Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë në një konferencë për mediat, ku kanë folur për naftën në Shpirag, e cila është në një fazë të avancuar dhe i afrohet orës vendimtare.
Rama tha se kjo pasuri nëntokësore mund të ketë një impakt historik në zhvillimin social, por edhe në pozicionim gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.
Kryeministri shtoi se testi përfundimtar për të provuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës do të nisë në tetor dhe do zgjasë për 2-3 muaj, duke shtuar se edhe në skenarin më të keq të parashikuar, sërish përfitimet do të jenë të mëdha.
Rama theksoi se nafta është e cilësisë premium, njëjtë me atë të Arabisë Saudite, ndërsa ka nisur prej viti puna për ngritjen e fondi sovran, i cili nevojitet për administrimin e pasurive natyrore.
Ai tha se të dhëna optimiste kanë ardhur edhe nga eksplorimet në fushën e Dumresë, por atje puna është në një stad fillestar.
Fjala e kryeministrit Rama:
Mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik social, por edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.
Jemi në një fazë shumë të avancuar të një përpjekje prej gati 10 vjetësh dhe në prag të testimit përfundimtar, i cili është i domosdoshëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës.
Kjo do të thotë që rezerva është aty. Pas nje eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondeve. Lajmi interesant është që ende nuk është cekur ujë, i cili është nën rezervën, çka prezymon që rezerva mund të jetë edhe më e thellë.
Informacionet në këtë fazë janë edhe konfidenciale, por lidhen edhe me rezultatin e testit final, i cili përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie sjell përfitime.
Nëse jo, ajo mbetet aty për një kohë tjetër, kur teknologjia mund të avancojë. Kompania SHELL ka përdorur teknologjinë më të fundit.
Paralelisht me përgatitjen për testin, që do të fillojë në tetor dhe rezultatet e testit bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del në sipërfaqe, për çka përdoret një periudhë 2-3 mujore, po përgatitet edhe plani masiv i investimit, për infrastrukturën e nevojshme për nxjerrjen dhe transportimi ne saj.
Nafta e zbuluar është e cilësisë së parë. Hera e parë që ndodh në vendin tonë, sepse burimet e tjera janë burime të një nafte të rëndë, e cila nuk futet në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë më modeste.
Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta në Shpirag e barabartë me naftën Premium i Arabisë Saudite.
Projekti nis me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, shkon deri në 7 miliard euro.
Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz , naft dhe sulfur dhe kjo e treta ka një rëndësi të vecantë sepse krijon një bazë, qoftë për prodhimin e inputeve bujqësore, qoftë edhe për krijimin e produkteve kozmetike.
Ajo që është e rëndësishme të thuhet sot, është se ne prej një viti kemi punuar për ngritjen e një fondi sovran. Ky fond është për administrimin e kësaj pasurie.
Ne jemi në një proces pune konkrete me fondin sovran të Norvegjisë dhe natyrisht që fondi ynë sovran do të ketë një profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar, me parimin etik se kjo pasuri i takon të gjithëve.
Fondi sovran është edhe fond investimesh. Kemi angazhuar të gjithë kontaktet tona me universitetin e Harwardit dhe të tjerë.
Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm i shumëpritur, por jo gjithçka. Sepse ndërkohë në Shqipëri ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë, ku kompania italiane ENI është në punë. Edhe aty kemi të dhëna optimiste, por puna është në një stad me fillestar, sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë.
Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zonë të re të pashfrytëzuar, do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet.
Edhe nëse nisemi nga skenari më i keq, përfitimi sërish është shumë i konsiderueshëm.
Për fat të keq, për shkak të keqadministrimit dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptar është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nga njëra ane në nuk është se kemi pasur ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend. Burimet e shfrytëzuara në vite kanë qenë burime modeste, të keqpërdorura, faktikisht koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, ka qenë dorëzim total i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, por megjithatë edhe kjo pasuri është keq shfrytëzuar.
Ajo që unë dua të them është se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi duke e gjetur përballë situatave të vështira, por ama për këto kërkimet në këtë territor të fushës së burimeve tona natyrore, ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këtë kontrata.
Kështuqë të gjithë duhet të jenë sot në Shqipëri të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe tija dhe do të jetë mbështetje edhe për të.
Kjo pasuri do të impaktojë, pensionet, bilancin e pagesave, sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe do të impaktojë mirëqënien e fëmijëve tanë, sepse ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj.
j.l./ dita

Në datat 21 – 22 Gusht/2023, në Gazetën Telegraf është botuar një shkrimi ku trajtohen mashtrimet e vazhdueshëm që i bënë qeveria Rama bashkë me beniaminët e saj popullit apo gjithë naftëtarëve mbi kërkimet në strukturën e Shpiragut dhe me kontratat e famëshme, plotësisht të dështuara, në vendburimet ekzistuese të naftës dhe gazit, por që në këtë intervistë na i prezantuar ato prapë si më të mirat, të rangut Europian dhe që sipas tyre na rezulton se Shteti Shqiptar fiton shumë nga nafta!
E gjithë kjo propogandë helmuese dhe e turpshme kishte për qëllim fitoren e zgjedhjeve lokale në 14 Maj dhe tërheqjen e vëmendjes së naftëtarëve dhe publikut të gjërë nga vjedhja marramëndëse dhe shkatërrimi i plot për shkak të shfrytëzimit barbar që po bëjnë kompanitë koncesionare fushave ekzistuese naftëgazmbajtëse, nën drejtimin e politikanëve dhe qeveritarëve, të cilët fshihen si “aksionerë” pas tyre, dhe vjedhin gjithë fitimin që del nga prodhimi i rreth 1.5 milion ton naftë bruto/vit. E gjithë kjo naftë dhe gaz janë produkt i punës së specialistëve dhe naftëtarëve tanë, duarartë shqiptarë, në 50 vitet e sistemit të kaluar duke përdorur si investim parat e popullit.
Në këtë shkrim i cili është një analizë faktesh, shumica e deklaruar prej tyre, këtyre mafiozëve dhe të tjerë beniaminë të partive, u jepet përgjigje shteruese mbi propogandën dhe mashtrimet që ata bënë në këtë intervistë, e cila nuk është as e para dhe as e fundit, por që do përsëritet sa herë që qeveria ndodhet në udhëkryq mbi aferat e korrupsionit që e kanë shpërthyes sheshit dhe e kanë mbërthyer atë prej gryke, si dhe sa herë bëhen zgjedhje elektorale apo lokale. Intervishta e plotë e transmetuar në EURONEWS Albania dhe që u botua në Gazetën Tema, gjëndet në linkun: https://www.gazetatema.net/ekonomia/thesari-që-zbuluan-italianët-në-shqipëri-i380385?fbclid=IwAR0jBncbvZufyMaPDi8zhx1Ob9oUip2mazac3JTTSrybFllsoXqwSotlPxg,
Shkrimi është botuar në 3 pjesë, me tituj të ndryshëm dhe gjendet në linket më poshtë:
https://telegraf.al/…/te-vertetat-qe-smbulohen-me…/…
https://telegraf.al/…/dr-inxh-isuf-tushe-shperthimet…/
https://telegraf.al/…/dr-inxh-isuf-tushe-pushtetaret…/
Ju uroj lexim të këndshëm të shkrimit, ku trajtohet një problematikë shumë e gjërë mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e Industrisë e Naftës dhe sidomos e vendburimeve ekzistuese të pasurive natyrore nga klasa politike, nëpërmjet keq-qeverisjeve dhe keq-administrimit të tyre, të cilat janë organizuar me qëllim të caktuar, ku të gjitha qeveritë kanë ndjekur të njëjtin rrugë dhe me të njëjtin objektivë përvehtësimin nga ana e tyre e pasurive kombëtare si të vetmet që të bëjnë të pasur dhe në një kohë të shkurtër.
Specialisti i naftes Eddy. “Sonda ende s’ka cekur uje, qe eshte nen rezerven. Kjo do te thote qe rezerva eshte akoma me thelle”(?!). Kur thoshte Xhaxhi qe aty Ka nafte qeshnin nastradinet. E c’beri Xhaxhi? E shenoi Shpiragun me emrin e vet, qe dmth “ketu Ka nafte”.
Une them t’ja japim ne persorim per 100 vjet investitorit strategjik “Kastrati”. Djale i mire, nuk e ben fjalen dy, i papertuar…
Si nuk na tregoi asnje qeveri se sa para arketon shteti ne vit,nga pasuria minerale kombetare qe na ka fale Zoti Pse kemi shume na coptuan ne shtate shtete.
Edi merre ne dore situaten qysh ne fillim, se po ju le dore te lire hollandezeve na morì lumi. Ndaje qysh tani cila eshte jona dhe cila e tyre, beso por kontrollo vazhdimishte.
Mos harrojme si luajten hollandezet me cmimin e gazit ne Europe gjate pandemise, i levizin cmimet sipas interesit te tyre. Jane tregtaret nr 1 ne Europe.
Plasi ne Kucoveee!
Jepjani investitorit srategjik. Populli nuk fiton asgje, si gjithmone. Shikoni vendet arabe dhe afrikane. Atje ku ka pasuri , versulen tigrat dhe mbjellin lufte, me qellim qe t’ja grabisin lehtesisht…Me mire mos ta kishim gjetur.
EDI RAMA NE MADHESHTINE E INJORANCES SE TIJ BASHKE ME GOCEN E BEQIR BALLUKUT SI ENVERI ME LIPE NACIN.
Nje shkrim nga: intelektuali
Komapnia SHELL ka kohe qe vertitet si “pordha ne breke” ne rajonin e Ballkanit, ne fillim ne Rumani pastaj ne Bullgari per te reklamuar cpimet per gjetjen e gazit “shale” ne thellesi, por ne keto vende i hasi sharra ne gozhde sepse Gjykatat i hodhen poshte kerkesat e SHELL per cpime shkembore ne thellesi, pasi institucionet shkencore ne keto vende e kishin studiuar me pare se keto cpime shkaktonin termete te rreziksheme te zonave ku kryhej cpimi, madje edhe me keq, ne tubacionet e ujit ne qytete dhe fshatra prane zonave te cpimit futej gazi metan dhe nga rubinetat dilte flake dhe zjarr dhe uje per te pire, sic eshte pasqyruar edhe ne nje film horror Holivudi per kete teme.
POR KETO TE LIGA NUK JANE TE GJITHA ZULLUMET QE I VIJNE NATYRES DHE NJERIUT SEPSE CPIMET PER GAZIN “SHALE” NGA THELLESIA NENTOKESORE DO TE SHTOJNE EFEKTIN “SERE” TE NGROHJES GLOBALE
Ja cfare shkruan BBC per kete teme:
“…Të nxjerrë nga shkëmbi përmes një procesi të diskutueshëm “fracking”, disa e përshëndesin gazin e thellesive – “shale gas” si një “gur shkallë” drejt një të ardhmeje me pak karbon dhe një rrugë drejt sigurisë së energjisë. Por studiuesit amerikanë zbuluan se puset e gazit argjilor rrjedhin sasi të konsiderueshme metani, një gaz i fuqishëm serrë. Kjo e bën ndikimin e tij klimatik më keq se gazi konvencional, thonë ata – dhe ndoshta më keq se qymyri gjithashtu. “Krahasuar me qymyrin, gjurma e gazit argjilor është të paktën 20% më e madhe dhe ndoshta më shumë se dy herë më e madhe në horizontin 20-vjeçar dhe është e krahasueshme gjatë 100 viteve,” shkruajnë ata në një punim që do të botohet së shpejti në revistë. Ndryshimet Klimatike. “Ne kemi prodhuar analizën e parë gjithëpërfshirëse të gjurmës së gazit serrë të gazit argjilor,” tha autori kryesor Robert Howarth nga Universiteti Cornell në Itaka, SHBA. “Ne kemi përdorur të dhënat më të mira në dispozicion dhe përfundimi është se gazi argjilor mund të jetë me të vërtetë mjaft i dëmshëm për ngrohjen globale, ka shumë të ngjarë të jetë i keq ose më i keq se qymyri,” tha ai për BBC News. Emetimet e gazeve serrë nga gazi argjilor janë kryesisht për shkak të dy gjërave: dioksidit të karbonit që prodhohet kur gazi digjet dhe metanit që rrjedh gjatë shfrytëzimit të pusit. Shifrat nga qeveria dhe industria amerikane tregojnë se të paktën një e treta më shumë rrjedh metan nga nxjerrja e gazit argjilor sesa nga puset konvencionale – dhe ndoshta më shumë se dy herë më shumë. Nxjerrja e gazit përfshin një sekuencë komplekse procesesh duke përfshirë shpimin poshtë dhe më pas anash përgjatë një shtrati argjilor, plasaritjen e shkëmbit me presion hidraulik ose shpërthime (fraking), vendosjen e prizave në bosht dhe më pas “shpimin” e këtyre prizave. Qymyri, në të kundërt, shoqërohet me një çlirim shumë më të vogël të metanit gjatë minierave; por djegia e tij prodhon rreth dy herë më shumë CO2 sesa djegia e gazit natyror. Molekula për molekulë, metani është një gaz serrë shumë më i fuqishëm se CO2; por zgjat për një kohë shumë më të shkurtër në atmosferë. Shifrat nga ky ekip kërkimor tregojnë se gjatë një periudhe 20-vjeçare, ndikimi neto i ngrohjes së përdorimit të gazit shist argjilor është më i keq se qymyri – dhe, ndoshta më e habitshme, se gazi konvencional mund të jetë më i keq se qymyri gjithashtu. Gjatë një harku kohor 100-vjeçar, gazi konvencional është pothuajse me siguri më i mirë se qymyri – por gazi shist argjilor mund të jetë më i keq. Numrat e saktë varen më së shumti nga nivelet e rrjedhjeve. Grupi i Dr Howarth përdori vlerësimet e “praktikës më të mirë”; Prandaj, në botën reale, rrjedhjet dhe ndikimi i klimës mund të jenë edhe më të këqija. “Askush nuk e di me siguri se deri në çfarë mase industria përdor praktikat më të mira; dhe për fat të keq, të paktën në SHBA, industria nuk dëshiron që qeveria apo publiku ta dinë,” tha ai. “Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka propozuar rregulla që do t’i kërkonin industrisë të raportojë emetimet e metanit, por disa kompani kanë paditur EPA në përpjekje për të parandaluar një raportim të tillë.” Me emetimet e gazeve serrë që rifillojnë rritjen e tyre ndërsa shoqëritë dalin nga recesioni, dhe me rritjen e përdorimit të karburanteve fosile me një ritëm më të shpejtë absolut sesa burimet e rinovueshme, disa analistë dhe madje edhe aktivistë të klimës kanë shfrytëzuar opsionin e zgjerimit të përdorimit të gazit si një “karburant kalimtar”. në rrugën nga djegia e qymyrit me karbon të lartë në alternativat me karbon të ulët. Analiza e re e SHBA sugjeron se kjo mund të mos jetë një strategji e arsyeshme, duke pasur parasysh se gjurmët totale të karbonit duket më e madhe – veçanërisht nëse gazi vjen nga formacionet e argjilës…”
Populli thote nje fjale te mencur:perpara se te shesesh lekuren duhet te vrasesh ariun ne fillim.Belinda nuk na thote sa eshte borxhi ndaj FMN -se,BB ,europes dhe shteteve te tjera + interesin vjetor.Ata nje qindarke nuk te lene te futesh ne xhep ne rast se del nafte me Shpirag.Ata jane me te gezuar kur te dale nafte.Ata jane shushunja per kombet.
“Peshku ne det, tigani ne zjarr.”
Neser gazeta DITA do hape faqen e pare me titullin: “A DO TE BEHEN SHEIKET E BALLKANIT SHQIPTARET ?”
HAHA