Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në prag arresti, Trump: Hetimi, gjueti shtrigash! Prokurori u financua nga Soros
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Në prag arresti, Trump: Hetimi, gjueti shtrigash! Prokurori u financua nga Soros
BoteKryesore

Në prag arresti, Trump: Hetimi, gjueti shtrigash! Prokurori u financua nga Soros

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur përndjekje politike padinë ndaj tij nga prokurori i Manhattan, Alvin Bragg.

Në një deklaratë zyrtare, ai shkruan se kjo është ndërhyrje në zgjedhjet SHBA-së.

Sipas  ish-presidenti, demokratët e majtë radikalë kanë bërë gjithçka për të rrëzuar atë e për ta penguar nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale, duke përmendur hetimin e ndërhyrjes ruse, çështjen ‘quid pro quo’ me Ukrainën, dy fajësimet e dështuara ndaj tij në Kongres si dhe bastisjen e rezidencës së tij në Mar a Lago.

- Publicitet -

Trump thekson në reagimin e tij se demokratët e majtë radikalë kanë përdorur dhe po përdorin gjithashtu sistemin amerikan të drejtësisë si armë ndaj një rivali politik.

Ai ka akuzuar gjithashtu prokurorin e Manhattan si person të fimancuar e zgjedhur me ndihmën e George Soros.

Në fund, Trump shkruan se demokratët radikalë dhe presdenti Biden do dështojnë me këtë ‘gjueti shtrigash’ ndaj tij dhe se amerikanët e ai vetë do kalojnë me sukses çështjen në fjalë e më pas do fitojnë zgjedhjet e vitit 2024.

Deklarata e plotë e Trump:

“Ky është përndjekje politike dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori.

Që nga koha para se të betohesha si Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Demokratët e Majtë Radikalë, armiqtë e burrave dhe grave punëtorë të këtij vendi janë angazhuar në një gjueti shtrigash për të shkatërruar lëvizjen ‘Ta bëjmë Amerikën të Madhe Sërish’.

Ju e mbani mend atë ashtu si unë, në fillim ishte Rusia, më pas Ukraina. Më pas çështja e fajësimit dhe  bastisja e paligjshme dhe antikushtetuese e Mar-a-Lago; dhe tani kjo.

Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe vjedhur nga fiksimi i tyre për të ‘rrëzuar Trump’, por tani ata kanë bërë atë që nuk pritej duke paditur një person krejtësisht të pafajshëm.

Kurrë më parë në historinë e kombit tonë nuk është parë një gjë e tillë. Demokratët kanë mashtruar shumë herë gjatë dekadave, duke përfshirë spiunimin e fushatës sime, ndërkohë që përdorin si armë sistemin tonë të drejtësisë për të ndëshkuar një kundërshtar politik, i cili rastësisht është President i Shteteve të Bashkuara dhe deri tani kandidati kryesor republikan për President, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Prokurori i Manhattan DA Alvin Bragg, i cili u zgjodh dhe u financua nga George Soros, është një turp.

Në vend që të ndalojë valën e paprecedentë të krimit që pushtoi qytetin e Nju Jorkut, ai po bën punën e pistë të Joe Biden, duke injoruar vrasjet, vjedhjet dhe sulmet ku ai duhet të përqendrohet. Kështu e kalon kohën Bragg.

Besoj se Joe Biden do dështojë me këtë gjueti shtrigash. Populli amerikan e kupton saktësisht se çfarë po bëjnë këtu Demokratët e Majtë Radikalë.

 Të gjithë mund ta shohin atë. Kështu që Lëvizja jonë dhe Partia jonë,  e bashkuar dhe e forte,  së pari do mposhtin Alvin Bragg dhe pastaj ne do të mposhtim Joe Biden dhe do të largojmë nga zyra të gjithë këta demokratë mashtrues, në mënyrë që ta ‘BËJMË AMERIKËN TË MADHE SËRISH!”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?