Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme
AktualitetKronike

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Published: May 19, 2025
Shpërndaje

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur në SPAK për të respektuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, të lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO ndaj saj.

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

- Publicitet -

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga rrënjët arbëreshe drejt botës: Albchef çel në Piana degli Albanesi Muajin e Kuzhinës Shqiptare
  • Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  • Komediani i njohur britanik shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale
  • BKH, në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  2. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Lalaj on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. Anonymous on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?