Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali tek Onkologjiku, letra denoncuese e mësueses Ina Kasimati, që u nda nga jeta prej kancerit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Skandali tek Onkologjiku, letra denoncuese e mësueses Ina Kasimati, që u nda nga jeta prej kancerit
KronikeLajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, letra denoncuese e mësueses Ina Kasimati, që u nda nga jeta prej kancerit

Published: June 27, 2024
Shpërndaje

Mësuesja dhe aktivistja, Ina Kasimati u nda nga jeta para disa kohësh për shkak të kancerit.

Por përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik.

Kujtojmë se mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024, letra e saj është bërë virale këto ditë, kur ka shpërthyer skandali i Spitalit Onkologjik.

- Publicitet -

Letra e Ina Kasimatit:

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje!

I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)

E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.

Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…

Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …

Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

Është turp!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…

Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën…

Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor?

Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
29 Comments
  • Me fat qe nuk jam i semure says:
    June 27, 2024 at 11:14 am

    A ka ndonje politikan qe e ka lexuar kete leter? Dhe cafre ka bere! Eshte fatkeqesi me qene i semure!
    Poshte politikanet majtas dhe djathtas!

    Reply
  • katarakti says:
    June 27, 2024 at 11:22 am

    E para: Falenderoj “Ditën” që po i jep vêndin e merituar kësaj ngjarjeje kaq të shëmtuar, çnjerëzore dhe tragjike. Mos iu nda “Dita” kësaj çështjeje derisa jo vetëm mjekët përgjegjës të kenë përfunduar në burg Pêr gjithë jetën, por derisa të jenë shkarkuar nga detyra drejtorët dhe ministrat përkatës. A kanë vajtur ndonjëherë këto ministresha kukulla të flasin me pacientët, të kontrollojnë cilësinë e punës, kompetencên e mjekëve dhe ndershmërinë e tyre?! Me një gjendje të tillë të spitaleve të vendit do të ishte mirê që edhe kryeministri të detyrohej të jipte dorëheqjen. Nga çan trapin përditë me foto dhe kartolina, me futbollin dhe Melonin dhe nuk bën punën që duhet. Është i lehtë si kryeministër, ashtu siç mund të jetë një ish-sportist dhe piktor. Shqipëria ka nevojë të udhëhiqet nga një dorë e fortë, që punon dhe mendon për njerëzit dhe vendin. Dua të theksoj se për mynxyrat kombëtare Berisha-Meta as që bëhet fjalë të rivinë në pushtet. Ndryshe nuk shoh asnjë figurë pozitive sot te shumica për të zëvendësuar delenxhiun Rama. Sa për opozitën tip Muli as që bëhet fjalë ta diskutosh. Kështu, me kêto ministresha biba, me zëvendëkryeministra hajdutë me çizme, me një opozitë armike e betuar e vendit dhe e popullit dhe një kryeministër lapangjoz, i paaftë dhe i papërgjegjshëm, Shqipëria nuk do bëhet kurrë.

    Reply
  • Deutsch says:
    June 27, 2024 at 12:00 pm

    Se kuptoj pse Dita e boton tani kete leter mos ndoshta dhe Dita tani perpiqet te luaj rolin e “Drejtorit”?

    Reply
  • Superintelektuali says:
    June 27, 2024 at 12:07 pm

    Deutch, si ore nuk e kupton ? Po çfarë ka për të moskuptuar ? Kjo është detyra e medias.

    Reply
  • Superintelektuali says:
    June 27, 2024 at 12:07 pm

    Deutch, si ore nuk e kupton ? Po çfarë ka për të moskuptuar ? Kjo është detyra e medias.

    Reply
  • Xha jaho says:
    June 27, 2024 at 12:48 pm

    Pjese nga letra e te ndjeres:
    **Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…
    Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…
    Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori**

    Gjendje Skandaloze,…
    Ministri a ka shkuar ndonjehere per kontroll pa lajmeruar njeri?? Vetem anonim kupton situaten. Pergjegjesi e ministrit qe nuk kontrollon.

    Kryeministri te beje edhe ky kontrollet dhe verifikimet e gjendje, dhe te mos hedhe leke pa hesap ku te jete, por ta filloj me kujdesin per shendetin e popullit.

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    June 27, 2024 at 12:54 pm

    Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

    Dhe ne akoma paguajme cdo muaj, 2-3 here ne vit shtohet kosto e sigurimeve per shendetesine, ku shkojne keto leke, kur gjendja eshte kjo. Nuk bejne dot folene e fundit ku keta te semure kerkojne ndihme per te jetuar, mendo per gjera te tjera??!! 😷😁👹

    Reply
  • Shqiptar says:
    June 27, 2024 at 1:05 pm

    Drejtori i ketij spitali te shkarkohet menjehere dhe te detyrohet te punoj nja 2 vjet ne pastrimin e mbeturinave te qytetit. Perse paguhet ky.
    Keshtu me radhe te gjithe ata qe kane pergjegjesi per kete situate.

    Kryeministri ta gjeje kohen dhe te bej vizita surprize ne spitale shteterore dhe ti hedhe ne rruge te gjithe ata pergjegjes qe marrin leket dhe nuk i justifikojne.
    Spitalet jane vend lufte ku shkojne njerezit per tu sheruar dhe jetuar, nuk jane vende turistike ku shkojne per tu argetuar.

    Reply
  • Edi says:
    June 27, 2024 at 1:32 pm

    Shpresoj te ndryshoje dicka
    Sepse ne te Kundert duhet rrahur ndonje

    Reply
  • Phoenix says:
    June 27, 2024 at 1:38 pm

    I gjithe sustemi shendetesor duhet shembur nga themelet, jo vetem ne Shqiperi por kudo ne Bote. Kjo nuk eshte mjekesi, por sistem spacatoresh per Big Farma, si nje sistem fitimprures miliardash per kompanite Globale Farmaceutike. Dhe kete e verteton dhe fakti qe me gjithe Kiomioterapine dhe Rrezatimet, 97% e pacienteve me Kancer, perseri vdesin. Keta me teper helmojne njerezit me kimikate te shtrenjta, se sa i sherojne. Ke me teper shance mbijetese pa kimio, se sa me kimio. I gjithe sistemi eshte gabim. Kjo u vertetua dhe me ate qe bene me Vaksinat Kovid, te cilat kane shkaktuar dhjetra milona vdekje e gjymtime ne Bote, e ketyre plehrave nuk u ndihet me zeri tani, pasi i kercenuan dhe shunuan njerezit qe te injektohen me nje arme biologjike.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 27, 2024 at 1:40 pm

    I gjithe sustemi shendetesor duhet shembur nga themelet, jo vetem ne Shqiperi por kudo ne Bote. Kjo nuk eshte mjekesi, por sistem spacatoresh per Big Farma, si nje sistem fitimprures miliardash per kompanite Globale Farmaceutike. Dhe kete e verteton dhe fakti qe me gjithe Kiomioterapine dhe Rrezatimet, 97% e pacienteve me Kancer, perseri vdesin. Keta me teper helmojne njerezit me kimikate te shtrenjta, se sa i sherojne. Ke me teper shance mbijetese pa kimio, se sa me kimio. I gjithe sistemi eshte gabim. Kjo u vertetua dhe me ate qe bene me Vaksinat Kovid, te cilat kane shkaktuar dhjetra milona vdekje e gjymtime ne Bote, e ketyre plehrave nuk u ndihet me zeri tani, pasi i kercenuan dhe dhunuan njerezit qe te injektohen me nje arme biologjike.

    Reply
  • Superintelektuali says:
    June 27, 2024 at 1:45 pm

    3% me pacientëve me kancer që nuk vdesin, me siguri nuk kanë qenë me kancer o Phoenix

    Reply
  • muçua I tanes says:
    June 27, 2024 at 2:07 pm

    o kriminela te pandershem….edhe une kam Humbur nie njeri te affert egzakt si rasti i zonjes, na vranen, po na vrasin.

    Reply
  • Alex says:
    June 27, 2024 at 2:08 pm

    O Edush, ti dhe ata dy te tjeret, Saliu dhe Iliri
    Po ne te semes kjo lloj Demokracie e promovuar nga ju dhe piranjat qe ju ndjekin,
    per njeriun kam kohe qe kam nje teori, ne jemi nje fare e keqe e hedhur ne toke larg nje qyteterimi me me human, jemi thjesht pleh, me gjithe keta qe na udheqin

    Reply
  • capi says:
    June 27, 2024 at 2:08 pm

    Ca kontrol kerkoni ju nga KM? Ju kujtohet parodistet e Vlores, Kur njeri nga ata tha: se i kemi vene lopeve syze jeshile tu duket kashta si bar i njome. Bej pyetjen, ja shkoi, ka sy ai ti shikoj ose ti kuptoj gjerat? Atij i duket shqiperia fushe me lule, qe ka zili gjithe bota ose keshtu deklaron si hipokrit qe eshte.
    Ku shkojne leket? Me PPPPPP shkojne. Ja ka thene e shkruar kontrolli i shteti dhe banka boterore. Po a ka vesh KM ti degjoj?
    Shkurt muhabeti jo nje po dy vesh shurdh e dy sy qorr. Keshtu mos prisin gje prej tij.

    Reply
  • Arben says:
    June 27, 2024 at 2:09 pm

    Spital 100% në përputhje me gjëndjen e allbanisë urupiane.

    Reply
  • mali says:
    June 27, 2024 at 2:26 pm

    Per …Me fat qe ….
    Ky zoteri permend fjalen : a ka POLITIKAN qe…..
    Politikan quhet nje person qe ndjek programin e nje partie ose individi lidhur me menyren e qeverisjes se parave te popullit ose te bisneseve te medha.
    Kemi ne te tille persona?
    Ne kemi nje bande hajdutesh e kriminele ne qeverisje.
    Me dashje pa dashje ky SPAK po I cjerr masken Edi Rames.
    Per kete arsye Edi Rama mbante asin nen menge (Sali Berishen) per ta perdorur ne dite te zeza te qeverisjes se tij.
    Dhe vertet ,levizjet e fundit tregojne qe Edi Rama ka qene ,eshte e do te jete armiku numer nje I shqiperise dhe I shqiptarev.

    Reply
  • Egla says:
    June 27, 2024 at 2:33 pm

    E tmerrshme dhe te pashpirt mjeket zemer zinj.
    Si mundet ????
    Si mund te flene keta njerez, si mund te marrin fryme keta monstra????
    Por spitalet jane gjeja me kryesore ae qeveria duhet te rregulloj. Si ka mundesi te mos kete shtreter , ilace , dedikimi i mjekeve ???
    Cfare ben shteti? Cfare ben ministria e shendetesise , mecfare merren ?????Ku vene parate tona , taxat tona?
    Te mbahet pergjegjesi nga te gjithe ata qe nuk kane bere detyren.
    Sa trishtim, ngushellime per tegjithe ata qe iu jane ndare nga jeta teafermit dhe kurajo per njerezit e semure . Zoti qofte me ju gjithmone!

    Reply
  • mali says:
    June 27, 2024 at 2:37 pm

    Nje shtese.
    Edi Rama eshte duke ngritur nje front antiamerikan ne shqiperi me porosi nga rusi dhe per kete I duhet nje aleat antiamerikan si Berisha.
    Boll per sot.
    Neser dite e re, kesmet I ri.

    Reply
  • demo says:
    June 27, 2024 at 3:45 pm

    Nuk ka ideollogji,System,Parti e majte e djathte.BE,KE,NATO,
    Ka vetem njerez te Ndershem dhe njerez hajduter.
    Si te jene njerezit,ashtu eshte Institucioni,,
    Le ta lyeje bojaxhiu ndac me gelqere ndac me bojna bojna.
    Faleneroj Mjekun profesionist ,korrekt,i Perkushtuar i spitalit Infektiv,Dr.Edmond Puca,qe mu gjind ne vakt te shpirtit.
    Ka dhe njerez te mire kjo bote.

    Reply
  • mali says:
    June 27, 2024 at 4:15 pm

    Ku I ka emigrantet Rama ne Shengjin?
    C’behet me naften e Shpiragut? Apo I a beme naften,si thote populli.
    Po me portin e Durres ,as djale as cupe.
    E zeza Vane.Lume si ne.

    Reply
  • Tahir Gashi says:
    June 27, 2024 at 4:17 pm

    PS PD jane thjesht organizata kriminale!
    Mos i respektoni, mos i thirrni ne emer e mbiemer!
    Sot e kam rradhen une, neser e ke ti!
    Po te ishin politikane, do kishin pak respekt per nje popull qe ja provu me te zezat ne histori, dhe me keq akoma prej shtetit te vet!
    Kane emra pergjegjesit, quhen:
    Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit
    Doktor Mortja
    Prostituta Kombetare sali

    Reply
  • mali says:
    June 27, 2024 at 5:27 pm

    Po demo,ka edhe te mire mjeke.
    E kam ne gjak nje te tille qe ha nje veze te zjere e nje cope buke me djathe e shkon ne nje pune si mjek specialist qe eshte ne nje klinike private.
    Nje nga mjeket me te mire qe kane mbetur ne specialitetin e tij.
    Eshte nje nga ata qe bota I quan heronj te heshtur.

    Reply
  • Llaqi says:
    June 27, 2024 at 5:32 pm

    R.I.P Zonja Kasimati !!!
    Dashtë ZOTI i madh , Plotikanèt e SHQIPÈRISË sè këtyre 34 VITEVE , vafshin në FERR , DJALL dhe ESFEL , bashkë me SOJIN e tyre të PËSHTIRË dhe të URRYER , dhe KURRÉ MOS e GËZOFSHIN GJËNË e VJEDHUR , por i bëfshin ILAÇE KANCERI dhe TUMORI , PARATË që ju kanë GRABITUR
    SHQIPTARËVE 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏 ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️🙏🙏🙏🙏🇦🇱🇦🇱

    Reply
  • intelektuali says:
    June 27, 2024 at 6:35 pm

    MONARKO-FASHISTI JANIS KARATHANOS, GREKU I EDI RAMES DHE SEKSERI I ILIR BEQES QE I KA VJEDHUR MBI 300 MILIONE EURO SHENDESTESISE NE 10 VJET NE PUSHTET TE MAFIES KOMUNISTE PERMES ILACEVE TE SKADUARA DHE APARATURAVE FALLCO QE SPAK-UTURAKU NUK GUXOi TA INVESTOGOJE ASNJEHERE PER VEPRIMTARINE E TIJ ANTISHQYPTARE DHE MAKABER VRASTARE NE SHQYPNI

    Janis Karathanos eshte krimineli qe ka vrare te semuret shqyptare me aparaturen gerdalle mesjetare qe ka sjelle ne Shqypni, pa tender, pa gare, pa dokumenta financiare me para te paguara nga mafia offshore komuniste qe ka vulen e gangsterit Edi Rama bashke me Beqen e tij. Kjo eshte pergjigja e intelektualit per ata zagare fanatike “patriotike” qe anatemojne e akuzojne Fredi Belerin per vjedhje votash njesoj sic e akuzonte Putini Navalnin me Prokurorine e tij sovjetike qe ngjan si dy pika uji me SPAK-UTURAK-un e Edvinit qe eshte pjella e Prokurorise se xhelatit te Enverit, Aranit Cela, te cilit Edi Rama ja ka emeruar nipin ne krye te Prokurorise bedele te tij.

    TA MBANI ME SHENDET KRIMINELIN GREK JANIS KARATHANOS O ZAGARE “PATRIOTIKE” TE ENVERIT DHE FANSA-HALE TE EDVINIT SE KESHTU JU BEN ME MIRE!

    Reply
  • Qytetari says:
    June 27, 2024 at 7:33 pm

    Fatkeqsia me madhe eshte se eshte qelbur peshku nga koka. Duke fillluar nga Rama qe e di shume mire se si eshte situata ne Spitale dhe nuk the pranon realtitetin. Shendetsia ne Shqiperi eshte nje kaspan vertet. Doktor super-milioniera, dembele, arrogante dhe te pafte. Ky realitet qe nuk pranohet nga qeveria paguhet shtrenjte me jete njerzish. Me qe ra fjala keni pare ndonje qeveritar apo politikan te perdori shendetesine publike ne vend? Nje ftohje ne mendere me jet te paguar me leke publike dhe jashte shtetit, kurse njerzit e thjeshte e paguajne me lekuren e tyre.

    Hidhni nje sy edhe nga Spitali I traumes, doktoret kryejne nderhyrrje ne ate spital duke i zhvatur njerzit me mijra euro me mashtrimin qe protesa ata i blejne vete ne farmacite private por leket Ju jepen nen dore atyre cash.

    Reply
  • mali says:
    June 27, 2024 at 11:32 pm

    Intelektual mos u merzit me vjedhjen e 300 milioneve.Bracja ngriti ne qiell Ballukun se ne paskemi fituar nje gjyq ndaj naftes ne Marinez me 262 milion dollare.
    Shkurt jemi jek e jek.Pra barazim 0=0.
    Populli nje mut te haje.

    Reply
  • E.v says:
    June 28, 2024 at 5:42 am

    Zoteri,edi rama eshte nje emer shok i saliut ,i ilirit,i fatosit ,i erionit.
    Skandali me mjekesine ka filluar ne 1992 kur njerezit shkonin ne spitale me cercaf me vete nga shtepia,Tritan Shehu ishte minister shendetesie.
    NE korrik 2005, buburrecat dilnin naten nga kasat e dyerve ne spitalin e femijeve kati i 2 dhoma 10,dhe femijet ishin te shtrire ne nje krevat druri me nje dyshek qe i kishte dale sfungjeri i qelbur zhul,pa cercafe,Minister shendetesie ishte nje Minoritar,i partise se te drejtave te njeriut,qe ne kohen e edi rames u be minister i familjes e puneve sociale.
    Delenxhinjte ,katundaret qe u dipllomuan per mjekesi ne kohen e enverit e ramizit duhet te ishin veterinere ,Doktor kafshesh por jo Mjek per njerezit.Keta te rinjte shohin te vjetrit dhe bejne si ato.
    Ta kam fjalen kryeministrat si kontrollojne te gjitha,kur ne per njeri tjetrin sillemi si kafshe.
    Doktoren e vjeter te dipllomuar deri ne 1991 nga parate e taksave tona,sot na vdesin per se gjalli as nuk skuqen as nuk zverdhen,parate i kerkojne me grushta se jane “specialiste”.
    Prandaj mos na e shpif me politike.

    Reply
  • Kadiu says:
    June 28, 2024 at 7:33 am

    Karakteri, keni shume te drejte per sa shkruani me siperm.
    Qytetaret dhe qytetaret e Shqiperise nuk duhet me te tolerojne apo te heshitin per fenomene kaq te poshtra, kaq antinjerzore, por te ngrihet ne protesta te fuqishme qe kriminele te tille te politikes, pushtetit dhe administrates se shtetit me sjellje kanibale duhet te dalin para drejtesise popullore, sepse drejtesia e shtetit i mbron apo stimulon me tej. A shikon masat qe ka marre gjykata ndaj 6 krinimeleve te Onkologjikut: izolim ne shtepi, detyrim paraqitje! Skandal. Poshtersi. Gjykata popullore duhet te ngrihet ne Shqiperi, qe te mbroje popullin, jo kriminelet. Gjithashtu populli te kerkoje rikthimin e denimit kapital, per keto lloj krimesh kunder jetes se njeriut.
    Mbase keshtu mund te fitoje drejtesia dhe filloj shpresa se ky vend mund te behet.
    Ndryshe u beme gazi i botes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?