Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare në një spital jashtë Shqipërisë.
Zeneli i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij shërbimit publik, politikës dhe diplomacisë shqiptare. I diplomuar në Drejtësi, Zeneli ka punuar fillimisht si përkthyes i gjuhës gjermane, përpara se të angazhohej në gazetari dhe analizën e politikës së jashtme.
Pas vitit 1991, ai u përfshi në politikë, duke mbajtur detyrën e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste.
Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për dy legjislatura dhe shërbeu gjithashtu si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.
Zeneli shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani gjatë viteve 1998–2002 dhe më pas në Greqi, në periudhën 2002–2005.
n.s. / dita

Eeee ka pas Personalitete me shkolle,me kulture PSja.U katandis te Bylyku Zegjineve. I perjashtoi klowni Cirkut.
Ngushellime Familjes!
Ngushellime per Bashkim Zenelin, shume gjena, iku i ri , luftoi dhe punoi per nje jet me te mire njerzore. Nuk e njifja nga afer, por lexoja shkrimet e tij dhe me benin pershtipje, sepse buronin nga dashuria dhe shpirti i mire per njerzit, per vendin dhe paqen . Kontributi i tij i rralle dhe shume pozitiv.
I paharuar qofte. Ngushellime familjes.