Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Në Elbasan nisën intrigat”, Alibej vijon dëshminë në GJKKO: U detyrova të bëja prokurorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Në Elbasan nisën intrigat”, Alibej vijon dëshminë në GJKKO: U detyrova të bëja prokurorin
KronikeLajmi i fundit

“Në Elbasan nisën intrigat”, Alibej vijon dëshminë në GJKKO: U detyrova të bëja prokurorin

Published: 5 Qershor, 2025
Shpërndaje

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u zhvillua këtë të enjte seanca e radhës për dosjen e bujshme të njohur si “Plumbi i Artë”. Në qendër të seancës ishte dëshmia e radhës e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan dhe porositës i disa vrasjeve për motive hakmarrjeje.

Alibej tregoi përpara trupës gjykuese rreth rrethanave që, sipas tij, çuan në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, në ngjarjen e njohur si “Masakra e Bradasheshit”, ku mbetën të vrarë gjithashtu Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.

“Për vrasjen e Endritit shkova disa ditë në Roterdam, pastaj u ktheva në Shqipëri. I shkruajta Genc Tafilit se kishte diçka për të më treguar. Disa ditë më pas, ai vjen në shtëpinë time bashkë me Dorian Dulin. Më thanë se Dorianin e kishin takuar në Shkodër Talo Çela dhe i kishin thënë se Endriti kishte rrahur Kamer Mehjen në të shkuarën,” deklaroi Alibej.

- Publicitet -

Ai pretendoi se, në përpjekje për të mësuar të vërtetën, ka takuar vetë Kamer Mehjen dhe disa të tjerë në tregun e Elbasanit:

“I kërkova takim Suel Çelës për ta bërë me Kamerin. Ai më tha: ‘Nuk vi dot, se janë katunarët aty’, duke iu referuar Çopjave. Më pas, takova Kamer Mehjen, Mario Çelën dhe djalin e Kamerit. Kameri më tha se nuk ishte takuar kurrë me Endritin,” shtoi ai.

Alibej përmendi edhe një informacion që, sipas tij, i kishte ardhur përmes një burimi nga burgu i Peqinit.

“Një mik i imi, që ndodhej në burgun e Peqinit, më tregoi se një i njohur i tij, Flobens Meçe, me nofkën ‘Çoli’, kishte dëgjuar një bisedë ku përmendeshin Talo Çela, Mikel Kanani dhe Altin Ndoci, të cilët diskutonin për vrasjen time. Thuhej: ‘Sa lek do, vetëm na vrit Erjonin’, por Dorian Duli nuk kishte pranuar,” tha ai.

Në vijim të dëshmisë, ai përmendi edhe Ardian Çollakun, që sipas tij i kishte shërbyer si informator.

“Çollaku donte të lidhte kontakte. Prej tij kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha akses në sistemin TIMS dhe kontrolloja çdo lëvizje. Fillova të identifikoja me foto të gjithë emrat: Çopjat, Qosja, Dumanin,” deklaroi Alibej.

Alibej vijoi me pretendimet për rolin e Suel Çelës në kontekstin e ngjarjeve kriminale në Elbasan:
“Suel Çela kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë. Madje mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Po grumbulloja shumë informacion, jo vetëm për Çopjat apo Dumanin, por për të gjithë. I kisha me foto, hyrje-dalje, sistemin TIMS e kontrolloja vetë”.

Më tej, Alibej rrëfeu edhe për ndërhyrjet politike dhe mbështetje që, sipas tij, grupet kriminale në Elbasan kishin në institucionet e rendit.

“Po humbja besimin tek drejtësia në Elbasan. Mësova se Abedin Mama bëri një takim me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo m’u përputh me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia”.

Alibej tregoi se pas vetëdorëzimit, kontaktin e parë e bëri me prokurorin Leonard Palushi.
“Kur isha në paraburgim më erdhi prokurori që më akuzonte për Xhoni Rustën dhe Ridvan Sukën. I tregova gjithçka, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Nuk doja t’i hyja luftës, por kisha shumë familjarë që më kishin sytë mua”, tha ai.

Një pjesë veçanërisht e rëndë e dëshmisë së tij kishte të bënte me indiferencën e shtetit, për zbardhjen e vrasjes së vëllait të tij.

“Unë ja kisha dhënë informacionin disa punonjësve policie. E kisha gjithë qëllimin tek Talo Çela. Më vinin informacione nga Arjan Spahiu, Bujar Shega dhe të tjerë. Por pavarësisht se ua dhashë të gjitha, ekzekutorët më kanë shkuar deri tek fëmijët në shkollë, deri tek nëna kur shkonte në varreza. Është bërë zero veprim nga shteti. U është lënë hapësirë grupeve të ekzekutorëve. Ne kishim mort një herë në gjashtë muaj në shtëpi”, theksoi Alibej.

Sipas tij, edhe pas atentatit ku u vra Kevi Baho, një telefonatë erdhi në adresë të motrës së tij.
“Motrës i erdhi një telefonatë. I thanë: ‘Atë që i ndodhi vëllezërve e ke nga Sandër Baho dhe një vëlla’. E kuptova që e kishin për turbullim. I thashë ta denonconte. E denoncoi, por askund nuk u zbardh”, tha ai.

Dëshmia vijoi më pas me një rrëfim mbi vrasjen e kushëririt të tij: “Andi Zylyfi, njeri shumë i afërt me mua dhe me familjen, u vra 7 muaj pas atentatit ndaj vëllezërve Baho. Pas vrasjes së tij, unë isha në kërkim. Gjithçka që bëja e investoja vetëm për mbrojtje dhe për të gjetur ata që na goditën”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 14 korrik 2025
  • Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  • Shkarkimet, Tavo: Jam më radikal se Rama! Çdo punonjës shteti ta konsiderojë veten shërbëtor
  • Homazh për Ambasadorin Werner Daum
  • Evi Kokalari tregon detajet e operacioneve të Salianjit: Në një dhomë ai me Gridën, në dhomën tjetër…

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  2. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  3. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  4. intelektuali në Shkarkimet masive në DASH, ish-ambasadorët kundërshtojnë vendimin e Marco Rubios, mes firmëtarëve edhe Arvizu
  5. Arben Tashko në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?