Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në 2024, Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Në 2024, Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
EkonomiLajmi i fundit

Në 2024, Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Published: October 17, 2025
Shpërndaje

Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.

Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.

- Publicitet -

Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.

Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.

Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).

Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.

Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.

Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.

Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.

Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.

Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.

Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    October 17, 2025 at 9:22 am

    Ne Shqiperi eshte Shteti Hajdutokomunist qe nxiti,ligjeroi,regjistroi Grabitjen e pronave.
    Ne periudhen e presidences Berisha,pronaret ishin te pafuqishem te mbronin fizikisht Agresionin katundar,malok,rrugac mbi Tokat,pronat me Tapi te Zogut. Proceset gjyqesore te tejzgjatura 30 vjecare po prodhojne perdite viktima si pasoje te Ligjeve te pushtimit te Tokes te iniciuar dhe zbatuar nga Berisha.Duke pare braktisjen e pronareve te Vertete nga Shteti,,KA VETEM NJE RRUGE PER MARRJEN E TOKES DHE PRONES SE GRABITUR. SULMI I ARMATOSUR MBI ZAPTUESIT.
    Pronaret me Tapi te Zogut qe u eshte grabitur Toka,Prona,Trualli te mblidhen ne Kuvend,Te krijojne ushtri te armatosur dhe te fillojne sulmin mbi Zaptuesit.Bol me kaluan 30 vjet neper zyra pronash dhe gjykata,,a verdallisen si deshen.Dy duar per nje koke. Ai qe vrau gjylatesin kalaja,nqs se e ka 4000 metro katror me Tapi te Zogut,I lumte pushka!

    Reply
  • Dashi says:
    October 17, 2025 at 9:39 am

    Demo , thirrjet për luftë të armatosur dënohen me burg . Mendo ndonjë rrugë tjetër më të pranueshme .

    Reply
  • Baba Tomorri says:
    October 17, 2025 at 9:54 am

    Shqiperia natyrisht qe patjeter qe do jete vendi me problematik ne Europe per ceshtjet e pronave. (edhe kaq eshte pak)
    Sepse eshte vendi i vetem ne Europe qe per gjysem-shekulli Diktature Proletariati prona private nuk ekzistoi fare dhe u zhduk me ligj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?