Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, Irani jashtë nga Botërori i Peshëngritjes, Federata: Ju mbeteni vend komunist!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, Irani jashtë nga Botërori i Peshëngritjes, Federata: Ju mbeteni vend komunist!
KryesoreSport

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, Irani jashtë nga Botërori i Peshëngritjes, Federata: Ju mbeteni vend komunist!

Published: April 2, 2023
Shpërndaje

Shërbimi Informativ Shtetëror ka ndërhyrë ashpër që të përjashtojë Kombëtaren e Iranit që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj që u zhvillua në Shqipëri, eveniment që uli siparin më 1 prill në qytetin e Durrësit. Kërkesa për të mos pajisur me viza shqiptare iranianët, ka ndezur ndërkohë debate të ashpra në distancë mes federatave në Tiranë dhe Teheran.

750 sportistë dhe stafet e tyre nga 45 shtete të botës ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet ndërkombëtar të rinjsh, që Shqipëria prej dy vitesh po organizon, duke u bërë pjesë e axhendës ndërkombëtare të këtij sporti. Ky eveniment erdhi pas Europianit të të rinjve dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Botërore (IWF), që u zhvillua në Tiranë vitin e shkuar. Në kuadër të marrjes së masave për organizimin e këtyre aktiviteteve, ku shumë vende pjesëmarrëse kanë nevojë të pajisen me viza, Federata Shqiptare e Peshëngritjes (FSHP), bashkëpunon me autoritetet vendore, si Ministria e Jashtme apo edhe Agjencitë e Inteligjencës. Por ndryshe nga herët e tjera, në eventin e fundit ka pasur një refuzim që nuk kishte ndodhur më parë.

Agjentët e Shërbimit Informativ janë paraqitur pranë zyrave të FSHP-së për të komunikuar edhe gojarisht refuzimin e 38 sportistëve dhe trajnerëve dhe stafeve të përfaqësueses së Iranit.

- Publicitet -

Ky ekip kombëtar nuk është lejuar të pajiset me viza për t’u futur në territorin e Republikës së Shqipërisë. Dhe Irani nuk mori pjesë në kampionatin botëror që u zhvillua në Durrës.

Aktivite të tilla, ku pjesëmarrësit vijnë me shpenzimet e tyre, janë një burim i konsiderueshëm të ardhurash për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.

Konfidencialisht për “Gazetën Si”, burime pranë FSHP-së bënë të ditur, se është tentuar disa herë nga autoritetet që të lejohej ekipi i Iranit. Për këtë ka pasur një kërkesë nga Federata Botërore e Peshëngritjes, e cila në qytetin e Durrësit gjatë organizimit të Botërorit, zhvilloi edhe mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv.

Por autoritetet e sigurisë në Shqipëri ishin të prera në qëndrimin e tyre.

Tentativat e dështuara për të gjetur një rrugëzgjidhje kanë krijuar një valë të tensionuar komunikimesh mes FSHP-së dhe Federatës Iraniane të Peshëngritjes, e cila ka përfunduar me acarimin e palës iraniane, ku mes të tjerash në emailin e fundit, pasi kanë kuptuar se përpjekjet ishin të kota, shkruanin: “Ju mbeteni një vend komunist…”

Si pasojë, veç Rusisë dhe Bjellorusisë, dy kombëtare të pezulluara nga të gjitha federatat ndërkombëtare sportive për shkak të luftës ndaj Ukrainës, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me Iranin që nga muaji shtator i vitit të shkuar, solli edhe përjashtimin e përfaqësueses së Iranit nga Botërori i Peshëngritjes që u zhvillua në Shqipëri. / Gazeta Si

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj
  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?