Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Prishtinë diskutohet për ndikimin e Rusisë në sigurinë kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në Prishtinë diskutohet për ndikimin e Rusisë në sigurinë kombëtare
AktualitetKosovë

Në Prishtinë diskutohet për ndikimin e Rusisë në sigurinë kombëtare

Published: November 13, 2024
Shpërndaje

Rusia përdor metoda të ndryshme për të realizuar dhe ruajtur ndikimin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe disa prej tyre janë politike, ekonomike, fetare dhe kulturore, deklaroi Jeta Loshaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Në një konferencë për ndikimin e aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë, më 13 nëntor, ajo theksoi gjithashtu se dezinformimet që Rusia përdor për ta kontrolluar situatën janë të pranishme edhe në Kosovë, edhe pse ajo nuk ka marrëdhënie diplomatike, politike apo ekonomike me Moskën zyrtare.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka zyrën e saj të ndërlidhjes në Prishtinë prej vitit 2005. Megjithatë, aktivitetet e kësaj zyreje nuk janë të njohura për publikun.

- Publicitet -

Në këtë konferencë, e cila u mbajt nën organizimin e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe organizatës gjermane Konrad Adenauer Stiftung – e cila mbështet paqen dhe lirinë – u diskutua për dinamikën e sigurisë së brendshme të Kosovës dhe ndikimin e huaj, veçanërisht të Rusisë.

Loshaj paraqiti dy propozime për luftën kundër narratives ruse: që Kosova, në bashkëpunim me partnerët, të mbledhë informacione për të zvogëluar ndikimin rus dhe të arrijë bashkëpunim më të thellë në fushën e nismave të inteligjencës dhe sigurisë për të bërë ndryshime dhe për të ulur rrezikun nga përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit.

Ajo theksoi gjithashtu se analiza e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë ka treguar se Rusia ishte e informuar për sulmin në Banjskë afër Zveçanit në shtator 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau një polic.

Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe e akuzon Serbinë se qëndron prapa tij, gjë që Beogradi e ka mohuar. Zyrtarët kosovarë gjithashtu kanë bërë të ditur se po hetojnë lidhjet e mundshme ruse me sulmin në Banjskë.

Autoritetet në Kosovë kohët e fundit kanë paralajmëruar shpesh për një rrezik të mundshëm nga Serbia, dhe në këtë kontekst përmendet rregullisht Rusia, si aleate e Beogradit zyrtar, që synon destabilizimin e veriut të Kosovës dhe rajonit.

Serbia, e cila mban marrëdhënie të mira me Rusinë, deri tani ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Megjithatë, Beogradi në Kombet e Bashkuara ka votuar për disa rezoluta që dënojnë agresionin rus në Ukrainë.

Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime Politike (KIPRED), theksoi gjithashtu se Rusia në periudhën e mëparshme ka bllokuar pjesërisht njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës, por jo tërësisht. Sipas tij, Kosova ka kapacitet dhe aftësi për t’u përballur me narrativen dhe propagandën ruse, por mungon një angazhim më aktiv në këtë drejtim.

Ai shtoi se Rusia është e pranishme në shumë vende, përfshirë ato që e kanë njohur Kosovën, por besueshmëria e saj është duke rënë prej fillimit të agresionit në Ukrainë. Hajdi Xhixha, eksperte për politikën e jashtme të Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor, theksoi se Kosova duhet të forcojë partneritetin ekonomik dhe politik me aleatët dhe vendet në rajon, për të zhvilluar një strategji të përbashkët dhe për të minimizuar ndikimin e Rusisë.

Ajo nënvizoi gjithashtu se mbetet për t’u parë se si do të pozicionohet administrata e re e SHBA-së ndaj Rusisë, pas kthimit të Donald Trumpit në pushtet, por pritet të ketë përpjekje për uljen e tensioneve dhe relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve perëndimore dhe Moskës.

“Do të shohim se si kjo do të reflektohet në zhvillimet në Ukrainë dhe në Ballkan”, tha ajo, duke treguar se ekziston mundësia që politika e jashtme e SHBA-së të ndryshojë.

“Ende nuk e dimë, por duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ajo.

Donald Trump, i cili javën e kaluar fitoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA, gjatë fushatës ka deklaruar se mund t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë, por nuk ka dhënë hollësi së si do ta bënte këtë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ndërkohë, e ka uruar Trumpin për fitoren dhe ka thënë se Moska është e hapur për bisedime me presidentin e ri republikan.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?