Një dëshmi vjen nga një prej fëmijëve që u mbyll dhe u shtri brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit, video e cila u në virale në rrjet.
A.P., një 15-vjeçar, nxënës i shkollës “Petro Nini Luarasi”, ka rrëfyer ngjarjen e së mërkurës, ku ai e gjeti veten të izoluar në një nga zyrat e katit të parë të ministrisë.
Ai sqaron se nuk ishte pjesë e grupit të protestuesve që hynë brenda për të “pushtuar” institucionin e drejtuar nga ministrja Kumbaro, por u fut nga policia brenda ambienteve me dhunë.
“Na ulëritën të shtriheshim në tokë dhe na rrahën”.
Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, ai bashkë me një grup prej rreth 20 personash, thuajse të gjithë nxënës shkolle, me përjashtim të 2-3 personave më të rritur u futën me forcë nga policia në një dhomë në pjesën e pasme të ministrisë, ku qëndronin furgonat e policisë.
“Dhoma ishte si sallë, në Ministrinë e Arsimit, nga pjesa e pasme, ku ishin furgonat e policisë. Ishim rreth 20 veta. Të gjithë ishim nxënës. Vetëm dy-tre ishin të mëdhenj. Një nga policët me xhupa të kuq na ulëriti të shtriheshim në tokë. Pastaj na rrahën me shkelma dhe shkop. Disa që rezistuan i gjakosën fare”, ka treguar A.P.
Videoja në rrjetet sociale u xhirua nga një polic me maskë
Të riut i është dashur të qëndrojë i shtrirë në dysheme për rreth gjysmë ore deri në një orë, përpara se të transportoheshin me furgona drejt komisariatit.
Gjithashtu, 15-vjeçari ka zbuluar një detaj rreth videos që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shihen të rinjtë e shtrirë në dysheme.
Ai deklaroi se ajo video është xhiruar nga vetë forcat e rendit.
“E bëri mbi kokën time. Ishte polic me maskë”, përfundon rrëfimin e tij nxënësi A.P.

Urojmë që këta të rinjë protestues të jenë dëshirues te mëdhenjë të kauzave shkollimit dhe studimit dhe kurë kushtet e sistemit arsimor shtetrorë kan pasur përmirsime të mira por në anën tjetër për çdo ditë rugët dhe kafenetë e qyteteve të vlojnë gjerë në mesnatë nga të rinjë këto protesta goxha të dhunshme jo se sjellin dëshprim qytetar se si proteston rinia shkollare por ngreh dyshim të thellë pë alibi të protestës se pas dhunës protestuse qëndrojnë falangat e partisë që ka përdorë çdo formë të munëshme dhune kundër Shqipërisë dhe kundër gjithë shqipëtarëve që u kan reziku dhe demasku hesapet dhe punët e tyre mafioze
KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE NGA MODERATORI
Me zemer me Rinine
RROFTE QENDRESA
Mos i lini vetem perball kafshes se Surelit qe do tia kaloj Saliut dhe ne vrasje
Lum Shqiperia cfare brezi ka rrit
Digjini vilat e korrupsionit nga Lalzi.në Dhërmi
Po 15 vjec, çkerkon tek dhuna ndaj ministrise?
Smund as te votoje, smujd as te vendosi per dicka qe si takon.
Perse futesh nje nje rruge lu mund te te ndryshoje jeta.
Pavarsish gabimit te policise, qe eshte per tu denuar
Ram brekushja e paska ndar mendjen per viktima