Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndodhet 15 metra nën tokë! Çfarë ndodh në bankën e gjakut në Izrael?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ndodhet 15 metra nën tokë! Çfarë ndodh në bankën e gjakut në Izrael?
BoteLajmi i fundit

Ndodhet 15 metra nën tokë! Çfarë ndodh në bankën e gjakut në Izrael?

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

 

Disa orë pasi militantët e grupit palestinez Hamas kanë kryer sulme në jug të Izraelit, më 7 tetor, një bankë e re e nëntokësore gjaku, i është përveshur punës.

Punëtorët i kanë bartur pajisjet në një bunker nëntokësor dhe kanë nisur të shpëtojnë jetë.

- Publicitet -

Qendra për Shërbime të Gjakut Marcus në Ramlla, afër Tel Avivit, ishte planifikuar të hapej brenda ditësh, mirëpo kur më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael nga sulmet e Hamasit, planifikimet kanë ndryshuar.

“Është bërë shumë e qartë që duhet të veprojmë sipas planit të luftës, sepse ashtu ka qenë momenti”, ka thënë mjekja Eilat Shinar, drejtore e divizionit Magen David Adom – shërbimit izraelit për emergjenca mjekësore, sëmundje dhe ambulancë.

E ndërtuar 15 metra nën tokë, kjo qendër në vlerë të 135 milionë eurove është e mbrojtur prej raketave, sulmeve kimike dhe tërmeteve, për të siguruar se gjaku do të jetë gati kur të ketë më së shumti nevojë për të.

Shiner ka thënë se qendra ka dhuruar dhjetëra mijëra doza gjaku në ditët e para pas sulmeve të Hamasit.

“Ne kemi punuar shumë për ta furnizuar me gjak secilin që ka pasur nevojë. Ne kemi pasur shumë të plagosur dhe na është dashur t’i trajtojmë”.

Banka paraprake e gjakut, e cila është ndërtuar në vitet ’80, nuk ka pasur kapacitet që t’i përmbushë nevojat në periudha lufte dhe është ekspozuar – ndonëse jo dëmtuar – në konfliktet paraprake, ka thënë qendra.

Pas luftës së tretë të Izraelit kundër Hamasit, më 2014, kur raketat kanë arritur në Tel Aviv dhe qytete tjera të mëdha, diskutimet kanë nisur për nevojën e krijimit të një qendre më të sigurt.

Qendra e re ka kapacitet për të ruajtur pothuajse dyfishin e sasisë së gjakut të qendrës paraprake – gjysmë milioni doza në krahasim me 270.000 – dhe ka procesuar më shumë gjak sesa që është ruajtur ndonjëherë në rezervat izraelite.

“E kemi kuptuar që pasi raketat janë nisur shumë afër qendrës, çdo pjesë tjetër mund të shënjestrohet”, ka thënë Moshe Noyovich, inxhinier i projektit dhe përfaqësues në Izrael për Miqtë Amerikanë të Magen David Adom, që e ka financuar së pari qendrën.

Në të kaluarën, secilën herë që raketat janë nisur drejt Izraelit, ekipi i ka bartur pajisjet në bunker për të vazhduar punën. Tani ata punojnë pa u penguar, ka thënë ai.

Qendra e re 51.000 metra katrorë proceson gjithë gjakun e dhuruar në Izrael.

Ajo e ka qendrën transportuese, një laborator molekular, sistemin e filtrimit të ajrit që i mundëson stafit të punojë edhe në rast të ndonjë lufte kimike apo biologjike, dhe një dhomë të sigurt 300 metra katrorë, e cila mbron kundër kërcënimeve më të rrezikshme me raketa.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin në Gazë.

Hamasi, grupi militant islamik, ka bërë thirrje për shkatërrim të Izraelit.

Teksa ushtria izraelite avancon më thellë në Rripin e Gazës, qendra është duke u përgatitur për rritje të numrit të viktimave që mund të kenë nevojë për transfuzion.

Prej nisjes së luftës, mijëra njerëz kanë pritur me orë në rend për të dhuruar gjak.

Në fillim të tetorit, qendra i ka pranuar 5.000 doza gjaku brenda ditës – pesë herë më shumë sesa zakonisht, kanë thënë pjesëtarë të stafit.

Dhuruesit idealë të gjakut janë ata me grupin O, i cili mund t’iu dhurohet të gjithë njerëzve edhe me grupe tjera gjaku.

Sapo të dhurohet, gjaku transferohet në spitale dhe i jepet ushtrisë izraelite për t’i trajtuar ushtarët e plagosur në fushëbetejë.

“Përgjatë luftës, gjaku është pjesë e procesit të ringjalljes dhe ideja është që të kemi rezerva, të mund të dhurojmë gjak sapo të kërkohet”, ka thënë Guillemette Thomas, nga organizata ndërkombëtare Mjekët pa Kufij. \Rel\

 

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?