe i eshte bere personit qe e pohon vet. Ti mos merr uje tek gjitoni qe te ja japesh prape atij me nje çmim me te shtrenjte me vone, por lirohu nga breket e bastarditetit salinian apo shqiptareve qe kane mesuar te flasin shqip e s’dine çfare thone. Kjo fanatika e motivuar prej injorances dhe shpirtit te zi qe egziston le tu kthehet perdere juve qe e meritoni e s’dini as te beni nje pune te mire as te flisni nje fjale te mire por u ka ngele goja si bytha kur ha fasule pllaqi te pa ziera mire Qofshi ju qe jeni o paçavuret e atij kombi!
Ta-varish Llavdrovci je kujtuar pak si shpejt ne kohe, lufta ne Kosove eshte bere ne 1999 ne shekullin e kaluar, minimumi te kishe pritur qe shoku Bajram te kishte mbushur te dyzetat si President.
Doktor Bajrami nuk ka asnje merite, si mjek ka vene ne jete detyrimet e percaktuara nga Hipokrati, per te cilat eshte BETUAR.
Ta-varish Llavdrovci po na tregon qe je “hero” i UCK dhe je plagposur, kur te tjeret kane dhene jeten.
Po te mos ishe plagosur zotrote shoku Bajram nuk do te shpallej qytetar nderi i Drenices.