Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: National Geographic: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > National Geographic: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën
Kuriozitete

National Geographic: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Published: March 9, 2024
Shpërndaje

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë dhe prestigjozja National Geographic i ka kushtuar një artikull minierës së Bulqizës, si një ndër depozitat me sasi të konsiderueshme të kësaj lënde.

Zbulimi i një sasie të madhe hidrogjeni thellë në një minierë shqiptare ka bërë që studiuesit t`i futen kërkimeve për më shumë gaz të bllokuar nën Tokë.

Puna gjeologjike në terren ndodh në të shumtën e herëve në vende të rrezikshme, që nga shpatet e vullkaneve shpërthyese e deri tek thellësitë e humnerës së ftohtë të Antarktidës. E megjithatë, priret të mos ndodhin në brendësi të minierave që shpërthejnë.

- Publicitet -

Pikërisht në një vend të tillë shkoi një ekip shkencëtarësh për të eksploruar: miniera e kromit në Bulqizë në Shqipëri, në verilindje të kryeqytetit Tiranë.

Dhe në vend që të kërkonin për minerale të çmueshme apo dhe formacione të ndryshme shkëmbore, ata po hulumtonin për shkakun e këtyre shpërthimeve: gaz hidrogjen i pastër – një burim energjie ky i rinovueshëm i aftë për të transformuar botën.

Ashtu sikurse është raportuar në një studim të fundit në revistën Science, ekipi arriti të gjente gazin. Thellë nën Tokë, ata hasën në një pishinë të vogël që vlonte si xhakuzi. “Gazi ishte vërtet intensiv”, thotë Bardhyl Muceku, një gjeolog i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe një prej autorëve që kanë marrë pjesë në studim. Rreth 84% e gazit ishte hidrogjen dhe ky ishte vetëm një nga vend-derdhjet në minierën e Bulqizës, që në total, nxirrte të paktën 200 tonë hidrogjen në vit.

Bota është vetëm disa vite larg të qenit të aftë për të nxjerrë vëllime domethënëse të gazit natyror të hidrogjenit nga Toka me efikasitet. Gjëja e parë që duhet të bëhet, është që këto rezervuarë të gjenden.

“Kemi shumë punë përpara për t`u bërë”, thotë Geoffrey Ellis, një gjeokimist i naftës në Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së. Zbulimet si Bulqiza janë arsye për t`u mbushur me optimizëm se mund të ketë mjaftueshëm hidrogjen të bllokuar nën  tokë për të fuqizuar planetin.

Rritja e hidrogjenit

Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në kozmos, por është vështirë të gjendet në Tokë. Kur nuk lidhet me përbërës të tjerë, mbetet thjesht një gaz pa ngjyrë që i pëlqen të arratiset drejt qiellit. Ky konsiderohet një turp, pasi nëse ne do ta kapnim atë, do të na ndihmonte në kalimin e ngrohjes pa nevojën e karburanteve fosile.

“Mund të përdoret si një rezervë energjie me karbon të ulët”, thotë Katriona Edlmann, një eksperte e gjeoenergjisë në Universitetin e Edingburgut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

“Mund ta djegësh atë dhe ai thjesht prodhon ujë. Ose mund të përdoret në qelizat e karburantit dhe prodhon elektricitet. Gjithashtu mund të shpërndahet në të njëjtat mënyra si gaz natyror”.

Për njerëzimin nuk është e paditur se hidrogjeni ka dalë prej planetit Tokë prej shekujsh. “Ne kemi qenë në dijeni të rrjedhjes së hidrogjenit për mijëra vjet”, thotë Edlmann, “dhe xhepa të vegjël të mbushur me gaz mund të gjenden në të gjithë globin”.

Gazi i hidrogjenit, si një molekulë, është i vogël, i lehtë dhe difuziv, e për këtë arsye sipas shkencëtarëve çdo depo e nëntokës ka rrjedhur në hapësirë prej shumë kohësh.

Industria e naftës gjithashtu nuk ka qenë në kërkim të hidrogjenit. “Ata nuk kanë qenë të intersuar, nuk ishte ajo që kërkonin, dhe shpesh në kërkimet e tyre për depozitat e naftës apo të gazit metan, nuk e kanë raportuar praninë e hidrogjenit në raportet e kompanisë,” thotë Ellis.

Sot, hidrogjeni përdoret si një burim i vogël energjie elektrike, por çfarë është e rëndësishme është fakti që ai duhet të prodhohet. Ka një sërë mënyrash për ta bërë këtë që nga përdorimi i energjisë diellore për ta ndarë hidrogjenin nga molekulat e ujit, tek përdorimi i avullit për nxjerrjen e hidrogjenit nga gazi metan.

Por këto metoda ose janë tepër të shtrenjta, ose të përiruar për të lëshuar gazra serë, ose dhe të dyja. “Hidrogjeni i lirë është hapi kryesor drejt një ekonomie hidrogjeni”, thotë Ali Hassanpouryouzband, një shkencëtar i energjisë në Universitetin e Edinburgut.

Në një botë ideale, gazi i pastër i hidrogjenit i nxjerrë nga nëntoka do të ishte mënyra më ekonomike për të marrë substancën e vlefshme. Por kjo botë dukej prej kohësh imagjinare, deri kur në vitin 2012, u gjet në Mali një rezervuar i konsiderueshëm i gazit hidrogjen. Që prej atëherë janë gjetur hsumë xhepa hidrogjeni, duke përfshirë disa në Europë apo Amerikën Latine.

Tani, fakti që gazi i hidrogjenit nuk mund të bllokohet nën tokë, “nuk duket shumë i justifikuar”, thotë Ellis.

Gjuetarët e hidrogjenit

Por, ku tjetër mund të jetë burgosur hidrogjeni? Kërkuesit nuk mund të dalin thjeshtë në mënyrë rastësore për të kërkuar për të. Fillimisht, ata kërkojnë për të dhëna se ku prodhohet, pra duhet të dinë se si e bën Toka.

Edhe pse dihet se janë disa mikrobe ato që prodhojnë gazin, gjuetarët e hidrogjenit priren të përqëndrohen tek prodhuesit gjeologjikë. Shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur ose magnez në prani të ujit, i cili mund të prodhojë hidrogjen. Rrezatimi natyror që buron nga shkëmbinj të caktuar gjithashtu mund të ndajë ujin për të farkëtuar hidrogjen.

Miniera e Bulqizës në Shqipëri ishte një objektiv kryesor për hulumtuesit për dy arsye kryesore. Së pari, prehet në një shtrat të lashtë deti që daton që nga koha e dinosaurëve, që është i mbushur me lëngje dhe shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur, duke e bërë atë një fabrikë premtuese hidrogjeni.

Dhe e dyta, ai ka shpërthyer në disa raste, në  vitin 2011, 2017 apo dhe 2023. Ky gaz u raportua fillimisht në vitin 1992, por edhe pas disa shpërthimeve të para, mendohej se fajtori për këtë ishte metani.

“Në fillim të këtyre incidenteve as nuk e mendonim se ishte hidrogjen”, thotë Muceku. Edhe pse u zbuluan sasi metani nga shkencëtarët në Bulqizë, pjesa më e madhe e gazit që dilte ishte hidrogjen. Me një minimum prej 200 tonësh në vit, ky është një nga derdhjet më pjellore të hidrogjenit të gjetura ndonjëherë.

Optimizëm për të ardhmen e Hidrogjenit

Megjithatë gjuetarët e hidrogjenit nuk kënaqen më kaq. Ekipi i Mucekut vlerëson se miniera përmban gjithsej 5000 deri në 50 mijë ton avull të paqëndrueshëm. Depo me miliona ton gaz hidrogjeni janë të burgosura dhe po kërkohen nga hulumtuesit e fokusuar në energji.

I rëndësishëm këtu është fakti që ky gaz nuk shpërbëhej nga reaksionet gjeologjike të padobishme. “Ky akumulim duhet të ishte formuar gjatë një periudhe dhjetëra mijëra vjeçare,” thotë Ellis.

Ndërsa Muceku shpjegon se kur miniera u pre në thellësi, hidrogjeni filloi të arratisej dhe të shkaktonte shpërthime aksidentale. Gërmimet duket se kanë çarë çatinë e një rezervuari të fshehur.

Pllakat e zhvarrosura në fund të detit ishin gjithmonë objektiva me prioritet të lartë për gjuetarëët e gazit të hidrogjenit, por ky studim ka nënvizuar një nocion të ri, se ndoshta kemi të bëjmë me fillimet e një epoke të re, që energji hidrogjeni mund  të gjenten në lloje të ngjashme të sarkofagëve tektonikë në të gjithë botën.

Historia sapo ka filluar të shkruhet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    March 9, 2024 at 7:42 pm

    oo Milet!
    Genjen Qy,,Genjejne Ata.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 9, 2024 at 8:03 pm

    Edhe mund te genjejne, por edhe s’mund te genjejne se autori i ketij studimit eshte Robin George Andrews, autor i dhjetra studimeve te botuara ne NYT (New York Times).

    https://www.nytimes.com/by/robin-george-andrews

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 9, 2024 at 8:20 pm

    khëëë khëëëëë (kollitje)

    Reply
  • ROÇKA PE KORÇE says:
    March 10, 2024 at 2:05 pm

    edhe ky do kete fatin si te shpiragut

    Reply
  • intelektuali says:
    March 10, 2024 at 2:59 pm

    o gazeta DITA:

    Per here te trete po publikoni nje GOMARLLEK qe ju turperon ju si media serioze, por edhe ne si popull shqyptar. Po si e maten dallkauket sasine 50 mije ton te hidrogjenit te Bulqizes kur ai H2 ne kushte atmosferike ka nje peshe specifike 0,08 kg/m3 qe do te thote se volumi i hidrogjenit poshte Bulqizes duhet te jete:

    50’000’000 kg : 0,08 kg/m3 = 625 milione m3

    Po kjo mund te matet me atmosferen e Tokes eshte si ka mundesi hidrogjeni poshte Bulqizes te jete ne permsa te tilla gjigande sa do te duhej Rusia e Putinit me Siberine per ta strehuar kete hidrogjen famoz shqyptar? Po c’jane keto llogje budalli qe shkruani o gazeta DITA se duken si qyfyre pa dogane. Pesha e hidrogjenit matet me tone kur ai lengezohet ne impiante te posacme ne temperaturen – 253 grade celzius, ndryshe te tjerat jane llogje budali per injorante dhe katunare dru me pre qe duhet t’i besojne propagandes se Partise. Po keto llogjet idiote qe dalin nga goja e shkencetareve cfare jane?

    “…Mund të përdoret si një rezervë energjie me karbon të ulët”, thotë Katriona Edlmann, një eksperte e gjeoenergjisë në Universitetin e Edingburgut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim. Ku eshte karboni te hidrogjeni qe kur digjet me oksigjenin prodhon vetem uje? Si mund ta shperndash hidrogjenin si gaz natyror kur ai eshte 10 here me i lehte se metani dhe e vetmja menyre deri tani efektive per transportin e hidrogjenit kryhet duke e lengezuar ne – 253 grade celzius dhe mbyllur si leng ne termuse te posacme per te shkuar deri tek konsumatori ne kete gjendje Gjithashtu mund të shpërndahet në të njëjtat mënyra si gaz natyror”. Ne France jane zbuluar rezerva shume me te medha hidrogjeni natyral se te Bulqizes, por deri tani nuk eshte gjetur nje teknollogji efektive per ta perftuar, depozituar dhe shperndare tek konsumatori dhe megjithe vlerat e larta si karburant i se ardhmes do te duhet te kalojne vite derisa te zbulohet nje teknollogji efikase te perdorimin e tij dhe kjo nuk e pengon Edi Ramen qe ne vend te investoje parate per projekte idiote mund te hape rrugen e hidrogjenit te Bulqizes qe eshte me me leverdi per te ardhmen

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 10, 2024 at 3:17 pm

    Nje tjeter merak…nese kjo eshte e vertete, pra qe kjo sasi ekziston nen token e bulqizakeve, a ka rreziqe gjate nxjerrjes se sasise se gazit te kete lekundje sizmike aty apo me gjere, si rreshqitje dheu e te tjera gjera te ngjashme..?! Se ay vakuum nen toke nuk do rrije vakuum de..??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Komentet e Fundit

  1. demo on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  3. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  5. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?