Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare shrimtari i madh i letërsisë shqipe Ismail Kadare. Mësohet se ai ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e kësaj të hëne në Urgjencë.
Kandidati për Nobel në Letërsi, Ismail Kadare njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Ismail Kadare lind më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, teksa kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista “Pionieri” në Tiranë.
Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë Mjegullat e Tiranës, të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve në Bashkim Sovjetik. Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”, gjatë periudhës së zbutjes hrushoviane. Atje pati mundësi të lexonte letërsi bashkëkohore perëndimore, e cila kishte filluar të përkthehej në rusisht
Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
j.l./ dita
Gjigand….ndoshta shqiptari me i madh qe na nderon sot. Vepra e tij ka luftuar dhe do fitoje me hipokrizine e supeficalitetin e nje pjese “elite ” te Europes komerciale (dhe politike e lobiste do te shtoja) …por vlera e tij do vazhdoje te shtohet edhe mbas vdekjes, njekohesisht duke na bere krenar edhe ne si popull.
Mos vendos doren ne zjarr, se Ismaili ishte nje Mason me Mision. Ne eksperiencen time, nuk ka as te mire e as Atdhetare nga kjo Kategori. Fasada dhe Hipokrizi ka plot.
Nje shkrimtar i madh , nje personalitet i kultures shqiptare qe e ka nderuar kombin shqiptar Vepra e tij letrare flet vete dhe ska nevoje as per ilustrime as per komente kospirative . I pa haruar kujtimi i tij .
Nuk e dime qe Kadare te jete mburur ne France qe eshte shqiptar.
Francezet e vleresojne sepse ka pasur nje fantazi te rralle.
Une kam idene qe po t’i lexosh veprat e tij ai denigron popullin shqiptar.
Ai ariti deri atje sa fukarenjte qe sulmuan anijet si te lebetitir t’i cilesonte :jashteqitje e kombit.
Si do qe te jete I vdekuri I mer gjynahet me vete
I respektoj te gjithe fansat e Kadarese,por me falni eshte fakt qe Ismail Pizevengu i viteve 1991-2024 eshte (ishte) varremihesi me i madh i Kadarese Madh 1960-1990…Mjafton te kujtojme qershorin 1991 kur mes tre tropojaneve Elez-Azem-Sali ne nje ndegjese ne WDC u be nekrofag ndaj periudhes 1944-1990..pra shqiponjat e Kadarese qe fluturonin larti i ktheu bretkosa ne mocalin e tre karaduzeve me Halez Serbiberin ne krye.Shkurt : nje shkrimtar profesionist qe e meriton te vleresohet por si njeri ishte hipokrit deri ne momente te caktuara dhe antishqiptare.Ne tre dekada te menxyres Serbiberishiste nuk shkroi as dhe nje germe te vetme ndaj balozit Viqidolit dhe nuk kerkoi falje per sumelepirjen ndaj Enverit te tij.
Një mjeshtër i madh i pendës që do të përkujtohet përjetësisht!
NGUSHËLLIME!
Llogjika juaj kaotike dhe shpifarake ditën që Shqipëria humbi një nga engjëjt e saj të rrallë nuk lë pikë dyshimi se nga çfarë bataku u rrokullise, dhe nga të vjen gjithë ai vrer i ndyrë: edhe nëse e nxjerr dikë nga Sigurimi, nuk nxjerr dot Sigurimin nga robi.