Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas humbjes së jetës së një nëne shtatzënë dhe foshnjës së saj. Përmes një deklarate, Ministria shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës. MSH bëri të ditur se po ndjek me përgjegjshmëri të plotë trajtimin dhe menaxhimin e rastit. Ministria ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor për rastin. Vlerësimi do të përfshijë periudhën nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit. Ministria theksoi angazhimin për të gjetur përgjegjësit për ngjarjen. “Nëse evidentohen parregullsi apo mangësi, do të merren masat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale”, thuhet në reagim.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta. Në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, MSHMS po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e këtij rasti. Ministria ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit. Angazhimi ynë është i plotë për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri. Çdo gjetje mbi vlerësimin e menaxhimit të rastit do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe, nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale. Siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, janë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor”, deklaroi ministria.
Ditën e sotme, një 37-vjeçare shtatzanë ka humbur jetën, ndërsa ishte duke u transportuar drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim shëndetësor. Gruaja ishte paraqitur fillimisht në Spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave, mjekët vendosën transferimin e saj drejt kryeqytetit. Gjatë transportit, në afërsi të Elbasanit, gjendja shëndetësore e 37-vjeçares është përkeqësuar dhe gruaja ka humbur jetën. Dyshohet se gruaja mund të ketë pësuar hemorragji të brendshme. Ajo ishte rreth 7 muaj shtatzënë. Fatkeqësisht, ndërroi jetë edhe foshnja e saj. j.l./ dita

Nuk humbi jeten o sorroistja Dita
Nena dhe foshnja VDIQEN.
Lemeri ka hequr ambulanca rruges. E gjora ajo cka hequr sa dha shpirt me femijen brenda.
. Mungon shendetsia elementare.
O trap, ku ndryshon “humbi jetën” nga “vdiq”, e para është vetem një mënyrë më pak e rende a me e lartë si regjistër për të thënë të dytën. Merreni me çikërrima gjuhësore kur nuk ia kini idenë dhe e zhvendosni thelbin kot.
Nuk jane thjesht e vetem cikerrima gjuhesore.
Menyra e shprehjes, gjuha qe perdor, fjala qe ti ve, cakton shkallen e shmangies nga realiteti deri mohimin e tij.
Vdiq, ose u vra, ndryshon nga humbi jeten, mbeti pa jete etj.
Artani 👍
Shendetsi 0 pas 1991 ,humanizem 0 ,ca mjek me nota me euro komplet te paafte me rektoret si kasap gjata me shoke dhe kule qe shiste 5000 euro profesorllekut punova 24 vjet ne shqiperi ,licencen ne izrael e mora pas nje viti por mjek senior i specializuarcializuar me mori 5 vjet duke dhene 10 provime pas 29 vjet pune Pas kesaj punova dhe 21 vjet te tjera ne spital Ato qe ndodhin ne shqiperi me keqardhje nuk ndodhin as ne afrike per antihumanizmin Le te vene te shesin domate xhambaz te tille FUCK ANTIHUMAN ALBANIAN MEDICINE .FUCK POLITICAN CORRUPTED ,fillon me saliun dhe vazhdon me edin Komunizmi nuk tjetersohet per krimet ,por arsim ,shendetsi kulture ,art kishim Sic thote imadhi robert radoja :NUK kishim buke ,por kishim thjatro