Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Naftë në Shpirag? Po çfarë do përfitojë Shqipëria? Ja si përgjigjet Balluku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Naftë në Shpirag? Po çfarë do përfitojë Shqipëria? Ja si përgjigjet Balluku
EkonomiKryesore

Naftë në Shpirag? Po çfarë do përfitojë Shqipëria? Ja si përgjigjet Balluku

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Kompania Shell që po bën kërkime për naftë dhe gaz në zonën e Shpiragut në Berat, në Tetor do të bëjë testin e fundit për të parë sasinë e këtyre burimeve natyrore.

Kryeministri Edi Rama dhe zv/Kryeministrja Belinda Balluku dolën sot në një konferencë shtypi për të komunikuar që deri më tani rezultatet janë të mira dhe maksimumi në muajin Janar 2024 pritet përgjigja përfundimtare nëse Shell do të vendosë të vazhdojë aktivitetin në Shqipëri.

Por cilat do të jenë përfitimet ekonomike të vendit tonë nga zbulimi i naftës në Shpirag?

- Publicitet -

Zv/Kryeministrja Balluku bëri të ditur se shteti do të marrë 10% të rentës minerare nga kompania Shell so dhe tatimin-fitimin në masën 50%, që tashmë është dakordësuar. Po kështu është edhe bonusi i prodhimit për fuçitë e naftës, si dhe të tjera përfitime.

Por elementi më i rëndësishëm është krijimi i fondit sovran që do të krijohet për të administruar të gjitha të ardhurat financiare që do të vijnë nga kjo pasuri nëntokësore, që tejkalon 500 milionë Eurot në vit.

“Përsa i përket produktit që është një e ardhur që zgjat nga 25-30 vite në bazë të kontratës, kanë të bëjnë me rentën minerare e cila në Republikën e Shqipërisë ose në rastin e këtyre kontratave është e dakordësuar 10% renta minerare mbi produktin. Ndërkohë tatim-fitimi është në masën 50% i dakordësuar. Nga ana tjetër kemi bonusin e prodhimit që është 250 mijë Dollarë me prodhimin e fuçisë së parë, 750 mijë Dollarë kur prodhimi arrin 15 mijë fuçi, 1.5 milionë Dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që janë dhe të gjitha bonuset e tjera. Ajo çka është më e rëndësishmja për qeverinë është granti i faktorit R që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate. Çfarë presim nga prodhimi? Ne kemi rënë dakord me kompaninë që mos deklarojmë skenarët që ata kanë marrë për bazë. E vetmja gjë që, nga momenti që ne kemi filluar punën për ngritjen e një fondi sovran do të thotë që nuk janë të ardhura 500 milionë Euro në vit të cilat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhura shumë më të larta të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit dhe do të menaxhohen nga fondi sovran ashtu siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, Arabi Saudi, Azerbajxhan dhe kudo tjetër”, tha ndër të tjera zv/Kryeministrja Belinda Balluku.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse gjithçka shkon mirë, nafta e cilësisë premium që do të nxirret nga nëntoka e Shpiragut do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të karburantit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ali Senjefi says:
    August 23, 2023 at 7:53 pm

    Më mire te mos kete sepse lexova sot qe sy bretkosa i saliut shkerdheni. Paska nje toke atje. Njekohsisht dhe dhenderi i tij jadhamb boshnjaku qenkan pronar tokash. Harrova Edi Ramen. Edi Rama qe ka origjinen e babait qe nga Mbreshtani i takon. Eshte toka e stergjyshit. E dine tè gjithe mbreshtanaket ku i ka themelet. Atje né mbreshtan në rreze tè malit tè shpiragut jane çpuar tre ndoshta 4 puse.
    Dhe kompania qe ka nxjere nafte ka shtruar ca rruge me asfalt. Rruget ishin me kalldrem shekullor tani i mbuloi me asfalt ndricimim e rrugeve i ka bërë led me panel solar. Në dimer në orët e para tè nates ndriçojne. Pastaj fiken. Mjafton kaq per fshataret. Perdorin gomarin. Tani do perdorin biçikleten.

    Reply
  • demo says:
    August 23, 2023 at 9:51 pm

    Ne fakt,,Bankers dhe te tjera kompani te huaja(ose kompani dobicash me emra te huaj),dalin me humbje ne Shqiperi.Shteti nuk i ben te ditura humbjet e tyre.Ne dijme qe cmimi i naftes ne Shqiperi eshte me i shtrenjti ne Bote.Experienca 30 vjecare ka treguar qe as shteti as banoret,as punetoret nuk kane perfituar nga nafta e nentokes Shqiptare.Per ata banore aty eshte nje mandate,nje kob,nje lajm i zi,sepse duhet te braktisin toke,shtepite,vendlindje per te mos u helmuar,,bashke me gjene e gjalle.
    Ai popull atje me mire i bie t`i vejne dinamitin puseve,se sa te vuajne gjithe Jeten,.Ne te tjeret,as na rruhet,sepse NJE GJELLE QE S`ESHTE PER MUA,I RAFTE MIU BRENDA.

    Reply
  • alphade says:
    August 24, 2023 at 1:45 am

    Ky denushi eshte nje pis burre ! Hiqni komentet
    e ketij maskarai – Horr i Horrave ! Vetem Ky dhe
    Berisha e duan Shqperine ne flake!!!!! Pfuuuuu
    race e ndyre anti shqiptare………!!!!

    Reply
  • demo says:
    August 24, 2023 at 4:10 am

    Alphade ,qe te mos perfitonte kurre populli shqiptar nga nafta e nentokes shqiptare,,u dergua per SKRAP Rafineria Ballshit. Shkaterrimi i Ballshit i parapriu Zbulimit te naftes ne Shpirag.Sepse inxhinjeret shqiptare qe kishin kryer cpime ne Shpirag e dinin mire pranine e naftes(lexo inxh Fatmir Shehu:U perdoren nha SHELL studimet e para viteve 90)NQS Ballshi do te ishte ne pune nuk mund te justifikohej ngarkimi i naftes bruto shqiptare ne maune cisterna per rafinerite e botes,.Kermangrenesit e politikes nuk do te kishin fitime maximale.Do te punesohej populli,do perfitonte populli dhe cmimi i naftes do te binte ne Treg.
    Por joooo,Tani zonja do ngreje FONDIN SOVRAN,per te perfituar brezat e ardhshem,.Ky Fondi Sovran eshte dicka shume e larte,,si keshtjelle mbreterore,,ku hirushja popull do behet mbretereshe.Eshte si shurra e vilma nushit qe me fjalen magjike Chek-up,u be uje floriri,..Si ay koncesioni i kirurgjise qe shpetoi gjithe spitalet nga infeksioni!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Aaaa maskarenjte e mutit,..Dinamitin o popull, Vuri dinamitin,tritolin,naftes hajduteve,,se duan t`u nxijne jeten.Vete keta dijne te shkaterrojne Rafinerite,,populli nuk ditka tu vere dinamitin ketyre,..
    NJE GJELLE QE S`ESHTE PER MUA,I RAFTE MIU BRENDA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?