Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-Zv/kryeministri, Abdyl Xhaja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-Zv/kryeministri, Abdyl Xhaja
AktualitetKronike

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-Zv/kryeministri, Abdyl Xhaja

Published: July 26, 2025
Shpërndaje

Ish-Zv/kryeministri dhe ish-deputeti i PD Abdyl Xhaja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Xhaja mësohet se ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. Xhaja dha një kontribut të madh në zhvillimin industrial dhe energjetik të vendit.

Ai gjithashtu la pas një kontribut edhe në politikë.

- Publicitet -

Abdyl Xhaja lindi më 13 mars 1943 në Elbasan dhe përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965, duke u diplomuar si ekonomist për industri.

Ai në fillimet e tij profesionale shërbeu si ekonomist në ndërmarrje të ndryshme industriale.

Më vonë ai u angazhua në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ku mbajti pozicione të rëndësishme drejtuese.

Në fillim të viteve ’90, Xhaja shërbeu si Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Zëvendëskryeministër dhe më pas Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës në disa qeveri gjatë viteve 1991–1997.

Si pjesë e Partisë Demokratike, ai u zgjodh deputet në vitin 1996 dhe ishte anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike. Pas vitit 1997 vijoi të kontribuonte në fushën e ekonomisë si këshilltar pranë unionit të investitorëve të huaj dhe më vonë pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

Xhaja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i shtetit të Oklahomës në SHBA – një vlerësim i rrallë për një qytetar shqiptar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  • “Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri” – Britania kërkon të dërgojë një familje siriane në Tiranë
  • Ministri izraelit, me lavde të forta për Ramën: Nga më të mirët në botë
  • Pesë muaj në pritje për trajtimin në QSUT: Aparatura në pikëpyetje, pacientët orientohen drejt Fierit

Komentet e Fundit

  1. demo on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  2. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  5. Hani ju , hani on Marta Kos: Ndryshimet e Kosovës në Ligjin për Specialen, të papranueshme për BE-në

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?