Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Naftë në Shpirag? Rama: Impakt direkt tek pensionet, sistemi arsimor e shëndetësor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Naftë në Shpirag? Rama: Impakt direkt tek pensionet, sistemi arsimor e shëndetësor
KryesorePolitike

Naftë në Shpirag? Rama: Impakt direkt tek pensionet, sistemi arsimor e shëndetësor

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama duke folur për naftën e gjetur në Shpirag thotë se nëse do ketë sukses do jetë një mbështetje e madhe për qytetarët e Shqipërisë.

Ai thotë se rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. Kjo, pasi taksat do administrohen nga një fond sovran.

Rama tha se në qeverisjet e mëparshme është abuzuar me burimet tona natyrore dhe se më mendjen e qytetarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje.

- Publicitet -

“Për fat të keq, për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, i dimë mirë dhe mos t’i kthehemi historive me AlbPetrol, Patos Marinëz, lloj lloj lidhjesh të errëta. Fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend flas. Burimet kanë qenë modeste të keqpërdorua. Koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, dorëzim i sovranitetit dhe dorëzim i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, tek konsecionarë lloj lloj. Edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar.

Dua të them se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë, duke u gjetur përballë situatash kontraktuale të blinduara, por ama për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale të një niveli ndërkombëtar. Kështu që të gjithë duhet të jenë sot të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe e tij dhe kjo pasuri e madhe do jetë një mbështetje për çdo njërin. Nuk e kam fjalën që do marrë një kovë me naftë, apo lek në dorë, por përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arrestimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Lasgushi says:
    August 23, 2023 at 11:45 am

    Ky kingu Edi,është ai personi që ka 35 vjet që tallet me Enver Hoxhën,i cili,kishte lexuar dhe studiuar dhe insistonte i sigurtë në konkluzionin e ti: Se Shqipëria lundron në naftë.Ai e thoshte këtë dhe insistonte edhe se nuk kishte stdjuar në Institutin e arteve.

    Reply
  • Tironci says:
    August 23, 2023 at 12:49 pm

    Rrespekte nese rriten pensionet deri ne 500 mij lek , hallall pastaj na ngelet te hedhim fonde pa fund per ushtrin te ngrem shkolla ushtarake aviacioni te behemi njelloj si Izraeli ne ballkan , bile shteti duhet te mendoj qe per te gjith shqiptaret qe jan me shkoll te lart me diplloma jasht , flas per fmit e emigranteve te par , shteti ti suvencionoj me apartamente banimi ne tiran ti krijoj kushte qe i gjith truri shqiptar te kthehet ne atdhe nga emigracioni , vetem keshtu i fusim daten europes si komb ne shqiptaret , rrespekte zoti e ndimoft kombin tim dhe shqiptaret kudo qe ndodhen .

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    August 23, 2023 at 12:56 pm

    Pë LLET Edvini
    nga Shpiragu
    Si Sali Serbi
    QOFTELARGU!

    Pas 30 vjetesh
    nga fundi dheut
    i dalim zot
    ish Memedheut!

    Ata qe s’iken
    ngelur pa pune
    dofluturojne
    me presh ne SUMË

    Ne vend te bukes
    ‘nafte’ nga Shpiragu
    miell kafshesh nga Serbia
    na sjell QOFTËLARGU!

    Une me Ballukun
    dhurate SALES
    50 Milion Euro
    impjanti (e pastrimit mutrave)
    ne L A L Ë S!

    E sa per popullin
    tas ‘KOK PALARË’?
    O ‘nga syte kembet’
    o ndryshe VARRË!

    Reply
  • mali says:
    August 23, 2023 at 1:06 pm

    Sikur premtuat qe me tatimet e jashtezakonshme te boseve te energies elektrike do te rritnit pensionet.Tani po beni duva per kete nafte.Edhe sikur te kete (ashtu qofte)te ardhurat e saj rreth 60% I kalojne companies se kerkimit per 20 vjet ,30% companies se shfrytezimit per ? vjet dhe 10% shtetit shqiptar,ku ne kete10% do te fute duart FMN-ja dhe BB shushunja qe kerkojne borxhet +interesat per kaq vite,shtojme borxhet ndaj BE -se,shlyerja e detyrimeve te gjyqeve te humbura c’fare mbetet e ka shteti shqiptar.Prandaj perpara se te vesh pensionistet ne gjume me endra te bukura shpalos kontraten qe ke me kompanine kerkuese dhe shfrytezuese. Keshtu funksionon kapitalizmi shoku Rama:dhenie llogari deri ne qindarken e fundit.Ti nuk e ben dot kete sepse ke educate komuniste:e di partia o popull,ju beni c’fare thote partia.

    Reply
  • Tironsi ZZ says:
    August 23, 2023 at 1:07 pm

    Sidomos sistemin e Arrestimit, do e impaktojë më fuqishëm.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    August 23, 2023 at 3:29 pm

    Kur lexoj Diten on line ndjej nje nostalgji dhimbje. 10 vite me pare, jo vetem te majtet, por edhe shume te djathte, te cilet nuk gjenin veten te e djathta berishiste, mbeshtesnin Ramen ne kete faqe. Sot, edhe per kete rast, Rames i pergjigjem keshtu: Jo o Edi Rama, jo! Jo Shpiragu, por dhe nje det flori i lengshem te shpertheje nuk ngjall shpresa tek ne. Kjo eshte e pa mundur sepse shpresen e njerzve te varfer e atyre ne nevoje e ke futur ne xhepat e te pasurve me tapi. Per kete “arritje”do te mbahesh mend ne histori, sepse nuk ka strukture drejtesie amerikane a europiane qe ta zgjidhe. Si rrjedhoje konsolidove varferine permanente dhe pashpresen ne vazhdimesi

    Reply
  • Sotir says:
    August 23, 2023 at 7:16 pm

    Ndoshta do rriten pensionet që si morëm deri sa na ra bretku në naftë mua dhe shokëve të mi. Ku edhe shpërblimi për naftëtaret u bë selektiv disa ndermarje nuk u kualifikuan. Deri sa Kom panda te certifikoj te she at e debiteve tezervat Ethan që jana teknike qeverrija do mendoj për të gjithë pensionistet. Zoti pastë mëshirë për qeverritë edhe ato që do vijnë . Amin.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    August 24, 2023 at 8:27 am

    Tradhëtarët Shqiptarë e dogjën naftën në Marinës. Për afër 20 vjet digjej në lartësi nafta shqiptare dhe dritën e verdhë e shihnim deri në Durrës. Sollën edhe gjermanët ta shuanin, por edhe gjermanët thanë-Nuk shuhet, se donin dështimin e shqipërisë të gjithë. Mefjithatë Shqipëria mbeti gjallë. Por përgjegjëse për varëfrinë është reaksioni shqiptar që me agjenturat e veta në bashkëpunim me të huajt e dogjën nafrën shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  • Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  • RaBexit!
  • ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  • Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Komentet e Fundit

  1. Toksori on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Nena on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Luan on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. ANA on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?