Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndodh për herë të parë në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton pro shkarkimit të kryetarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ndodh për herë të parë në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton pro shkarkimit të kryetarit
BoteKryesore

Ndodh për herë të parë në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton pro shkarkimit të kryetarit

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi për shkarkimin e kryetarit të saj, Kevin McCarthy. Është hera e parë në historinë e vendit që shkarkohet kreu i Dhomës së Përfaqësuesve.

216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër. Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane të zotit McCarthy.

Gaetz, një republikan i vijës së ashpër, e kishte akuzuar zotin McCarthy se nuk kishte bërë sa ç’duhej për të shkurtuar shpenzimet federale. Për shkak të epërsisë së lehtë republikane ndaj demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, mjaftonte vota kundër e vetëm një numri të vogël republikanësh, së bashku me ato të demokratëve për të shkarkuar zotin McCarthy.

- Publicitet -

Shumica e republikanëve votuan për të mbajtur McCarthy në detyrë.

“Mendohuni mirë përpara se të na zhytni në kaos, sepse ai do të jetë rezultati nëse e lëmë atë post të zbrazët”, i paralajmëroi ligjvënësi Tom Cole kolegët e tij republikanë në debatin në sallën e Kongresit të martën.

Gaetz u kundërpërgjigj:

“Unë nuk mendoj se votimi kundër Kevin McCarthy-t është kaos. Mendoj se 33 trilionë dollarë borxh është kaos. Mendoj se përballja me një deficit vjetor prej 2.2 trilion dollarësh është kaos”.

Disa republikanë kishin shprehur gjithashtu pakënaqësinë në lidhje me një marrëveshje që zoti McCarthy kishte arritur me Presidentin Joe Biden në fillim të këtij viti për të kufizuar nivelet e shpenzimeve në këmbim të rritjes së tavanit të borxhit.

“Shumë prej nesh i ishin lutur në mënyrë të përsëritur kryetarit, që të përdorte kërkesën për ngritjen e tavanit të borxhit për të nxitur shkurtimet e shpenzimeve dhe reformat. Përkundrazi, ai negocioi një rritje të pakufizuar të tavanit të borxhit,” tha ligjvënësi republikan Bob Good në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve të martën, duke u kërkuar kolegëve të tij të votonin për shkarkimin e McCarthy.

Është hera e parë në Shtetet e Bashkuara që një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve shkarkohet nga posti.

“Po të numëroja se sa herë dikush ka dashur të më shkarkojë, do isha larguar shumë kohë më parë”, u tha McCarthy gazetarëve të martën në mëngjes.

Shkarkimi i McCarthy nga posti i kryetarit në thelb paralizon aktivitetin legjislativ në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa ajo përballet me një tjetër afat për mbylljen e qeverisë më 17 nëntor nëse Kongresi nuk voton për zgjatjet e afatit.

Shtëpia e Bardhë tha se shpreson që Dhoma të lëvizë me shpejtësi për të zgjedhur kryetarin e ri, në një post që është i dyti në radhë në hierarkinë politike në Shtetet e Bashkuara pas atij të presidentit dhe nënpresidentit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?