Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndrenika, fiqshitësi dhe shoqëria e frustruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ndrenika, fiqshitësi dhe shoqëria e frustruar
Lajmi i funditopinion

Ndrenika, fiqshitësi dhe shoqëria e frustruar

Published: May 10, 2026
Shpërndaje

Av. Genc Llakaj

Para pak ditësh, në sallën e Gjykatës Administrative në Tiranë, u shfaq një figurë e madhe e artit shqiptar: Robert Ndrenika. Një aktor që për dekada i ka dhënë shpirt skenës, teatrit, filmit dhe kujtesës kolektive të shqiptarëve. Ndrenika takoi Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, sot nën akuzë për korrupsion, pastrim parash etj. Mu duk të ishte një gjest njerëzor, një takim i thjeshtë, ndoshta miqësor, ndoshta prindëror, ndoshta emocional. Por ajo që më bëri përshtypje, më pas, ishte reagimi brutal në rrjetet sociale, madje tronditës: shpërtheu një valë paragjykimi, urrejtjeje dhe linçimi publik ndaj aktorit të madh!

Pse një shoqëri duhet të bëhet kaq hakmarrëse, kaq mosmirënjohëse dhe kaq mediokre sa të kryqëzojë një ikonë të kulturës vetëm për një shtrëngim duarsh apo një përqafim njerëzor? Çfarë krimi kreu i madhi Robert Ndrenika? A humbet një artist madhështinë e tij sepse nuk sillet sipas oreksit të turmës? Apo mos ndoshta problemi ynë si shoqëri nuk është tek Ndrenika, por tek mënyra se si ne kemi ndërtuar një kulturë paragjykuese?!

- Publicitet -

Në Shqipëri, fatkeqësisht, njerëzit paragjykohen para se të gjykohen nga ligji. Ne kemi trashëguar një psikologji kolektive të dënimit publik, ndoshta edhe nga e shkuara e errët e komunizmit. Mjafton një akuzë dhe individi trajtohet menjëherë si fajtor. Harrojmë një nga parimet më themelore të qytetërimit demokratik: prezumimin e pafajësisë. Në fund të fundit kush e ka vendosur se Erion Veliaj është fajtor? Opinioni publik? Facebook-u? Komentuesit anonimë? Apo do ta vendosë drejtësia shqiptare me një vendim të formës së prerë?

Në një shtet ligjor, askush nuk është fajtor pa një vendim përfundimtar të gjykatës (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 30; Kodi i Procedurës Penale, neni 4; Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, neni 6). Ky nuk është opinion imi, por parim themelor i së drejtës penale dhe standard universal i shtetit të së drejtës.

Në një proces gjyqësor ekzistojnë palët procedurale të përcaktuara qartë nga ligji: pala akuzuese, pala e akuzuar dhe gjykata si organ i pavarur dhe i paanshëm që vendos midis tyre. As media, as opinioni publik, as aktorët politikë nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojnë funksionin e gjykatës. Kur kjo ndodh, ne dalim nga logjika e shtetit të së drejtës dhe hyjmë në një territor të rrezikshëm ku krijohet iluzioni i një “gjykimi popullor”. Në këto kushte, shoqëria rrezikon të shndërrohet në një republikë prokurorësh, ku çdo qytetar merr rolin e akuzuesit, duke cenuar rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke deformuar thelbin e sistemit të drejtësisë penale në një shtet demokratik.

Madje, ky qëndrim publik, i cili nuk dihet nëse është i organizuar apo spontan, por që shpesh vjen nga një turmë njerëzish të frustruar, të pamenduar thellësisht ose me trashëgimi morale e ideologjike të rrezikshme, krijon një presion të drejtpërdrejtë mbi sistemin e drejtësisë. Në këtë mënyrë, rrezikojmë të intimidojmë gjykatën, duke e zhvendosur vendimmarrjen e saj nga bindja e brendshme, provat dhe faktet, drejt ndikimit të opinionit publik. Kjo është një deformim i rëndë i drejtësisë dhe një rrezik serioz për çdo sistem që pretendon të jetë i pavarur dhe demokratik.

Robert Ndrenika nuk bëri asgjë tjetër veçse takoi një njeri që juridikisht deri sot mbetet i pafajshëm deri në provën e kundërt. Madje edhe po të ishte fajtor nesër, përgjegjësia penale është individuale dhe personale. Nuk dënohen miqtë, familjarët, artistët apo njerëzit që kanë pasur marrëdhënie njerëzore me të. Përndryshe, ne nuk po ndërtojmë një republikë demokratike, por një shoqëri primitive të turmës dhe epokës së gurit!

Ja pra pse shoqëria shqiptare ka një problem të madh moral: dëshirën për të parë tjetrin të rrëzuar. Ne nuk luftojmë fenomenin, por individin. Nuk kërkojmë reformim të sistemit, por sakrificë publike individuale. Nuk na intereson korrupsioni si plagë strukturore; na intereson spektakli i dënimit. Kjo është tragjike dhe madje edhe komike!

Në këtë kuptim, duhet theksuar me qartësi juridike dhe etike se ky shkrim nuk synon në asnjë rrethanë mbrojtjen e një individi të akuzuar. Në optikën e së drejtës penale dhe të mendimit juridik modern, individi si subjekt procedural është i rëndësishëm vetëm në raport me përgjegjësinë e tij ligjore, e cila duhet të provohet dhe, nëse provohet, të sjellë pasoja të përcaktuara me ligj.

Por qëllimi i drejtësisë nuk është hakmarrja, por rikthimi i rendit juridik të cenuar. Nëse ekziston dëm i shkaktuar ndaj interesit publik, zgjidhja racionale dhe juridikisht më e qëndrueshme nuk është domosdoshmërisht izolimi penal si qëllim në vetvete, por rikuperimi i dëmit dhe kthimi i pasurisë së përfituar padrejtësisht në favor të qytetarëve. Në këtë kuptim, edhe nga pikëpamja ekonomike, paraburgimi apo burgimi i zgjatur përbën një barrë të drejtpërdrejtë për taksapaguesit, ndërsa drejtësia moderne synon efikasitet, proporcionalitet dhe riparim të dëmit, jo prodhim të kostove të reja shoqërore.

Siç ka thënë Aristoteli: “drejtësia nuk është thjesht ndëshkim, por ekuilibër dhe rend i rikthyer”. Dhe në të njëjtën linjë mendimi, Montesquieu theksonte se “drejtësia që nuk është e matur, pushon së qeni drejtësi dhe bëhet instrument frike”. Prandaj, çështja nuk është individi, por fenomeni: a po ndërtojmë një sistem që korrigjon dëmin, apo një kulturë që kërkon viktima për t’u ndjerë e qetësuar?

Nëse dikush ka abuzuar me pushtetin apo ka përfituar padrejtësisht nga taksat e shqiptarëve, atëherë drejtësia duhet të veprojë me prova, me ligj dhe me vendim gjyqësor. Pasuria e paligjshme duhet konfiskuar, dëmi duhet rikuperuar dhe sistemi duhet reformuar. Por çfarë fitojmë ne si shoqëri nga urrejtja patologjike ndaj individit? Çfarë fitojmë nëse një njeri mbahet në paraburgim pafundësisht vetëm për të kënaqur etjen emocionale të turmës?

Përkundrazi, humbasim.

Humbasim financiarisht, sepse çdo i paraburgosur mbahet me taksat e qytetarëve shqiptarë. Humbasim moralisht, sepse normalizojmë urrejtjen. Humbasim juridikisht, sepse relativizojmë të drejtat e njeriut. Dhe mbi të gjitha, humbasim si qytetërim, sepse mësohemi të dënojmë pa gjyq, nga turma.

Po sikur nesër një pjesë e këtyre njerëzve të shpallen të pafajshëm? Kush do ta mbajë përgjegjësinë morale për linçimin publik? Kush do t’ua rikthejë dinjitetin? Sepse demokracia nuk matet nga mënyra si trajtojmë të fortët kur janë në pushtet, por nga mënyra si trajtojmë njerëzit kur bien nga pushteti.

Madje as burgimi në shoqëritë moderne nuk duhet të jetë institucion hakmarrjeje, por rehabilitimi. Drejtësia nuk duhet të ushqejë instinktin primitiv të turmës, por të mbrojë standardet humane të qytetërimit. Ndryshe, ne thjesht zëvendësojmë padrejtësinë e vjetër komuniste me një padrejtësi të re “demokratike”.

Historia shqiptare është plot me figura që i kemi “vrarë për së gjalli”. Paragjykimi është arma e inferioritetit dhe e padijes. Njeriu i lirë mendon; turma vetëm reagon instinktivisht.

Dhe pikërisht për këtë arsye, sulmi ndaj Robert Ndrenikës është shumë më tepër sesa një debat për Erion Veliajn. Është një pasqyrë e krizës sonë morale si shoqëri.

Në fund të ditës unë nuk di nëse Erion Veliaj i ka shitur apo ka blerë fiq, por një gjë e kam të sigurt, se Robert Ndrenika është pasuri kombëtare dhe si i tillë u takon gjithë shqiptarëve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
43 Comments
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    May 10, 2026 at 6:56 pm

    Jam pak a shume mosha e Robert Ndrenikes.Shqiperia do shpetoje kur brezi jone te largohet nga kjo jete.Sistemi qe kaluam krijoi “Njeriun e ri”,servil,spiun,frikacak deri ne peshtirosie,aritem deri aty sa thoshim”marte Enveri nga ditet e femijeve tane”Artistet ishin fytyra,shpirti,komisaret e kriminales parti.Me servilizmin e peshtirosur ndaj nje ish kryetar bashkie te burgosur, (fajtor apo jo) tregoi se artistet te kallepit allakomunist, mbeten bij besnik te memes parti,ose me keq akoma, bythlepires te pushtetit.Vleresimin e artistik le ta bejne jurite,vleresimin njerezor e ben shoqeria. Artisti dhe karakteri nuk kane lidhie,shpesh artistet me lojen e tyre artistike arijne te mbulojne cenet karakteriale.Nje artist me fame boterore, ne prak te vdekies e pyeten,çfare merak te mbeti nga kjo bote ai tha “a lash emer ne kete bote” po i thane je artist me fame boterore, jo tha “A lash emer si njeri.”

    Reply
    • i indinjuari says:
      May 10, 2026 at 10:47 pm

      Ti qe vendos myslymanizmin e ortodoksizmin ketu , kur tjeter çeshtje diskutohet e tjeter shkruan autori, qenke nje mut mut muti me soje e sorollop. Kaq kisha. Nuk behi njerez ju qofshe i vjeter e qofshe i ri. Dhe s’je vetem se toka mban ne siperfaqe shume gjallesa edhe si ti, por dhe brenda ne varre futen gjarperinjte. Si jeni katandisur ne kete forme ?!

      Reply
      • Të rrimë shtrebër, por të flasim drejt. says:
        May 12, 2026 at 4:14 am

        Një artist pensionist duhet të ishte në krye të protestave kundër korrupsionit, vjedhjes , mashtrimit të Veliajt dhe qeverisë së tij se sa të shkojë në sallën e gjyqit të tij dhe ta puthi në ballë apo bythë, duke i dhënë energji dhe të drejtë korrupsionit të Veliajt që mgjth është në burg, bizneset e korrupsionit të tij vazhdojnë pa mëshirë.
        Robert Ndrenika , me veprimin që bëri duke i ngritur moralin një të korruptuari dhe krimineli të popullit( ky është dënimi që i ka dhënë atij gjyqi nga populli),
        dhe pështyu e mohoi popullin e tij, duhet të gjykohet nga Spaaaaaku dhe pikë. Llafet e tjera , të pinjollëve të tij , nuk e rregullojnë apo mbrojnë R. Ndrenikën dhe poshtërojnë zhgënjimin e një populli fukara, aq më tepër të shokëve të tij pensionist me 100 euro pension.
        Pse nuk doli ai të mbrojë këto pensionistë?

        Reply
    • Av. Genc Llakaj says:
      May 11, 2026 at 6:55 am

      E kuptoj zhgënjimin ndaj sistemit të kaluar, por nuk besoj se është e drejtë të dënojmë një brez të tërë apo çdo artist të asaj kohe si “servil” apo “komisar”. Historia nuk është bardh e zi. Shumë njerëz jetuan mes frikës, kompromisit dhe mbijetesës.

      Edhe Robert Ndrenika mund të kritikohet për një qëndrim apo deklaratë, por kjo nuk na jep të drejtën t’i mohojmë kontributin artistik dhe dinjitetin njerëzor. Demokracia nuk provohet duke adhuruar ata që mendojnë si ne, por duke ruajtur masën edhe ndaj atyre me të cilët nuk biem dakord.

      Në fund, një shoqëri nuk shpëton duke mallkuar brezat e vet, por duke nxjerrë mësime nga historia pa humbur drejtësinë dhe humanizmin.

      Reply
  • Albi_I says:
    May 10, 2026 at 7:07 pm

    Besoj qe autori, me gjithe deshiren e mire, duhet te kuptoje dy gjera qe publiku i kupton qarte pavaresisht reagimit:

    E para, ata aktore nuk kane asnje arsye per te qene aty pervecse per te shlyer qoka qe Veliaj mund tu kete bere. Dhe qokat jane bere me parate e publikut, jo me pensionin e mamit te Veliajt. Pra publiku revoltohet sepse sheh qe parate e tij nuk jane perdorur per nje qytet me te mire, po per te blere ndere personale.

    E dyta, urrejtja ndaj Veliajt eshte dicka universale, qe bashkon te majte e te djathte, te zhgenjeyr nga politika e ata qe votojne per partite e reja. Nje njeri qe urrehet kaq shume, mos valle ua ka nxire pak jeten njerezve?! Besoj qe ata qe ndertojne pallate e pastaj botojne gazeta, kete inat duhet te fillojne ta kuptojne nje dite.

    Reply
    • Av. Genc Llakaj says:
      May 11, 2026 at 6:53 am

      E kuptoj zhgënjimin ndaj sistemit të kaluar, por nuk besoj se është e drejtë të dënojmë një brez të tërë apo çdo artist të asaj kohe si “servil” apo “komisar”. Historia nuk është bardh e zi. Shumë njerëz jetuan mes frikës, kompromisit dhe mbijetesës.

      Edhe Robert Ndrenika mund të kritikohet për një qëndrim apo deklaratë, por kjo nuk na jep të drejtën t’i mohojmë kontributin artistik dhe dinjitetin njerëzor. Demokracia nuk provohet duke adhuruar ata që mendojnë si ne, por duke ruajtur masën edhe ndaj atyre me të cilët nuk biem dakord.

      Në fund, një shoqëri nuk shpëton duke mallkuar brezat e vet, por duke nxjerrë mësime nga historia pa humbur drejtësinë dhe humanizmin.

      Reply
    • Av Genc Llakaj says:
      May 11, 2026 at 7:02 am

      I nderuar zotëri, e kuptoj zemërimin tuaj ndaj politikës dhe mënyrës si janë përdorur shpesh fondet publike, por unë nuk besoj se urrejtja kolektive mund të shërbejë si provë morale apo penale ndaj askujt. Një njeri nuk bëhet automatikisht fajtor vetëm sepse është bërë figurë e papëlqyer publike. Po ashtu, nuk më duket e drejtë që çdo artist apo aktor të etiketohet si “shlyerës qokash” vetëm pse ka zgjedhur të jetë pranë një figure politike. Unë besoj se në një shoqëri demokratike njerëzit duhen gjykuar me prova, me ligj dhe me arsye, jo me emocionin e turmës apo me nivelin e urrejtjes që prodhon politika.

      Reply
      • Aldrin says:
        May 11, 2026 at 2:40 pm

        Cfare derdellit mor ti? Cfare kupton ti me “urrejte Publike”?
        Cpune ka “urrejta me proven penale”?
        Ne burg nuk ndodhet Roberti, por Erjoni.
        Perse i ngaterron keto dy fakte te ndryshme?
        Opinioni personal apo publik nuk eshte i ndaluar.
        Ashtu si Roberti ka te drejte te thote e te bej ate qe mendon, ashtu kane te gjithe te drejten te thone ate qe mendojne.
        Kush je ti qe kerkon te ndryshosh apo te denosh moralisht mendimin qytetar?
        Asnje nuk ka kerkuar te denohet Roberti per puthjen.
        Por denohet akti i shemtuar i sherbimit ndaj Krimit dhe Korrupsionit.
        Per mua, vete Roberti duhet te hetohet per ndryshimin e Qendrimit Publik ndaj Teatrit.
        A mori Euro ROberti qe te dilte Pro prishjes se Teatrit?
        Parate publike jane ato, o Av. Gent Llakaj
        NEse ka ngjyer Doren Roberti, eshte dhe ky fajtor, dhe meriton denim.
        Ketu duhet te nisi procedura ndaj Robertit, jo nga shfaqja publike me puthje.
        Keto puthje jane Akte te shemtuara morali, eshte pasqyra ku Figura e Robertit del e shtremberuar, me RObertin e meparshem qe nuk donte te rrezohej Teatri.
        Marrja e lekeve eshte Akt Penal.
        Dhe, nuk ka perjashtim nga Ligji asnje, dhe sikur Roberti apo Erjoni te jene ata qe e shkelin.
        Kjo eshte nisma e Rivendosjes se Rendit Publik, dhe korigjimin e Demit te qindra milionave te vjedhura nga Erjoni &Co.

        Reply
  • Zdromsi says:
    May 10, 2026 at 7:09 pm

    O avokat ke memorie te shkurter ose ke gelltitur luge çorbe keshtu qe mos gjyko njerezit.
    Njerezit reaguan se Ndrenika kaperceu ylberin per Teatrin.
    Ne ate kohe u ofrua martir tek pragu i Teatrit per ta mbrojtur; pastaj braktisi njerezit duke dhene bekimin per prishjen dhe dje, po me te njejtin talent aktrimi maetiri u ofrua te bente burgun per prishesin e atij Teatri.
    Nuk eshte frustrim. Eshte neveri. Ndjenjë njerëzore.

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      May 11, 2026 at 8:52 am

      KY ARTIKULL DUHET TË LEXOHET E ZBATOHET NGA SHPIFSIT BOTROR NGA 1992,KU NË SHQIPËRI PO ZBATOHET KANUNI I LEKËS-HAKMARRJS-GJAKMARRJES,KU DERI SOT JAN VRAR MBI 22.000, VETËM NË TROPOJË MBI 200.
      -KJO FRYMË HAKMARRSE U KULTIVUA NGA 1 NJERI,NDOSE KOMUNIST..MORI URËN E ZJARRIT NDËR DHËMBË PËR TË SHKATRRUAR MBI 540 ND/JE PRODHUESE,PËR TË LARGUAR POPULLIN QË.NUK E DONTE & PËR TË PRURË RRETHINAT MË SHUMË PËR VOTA,POR ME LIGJIN 7501 SHKAKTOJË MBI 16.000 TË VRARË.
      -DUKE MOS E DASH UE POPULLIN E JUGUT,I KUNDËRVURI VERIUN 1996,97,98..MBI 4000 TË VRARË.
      -URREHTJA NDAJ R.NDRENIKËS,VEÇ TJERSH U BË PASI KY ISHTE PËR SHËMBJEN E TEATRIT TË VJETËR TË DUÇES(BORDELLO E USHTARVE ITALIAN),PASI SALIZMIT I DËSHTOJ KAUZA PËR ARRESTMIN E ERIONIT PAS 54 PROTESTA DHE PARABURGIMIN E TIJ NGA SPAK(SALISPAK) PËR 2 LETRA ANONIME TË TIPIT BABALE PËR FUSTANET E ARIOLËS.
      -Ndaj SHEKULLI 21 ËSHTË NË RREZIK NGA BERISHIZMI NË SISTEM KUNDËR SHQIPLRISË DHE PERËNDIMIT..
      ..KU DREJTËSIA ËSHTË NË KOMA..E TREDHUR PREJ TIJ 1992.
      -DHE PA U BËRË FREJTËSIA MERITOKRSTE DHE PA U LARGUAR NON GRATA NUK KA SRABILITET,DEMOKRSCI,BE..
      ..Pasi ky njeri i çuditshëm ka kamur TURMAT MEDIOKRE QË I SHKOJNË PAS DHE KËRKKJNË GJAK..GJAK.!?
      -KËTË E PROVOVA 1996 KUR MË ARRETUAN PËR VOTAT DHE MË QETHËN KOKËN ME PRTRO KOÇIN & VLADIMIR SHEHUN NË FIER.
      EL News Albania
      Flm.

      Reply
  • nje shqiptar says:
    May 10, 2026 at 8:03 pm

    Berisha eshte njeriu me i paster ne Shqiperi , kush thote te kunderten eshte genjeshtar e mashtrues sepse berisha deri tani nuk eshte fajtor per asgje qe ndodh ne Shqiperi

    Reply
  • Koment says:
    May 10, 2026 at 8:09 pm

    Në fakt nuk është një shoqëri e frustuar! Por i ka ardhur në majë të hundës propaganda e një qeverie të korruptuar, që i ka arritur t’u heqë edhe dinjitetin edhe të “ashtuquajturës” apo “vetëquajturës” elitë, e cila ka zgjedhur rehatinë në vend të dinjitetit. Ndërkohë që popullit i bëjnë tërë kohës moral për ndershmëri.
    ________________

    P.S: SA PËR INFO: Ka pasur prej dekadash pretendime dhe dëshmi indirekte që Frank Sinatra kishte lidhje me figura të mafias italo-amerikane, sidomos gjatë viteve 1940–1960. Megjithatë, nuk është provuar kurrë ligjërisht që ai ishte “i financuar” ose pjesë e mafias në kuptimin formal.
    Sinatra ishte mik me disa figura të njohura mafioze, si Sam Giancana dhe Lucky Luciano. Ka histori se mafia ndihmoi karrierën e tij në fillim, sidomos për kontrata në kazino dhe klube nate në Las Vegas. Kjo nuk e bën Sinatrën artist jo të madh. Por kur artistët e mëdhenj mbështesin figura të korruptuara (me shumë akuza penale), ka një problem, minimumi moral në këtë histori. Artistët e mëdhenj populli nuk i mban për të tillë vetëm sepse janë profesionalisht shumë të aftë, por sepse janë edhe figura morale, frymëzues, pra që ia kanë dalë në jwyë me ndershmëri, dhe nuk i janë përkulur mafies apo politikës së korruptuar.

    Reply
  • Koment says:
    May 10, 2026 at 8:10 pm

    Në fakt nuk është një shoqëri e frustuar! Por i ka ardhur në majë të hundës propaganda e një qeverie të korruptuar, që i ka arritur t’u heqë edhe dinjitetin edhe të “ashtuquajturës” apo “vetëquajturës” elitë, e cila ka zgjedhur rehatinë në vend të dinjitetit. Ndërkohë që popullit i bëjnë tërë kohës moral për ndershmëri.
    ________________

    P.S: SA PËR INFO: Ka pasur prej dekadash pretendime dhe dëshmi indirekte që Frank Sinatra kishte lidhje me figura të mafias italo-amerikane, sidomos gjatë viteve 1940–1960. Megjithatë, nuk është provuar kurrë ligjërisht që ai ishte “i financuar” ose pjesë e mafias në kuptimin formal.
    Sinatra ishte mik me disa figura të njohura mafioze, si Sam Giancana dhe Lucky Luciano. Ka histori se mafia ndihmoi karrierën e tij në fillim, sidomos për kontrata në kazino dhe klube nate në Las Vegas. Kjo nuk e bën Sinatrën artist jo të madh. Por kur artistët e mëdhenj mbështesin figura të korruptuara (me shumë akuza penale), ka një problem, minimumi moral në këtë histori. Artistët e mëdhenj populli nuk i mban për të tillë vetëm sepse janë profesionalisht shumë të aftë, por sepse janë edhe figura morale, frymëzues, pra që ia kanë dalë në jetë me ndershmëri, dhe nuk i janë përkulur mafies apo politikës së korruptuar.

    Reply
  • Pse? says:
    May 10, 2026 at 8:17 pm

    Fjalimi e aktorit Gulielm Radoja gjatë protestave për mbrojtjen e Teatri Kombëtar në korrik 2019, para shembjes së teatrit.
    Pjesa më e njohur e fjalimit ishte kjo:
    “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se: ‘Unë shkela mbi dinjitetin tim’.
    Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?
    Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes, shikon veten dhe thotë:
    ‘Ç’bëra dje? Sa dinjitoz qeshë dje?
    Pse isha qesharak dje dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim?’
    Për çfarë?
    Përse u shite miku im?!
    Përse u shite kolegu im?
    Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”
    Ky fjalim iu drejtua indirekt aktorit Robert Ndrenika, i cili kishte ndryshuar qëndrim për çështjen e teatrit.
    _____________________

    https://observerkult.com/dy-vite-nga-shembja-e-teatrit-kur-radoja-akuzoi-ndreniken-pse-u-shite-miku-im-pse-e-shite-teatrin/?
    https://www.balkanweb.com/teatri-guljelm-radoja-mesazh-te-forte-pse-u-shite-kolegu-im/#gsc.tab=0

    Reply
  • Pse? says:
    May 10, 2026 at 8:18 pm

    Fjalimi e aktorit Gulielm Radoja gjatë protestave për mbrojtjen e Teatri Kombëtar në korrik 2019, para shembjes së teatrit.
    Pjesa më e njohur e fjalimit ishte kjo:
    “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se: ‘Unë shkela mbi dinjitetin tim’.
    Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?
    Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes, shikon veten dhe thotë:
    ‘Ç’bëra dje? Sa dinjitoz qeshë dje?
    Pse isha qesharak dje dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim?’
    Për çfarë?
    Përse u shite miku im?!
    Përse u shite kolegu im?
    Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”
    Ky fjalim iu drejtua indirekt aktorit Robert Ndrenika, i cili kishte ndryshuar qëndrim për çështjen e teatrit.
    _____________________

    https://observerkult.com/dy-vite-nga-shembja-e-teatrit-kur-radoja-akuzoi-ndreniken-pse-u-shite-miku-im-pse-e-shite-teatrin/?
    https://www.balkanweb.com/teatri-guljelm-radoja-mesazh-te-forte-pse-u-shite-kolegu-im/#gsc.tab=0

    Reply
    • Opinionisti says:
      May 11, 2026 at 6:22 am

      O Gazeta Dita! Pse nuk nxirrni lajm në faqe të parë këtë fjalimin e G.Radojës,në vend që të nxirrni shkrimim sofist të av.Llakajt, shkrim që nuk ka asnjë vlerë për popullin? Jo për gjë por Thanua ngeli tërë kohës me shkrimet e tij sikur i qan hallet popullit, por mesa duket qënka më i interesuar t’i qajë hallin “puthadorëve” të E.Velisë.

      Reply
  • Katiu says:
    May 10, 2026 at 8:40 pm

    Në Hagë , u bë në mos gaboj, me shumë se kater vjet që udhëheqsit me të shquar të UÇK po mbahen ne burg , pa u shpallur fajtore.
    Vepron per ta prezumimi i pafajsise , zoti avokat injorant nga Salaria !?

    Shko ruaj dhitë në Salari se kurora e avokatit ka shumë gjëmba dhe s’është per trutë e tua dhe moralin tënd !

    Me injorantet nuk polemizoj edhe kaq ishte shumë !

    Reply
  • Fillestari says:
    May 10, 2026 at 9:06 pm

    Ndrenika nuk gjykohet sepse perkrahu nje njeri qe prezumohet i pafajshem deri sa nje gjykate te jape vendimin e saj.
    Ndrenika gjykohet sepse gjykohet qe moralisht njollosi emrin e tij duke perkrahur pubikisht te pafajshem te pamoralshem si Veliaj.

    Reply
  • Nato says:
    May 10, 2026 at 10:43 pm

    Ndrenika nuk denohet pse shkoi ne gjyqin me padites Erion Velia.Ndrenika denohet pse me staturen e tij artistike luajti Rolin e fundit teatror si Presion ndaj Drejtesise,ne favor te pandehurit erion Velia.

    Reply
  • ¿? says:
    May 10, 2026 at 10:48 pm

    Ja edhe nje tjeter qe do me na mush mendjen se fajin e ka populli. Kete Lali Fikun edhe po ta nxjerre gjykata te pafajshem pra qe nuk ka kryer krime gjykimi moral eshte dhene me kohe. Ashtu edhe per Ndreniken qe e takoi fikun nuk eshte krim, por moralisht eshte tejet e dyshimte ajo qe beri. Le te dyshohet qe ka llupur ndonje cope nga ato te sponsorizimeve te artit. Pra krisma, me fal krim nuk ka pasur.

    Reply
  • Argjon says:
    May 10, 2026 at 10:59 pm

    “Dhe pikërisht për këtë arsye, sulmi ndaj Robert Ndrenikës është shumë më tepër sesa një debat për Erion Veliajn. Është një pasqyrë e krizës sonë morale si shoqëri.”

    Dhe pikërisht po flasim për këtë shfaqje të shëmtuar dhe të kurdisur bukur.
    Nuk po flasim për akuzat dhe vjedhjet e të pandehurit, por për popullin që është i pakulturuar, i paqytetëruar, që po sulmon një pasuri kombëtare, artistin e madh etj.

    Po na lihet të kuptohet se ky popull që po sulmon artistin e madh, pasurinë kombëtare, është po ky popull që kërkon drejtësi. Po ja që kur ky sulmon artistin e madh dhe pasurinë kombëtare, ky popull bën faj dhe tregon se është barbar, prandaj edhe kur kërkon drejtësi ndaj të pandehurit, ai është barbar dhe është shenjë barbarizmi. Si rrjedhojë, i pandehuri është i pafajshëm dhe po i bëhet një padrejtësi nga njerëz që nuk e meritojnë drejtësinë, madje që nuk janë të aftë të gjykojnë të pandehurin!
    Mesazhi i nënkuptuar është: “Nëse jeni kaq të egër me një ikonë, nuk jeni të aftë të gjykoni as politikanin.”

    Sa për të qenurit i pafajshëm sipas Kushtetutës, le të kujtojmë se kjo ka të bëjë gjykimin penal si insitucion. Paramendimi i pafajësisë është një detyrim për gjykatën (për të mos dënuar dikë pa prova), por nuk është dhe nuk mund të jetë një detyrim për ndërgjegjen qytetare. Etika publike dhe llogaridhënia politike nuk presin vendimin e formës së prerë të një gjykate, që ndonjëherë humbet rrugën për të arritur në një vendim.

    Kjo është arsyeja pse organet e drejtësisë duhet të maten mirë kur e marrin dikë të pandehur, sepse dëmi moral është shumë i madh. Njerëzit e quajnë dikë të fajshëm deri në një vendim pafajësie, dhe jo e kundërta.

    Me çfarë na kanë parë sytë në Shqipërinë e 30 viteve, ne si njerëz të thjeshtë, a mund të nisemi nga mendimi se një i pandehur me një mal me akuza për korrupsion dhe vjedhje është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë?!

    Reply
  • Ku vajti dinjiteti? says:
    May 11, 2026 at 6:12 am

    Unë nuk e kuptoj për çfarë arsye Gazeta Dita e paska nxjerrë shkrimin e këtij av.Llakajt në faqe të parë? Apo sa herë Elita shërbëtore e politikanëve të korruptuar del bën ndonjë budallëk , duhet që gazetat t’i bëjnë lavazho truri popullit sikur ky “aktori madh” ka bërë një gjë moralisht të ndershme? Edhe pastaj themi pse shpopullihen shqiptarët!

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    May 11, 2026 at 6:21 am

    Zoti Llakaj jemi shume larg kesaj menyre te menduari, mjafton te lexosh nja dy komente dhe kupton qe te ne “te gjithe i dine te gjitha”, dhe nuk pranojne te kunderten, me nje siguri te pa pare….. pavaresisht cfare do thote drejtesia (e semure), se nga ajo vjen e gjitha dhe nga djalli qe nuk do ti shkulet ketij vendi..

    Reply
    • ¿? says:
      May 11, 2026 at 11:59 am

      Ti e ke fjalen per Ndreniken qe eshte i sigurte qe Veliu eshte i pafajshem dhe nuk mund te pranoje te kunderten, apo per ata qe jane te sigurte qe Veliu eshte fajtor dhe Ndrenika me kete rast e beri jashte oturakut?

      Reply
  • nastradini says:
    May 11, 2026 at 6:23 am

    Komentuesi @Katiu ja ka dhene sakte dhe ne nje forme shteruese pergjigjen avokatit BAJGE te Artistit te Realizmit Socialist qe shiti nderin te DJALLI dhe per nje palo apartament firmosi shkaterrimin e Teatrit Kombetar te Tiranes, megjithate dua t’i kundervihem manipulimeve qe ben me ligjet demokratike ketij avokati BAJGE te krimit dhe korrupsionit ne Shqypni:

    PO TA PRISHTE ME BULDOZER ERION VELIAJ TEATRIN MONUMENT “SKALA” TE MILANOS SI TEATRIN KOMBETAR TE TIRANES DO TA LINCONIN ME GURE DHE HU DRI NE VDEKJE

    “SKALA” e Milanos u dogj nga pakujdesia edhe pse ndertesa shekullore ishte ndertuar prej druri dhe u riparua totalisht ne pamjen e pare me parate e taksaaguesve te Milanos. Asnje artist italian i Madh apo i Vogel nuk perkrahu idene e prishjes se “SKALES” per te rindertuar me pas KULCEDRA prej betoni nga mefia e droges dhe kjo sepse Artistet italiane kane moral qytetar ne dallim nga Artiste BAJGA te Realizmit Socialist te Enverit si Robert Ndrenika. Hidhni syte ne vendet perrreth: Ne asnje vend ballkanik te Evropes Lindore nuk kane shkaterruar me buldozer ne terrin e nates Teatrot Kombetare si VANDALE, perkundrazi kur shkoni si turista ne Budapest, ne Zagreb, ne Beograd, ne Shkup, ne Bukuresht, ne Sofje habiteni dhe gezoheni me pamjet e bukura te Teatrove te Shekullore Kombetare, te remontuara dhe riparuara ne pamjen fillestare, ne Londer ka teatro qe nga Koha e Shekspirit qe mbushen me spektatore dhe ASKUJT nuk i shkon ne mendje t’i prishe, krimineli hajdut Erion Veliaj dhe gangsteri Edi Rama do te shkaterronin dhe fshinin nga faqja e dheut KOLOSEUMIN e Romes se Lashte per te ndertuar ne mes te Romes Kulla-Kulcedra prej Betoni me parate e droges dhe ne Tirane del nje avokat BAJGE e Artistit te Realizmit Socialist dhe na flet me gjuhe te drunjte per “mungese provash” dhe “prezumim pafajesie”, qe eshte bere MODE ne Shqypni,

    PO THASET ME €500 EURO TE MYKURA QE DONTE T’I DEPOZITONTE NE BANKE KU I GJETI LALI ERI?

    He mo avokati BAJGA e Realizmit Socialist te Enverit po dollarot e taksapaguesve amerikane kush i grabiti ne terrin e nates, sepse SPAK ka hapur dosjen e hajdutes Klotilda Bushka me regjistrime me ze dhe figure si ajo videoja e Like Floririt, qe ka bere te qajne dhe vajtojne sot shume spiune te Sigurimit, madje nga PD e Saliut me jashteqitjet per “prezumimin e pafajesise” me gisht ne bythe.

    Reply
  • Kendveshtrim tjeter says:
    May 11, 2026 at 6:27 am

    Av. Llakja, ai reagim ne rrjetet sociale qe te ka merakosur ty ka ardhur si pasoje se populli nuk eshte aq naiv sa hiqesh zotrote qe ta shijoje si Show te Lalit me Ndreniken apo si dashuri babai per djelken e adoptuar. Populli ka nuhatje per servilizmin, blerjen, keqperdorimin qe i behet nje plaku te mocem dikur aktor nga nje spurdhjak i hedhur pas hekurave nga shume akuza te cilat mundohet ti anashkaloje me te tilla shfaqje te turpshme ne salle te gjygjit.

    Reply
  • ? says:
    May 11, 2026 at 7:48 am

    Mos u habisni me Ndrenikën, se në kohën e diktaturës Enveriane, elita e aktorëve iu “përkul” nga frika sistemit (Enverit) që bënte filma artistikë që ishin propagandë. Të paktën Enveri dhe diktatura nuk i bëri të pasur, por iu dha ca tituj profesionalë. Tani s’është çudi që ndonjë t’i përkulet Erion Veliajt për interes. Do thonë ju a bën që një artist i popullit të shndërrohet në “artist i Lali Erit” e të deklarojë që është i gatshëm të bëjë burgun për të? Pse jo? Ndrenika psh ka thënë që nuk i kupton 13 akuzat penale që ka Veliaj, (edhe pse edhe bufi i ka kuptuar). Ç’faj ka Ndrenika kur s’kupton (ose bën sikur s’kupton)?

    Reply
  • Berlin says:
    May 11, 2026 at 7:54 am

    Te shkosh ne mess te dites dhe te lavedorosh e te puthesh ne mes te gjygjit nje nga hajdutet dhe shkaterruesit e qyterimit shqiptar nuk eshte pa gje. Pse Ndrenika e ben kete le te na e thote…….

    Reply
  • Genc Llakaj says:
    May 11, 2026 at 7:57 am

    I nderuar zotëri, e kuptoj zemërimin tuaj ndaj politikës dhe mënyrës si janë përdorur shpesh fondet publike, por unë nuk besoj se urrejtja kolektive mund të shërbejë si provë morale apo penale ndaj askujt. Një njeri nuk bëhet automatikisht fajtor vetëm sepse është bërë figurë e papëlqyer publike. Po ashtu, nuk më duket e drejtë që çdo artist apo aktor të etiketohet si “shlyerës qokash” vetëm pse ka zgjedhur të jetë pranë një figure politike. Unë besoj se në një shoqëri demokratike njerëzit duhen gjykuar me prova, me ligj dhe me arsye, jo me emocionin e turmës apo me nivelin e urrejtjes që prodhon politika.

    Reply
  • Claus says:
    May 11, 2026 at 8:07 am

    Po na i kurseni ju lutemi shume keto vokabulare drejtesie me terma juridike si “prezumim pafajesie”, “gjykata te shpall fajtor”, etj,etj brockulla si keto a thua se nuk i njohim autoret e krimit dhe viktimat e tij. I njohim te gjithe, se c`bejne dhe c“ kane bere ne Tirane, Shqiperi kudo ku jane dhe ku kane qene. Edhe gjykatat dhe gjyqtaret i njohim, nuk kane rene nga qielli dhe nuk jane as suedeze dhe as daneze, kane dale nga shoqeria jone, shoqeria ballkanase dhe orientale e mbytur ne krim dhe korrupsion.

    Po le te marrim anen tjeter te medaljes, sipas keti autori qe nuk e ze gjumi per drejtesine dhe perqafimet e Robert Ndrekines.

    Nese i ka aq per zemer vendimet e gjykatave se vetem ato vendosin drejtesi, atehere po ato gjykatat e kohes se Enver Hoxhes qe kane dhene vendime ne baze te ligjeve te asaj kohe perse na paskan bere kerdine me vendime te padrejta?

    Dhe ato gjykata kane qene. Cdo vendim jeper ne baze te nje kodi penal dhe ne baze te kesaj logjike te tere te burgosurit politike duhet te kthejne parate e marra si demshperblim per ato deniume qe kane marre. Ah harrova, ato kane qene gjykata socialiste, ndersa keto jane te nje sistemi demokratik!!!! A e beson njeri kete?

    Gjykata ne ate kohe, gjykata dhe sot. Dhe sa per shoqerine e frustruar, nuk i lejohet nje shoqerie frustrimi kur sheh qe individi tallet, poshterohet dhe merret neper kembe a thua se je skllav si ne shtetet e jugut ne USA ne vitet 1700!

    Robert Ndrenika le te puthet dhe perqafohet me Erjon Veliajn, te beje dhe burg per ate se ndoshta mire do ti beje te ule pak kolesterolin ne gjak, por ate titull “legjende” arti a kinemaje e ka marre nga populli, pensionin e vecante e merr nga taksat e shqiptareve, le ti futet edhe ne krevat nese deshiron, por jo ti bej ato ne publik dhe mes gazetareve se dhe kjo eshte intimidim i gjykates. Le ti beje ato ne skutat e burgjeve dhe paradhomave te paraburgimit, jo ne mes te salles se gjyqit, para nje polici barkderr.

    Le te na dalin pastaj ato “legjendat” e futbollit, teatrit, filmit, artit qe na jane bere me aq shumice dhe le te kapin per qafe cdo hajdut dhe kriminel qofte kryetare bashkish, ministra a me lart duke na bere show ne mes te sallave te gjyqit, atehere cdo te na thote ky bandill autor?

    Lerini brockullat dhe na i kurseni gudulisjet e nervave se sic e thashe me lart te gjithe i nohim nuk kemi nevoje per vendime gjykatash se dhe gjykatat shqiptare i dime se cfare jane dhe sa jane majmur ne kurriz te atij populli.

    Jemi ne Shqiperine qe as ne EU nuk hyn dot, ne Shqiperine ballkanase.

    Reply
  • Ana says:
    May 11, 2026 at 8:10 am

    Dhe perqafimi,pervec atij qe e jep,ka rendesi ku dhe kur ndodh.Ne thelb zeri i zemeruar i shoqerise nuk eshte kunder vleres artistike te padiskutueshme te aktorit,as kunder miqesise qe ka per kryebashkiakun e pandehur per korrupsion,por kunder pandershkueshmerise dhe veprimi i tij behet arsyeja te shperthejne,sepse shoqerite zakonisht i duan te medhenjte ne krah te tyre ne momente vendimtare si ky per drejtesine ne vend.Vertet.ne demokraci,shoqerite nuk hakmerren,por as amnistojne paligjshmerite,i luftojne permes drejtesise.Sa per fajesine e zyrtareve te akuzuar, per njerezit,vec drejtesise qe presin te flas,flet dhe realiteti qe jetojne ne qytetet dhe fshatrat e vendit,ndaj le te mundohemi perpara se ta kritikojme zerin e ngritur te shoqerise t’a kuptojme.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    May 11, 2026 at 8:31 am

    O Zt. Av.Genc Llakaj !

    Mua dhe mbase si unë ka dhe shumë të tjerë – as që na intereson dhe as që kemi ndonjë dëshirë meskine dhe keqdashëse ndaj Zt.Erion Veliaj. Dmth, nuk na duhet fare, është prapa hekurave apo jashtë hekurave Lali Eri.
    Gjithashtu as që na duhet e puthi në ballë, në hundë apo në mjekër Lalin Ndre Nika.

    Po që ka ca gjëra në këtë puthje që ne populli i thjeshtë nuk i dimë, ka.
    Se po që për të puthur në ballë e për t’i kërkuar ndjesë Ndrenika ishte Reshit Mulleti sa qe gjallë,biri i Qazim Mulletit, ish Prefektit të Tiranës. E ka bërë ka bërë këtë Ndrenika? Jo !

    Reply
  • Labi says:
    May 11, 2026 at 9:22 am

    Lexoja shtypin ne Shqiperi,mbronte fiqshitesin shtypi i bente gjyqin dhe e nxirrte te pafajshem
    Lexoja shtypin ne Zvicer kur informonte se ishte marr nen betim kryebashkiaku i komunes malore ku ishte discoteka qe u dogj dhe vdiqen njerez.Cdo mendje e kthjellet do thoshte cfare lidhje ka krye bashkiaku me aksidenin zjarrin ne discoteke,por shtypi atje nuk e mori ne mbrojtje pasi ate gjykim e ben drejtesia,ketu ne Shqiperi ndodh cudia,dhe aktori Ndrenika merr rrolin e gjykatesit mos flasim pastaj per te tjeret.Perfundimi ndodh sa dal nga airporti Rinasit shikoj taksin para meje i bie rrethit shkutt e nuk e ben rrethrrotullimin e detyruar,te nesermen shikoj qe makinat parkohen sipas qefit ku i teket cdo shoferi,per ballem me nje realitet ku kam frike te ha dicka se nuk di cfare ha,degjon lajmet cdo dite ka te vdekur rrugeve te vendit,perfundimi a kane Shqiptaret ate shtet e ate drejtesi qe meritojne.

    Reply
  • Berlin says:
    May 11, 2026 at 9:43 am

    Roli dhe Merita e Ndrenikes ne Kohen e Artit Socialist ka qenen gjithmone dubios. E them kete sepse ky ka patur nje biografie jo te mir, ne kohen e Merhumit ka pasur nje vella te arratisur ne USA. Dhe pikerisht kete e perdorte gjithmone si nje lloj justifikimi kur nuk merrte ndonje roll te redesishem apo kyc neper filmat e asaj kohe. Sidoqofte Merhumi nuk i beri asgje perkundrazi e toleroi deri ne makisium. Kush i ka jetuar ato kohra e di shume mire se cdo te thote te kishe nje vella te arratisur.

    Reply
    • Artan says:
      May 11, 2026 at 12:45 pm

      Ik or pirdhu. Si Ndrenika veshtire te gjesh aktor. Nuk dua fare t’ia di a e puthi Lali Erin apo jo, a ka qene deputet i PD-se apo jo, a eshte njeri a perendi, po si aktor hiqi kapelen.

      Reply
      • Aldrin says:
        May 11, 2026 at 2:46 pm

        Ik o pirdhu je vete o Artan.
        Te kesh koncept per Artin nje iko pirdhu si puna jote, veshtire ta besosh.
        NJe gjysmake dhiare si puna jote nuk ka lidhje me Artin.
        Ndrenika nuk ishte veshtire te gjendej.
        Ishte gjithe Brezi i Aktoreve te Regjimit Socialist.
        Njeri me gjigand nga tjetri.
        Ishe Arti qe i Beri Aktoret.
        Peshtyu NDrenika mbi Socializmin, u be Demokrat, tani peshtyn mbi Demokracine, dhe u Be Fiqshites.
        Term i ri ky per Rilindjotet

        Reply
  • demo says:
    May 11, 2026 at 10:39 am

    Kur ushtria gjermane ne terheqje,zbuloi ne pyllin e Katynit 20 mije kufoma oficeresh polake te egzekutuar me plumb ne koke,shpertheu ne median Perendimore Masakra e Katynit.Per te pergenjeshtuar krimin e Katynit,Stalini nuk dergoi ne Hage Prokurorin e Gjyqeve te Moskes,Vishinskij,por dy shkrimtare me fame Boterore:Aleksej Tolstoi dhe Ilia Erenburg,me prejardhje Aristokratike.
    Mund te felliqesh edhe pas vdekjes.Keta dy shkrimtaree JALLANSHAHITE,sot ju rendon ne varr Masakra Katynit.

    Reply
  • capi says:
    May 11, 2026 at 10:56 am

    Nuk di nese e kuptuar qe me qene i paster / i ndershem, nuk eshte njesoj me dal i pa fajshem nga gjykata. Disa komentues me te drejt sollen shembullin e Sinatres. Une nuk dua te shkoj shume larg. Ke shembujt e Metaj dhe Lulezimit, qe nuk u provuan kurre ne gjykate se ishin te fajshem. Arsyet i di me mire se une. Por a ishin te paster. Pjesa me e madhe e shoqerise mendon se jo. Dhe ky mund te dali i pafajshem, nuk eshte cudi me keto gjykata.

    Frustrime the? Eshte gjeja me e vogel. Ka shembuj ne histori qe kane prere dhe koka mbretish. Nuk them te shkojme deri aty. Por njerzve te thjesht u ka vajtur ne maj te hundes. Nje KM perdor forcen e votes te mbroje zevendesen e tij. Ate vote qe populli ja ka dhene te luftoje korrupsionin. Nje zombi qe ka ne kurriz mbi 5000 te vrare, lihet te livadhis deri sa te vij ngordhja. Te vijme tek ky qe ska lene avokate, te brendeshem e te huaj, analist qe lehin ne televizjone, tani po perdor dhe aktore.

    Ketu eshte frustrimi, qe pandeshkushmeria eshte bere ligj, dhe nje pjese e shoqerise e mbeshtet dhe propogandon, qe mund te bej eshte te hesht.

    Reply
  • Ay Qy Qe says:
    May 11, 2026 at 11:32 am

    Qe kur the: “…vetëm për një shtrëngim duarsh apo një përqafim njerëzor?”, me humbe si lexues. Ketu ti genjen, sado te perpiqesh ta quash “njerezore”. Ajo qe beri ai ishte tesktualisht puthje duarsh dhe ofrim per berje burgu ne vend te atij qe po e ben. Ndaj, duke nisur qe ne fillim te sjkrimit me shtremberime te vertetash, ne kufijte e genjeshtres, per pamje qe i pame vete me sy, mendoj sesi do vijoje ky shkrim kilometrik, qe duke e paragjykuar them se do jete nje puthadore ne distance, me buzet e Robertit, ndaj atij qe po ben burgun, Skenat meqe ra fjala, jo vetem te Ndrenikes, ishin per te te hapur barkun.

    Reply
  • nastradini says:
    May 11, 2026 at 1:54 pm

    Avokati Genci Llakaj:

    Perfshirja juaj aktive ne replika allogjike me terminollogji llafoqyli me te gjithe komentuesit pragmatiste te ketij forumi te nerum te gazetes DITA, tregon per manipulimin qe po i beni ceshtjes se Erion Veliajt. Nje avokat duhet te rije larg politikes, te perdore nenet, paragrafet dhe pikat e Ligjit ne nje forme koncize profesionale, ai duhet te jete i ftohte akulli dhe i mprehte si brisku, pragmatist dhe i llogjikshem ne argumentat e tij, ju po beni pikerisht te kunderten me keto replika politike prej BUDALLI qe po hidhni kunder komentuesve te ketij forumi te gazetes DITA dhe kjo tregon vetem se po i sherbeni nje kauze te paguar nga hajdutet me pushtet per te manipuluar opinionin publik. Por ju o avokati vullnetar i Erion Veliajt dhe i Artistit te Realizmit Socialist nuk jeni as i pari dhe as i fundit, para jush ne kete fushate-gare manipulimi eshte BAJGA Mero Baze me gazeten e tij te ndyre TEMA.

    A TE KUJTOHEN BEDELET BANDITE TE LALI ERIT NE BASHKI QE SULMUAN FURGONIN E SPAK PARA NDERTESES SE KESAJ GJYKATE SI GANGSTERE TE VERTETE?

    Kush i organizoi dhe kush i frymezoi keta gango te Bashkise se Tiranes si gangos e Al Capones ne Gjykaten e Chicagos, qe ne zanafillen e ketij procesi sulmuan furgonin e Gjyqsorit, pa pyetur dhe pa pritur “prezumimin e fajesise” me gish ne bythe? Edi Rama per te lare duart si Pilati i Pontit i mblodhi keta bandite te Bashkise te Sheshi Skenderbej dhe deklaroi se Erion Veliajt e ka bere Tiranen te vrapoje, por “…Drejtesia eshte e Pavarur, le te beje punen e saj…” keshtu e mbylli fjalimin mashtruesi Edi Rama dhe asnje fjale per inceneratorin fantazem qe zbrazi buxhetin dhe grabiti nga xhepat e shqyptareve me qindra milione dollare.

    JU O AVOKATI GENCI LLAKAJ MUND TE DONI TE JETONI NE MJEDISIN SUPER TE NDOTUR TE TIRANES NGA ERION VELIAJ, OSE JU JETONI NE NDONJE VILLE SURRELI NE MALIN E DAJTIT SI EDI RAMA DHE NUK JU PLAS FARE PER NDYRESIRAT DHE HELMET QE LA PAS LALI ERI, ATY POSHTE KU JETOJNE TIRONCIT E TJERE

    prandaj:

    Te pakten mbylleni HALEN e replikave amorale duke bere avokatin e BAJGES barkderr te Realizmit Socialist, Robert Ndrenika, qe nuk i plas fare per femijet e vegjel, te cillet krimineli Erion Veliajt i flaku ne rruge duke u prishur banesat per te ndertuar pallate te reja me kompanite mafioze 5D, por kjo BAJGE amorale shkon dhe puth ne sallen e gjyqit nje kriminel si Erion Veliaj qe mashtroi madje edhe BE me letrat e tij te turpit dhe rezilit per Griselden nga Kavaja, qe kercenonte familjet e gazetareve si nje Mafie e Vertete dhe qe intimidoi me gjuhe rrugaci,ne sallen e Gjykates prokurorin Dado me fjalet: “…Fuks, shpifes, qeros, injorant, sigurims, violinist…”

    EJA KETU NE SHBA DHE SHAJ PROKURORIN E CESHTJES ME NJE NGA KETO FJALE TURPI QE KA PERDORUR ERION VELIAJ KUNDER OLSI DADOS, QE TA SHIKOSH “PREZUMIMIN E PAFAJESISE” ALBANEZ ME GISHT NE BYTHE!

    Reply
  • Aldrin says:
    May 11, 2026 at 2:31 pm

    O zot cfare qelbaniku!!
    Ky Palaco gazetar nuk ka parasysh THELBIN e problemit.
    Eron Veliaj nuk eshte VIKTIME, por Shkaktari i gjithe kesaj maskarade te shemtuar me Ndreniken.
    Erjon Veliaj nuk eshte i pafajshem. As i prezumuar i Pafajshem
    Faji i Erjon Velise eshte provuar perpara arrestimit.
    Jane vjedhur qindra miliona euro.
    Viktima e vertete ketu eshte SISTEMI i Drejtesise, qe nuk ka kurajon ta mbylli GJyqin e Erjonit, sepse pas Erjonit Fshihet vete Rama.
    Estrada behet per te prezumuar te pafajshem nje Fajtor, ku Faji eshte Vepra PUblike e Munguar.
    Faji eshte PARAJA PUBLIKE e Vjedhur.
    Eshte i PRovuar, dhe i Konsumuar.
    Faji eshte i PANDESHKUAR, sepse pas tere kesaj maskarade ndodhet FAJTORI I VERTETE EDI RAMA.
    Nese kalohet tek EDI RAMA< atehere Drejtesia i jep udhe SISTEMIT te RIkthimit te DEMIT qe i eshte bere SHqiperise.
    Te besh te zezen te bardhe kaq hapur, vetem ketu ndodh.
    NGa keta hajdute te pafyryre kemi gjithe keto citate, duke harruar qe jane ATA shkaku i demtimit te Shtetit dhe te Drejtesise.
    Shteti jone i korruptuar ka krijuar Viktimen e tij
    Kjo Viktime eshte Populli
    Jo Erjoni, Belinda dhe Rama me 40 Hajdute

    Reply
  • nastradini says:
    May 11, 2026 at 4:48 pm

    Duket ashiqare qe SPAK nuk eshte mallengjyer fare nga vetflijimi i Artistit te Realizmit Socialist, prandaj le te shkoje ne Hage Robert Ndrenika dhe t’i thote Prokurorit amerikan:

    LIRONI HASHIM THACIN SE BURGUN E TIJ DO TA BEJ UNE, PASI TA PUTH NE BALLE PERPARA KAMERAVE TV, SE ME LALI ERIN NUK MU HAP PARASHYTA DHE SE MBASE ALBIN KURTI ME FAL NJE APARTAMENT OSE NJE VILE TE KOMPLEXI I BARKDERRAVE NE PRISHTINE DHE SE MBASE KOSOVARET DO TE ME VLERESOJNE ME SHUME!

    Perpara udhetimit “patriotik” per ne Hage, Berti Ndrenika le te puthe ne balle edhe BAMIRESIN e tij, Edi Rama qe valaviti Raportin e Dick Marty-it si nje leter bythe e perdorur ne Strasburg, por per ta bere akoma me bindes misionin e tij “patriotik”, Ndrenika le te puthe ne balle edhe kriminelet e Enverit Natasha Xhacka-Pellumbi dhe Pranvera Strakosha-Josifi qe jane te denuara nga Gjykata e Athines me vendim te formes se prere, jane ne kerkim nga interpoli per trafik femijesh pa prinder nga Shqypnia ne Greqi dhe qe Edi Rama i ka emeruar ne poste te larta shteterore.

    Reply
  • Gëzim Sula says:
    May 11, 2026 at 9:53 pm

    Interesantja është bashkësija unike e komentuesve
    “parimorë” të shkrimit të mësipërm.
    Sikur zoti të na dëgjonte për çdo lutje,do t’i drejtohesha:”Zot i madh dhe i fuqishëm të paktën këtë shekull na mbro nga fuqija shkatëruse rënuese e injorancës.”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?