Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në janar del autobiografia e Princit Harry, ekspertët: Libri më shpërthyes i dekadës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Në janar del autobiografia e Princit Harry, ekspertët: Libri më shpërthyes i dekadës
BoteLifestyle

Në janar del autobiografia e Princit Harry, ekspertët: Libri më shpërthyes i dekadës

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Është konfirmuar data e publikimit të autobiografisë së shumëpritur të Princit Harry, që pritet të jetë libri më “shpërthyes” i dekadës.

Sipas New York Times, libri i Dukës 38-vjeçar të Sussex do të dalë në treg më 10 janar 2023. Publikimi do të bëhet afërsisht 18 muaj, pasi Penguin Random House njoftoi partneritetin me ish-princin, në korrik 2021.

Autobiografia e Harry -t është pjesë e një projekti më të madh nga princi dhe Meghan Markle me shtëpinë botuese Penguin Random House. Që kur u larguan nga familja mbretërore, dy dukët kanë filluar të ndërtojnë markën e tyre si manjatë mediatikë.

- Publicitet -

Përtej marrëveshjes së librit, e cila thuhet se është të paktën 20 milionë dollarë, dyshja në fakt kanë nënshkruar marrëveshje po aq fitimprurëse me Netflix dhe Spotify.

Data e publikimit të librit thuhet se është zhvendosur nga fundi i këtij viti në fillim të vitit të ardhshëm për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator.

Në fakt, thashethemet thonë se Princi Harry dëshironte dëshpërimisht të rishkruante një pjesë të librit në vazhdën e vdekjes së gjyshes së tij të dashur.

Për çfarë do të flasë autobiografia e Harrit?

Libri, thuhet se do të përfshijë të gjithë jetën e princit, nga fëmijëria e Harrit nën sytë e paparacëve deri te detyra e tij ushtarake në Afganistan, te martesa me Meghan Markle dhe lindja e dy fëmijëve të tij: Archie, 3 vjeç dhe Lilibet 1 vjeç.
Ekspertët i kanë quajtur kujtimet e Princit Harry “një bombë me sahat”.

Autobiografia ka qenë objekt spekulimesh intensive në botën botuese dhe mes fansave të familjes mbretërore. Tabloidët britanikë kanë diskutuar shpesh se sa i sinqertë do të jetë Harry në zbulimin e shkaqeve të ndarjes së tij me familjen dhe sa dëm do të jetë i gatshëm të shkaktojë në vendosjen e monarkisë.

Libri autobiografik do të botohet në një kohë delikate për kurorën dhe publikun britanik, i cili ende po përshtatet me Mbretin Charles III dhe në të njëjtën kohë me paqëndrueshmërinë ekonomike dhe politike.

Vetë libri i vendos Princin Harry dhe Meghan Markle në një situatë edhe më të vështirë. Disa zbulime mund të dëmtojnë monarkinë dhe marrëdhëniet e tyre me familjen mbretërore.

Por në një deklaratë të vjetër në lidhje me autobiografinë, Princi Harry kishte thënë: “Unë po e shkruaj këtë libër jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”.

“Kam vënë shumë kapele gjatë viteve, si kuptimin e parë të fjalës ashtu edhe në kuptimin figurativ, dhe shpresa ime është që duke treguar historinë time, ulje-ngritjet, gabimet, mësimet e nxjerra, mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht se nga vijmë, ne të gjithë kemi më shumë të përbashkëta nga sa mendojmë”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • cudi... says:
    October 28, 2022 at 5:25 pm

    interesant;
    komedia me prralla me mbreter,
    vazhdon dhe ne epoken e zbulimi te galaktikave .
    thjesht kuriozitet njeriu, per “Rregulla” monarkish .
    kush e ka rradhen per mbret, ose kush
    nuk sillet sipas “normave” te monarkise
    me siguri do kete liber me “ligjet” per monarkise .
    jam bere kurioze e s’e kam gjete .
    cudi; nje idiotesi e tille, egziston si realitet i gjalle .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?