Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Negociata intensive në OKB lidhur me rezolutën për Gazën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Negociata intensive në OKB lidhur me rezolutën për Gazën
AktualitetBote

Negociata intensive në OKB lidhur me rezolutën për Gazën

Published: December 19, 2023
Shpërndaje

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 19 dhjetor kanë zhvilluar negociata intensive, prapa dyerve të mbyllura, lidhur me një rezolutë të sponsorizuar nga arabët, që kërkon rritjen e dërgesave humanitare në Gazë dhe një lloj ndalese të luftimeve, duke tentuar që të shmangin një veto tjetër nga Shtetet e Bashkuara. Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lana Nusseibeh, tha se shpreson që për rezolutën të votohet të martën mbrëma.

Këshilli paraprakisht kishte caktuar seancë për votimin e rezolutës të hënën, por seanca u shty në përpjekje për të marrë mbështetjen e SHBA-së për rezolutën ose që Uashingtoni të abstenojë.

SHBA-ja ka vendosur veto ndaj rezolutës për Gazën në Këshillin e Sigurimit, që është mbështetur nga të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Po ashtu, më 12 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të ngjashme.

- Publicitet -

Draft-rezoluta që u prezantua të hënën bënte thirje për “ndarje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive”, por formulimi i rezolutës pritet të ndryshojë, dhe me gjasë do të kërkojë “pezullimin” e armiqësive apo do të përdoret ndonjë term më i butë, me qëllim që të marrë mbështetjen e SHBA-së, thanë diplomatët që folën në kushte anonimiteti.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit janë të rëndësishme sepse ato janë ligjërisht të obligueshme, por në praktikë shumë palë zgjedhin të injorojnë kërkesat e Këshillit për veprim. Ndërkaq, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të obligueshme.

Në versionin e draft-rezolutës të prezantuar të hënën thuhej se civilët në Gazë nuk kanë qasje në ushqim të mjaftueshëm, ujë, nuk kanë kushte sanitare, energji elektrike dhe shërbime mjekësore, “të nevojshme për mbijetesën e tyre”.Pothuajse 20.000 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që kur Izraeli shpalli luftë kundër Hamasit,  grupit palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja pasi grupi radikal kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor. Hamasi vrau afër 1.200 persona shumica civilë dhe mori 240 pengje.

Hamasi kontrollon Rripin e Gazës dhe Ministria e Shëndetësisë në këtë territor nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, shkruan REL.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Macron pret Ramën në Francë, cili është fokusi i takimit
  • ’mKëngë dhe Rituale”, suita jazz që sjell kujtesën shqiptare në skenë. Hyrja falas
  • “Partizani”, seanca e radhës më 6 korrik. Thirret si dëshmitar nga SPAK ish-ministri Gazmend Oketa
  • Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Parlamenti
  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  2. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Drejtësia on FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat
  4. Anonymous on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhanë
  5. Fundi i një epoke on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?