Nga Brukseli për DITA
Dr. Jorgji Kote
Java e kaluar politike dhe diplomatike ndërkombëtare me takime të niveleve më të larta shtetërore iu kushtua pothuajse tërësisht mbështetjes së mëtejshme ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës, në luftën e saj heroike për të smprapsur dhe mposhtur agresionin rus. Ishin forume me emra tingëllues: Konferenca e donatorëve për rindërtimin e Ukrainës në Berlin më 10 – 11 Qershor, Takimi i ministrave të Mbrojtjes të NATOS më 12 Qershor, Samiti i zgjeruar të G- 7 në Pulia, Itali më 13 – 14 Qershor me praninë dhe të Papa Franceskut, lutjet dhe fjalën e tij atje dhe së fundi Konferenca e Paqes në Luzernë të Zvicrës me 15 -16 Qershor.
Kryefjala e tyre politike ishte Ukraina, mbështetja e saj, ashpërsimi i masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë. Me rezultatet tashmë të njohura, ku vlen të përmenden paketa prej 50 miliard Euro nga interesat që përfitohen nga pasuritë ruse në Europë, sanksionet e reja amerikane ndaj 300 personave dhe firmave të lidhura me Rusinë, marrëveshja në fushën e sigurisë SHBA- Ukrainë, e cila shihet dhe si pararendëse e anëtarësimit të saj të mundshëm në NATO, livrimi i sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore dhe raketore, etj.
Pas miratimit të vonuar të shumës prej 61 Miliard Dollarë nga SHBA-të, kthesë tjetër e rëndësishme për frontin e luftimeve ishte autorizimi amerikan, francez dhe gjerman për Ukrainën lidhur me përdorimin e armëve perendimore për t’u mbrojtur nga agresioni, duke përfshirë dhe pjesë të kufizuara të territorit rus.
Shtimi i ndjeshëm i këtyre ndihmave është tejet i dobishëm në kushtet e tanishme kur Rusia ka ndërmarrë një ofensivë të re dhe kur Ukraina ka shumë nevojë për predha, armatime, sisteme të mbrojtjes raketore, me qëllim që të rivendosë situatën luftarake dhe të krijojë premisat për t’u hedhur në ofensivë të përgjithshme.
Ndërkohë, më 15/16 Qershor, në Luzernë të Zvicrës u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare e Paqes, nismë e qeverisë zvicerane me praninë e liderëve dhe përfaqësuesve të lartë nga 92 vende dhe organizata ndërkombëtare, ndërmjet të cilëve 50 krerë shtetesh dhe qeverish.
Ashtu siç dhe pritej, ajo përfundoi pa ndonjë rezultat premtues, me një deklaratë ku 80 vende mbështesin integritetin territorial të Ukrainës. Mirëpo kjo nuk ishte ndonjë gjë e re e ca më pak arritje e shënuar. Rikujtojmë se disa kohë më parë, veç organizatave të tjera Euro-Atlantike, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar dy rezoluta të ngjashme me 143 vende pro Ukrainës. Ndërkohë, mosprania e Rusisë dhe Kinës e zbehën ndjeshëm rëndësinë dhe jehonën e Luzernës. Problemi tjetër serioz ishte se megjithë demarshet e shumta diplomatike, perendimore dhe të vetë Presidentit ukrainas Zelenski, edhe pse në Deklaratën e Konferencës Rusia nuk përmendej me emër, vetëm e vetëm që « të mos u ngelej hatri » shumë shtete të mëdha nuk e nënshkruan tekstin e Deklaratës. Bëhet fjalë për vende të tilla me peshë gjeopolitike si India, Indonezia, Tajlanda, Brazili, Arabia Saudite, Afrika e Jugut. Kësisoj, kjo konferencë ishte më tepër një forum ndërkombëtar për të shprehur dëshirën e mirë për paqe, por jo më shumë se aq.
Mesa duket, nuk po kuptohet ende mirë se zgjatja pa afat e agresionit rus dhe për pasojë e luftës në Ukrainë bën të pamundur çdo demarsh dhe arritje për paqe apo armëpushim në tryezën diplomatike të një armëpushimi dhe paqeje. Ndonëse flitet e premtohet shumë dhe nismat e projektet në këtë drejtim nuk mungojnë. Kina, Brazili, Indonezia, Afrika e Jugut, vetë Ukraina dhe Rusia kanë dalë me kohë me projektet e tyre të paqes, të cilat janë diskutuar në Kiev, Moskë, Uashington, Bruksel dhe në metropole të tjera ndërkombëtare, por pa asnjë rezultat.
Kjo ka ndodhur sepse këto nisma ndoshta vullnet mirë, më shumë se procese për realizimin e një paqeje të vërtetë rezultojnë “eskapada » pra mjete të përkohshme shpëtimi », për efekte të brendshme zgjedhore, për protagonizëm diplomatik, për të qenë “politikisht në rregull“ dhe për imazhin e një vendi paqedashës, si në rastin e Zvicrës me bujarinë dhe mikpritjen e saj politike dhe diplomatike.
Në Konferencë u shtrua gjerësisht dhe jo drejt se si dhe çfarë procedurash duhen ndjekur për « ta futur Rusinë në vallen diplomatike të paqes » ! Kur, në fakt, çështja e vërtetë jetike është si ta mbrojmë Ukrainën dhe si ta mundim, si të fitojmë mbi Rusinë në frontin e luftës! Fakti i hidhur është se paqja e vërtetë dhe e qëndrueshme me Rusinë e Putinit është bërë praktikisht e pamundur. Kjo sepse kushti i panegociueshëm për një paqe të tillë të qëndrueshme është që Rusia të ndërpresë agresionin, të tërhiqet nga territoret e pushtuara më 2014 dhe mbas 24 Shkurtit 2022 si dhe të japë garancitë e duhura se nuk do të përsërisë më sulme të tilla ndaj asnjë vendi tjetër. Ndryshe, siç ka thënë me të drejtë Kancelari gjerman Scholz paqja pa liri është shtypje, ndërsa paqja pa drejtësi është diktat“.
Mirëpo, siç e shprehu dhe në propozimet e tij absurde me kushte më 14 Qershor, Putini jo vetëm nuk ka ndërmend të tërhiqet asnjë hap, porse ai po e kërkon jo më një, por shumë hapa gjeopolitike mbrapa, me kushte të papranueshme nga Kievi dhe NATO.
Në fakt, kjo ka qenë sjellja demagogjike e Putinit me Perëndimin edhe gjatë 10 viteve të fundit. Kështu, mbas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014, me ndërmjetësimin franko-gjerman dhe mbështetjen e SHBA-ve, Moska dhe Kievi bënë Marrëveshjet Minsk 1 dhe 2 për paqe, por pa asnjë rezultat. Përpara se Rusia të niste agresionin e paprovokuar më 24 Shkurt 2022, nuk mbeti lider botëror pa shkuar në Kremlin, në përpjekje për ta parandaluar atë agresion, por pa asnjë rezultat. Putini i shfrytëzoi këto demarshe diplomatike vetëm për të fituar kohë dhe për « të matur pulsin » perendimor!
Ja pse, çdo paqe « alla Putin » siç thotë Nobelistja ukrainase Oleksandra Matviichuk “ nuk do të ishte paqe, por pushtim dhe kapitullim për Ukrainën“.
Duke iu rikthyer Konferencës së Luzernës, siç tregon dhe përvoja e mëparshme, ajo do të kishte më shumë kuptim dhe rezultate premtuese, qoftë dhe minimale nëse Ukraina do të kishte shënuar përparime në terrenin e luftës, duke qenë në pozita diktuese ndaj Rusisë, duke mos i lënë kështu hapësirë dhe alternativë tjetër Putinit. Mirëpo jemi ende larg kësaj faze, madje është e kundërta, iniciativën luftarake tani për tani e ka ende në dorë Rusia. Për fat të keq, Moska është e izoluar vetëm nga Perëndimi, madje jo plotësisht dhe prej tij, veç jo nga pjesa tjetër goxha e madhe e botës. Mbi të gjitha ka me vehte Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin, si dhe praktikisht vendet e mëdha të BRICS të përmendura më sipër, krerët e të cilës në gusht do të mblidhen në Samitin e tyre në Rusi.
Shkakun tjetër madhor të paaftësisë së diplomacisë klasike për arritjen e paqes në Ukrainë e shpjegon më së miri Alexander Rhotert, ndër ekspertët më të njohur gjermanë, kur thotë se: ”mësimi i parë i madh është që diplomacia dhe negociatat nuk mund e nuk duhet të bëhen gjatë procesit të luftimeve. Ato lihen për në fund, mbasi kanë mbaruar veprimet në teatrin e luftimeve, kur agresori është dobësuar në kulm, duke e ulur atë në tryezë; sepse vetëm trysnia ushtarake i detyron diktatorët dhe agresorët të pranojnë paqen, veçse me kushtet tona, jo të tyret”.
Veç kësaj, jo vetëm Ukraina, por dhe vetë Perëndimi është tejet i dobësuar politikisht, me pasiguri dhe dyshime jo të vogla për të ardhmen e tij. BE-ja vjen pas cunamit të fuqishëm politik në zgjedhjet europiane më 6 – 9 Qershor ; e djathta radikale e sulmoi dhe triumfoi bindshëm në zemër të BE-së, te « zemreku » i saj Franca dhe Gjermania si dhe te bashkëthemeluesit e tjerë të BE-së, Italia, Belgjika, Holanda, etj. Të tilla paqartësi dhe pasiguri po ndihen disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kështu që pa vendosur « paqe » në oborrin e tyre, vështirë t’i diktojnë Rusisë paqen, ca me pak me mjete diplomatike dhe paqësore.
Këtë realitet e ka sintetizuar disa herë muajt e fundit dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg; duke paralajmëruar Aleancën Perëndimore që “të përgatitet për një luftë e cila nuk dihet sa mund të zgjasë” e duke garantuar mbështetje të vazhdueshme sidomos ushtarake për Ukrainën, sepse vetëm kështu “Putini do të bindet se nuk mund të fitojë dot as në fushën e luftimeve”.
Nisur nga këto faktorë gjeopolitikë, eseisti dhe filozofi i shquar francez i kësaj fushe, Nicolas Tenzer me librin e tij më të ri “Lufta jonë – (Notre Guerre) kërkon me zë të lartë zbatimin nga Perëndimi të “diplomacisë së luftës“. Sipas tij kjo është e pashmangshme kur tjetri të kërcënon hapur se do të të shkatërrojë; atëhere këtu nuk ka më vend për diplomacinë klasike, takime, propozime dhe ulje në tryeza diplomatike dhe plane paqësore; përkundrazi, gjithçka duhet kthyer dhe vënë në dispozicion të përgatitjeve për luftë pa kompromis kundër agresorit.
Dhe ajo çka kjo fitore kërkon është përshkallëzimi dhe përshpejtimi i ndihmave ushtarake për Ukrainën dhe deklarimin e qartë se Perëndimi është i vendosur për fitoren e Ukrainës dhe disfatën e Rusisë, dhe jo thjesht « do ta mbështesim Ukrainën aq kohë sa të jetë e nevojshme » çka sipas tij deri tani nuk thuhej me zë të lartë, siç u bë javën e kaluar në Berlin, Bruksel dhe Pulia.
Ndaj, ajo çka kërkohet nga vendet prendimore është shtimi dhe përshpejtimi i ritmeve të dërgimit të armatimit të fuqishëm dhe vendimtar në Ukrainë. Kjo vlen sidomos për Gjermaninë, e cila ndonëse renditet e dyta për shumat e ndihmave për Ukrainën, duhet të shmangë njëherë e mirë drojën dhe vonesat e pajustifikueshme në këtë drejtim, siç ka bërë me livrimin e tankeve « Leopard II » dhe deri tani së fundi me mosdërgimin e raketave të fuqishme “ Taurus” me rreze 500 km të gjatë veprimi, të cilat janë me rëndësi strategjike ; me justifikime të ë cilat pengojnë dhe vonojnë përparimin dhe fitoren e Ukrainës. Njëherë thuhet se “ nuk duhet të kalojmë vijën e kuqe” sepse me ato raketa mund të goditen objekte në brendësi të Rusisë e për pasojë Gjermania do të bëhej palë në luftë, se mund të përshkallëzohej agresioni rus deri në përdorimin e armëve bërthamore dhe të tjera si këto. Këto justifikime janë hedhur poshtë nga shumica dërmuese e gjeneralëve dhe ekspertëve ushtarakë perendimorë.
Po aq i papranueshëm është propozim i disa javëve më parë e që « shpie ujë në mullirin rus » nga Kryetari i Grupit Parlamentar të SPD-së, Ralf Mϋtznich, i cili u shpreh publikisht për një “ ngrirje ” të luftimeve, çka ndeshi në kundërshtime të mëdha dhe brenda koalicionit qeveritar.
Edhe për ” vijën e kuqe” që përmendet nga liderët në Berlin, ekspertë dhe historianë të njohur gjermanë sugjerojnë që ajo të mos përcaktohet për politikën e jashtme dhe të sigurisë gjermane, se kështu vetëm e dobësojnë atë, por t’i vihet ” kufiri te thana” Rusisë.
Nisur nga sa sipër, vendimtare nuk janë më demarshet, propozimet dhe konferencat për paqen, por ndihma dhe mbështetja ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën; si kërkesë përparësore për të treguar se Perëndimi e ka seriozisht dhe se duke mbrojtur Ukrainën, ai mbron gjithë vendet e tjera sovrane dhe pro-perendimore, mbron” forcën e ligjit kundrejt ligjit të forcës”.
Ja pse, në krye të axhendës perendimorë në mbështetje të Ukrainës kumbon më fort se kurrë aforizma e famshme latine “ nëse do paqe, përgatitu për luftë !»
Eshte e drejte:
Ne se do paqe pregatitu per lufte.
Por ka nje problem per ne:
Ne jemi shtet i vogel dhe sa do te armatosemi,
prap se prap, shtetet fqinje qe kane nje buxhet
me te madh do armatosen me shume se ne.
Kjo me bind se ne gjitmone do kemi nevoje
per nje mbeshtetje te fuqishme nga SHBA-ja,
pasi ne ti kemi bere detyrat tona te shtepise.
Po ne e kemi te keqen tek vetja jone:
Elita e Shqiperise grindet me njera tjetren,
kerkojne qe Amerika te krijoje kushtet per
me shume demokraci ne Shqiperi.
Nderkaq shume intelektuale qe punojne
per shtetin, ku dhe kane punesuar dhe faliljet e tyre
heshtin, kane frike te flasin, se humbasin vendet e punes.
Por Amerika na thote se demokracia nuk mund
te bashkejetoj me korrupsionin sepse korrupsioni
arrin te vjedhe votat duke krijuar nje administrate
qe me shum punon per zgjedhjet se sa kontribon
ne zhvillimin e vendit e per popullaten.
Ato qe kerkojne me shume demokraci, kerkojne ne te vertete
nje demokraci te korruptuar, jo funksjonale, me nje sistem
shteteror jo normal, ku ne mekanizmat e tij ka te cara, plasaritje,
e hapsirea qe lejojne penetrimin e metodave korruptive.
Por qeveria dhe opazita nuk i permend keto faktore,
por krijon komisione me individe qe nuk dine si ti mbyllin keto
te cara, qe penetrohen nga korrupsioni.
Te korruptuarit ne keto komisjone nuk jane te interesuar ti mbyllin
shtigjet qe iato i kane perdorur e i lejojne te pasurohen, dhe
opozita qe deklarohet si kampjonja e anti-korrupsionit nuk do
te mare asnje pergjegjesi dhe refuzon te mare pjese, por te kete
te drejten te kritikoje e kafshoje, per sa kohe qe rrogat i marin.
Ne qofte se te dy palet jane me te vertete kundra korrupsionit,
ato duhet te deklarojne, se zgjidhja e problemit, eshte pikerisht
saldimi i te gjitha te carave ne mekanizmat e sistemit, qe cfrytezohen
nga te korruptarve.
Pse te mos formulohen, si fillim, rregulla te sakta, me “aqe sa dime
ne kete moment”, qe te gjithe punonjesit duhet ti firmosin, ku shkruhen
qarte te gjitha pergjegjesite qe kane, cfare ndalohet te bejne, qe te
mos grasatohet makineria e korrupsionit. Ti vendosin ne tavolinen e punes,
te botohen ne gazeta etj, qe ti dine edhe ato, qe do trokasin ne dyert e
digastereve qeveritare dhe nderkaq te filloje studimi per te gjetur te gjitha te carat
e sistemit shteteror, qe duhen bllokuar.
Kam pershtypjen se administrata duhet te pergjysmohet, te punojne tete ore ne dite,
te mos zgjidhin problemet personale ne kohene punes. Po keshtu parlamenti duhet
te zvogelohet ndjeshem, sepse po shohim se cfare ndodh atje. Kur te dalin te pavarur
dhe ta sigurojne rrogen me pune dhe jo “Duke grire sallate” ato do vine ne vete dhe do
mobilizohen qe te zgjidhen problemet egzistenciale te shqiperise, ku ato jetojne.
Po ata Talibanet e Afganistanit,me cfare e munden BRSS,me Rraketa Atomike dhe tanke Leopart?
Po me Raketa dore,mina artizanale dhe antitank,nga ata qe prodhonte Policani.
Nje thes Ure Azotikut Fier,pellcet sa nje mine detare.
Mbush tunelet me arme Albin Kurti,se Rama ka ndermend te na dorzoje tek Serbet.
Kjo bote eshte e cuditshme:
Ato e mposhten BRSS me Armet Amerikane dhe informacione me vlere
qe i dhane “atyre islamisteve” qe me vone ju sulen Amerikes dhe rrezuan
kullat binjake.
Por kur Amerika shkoj ne Afganistan te luftoj Talibanin, Rusia i vuri ne dispozicion
aeropertet e saja aeroplaneve Amerikane qe furnizoninushtrin trupat Amerikane.
Duket si paradoksale por eshte e vertete.
Si ta kuptojme apo interpretojme kete asimetri veprimesh?
Si mendoni Ju, Z. DEMO?
A u tregua Rusia Tolerante ndaj Amerikes,
APO kishte plane te riarmatosej dhe ta vinte
ne gjume Ameriken deri sa ta merte veten?
Si mendoni JU, Z.Demo?
Un besoj se dy keto superfuqi do e gjene nje dite mirekuptimin,
ne te mire te popujve te tyre dhe te gjithe botes.
Nje lufte qe nuk mbaron kurre eshte vete shkaterruse per keto dy
superfuqi dhe perfitusit jane konkurentet e tyre.
Un besoj se Amerika dhe Rusia kane ndihmuar shume shtete ne
konkurencen ndermejet tyre per te qene te paret e botes dhe
pas shume vitesh ,me rezulton se te dyja kane dalur me humbje,
sidomos po te shohim se ndihma e tyre nuk eshte vleresuar dhe
eshte shfrytezuar per te dale fuqi te tjera mos mirenjohese
qe i kundershtojne.
Eshte e famshme shprehja qe ja dedikojne Anglezeve:
Bej mire dhe do gjeshe mire.
Bej shume mire dhe do gjesh belane.
Si mendoni JU, Z.DEMO?
PAQJA DUHET TË ARRIHET PA LUFTË,Z.KOTE!
Kur te dyja palet jane shum te fuqishme dhe asnjera nuk ka superoritet te ndjeshem, paqa mumd te sundoje.
Arben Tashko nuk je njeri pa mend, përkundrazi.
Jam i bindur që edhe ay dypikëpyetja e para përmbys ka reflektuar, prandaj hesht ay qerratuc !!!
Kjo nuk është botë e çuditshme, kjo është një botë që kur tjetri vuan, torturohet e burgoset pa drejt, tjetri zgjedh jahtet më të shtrenjta!!!
” Është për t’u habitur njeriu, ndonëse e di që do jetojë përkohësisht, sillet sikur do jetojë përjetësisht.” thotë një njeri i madh serbo-grek me emrat Demo Hajredinović Demneri.
Dhe më e çuditshmja te njeriu është se kujtohet që është kafshë vetëm kur sheh anatominë e kafshës, të derrit p.se.
Ndonëse derri I dashur Ethem nuk merr pension të madh.
E ke vënë re I dashur Ethem, që njeriu kujtohet që ka organe apo gjymtyrë vetëm kur I dhemb ndonjë gjë, të mos flasim për gjumin e vogël apo të madh që nuk e di fare ku është në sistemin diellor.
Lavdi Zotit që shohim ëndrra !!! Po sikur kjo botë të jetë ëndërr ?? E nuk ka si të jetë ndryshe, apo jo Demo-vëllai..??
Prandaj njeriu duhet të ngrihet mbi vetveten, mbi egon, ambicien, hakmarrjen, shpirtvogëlsinë, smirën. Se negativiteti të zvogëlon, të bën një mi
Pse duhet ta kesh haset tjetrin ti se ka një gjë që nuk e ke ti ??? Making luksoze vila etc
Woooow !!!
Po gjërat që ke ti e nuk i ka tjetri i di ay tjetri ?? Gjumin e qetë psh.
Une nje pyetja kisha. Kush kane keta qe e kushtezojne Paqen Globale, nepermjet Luftes? Nuk po e zgjas me teper, sepse e kam sqaruar disa here, dhe nuk dua te perserise veten e te behem i bezdishem, por duhet theksuar dicka. Kjo Bote nuk eshte ajo qe shumica mendon se eshte. Kush e kupton kete,, do te kuptoj dhe shume gjera te tjera tani dhe ne te ardhmen.
Une nje pyetja kisha. Kush jane keta qe e kushtezojne Paqen Globale, nepermjet Luftes? Nuk po e zgjas me teper, sepse e kam sqaruar disa here, dhe nuk dua te perserise veten e te behem i bezdishem, por duhet theksuar dicka. Kjo Bote nuk eshte ajo qe shumica mendon se eshte. Kush e kupton kete,, do te kuptoj dhe shume gjera te tjera tani dhe ne te ardhmen.
Qe ta mbyll, dicka eshte mbi “palet”. Kjo ka nje domethenie qe do te thote se Palet jane thjesht nje iluzion i cili krijohet per shumicen e Njerezimit. E them kete, sepse palet jane krijuar qe te besosh te palet dhe te behesh pjese e tyre. Por mbi palet eshte ajo dickaja qe i kontrollon dhe udhezon. Loja nuk ka kuptim pa kundershtare, packa se ekipet pas skene, kane te njejtit pronare.
TASHI FOLE SI BURRAT,PHOENIX
A e dini se rajonet Donbas dhe Krime të Rusisë i janë kaluar Ukrainës në vitin 1954 nga Nikita Hrushovi në kundërshtim me Kushtetutën e BRSS-së të vitit 1937? Ky kalim i këtyre rajoneve është kryer pa pyetur popujt me anën e referundimit e këtyre rajoneve gjë që kushtetuta e vitit 1937 e kishte të shkruar të bardhë mbi të zezë. A po bëni sikur nuk e dini?
Për cilin integritet territorial të Ukrainës flitet kur ndërkohë ajo ka gllabëruar pa të drejtë edhe territore polake, rumune dhe hungareze në perëndim dhe jug-perëndim?
Përse shkruhet për “agresion të paprovokuar” nga Rusia kur që nga viti 2014 qeveritë sionisto-naziste të Poroshenkos dhe Zelenskit masakruan pothuajse 15.000 civilë rusisht-folës në Donbas dhe mijëra të tjerë të sakatuar në mënyrën më barbare deri në Shkurt 2022?
A e dini se Perëndimi, SHBA dhe NATO i premtuan ish-Bashkimit Sovjetik (kryesisht Rusisë) se përveç Gjermanisë Lindore ata nuk do të bënin asnjë centimetër drejt Lindjes? Ku i ka kufijtë NATO sot?
A e dini se dy Marrëveshjet e Minskut u nënshkruan nga SHBA, Britania, Franca, Bjellorusia, Ukraina dhe Rusia me qëllimin e parandalimit të vrasjes së civilëve rusisht-folës në Donbas? A u mbajtën premtimet e dhëna nga Perëndimi dhe Ukraina? ZERO!
Çfarë ka marrë në zotërim Rusia deri tani përveç se territoret që historikisht i përkitnin asaj dhe që Ukraina donte t’i zbazte nga rusisht-folësit duke provokuar kështu Rusinë?
A e dini se NATO është drejtuar nga ish-nazistë gjatë viteve 1950-1960 dhe fryma që e karakterizon atë sot është pikërisht naziste dhe provokative?
Përse gjithmonë artikujt fillojnë me fundin dhe jo me fillimin? Pra, fillojnë me pasojën dhe nuk merren me shkakun e situatës së krijuar. Edhe pse Rusia nuk është shtet engjëjsh, filloni nga viti 2014 dhe do ta gjeni shkakun te Ukraina dhe jo te Rusia.
Publikimi ose jo i postimit tim të mësipërm do tregojë se në cilën anë jeni; në anën e së vërtetës për të cilën shkrova shumë shkurt apo në anën e parasë.
Gazetat,platformat shqiptare qe jane letra kopjativi me njera tjetren,me krenari fshatareske po japin lajmin se ne krye te NATOs po emerohet shoku Edi Rames,Mark Rute i Hollandes
Kjo nuk eshte per te gezuar ,Kjo eshte per te vene kujen. Ky eshte Kob,eshte lajm i Zi.Pse?
Sepse Edi Rama eshte hasmi me i rrezikshem qe ka kombi shqiptar dhe Armiku n-1 i Kosoves.
Ka inat deerri,qe do ti dale e vetja dhe a do ta beje Kosoven me Associacione,o bjer e vdis.Ka 12 vjet,qekur u be kryeminister,qe nuk po i ndahet Kosoves.Shtyu ne rruge te gabuar Hashim Thacin,qe firmosi Associacionet,,I beri presion Ramush Haradinajt te dorzonte Mitrovicen,dhe qekur eshte Kurti ne Detyre nuk po le kryetar shteti,,bajloza te BE,ambasadore Amerikanee,Agjenci spiunazhi,,OKB,NATO,UNESO,,pa i fryre ne vesh Associacionert per Kosoven,.
Te kesh lindur idjot dhe psikopat,,nuk do te thote se eshte naiv,axhami..Joooooo.Perkundrazi..Edi Rama mund te jete tape topi ne Ekonomimund ta fuse Shqiperine ne katastrofe ekonomike me Turizmin detyre mbi detyrat,,Turizmi ne Plan te Pare,,por shejtan idjoti eshte shume i afte per te Demtuar.Shqiperise ujt e zi po i nxjerr,Rinia arratine ka marre,por PO DEMTO0N KOSOVEN.
Ka hedhur -parangallin larg ne Amerike te kape Presidentin e ardhshem Donald Trump,duke perdur karrem dhendrin me te bijen ne Sazan.Shif ku i punon mendja psikopatit.!!!!!Se zoti e ka lene cyryk gjysmen e trurit,por gjysmen tjeter ja ka mbushur djalli me shejtanlluqe,qe tja nxije jeten atyre qe ka rrotull. Prandaj Albin Kurti,,kufirin ke thana,,ketij.
Asaj Manushaqes presidente,beja te qarte mocionin e shkarkimit po i levizi bythet shume.
Associacione s`ka.
Ja nje Lajm i mire,qe sapo mbrriti.
Ne vend te gjytyrymit spanjoll,Borrel,sllavist,serbist,,Fans i perunjur i Vucicit,,vjen Kaja Kallas nga Estonia.
Antiruse,antisllave.Nuk e njeh Kosoven,,por kur ta njohe do beje lidhjen me vendin e saj te vogel,qe ka qene nen roberine ruse si Kosova nen roberine serbe. Po ta njohe edhe me mire gjuhen shqipe(jo nga hajvanetpellasgjike agron dalipi,fredi bala etj),do kuptoje menjehere qe biem kushurinj te dyte.Prej andej u shkeputen stergjysherit Ilire ne rrugetimin e gjate drejt Jugut.Lane atje fjalen Balta-Baltik,,Diten e Veres,qe festohet ne vendet Baltike dhe ne Shqiperi.
Armet nuk jane ato qe e fitojne luften gjithmone, edhe pse dihet qe pa arme nuk luftohet. Armatimi per ne eshte shume i domosdoshem… Por, per ta fitur luften edhe pse ke armik shume me te madh armatimisht e ushtarakisht, siç pati UÇK Serbine pushtuese e fashiste, eshte dashur diçka tjeter!… E dini çfare? Fillimisht, per te hyre ne radhet e UÇK, eshte dashur nje luge gjelle vaj, per ta pare a po ta rrjedhe kund!… Nese nuk ta ka rrjedhe vajin -je pranuar pa kushte tjera, keshtu qe zemra dhe dashuria e madhe per liri e per bashkim kombetar ka qene moto e luftes se UÇK, sepse, nese do liri e bashkim -duhet edhe te luftosh fort e me guxim uçkeist se me “konferenca paqesore per shtyp(je)” e me kembe perpjete ldkeistçe nuk ka as paqe, as liri…
Serbise e Rusise eshte dashte t’i prehet vija e kuqe shume me heret… dhe jo te çarmatoset Ukraina dhe as UÇK shqiptare… Tjeter gjendje do ishte sot ne Ukraine po ta dispononte armatimin qe kishte dhe tjeter gjendje do kishim po te armatosej UÇK me shume dhe te mbeshtetej me logjistike… Nese duam liri dhe Shqiperi, duhet te pergatitemi te luftojme per to ne çdo kohe!…
DRENICA E KUQE
Drenica e kuqe.
Amerika nuk ka pjerdhur as per UCK dhe as per Zelensky.
Ajo ka planet e saj.
Prandaj mos shkruaj brockulla.
Pa lejen e Amerikes ,as miza ne toke nuk leviz.
Kur e thane kete shprehje romaket lufta behej me shpata, shtiza e shigjeta. Ne kohen tone po plasi lufte midis fuqive berthamore shfaroset gjithe njerezimi e shkaterrohet gjithe bota. Prandaj lere luften e mos e dhente Zoti thuaj.
O, “mali”, ‘mizat’ levizin dhe nuk pjerdhin as per ty dhe as per Ameriken, po, thirri mendjes nje here!… Broçkulla shkruani ju qe e shani UÇK dhe veteranet e saj… Dhe ata qe shajne UÇK jane turpi i shekullit 21 dhe i atyre qe do vijne me pas…
DRENICA E KUQE
Shkrimet diplomatike te ketij autori bejne jehone ne te gjitha qaraqet diplomatike shqiptare dhe me gjere . Diplomatet , specialistet e plolitikes , dhe c’do intelektual , gjen veten dhe mundesine e reflektimit Nuk kam lexuar , ne asnje organ shtypi te tille argumrnt diplomatik , qe “armatos ” me arme dhe me mentalitet shtetin , vecanerisht shtetet tona , qe paqen e kane pasur dhe e kane te brishte .
Autori jo vetem keshillon , por krijon bindje te nje diplomaci e shendeteshme dhe krijuse . Per te tillle diplomate vuan diplomacia jone vecmas e Kosoves , qe eshte gjysma jone . Me konsiderate Zgalem