Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Në vend të peshkut, në rrjet ndonjëherë kap trupa të vdekur”, rrëfimi i peshkatarit që pasqyron dramën e emigrantëve të Mesdheut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Në vend të peshkut, në rrjet ndonjëherë kap trupa të vdekur”, rrëfimi i peshkatarit që pasqyron dramën e emigrantëve të Mesdheut
BoteKryesore

“Në vend të peshkut, në rrjet ndonjëherë kap trupa të vdekur”, rrëfimi i peshkatarit që pasqyron dramën e emigrantëve të Mesdheut

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

Teksa numri i emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Europë rritet, të njëjtën gjë bën edhe numri i të vdekurve në detin Mesdhe.

Ndërsa Bashkimi Europian lufton që të kontrollojë eksodin, situata e njerëzve që i arratisen varfërisë dhe persekutimin po lë shenjën e saj në brigjet e Tunizisë, shkruan “BBC”.

Sapo dielli nis të duket mbi horizontin e bregut lindor, peshkatari Oussama Dabbebi fillon të nxjerrë rrjetën e tij të peshkimit. Fytyra e tij ngulitet mbi të për të parë ç’ka kapur sepse peshqit nuk janë gjithçka gjendet në të.

- Publicitet -

“Në vend të peshkut, ndonjëherë kap trupa të vdekur. Herën e parë u frikësova, pastaj hap pas hapi u mësova. Pas njëfarë kohe, nxjerrja e trupave të vdekur nga rrjeta ishte njësoj si të nxirrja peshqit”.

Peshkatari 30-vjeçar, i veshur me një bluzë të errët dhe tuta të shkurtra, thotë se së fundmi në rrjetat e tij gjeti trupat e 15 emigrantëve në një hark kohor prej 3 ditësh.

“Njëherë gjeta trupin e një foshnjeje. Çfarë faji ka një foshnje? Po qaja. Për të rriturit është ndryshe sepse ata kanë jetuar. Por një fëmijë, nuk ka parë asgjë”.

Dabbebi ka peshkuar në brigjet tuniziane pranë qytetit Sfax qëkur ishte 10 vjeç. Pak më tutje, një grup emigrantësh nga Sudani Jugor i cili është prekur nga konflikti, ndryshimet klimatike dhe pasiguria ushqimore që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2011, po ecin ngadalë drejt portit.

Të gjithë shpresojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Një prej tyre shpjegon se janë tërhequr pa dëshirë nga një tentativë e dytë për të shkuar në Itali për shkak të një varke të tejmbushur dhe motit të keq.

Sipas Rojes Bregdetare të Tunizisë, 13.000 emigrantë janë detyruar të zbresin nga varkat e stërmbushura pranë Sfax dhe janë kthyer në breg përgjatë 3 muajve të parë të vitit.

Nga Janari deri në Prill, 24.000 persona janë larguar nga Tunizia në mjete lundruese të sajuara dhe kanë arritur në Itali. Aktualisht vendi është një prej pikënisjeve kryesore për emigrantët që përpiqen të hyjnë në Europë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  • Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët
  • Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  • Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Metës, GJKKO gjobit me 5 mijë lekë avokatët dhe pezullon afatet e paraburgimit
  • Prokurorët kundër ndryshimeve të prezantuara dje nga Qeverisë në Kodin e Procedurës Penale

Komentet e Fundit

  1. Sarkazma on Mjerimi i Gjykatave
  2. Ethem Lalah on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. Noc Rroku on FOTO: Një prej ngjarjeve më dramatike në historinë e aviacionit civil, çfarë ndodhi dje në avionin nga Dubai drejt Tel Avivit
  4. Pensionisti on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Anonymous on Serbia arreston 2 gra për spiunazh, i akuzon se i dhanë SHISH-it dhe Agjencisë së Kosovës informacione për agjentë të BIA-s

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?