Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NATO-ja duhet “të vdesë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > NATO-ja duhet “të vdesë”
Lajmi i funditopinion

NATO-ja duhet “të vdesë”

Published: May 27, 2026
Shpërndaje

Nga Yanis Varoufakis

Disa pretendojnë se kërcënimet me të cilat përballet Evropa sot, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës, mund të krijojnë një shtysë drejt bashkimit politik që as kriza e euros dhe as pandemia nuk arritën ta prodhonin. E drejtë apo e gabuar, një gjë mbetet e qartë: një bashkim mbrojtës funksional kërkon bashkim politik dhe ekzistenca e NATO-s është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këtë synim.

Ideja e një Bashkimi Evropian të Mbrojtjes po fiton gjithnjë e më shumë terren në mbarë Evropën. Por për sa kohë që NATO-ja vazhdon të dominojë arkitekturën e sigurisë evropiane, perspektiva për ndërtimin e një bashkimi mbrojtës efektiv do të mbetet e paarritshme. Për t’u bërë sovrane në çështjet e mbrojtjes (dhe më gjerë), Evropa duhet ta ndërpresë NATO-n – një perspektivë po aq e pamundur sa edhe e domosdoshme.

- Publicitet -

Mark Rutte, ish-kryeministri holandez që sot mban postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, së fundmi la të kuptohej një të vërtetë që shkaktoi reagime të forta në mbarë Evropën. Ai e përshkroi aleancën jo thjesht si mburojë mbrojtëse të Evropës, por si “…një platformë për Shtetet e Bashkuara për të projektuar fuqinë në skenën botërore”, dhe se “përdorimi i aseteve kyçe këtu në Evropë” është “thelbësor edhe për suksesin e kësaj fushate amerikano-izraelite” në Iran.

Rutte ka të drejtë. NATO-ja është një bazë e avancuar për luftëra që Evropa nuk i ka zgjedhur, kundër kundërshtarëve që Evropa nuk i ka, në shërbim të ambicieve globale të një fuqie që gjithnjë e më shumë është në kundërshtim me interesat dhe vlerat e Evropës. Udhëheqësit evropianë gjithmonë e kanë ditur se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte një martesë mes të pabarabartësh, por ata e pranuan këtë në këmbim të premtimit të sigurisë.

Tani që angazhimi i SHBA-së për sigurinë evropiane është në dyshim, Rutte po ngjan si një figurë e vetmuar që vazhdon të mbrojë një marrëveshje që e mban Evropën të lidhur pas “perandorisë amerikane”. Edhe mes atlantistëve evropianë, besimi se NATO-ja do të kthehet automatikisht në “normalitetin e saj” pasi Donald Trump të largohet nga pushteti po zbehet (edhe pse shumë ngadalë).

Pranimi i përhershëm i tekave të SHBA-së nuk përbën një strategji evropiane të mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, edhe evropianët më konservatorë e pranojnë se NATO-ja pa SHBA-në do të ishte si një biçikletë pa drejtues. Kjo është arsyeja pse thirrjet për një Bashkim Evropian të Mbrojtjes, më së shpeshti një koalicion i shteteve të gatshme i krijuar përmes procedurës së bashkëpunimit të zgjeruar të BE-së dhe që përfshin Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, po shtohen.

Por aty qëndron problemi. Për sa kohë NATO-ja vazhdon të ekzistojë, një alternativë e qëndrueshme evropiane është e pamundur.

Një Bashkim Evropian i Mbrojtjes që funksionon siç duhet kërkon përgjigje të qarta për katër pyetje të vështira: Kush i jep urdhrat për armët e Evropës? Kush emeton borxhin e përbashkët të nevojshëm për t’i paguar ato? Si shpërndahen shpenzimet përkatëse midis “kampionëve kombëtarë” të industrisë së mbrojtjes në shtetet anëtare? Dhe, jo më pak e rëndësishmja, kush do t’u japë urdhër evropianëve me uniformë të vrasin dhe të vriten?

Përgjigje të arsyeshme për këto pyetje nuk mund të jenë ndërqeveritare dhe as NATO-ja nuk mund t’i ofrojë ato. Parakushti që Evropa të ndërtojë një union të saj të mbrojtjes është një bashkim politik, i një lloji që arkitektët e bashkimit monetar e shmangën me vetëdije.

Disa argumentojnë se kërcënimet ekzistenciale me të cilat përballet Evropa sot, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës, mund të krijojnë një moment të ri shtyse drejt bashkimit politik, të cilin as kriza e euros dhe as pandemia nuk arritën ta prodhonin. E drejtë apo e gabuar, një gjë është e qartë: një bashkim funksional mbrojtjeje kërkon bashkim politik, dhe vazhdimësia e NATO-s është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të.

Për brezin e Luftës së Ftohtë, nënshtrimi i mbrojtjes së Evropës ndaj prioriteteve të SHBA-së kishte kuptim. Elitat amerikane dhe ato të Evropës Perëndimore ishin të lidhura nga një frikë reale dhe ekzistenciale ndaj Bashkimit Sovjetik, si dhe nga një mekanizëm financiar që, në vitet 1950 dhe 1960, e ktheu Evropën në ricikluesen e tepricave amerikane. Edhe pasi tepricat amerikane u zëvendësuan nga deficite të mëdha, Evropa vazhdoi t’i rikthente tepricat e saj në dollarë drejt SHBA-së: amerikanët blinin makina gjermane dhe çanta luksoze franceze, ndërsa evropianët i përdornin ato dollarë për të blerë borxh amerikan, aksione dhe pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë, Muri i Berlinit ra. Bashkimi Sovjetik u kthye në një relikte muzeale, ndërsa Rusia e Boris Yeltsin nuk kërkonte asgjë më shumë sesa të bëhej pjesë e Perëndimit, përfshirë edhe NATO-n. SHBA-ja nuk e kishte më frikë Rusinë. Ajo që filloi ta frikësonte SHBA-në ishte një afrim i tepruar mes Gjermanisë dhe Rusisë, i cili mund të vinte në pikëpyetje hegjemoninë e saj mbi Evropën.

Industria gjermane funksiononte mbi gazin rus. Por eksportet gjermane mbështeteshin mbi deficitet amerikane, duke i dhënë SHBA-së levën e nevojshme për të garantuar pranimin e Gjermanisë ndaj politikës së saj me dy kahe, që synonte të pengonte integrimin e Rusisë në Evropë. Ajo e varfëroi qëllimisht shoqërinë ruse dhe zgjeroi NATO-n drejt lindjes, duke krijuar kështu kushtet ideale për ngritjen e një figure si Vladimir Putin.

Ndërsa NATO-ja zgjerohej drejt lindjes, elita të reja në pushtet – në vendet baltike, por edhe në Poloni dhe sot në Finlandë – zbuluan se mund të ushtronin një ndikim shumë më të madh brenda BE-së duke u shndërruar në përfaqësuesit më të zellshëm të zgjerimit amerikan. Papritur, Evropa, përveç ndarjes veri-jug (që ndan Gjermaninë dhe Holandën me surplus nga Greqia, Italia dhe Spanja me deficit), shtoi edhe një ndarje të re mes “hiper-aktiviteteve” lindore dhe moderimit perëndimor, ku secila palë e tërhiqte BE-në në drejtime të ndryshme.

Edhe nëse SHBA-ja nuk kishte interes të ndante Evropën për ta sunduar atë, NATO-ja i amplifikoi forcat centrifugale që e bënë të pamundur formësimin e bashkimit politik evropian – dhe, rrjedhimisht, edhe të çdo bashkimi efektiv të mbrojtjes. Prandaj Evropa duhet të largohet nga NATO-ja – jo sepse Rusia është miqësore (nuk është), dhe as sepse Amerika është e ligë (është thjesht perandorake). Por Evropa duhet të largohet nga NATO-ja sepse një aleancë që shërben si platformë që SHBA-ja të rpojektojë fuqinë e saj në skenën botërore do të vazhdojë gjithmonë të favorizojë mjaft aktorë evropianë brenda saj, duke penguar konsolidimin dhe sovranitetin e Evropës.

Njëherë kam dëgjuar shkrimtaren irlandeze Edna O’Brien të thotë se “shkatërrimi i një zemre është një proces i ngadaltë dhe i fshehtë, që maskohet si detyrë.” E njëjta gjë vlen edhe për shkatërrimin e një kontinenti. Sa herë që një lider evropian shkon në Uashington dhe përkulet para Zyrës Ovale, dëmi thellohet – ngadalë, në heshtje, dhe gjithmonë i maskuar si detyrë.

Botuar nga Project Syndicate me titullin “NATO Must Die”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Reuters says:
    May 27, 2026 at 9:34 am

    NATO ka vdekur, ajo qe po ngurrojne ti bejne eshte ti varin njoftimin ne shtylle!

    Reply
    • TANJUG says:
      May 27, 2026 at 2:53 pm

      … Meqë Nato na vdiq, atëherë Kosova duhet ti kthehet Serbisë… Ti si thua? Né populi i lavdisəm Serb (serbski Narod) ishim vittima të NATO-s.
      Zzzzzzzzzzzzzzz

      Reply
  • tfgs says:
    May 27, 2026 at 10:37 am

    greket nuk shquhen per mend por per pabesi

    Reply
  • majtisti says:
    May 27, 2026 at 10:44 am

    Varufakis është një nga fillozofët majtistë më të njohur të kohës sonë.

    Reply
    • Qerratai says:
      May 27, 2026 at 2:48 pm

      …por ai gjithmonë ka shkruar me të djathtën…

      Reply
  • Anonymous says:
    May 27, 2026 at 10:46 am

    Analize e shkelqyer, por a jane te gatshem burokratet e sahanlepiretit evropiane ta ndermarrin kete hap? Pak muaj me pare u diskutua per dedikimin e 5% te buxhetit te shteteve evropiane per riarmatimin e kontinentit, por faktikisht, rezultoi ne nje fluske sapuni, sepse qeverite e djathta, pro-putiniane Evropiane, vune shkopinj neper rrota…Dhe sot eshte lene ne harrese…

    Reply
    • Anonymous says:
      May 27, 2026 at 4:07 pm

      N

      Reply
  • Ana says:
    May 27, 2026 at 11:33 am

    Secili ka mendimin e vet,por per ne,nese bashkepunojme sic duhet per te miren tone, faktori Amerikan eshte i pazevendesueshem sepse interesat tona ne politiken e jashtme perkojne natyrisht.Nga ana tjeter cdo organizate shumevjecare ka nevoje per riperteritje,por jo rrenim.

    Reply
  • Vuk Karaxhic baba i Lexhendes says:
    May 27, 2026 at 3:34 pm

    Ki Varufackis si duket i paska perla ca Rubla nga Putanka dhe ben ptopigande filo ruse.
    Greek bastard. Keta mezi i mbledh amerikani se perndryshe Varua do ishte njitash Varufakiç. Mut greku, bythcpuma e Elenes, kurves me te madhe ne histori….

    Reply
    • Remo says:
      May 28, 2026 at 11:19 am

      Ngele ti me kete Lab konspiracionistin nga stanet e Kurveleshit, te gjykosh njeren nga mendjet me brillante te Europes si Yanis Varoufakis dhe Rusine…te mbushur me mllefe per fqinjet e cdo mendje te lire njerezore…hajt kapu tek Vuk Karaxhic te shkarkosh dufin, dhe Lexhenda, do vazhdoje te ta fuse, po ti mendon se e ka nga gjaku “serb”, kur ai te ka thene se eshte turk Safi…..o sa mjerane mban ajo toke….

      Reply
  • Pjer Thomas says:
    May 27, 2026 at 9:10 pm

    o ju pjerdhsha ne kaptin, ate qe une e kam thone para 30 vjetesh, ky arvanitasi ne greqi, po e thote tani,

    Reply
  • demo says:
    May 28, 2026 at 12:55 am

    Ky Robert Papa qe punon dhe jeton ne SHBA me kenaq mua.Nuk le Podkast te ketij pa pare.Ky thote,qe gazeta Washington examiner paska shkrojtur,se Rama eshte kryeministri me i korruptuar ne Europe dhe nuk meriton te hyje ne BE.

    Reply
    • Dashi says:
      May 30, 2026 at 4:04 pm

      Po sigurisht që kënaqen tru peshqit si puna jote o demo , Robert Papa është gazetari , gënjeshtari , shpifës më i madh nga gjithë gazetarët e botës . Ty të bashkon me të’ , ideali anti Ramë . Ky shumë “i ditur” gazetar , e ka “arrestuar” nja 10 herë Ramën nga FBI-ja amerikane , ka shpikur rrëmbimin e Ramës si Maduro i Venezuelës , para se Rama të shkonte vizitë te Trumpi , që sipas këtij hajvani gazetar , sapo të zbriste nga avioni , Rama do të arrestohej . Të gjitha këto e të tjera akoma , i ke te Syri i Berishëve çdo natë o demo në lidhje direkte me këtë Papën , por hë për hë , sipas tij FBI e ka shtyrë arrestimin . E habitshme o demo , sa të pëlqejnë gënjeshtrat , shpifjet , mashtrimet , mjafton të jenë kundër Ramës dhe qeverisë , edhe pse ti e di shumë mirë që janë të tilla , po që të argëtojnë shumë . O pika plakut , që I ka ngrënë farat fare .

      Reply
  • Labi says:
    May 28, 2026 at 7:57 am

    O (Yanis Varoufakis) nga e ke origjinen ti maratoromak qe na bje lajme te helmuara
    Mos vall je gje vlleh çoban egjyptian turk sllav apo far e jingistanit

    Gjithmon lajmet per popullin shqiptar duhet te jen vetem helem
    Ky esh plani agjenturor I rusoturqve popujve te fes otmanorthodoksian

    Sa te paguaj qe te kan heq titullin nga zotri ne (qirje qe qiqiris)

    Shko e gjej parardhsit e tu dhe lere NATO se ka kush merret me ta se nuk u krijua te Shkatrrohej nga ata agjentet si puna jote dhe te vrisnin sa tmundnin shqiptar ntrojet veta

    Dhe thuaj ati qe te paguan njihje sa me shpejt Dardanin

    Shqiptar mos lexoni asnje lajem se te gjitha lajmet jan te kontrolluara ne tgjitha gazetat apo rrjetet sociale

    Mos merrni asnjegje per baz se vetem shkatrrim shperqendrim stress mosbesim mbjellin kta qenerit

    Reply
  • Berlin says:
    June 1, 2026 at 8:26 am

    Avranitasi Varoufakis peprara se te shrkuaj duhet ti studioj pak me teper situatat ekonomike politike ne EU e perendim e gjetke, te pakten ato aktuale. Nga ana tjeter cdo njeri ka mendimin e vet. Une personalisht pritja pak me teper nga ky artikull.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?