Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Me shqiptarët jemi një fytyrë, një racë”, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Me shqiptarët jemi një fytyrë, një racë”, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos
BoteKryesore

“Me shqiptarët jemi një fytyrë, një racë”, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos

Published: May 31, 2023
Shpërndaje

Politikani i njohur grek dhe një prej themeluesve të Pasok-ut, Theodoros Pangalos, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij.

I lindur në Elefsinë më 17 gusht 1938, biri i gjeneralit të Forcave Ajrore Georgios Pagalos, i cili shërbeu si Zëvendës Shefi i Forcave Ajrore, ai ishte dhe nipi i gjeneralit dhe diktatorit me emër Theodoros D. Pagalos.

Studioi drejtësi dhe financë në Universitetin e Athinës dhe me bursë nga qeveria franceze, në vitin 1973 u doktorua në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Parisit 1 (Panthéon-Sorbonne).

- Publicitet -

Që në moshë të re, Pangalos u përfshi në lëvizjet studentore dhe më pas ka marrë pjesë në luftën kundër diktaturës dhe në vitin 1968 regjimi diktatorial i hoqi edhe shtetësinë greke, të cilën e rifitoi pas rënies së juntës ushtarake në vitin 1974.

Ai ishte gjithashtu anëtar themelues i Lëvizjes Rinore Demokratike “Grigoris Lambrakis”, si dhe i organizatës së majtë “Rezistenca Demokratike Studentore”, ndërsa ishte aktiv edhe në Partinë Komuniste Greke. Për herë të parë u zgjodh deputet i Atikës në vitin 1981 me PASOK-un dhe që atëherë u zgjodh në të gjitha garat elektorale në të cilat kandidoi.

Ka qenë zëvendësministër i Tregtisë (1982), zëvendësministër i Jashtëm për Çështjet e Komunitetit Evropian (1984), zëvendësministër i Jashtëm (1985-1989), përfaqësues i Parlamentit Grek në Këshillin e Evropës (1989-1993), ministër i Transportit dhe Komunikimit (1994).

Theodhoros Pangalos ishte ministër i Jashtëm i Greqisë në mandatin e Kostas Simitis (22 Janar 1996 – 19 Shkurt 1999), si dhe zëvendësministër i Jashtëm për disa mandate në vazhdim në gjithë periudhën (5 qershor 1985 – 8 korrik 1994), periudhë kur Pangalos ka ushtruar tepër vëmendje në marrëdhëniet me Shqipërinë. Madje, gjatë vizitës në Shqipëri kishte deklaruar në median vendase se me shqiptarët jemi “una faccia una razza”, që do të thotë “një fytyrë, një racë”.

Më 6 tetor 2009 u betua si zëvendëskryeministër deri në maj 2012, kur u tërhoq nga aktiviteti politik.Ai është autor i shumë artikujve dhe librave të ndryshëm për globalizmin, politikën e Jashtme, të Majtën ,çështjeve europiane etj.

Theodhoros Pangalos ishte gjithashtu njohës i gjuhës dhe kulturës arvanitase duke deklaruar hapur prejardhjen e tij prej arvanitasve të Atikës, ndërsa ka qenë shpeshherë objekt i reagimeve të ndryshme pas komenteve të tij negative për turqit, çështjes së udhëheqësit kurd Oçalan apo lëvizjes së të indinjuarve në vitet e krizës ekonomike greke pas vitit 2010.

Mbahet mend nga të gjithë edhe pas shumë vitesh komenti i tij në një studio televizive për falimentimin e Greqisë, kur deklaroi «Të gjithë bashkë , politikanë e qytetarë i hëngrëm lekët e vendit».

Ai ishte i martuar me Christina Christofakis dhe baba i pesë fëmijëve.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina pësojnë rënie
  • Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  • 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  • Horoskopi 19 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet në dashuri dhe punë

Komentet e Fundit

  1. K R on 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  2. niko kalemi on Kush fitoi në Londër?
  3. nastradini on Drejtësi apo gjeopolitikë?
  4. Mollosi on Loja e gjerë e Hagës
  5. Hajdutllëku, korrupsioni,morali, plagjiatura, dorëheqja on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?