Kjo është një analizë e kontratës nga pikëpamja ekonomike, mbi disa dritëhije dhe deklarata të bëra ditët e fundit.
Së pari kompania hollandeze SHELL është një kompani e kuotuar në bursë, gjë e cila e frenon atë të dalë me deklarata të nxituara pasi të gjitha këto do të ndikonin mbi vlerën e aksioneve të saj. Përderisa kompania nuk ka asnjë prononcim publik dhe e cilëson gjithçka në vazhdën e një pune shkencore, ende pa analizë ekonomike atëherë kjo do të thotë se duhet të presim.
Së dyti, edhe po ta marrim të mirëqënë faktin se provat do të rezultojnë pozitive, përsëri duhet të presim analizën kosto- përfitim që do zhvillojë kompania. Pra e thënë më thjeshtë a ia vlen të zhvillohet ky investim dhe këto kosto shpimi në këto thellësi, ku edhe relievi është kompleks për ato përfitime që duhet të përllogariten, por që për momentin nuk janë të njohura.
Së treti, të ndalemi te kontrata e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë (e përfaqësuar nga AKBN) dhe SHELL, ku në Nenin 7, pika 1 specifikohet se kompania do të mbulojë të gjitha kostot që nga Kërkimi, Vlerësimi, Zhvillimi e deri te kostot operative. Këto do të mbulohen nga të ardhurat e gjeneruara nga nafta që zbulohet.
Shteti shqiptar përfiton Rentën Minerare 10% dhe në momentin fillestar 1% si pasojë e kontratës nga “Faktori R”. 89% do të jenë në dispozicion të kompanisë për mbulimin e kostove të realizuara.
Gjithashtu sipas legjislacionit vendas Kontraktuesi paguan masën 50% të tatimit mbi fitimin e dakortësuar edhe në kontratë.
Në kontratën e nënshkruar investimi minimal ishte parashikuar:
-Periudha e parë e kërkimit ishte parashikuar 8,500,000 dollarë.
-Periudha e dytë e kërkimit ishte parashikuar 8,300,000 dollarë.
-Periudha e tretë e kërkimit ishte parashikuar 8,300,000 dollarë.
Çdo shpenzim duhet të mbulohet nga nafta që do prodhojë të ardhura.
Në deklaratën për shtyp iu kushtua një vemendje e shtuar e “Faktorit R”, i cili thjeshtë mund të shpjegohet si raporti mes të ardhurave kumulative të Kontraktorit me Shpenzimet kumulative të tij. Sipas shkallës së këtij raporti përcaktohen përfitimet mes palëve.
Nëse raporti do të jetë mbi 250% që është pika më e lartë e parashikuar në kontratë shteti shqiptar përfiton maksimumi deri në masën 15% nga marrëveshja për naftën, ndërsa për gazin është 0% në çdo skenar.
Në Nenin 7.6.2 parashikohet se nëse zbulimi do të jetë margjinal nga pikëpamja ekonomike dhe Kontraktori kërkon lehtësira të tjera tatimore për të vazhduar zhvillimin, palët përgjegjëse do të bëjnë përpjekjet më të mira për të patur lehtësi tatimore.
Pra e thënë më thjeshtë më shumë përfitim për Kontraktuesin dhe më pak përfitim për shtetin shqiptar, kjo e parashikuar në marrëveshje.
Në këto kushte ku shifrat mungojnë, ku analiza ekonomike nuk është realizuar dhe ekspertiza zyrtare është e pazbardhur, çdo deklaratë është e nxituar. Marrëveshja e ka të dakortësuar çdo shifër dhe çdo detaj “sipas ecurisë së procesit”.
Shpjegimi i kategorive të “Faktorit R” ⬇️

—-
Autori K.Vjerdha është aktivist i shoqërisë civile, i diplomuar për Financë

Shyqyr o Dita qe i hapet komentet
Sipas Edi Ramës, investimi për zhvillimin e vendburimit të naftës në Shpirag, (nëse do të ketë naftë) parashikohet të jetë 7 miliardë usd. Nëse është kështu dhe nafta e nxjerrë do të shitet me 70 usd për fuçi, atëherë para se Shell Albania t’i nënshtrohet tatimit 50% mbi fitimin, do të duhet të shesë 100 milionë fuçi për të rikuperuar investimin. Deri në atë kohë qeverisë shqiptare do t’i takojë vetëm taksa e rentës minerare, e cila është 10%, ose, 700 milionë përgjatë shumë viteve të investimit. Por duke parë që buxheti i shtetit gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kishte një suficit të panevojshëm prej mbi 500 milionë euro, mund të dalim te shprehja e bukur e popullit tonë trim dhe të mençur: nuk çalon gomari nga veshët.
FAKTORI “R” ESHTE NJE GISHT NE BYTHEN E SHTETIT ENVERIST SHQYPTAR
sepse:
Propaganda e fitorjeve dhe fitimeve me % (Bakers Petroleum: fitimi zero = tatim fitimi zero) eshte e njohur qe nga Koha e Qepes e Enverit qe vazhdimisht krahasonte ekonomine e tij te falimentuar me vitin 1939 dhe qe fitonte cmimin e pare ne Bote per ushqimin kur i kishte telendisur shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu me tollona dhe bunkere dhe ne kete rruge fitorjesh dhe fitimi alla Bankers Petroleum po ecen edhe Rilindja Enveriste qe po perpiqet si Enveri te fshehe hajnine dhe injorancene saj ne drejtimin e shtetit
Po kush jane emrat qe kane bere negociatat sepse une mendoj qe kane qene te pa afte dhe teper injorante Mendoj gjithashtu qe specialistet e duhur qe ne kemi patur me shumice nuk kane mare pjese Keto negoziata duhet te rishikohen perseri nga e para Me sa kuptova fitimi i shtetit eshte shume I vogel Vetem 10% ndersa kontraktori ka phesen e Luanit Po te pakten te jete 50/50 megjithate per jete te flasin specialistet