Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
AktualitetEkonomi

Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria

Published: June 20, 2026
Shpërndaje

Pikat e kalimit kufitar në Shqipëri do të funksionojnë me një sistem të ri sinjalistike dhe orientimi për udhëtarët. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton standardet e tabelave dhe simboleve që do të përdoren në të gjitha pikat kufitare të vendit, në zbatim të kuadrit të ri ligjor për kontrollin e kufirit shtetëror.

Qëllimi i këtij ndryshimi është krijimi i një sistemi të unifikuar informacioni, i cili synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të rrisë qartësinë e procedurave për hyrjen dhe daljen nga territori shqiptar. Tabelat orientuese do të jenë në gjuhën shqipe dhe anglisht, duke i bërë më të aksesueshme edhe për udhëtarët e huaj.

Sipas vendimit, zonat ku kryhen kontrollet kufitare do të identifikohen me sinjalistikë të posaçme në aeroporte, porte dhe në akset rrugore që të çojnë drejt pikave kufitare tokësore. Gjithashtu, çdo pikë kalimi do të pajiset me tabela standarde identifikuese, ndërsa aty ku funksionimi kryhet me orar të kufizuar do të afishohen edhe oraret zyrtare të shërbimit.

- Publicitet -

Risi sjell edhe organizimi i korsive të kalimit. Autoritetet parashikojnë ndarje të dedikuara për kategori të ndryshme udhëtarësh, në varësi të statusit të tyre dhe procedurave të kontrollit që duhet të ndjekin. Në këtë mënyrë, synohet menaxhim më efikas i fluksit, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të lartë lëvizjeje.

Në portet detare dhe aeroportet ndërkombëtare do të identifikohen qartë edhe zonat e tranzitit, ndërsa hyrja dhe dalja nga territori i Republikës së Shqipërisë do të shënohet përmes tabelave standarde të unifikuara.

Vendimi parashikon gjithashtu mundësinë e krijimit të korsive të veçanta për automjete të ndryshme, përfshirë autovetura, autobusë dhe mjete të transportit të mallrave, në përputhje me nevojat operacionale të çdo pike kufitare.

Me hyrjen në fuqi të këtij akti, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i vitit 2016, duke hapur rrugën për një model të ri administrimi të sinjalistikës kufitare. Për zbatimin e standardeve të reja do të angazhohen operatorët e aeroporteve, autoritetet portuale, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe institucionet përgjegjëse shtetërore.

Autoritetet vlerësojnë se ndryshimet do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, përmirësimin e orientimit të udhëtarëve dhe harmonizimin e praktikave shqiptare me standardet bashkëkohore të menaxhimit kufitar.

SCAN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Itali
  • Takimi i modeles me Laert Haxhiun në burg, polici merret i pandehur: Urdhrin ma dha shefi
  • SPAK nis hetimet për përgjimin e Ahmetajt, në sitë lidhjet e qeverisë me Ron Yeffet
  • “Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm”, rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk
  • Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  2. Kokpalari i bulevardit on Shteti alla-Roni
  3. Linda R... on Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”
  4. Llogaritar on Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”
  5. Mara emigrante ne Itali on Renditja e turistëve ‘më të edukuar’: Ku pozicionohen udhëtarët dhe si lexohet kjo hartë në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?