Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta në moshën 116-vjeçare gruaja më e vjetër në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndahet nga jeta në moshën 116-vjeçare gruaja më e vjetër në botë
AktualitetKuriozitete

Ndahet nga jeta në moshën 116-vjeçare gruaja më e vjetër në botë

Published: May 1, 2025
Shpërndaje

Bota ka humbur personin më të vjetër.

Murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare, në qytetin Porto Alegre të Brazilit, ku jetonte në një shtëpi të Motrave Teresiane, komuniteti fetar i cili e shoqëroi gjatë gjithë jetës së saj.

E lindur më 8 qershor 1908 në shtetin Rio Grande do Sul, Motra Inah u bë murgeshë në të 20-at dhe ia atribuoi jetëgjatësinë e saj besimit tek Zoti, duke deklaruar se “Ai është sekreti i jetës”.

- Publicitet -

Ajo ishte bekuar nga Papa Françesku në vitin 2018 dhe njihej për karakterin e saj të qetë, humorin e mirë dhe dashurinë për futbollin.

E apasionuar pas ekipit brazilian Sport Club Internacional, ajo festonte çdo vit ditëlindjen me një tortë në formën e stadiumit të ekipit të saj të zemrës, ndërsa në ditëlindjen e 116-të u shfaq e veshur me shallin e Internacional.

Klubi sportiv postoi një mesazh ngushëllimi, duke e përshkruar jetën e saj si të mbushur me mirësi, besim dhe dashuri për sportin, shkruan BBC.

Sipas të afërmve dhe murgeshave që e shoqëruan, Inah nuk kishte vuajtur nga sëmundje serioze dhe ruajti shëndetin e saj deri në fund, pavarësisht vështirësive me shikimin dhe dëgjimin në vitet e fundit.

Ajo kishte kryer vetëm një ndërhyrje kirurgjikale në jetën e saj, një operacion katarakti në moshën 106 vjeçare.

Jetesa e saj ishte e rregullt dhe e disiplinuar.

“Zgjohej, hante, lutej dhe flinte në të njëjtën kohë çdo ditë”, tha familja e saj për mediat braziliane.

Pas ndarjes nga jeta të Motrës Inah, titulli i personit më të vjetër të gjallë në botë i kalon 115-vjeçares Ethel Caterham nga Surrey, Angli.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness
  • Ka ekzistuar vend me emrin Dogerland?
  • Tedi Blushi dhe Belind Këlliçi përplasen me policinë
  • PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg
  • FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave

Komentet e Fundit

  1. Sivi on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  2. Miri on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  3. Ana on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  4. Felix on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  5. Kokpalari 21 janarit on PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?