Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare
AktualitetKulture

Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni i Përhershëm i Trashëgimisë Kulturore shprehën ngushëllimet për familjen, të afërmit, komunitetin akademik dhe bashkëpunëtorët e tij, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të akademik Rizës si një humbje të madhe për shkencën dhe kulturën shqiptare.

Emin Riza lindi më 3 korrik 1937 në Shkodër. Me një karriere të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, ai dha një kontribut të spikatur në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale të Shqipërisë.

- Publicitet -

Ndër veprat e tij më të rëndësishme renditen monografia “Qyteti-Muze i Gjirokastrës” (1980), një studim themelor mbi arkitekturën dhe vlerat e qytetit historik, si edhe “Banesa shqiptare me qoshk” (2018), botuar nga Akademia e Shkencave, ku trajtohen tipologjia dhe vlerat arkitektonike të banesave tradicionale shqiptare.

Akademik Riza ishte autor i 16 monografive, pesë prej tyre në bashkautorësi, si dhe i 134 artikujve shkencorë të botuar në revista të specializuara, mes të cilave “Studia Albanica”, “Arkitektura popullore shqiptare” dhe “Monumentet”. Në këto botime ai analizoi tipologjitë e banesave popullore, strukturat tradicionale të ndërtimit dhe trashëgiminë e qyteteve historike shqiptare.

Ai drejtoi gjithashtu si kryeredaktor revistat “Studia Albanica” dhe “Monumentet”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e studimeve mbi trashëgiminë kulturore. Akademik Riza ishte ndër nismëtarët e Ligjit “Për trashëgiminë kulturore” dhe kryesoi grupin e punës për përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO, proces që çoi në përfshirjen e tyre në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Për veprimtarinë dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, Emin Riza u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe i Beratit.

Homazhet do të mbahen sot në ambientet e agjencisë funerale Alba 2000, pranë Medresesë. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 16:00, në varrezat e Tufinës.

Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbet një prej personaliteteve më të rëndësishme të fushës së monumenteve dhe trashëgimisë kulturore, ndërsa vepra e tij do të mbetet një referencë e çmuar për brezat e studiuesve dhe për kujtesën historike të vendit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?