Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

Published: January 11, 2026
Shpërndaje

“… unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, si popull! …. Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet… Të hedhësh një shishe plastike apo një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM“

Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

- Publicitet -

 

Kur një kryeministër flet për “harbutëri ekstreme” të një populli të tërë, ai ose nuk e kupton peshën e fjalës, ose po e zhvendos qëllimisht fajin te viktima.

Asnjë popull nuk është harbut. Populli edukohet dhe orientohet. Ose lihet në kaos nga shteti.

Kjo nuk do të thotë që shteti të kontrollojë çdo sjellje private. As të zëvendësojë ndërgjegjen individuale. Por shteti krijon rregullat e lojës, shembullin, pasojat.

Lexova një reagim diku, sipas të cilit ka ikur koha e shtetit që edukon. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse ka ikur ndonjë kohë, ka ikur koha e shtetit që flet shumë.

Edhe në shoqëritë më liberale, shteti nuk është tërhequr nga edukimi qytetar, veçanërisht nga mbrojtja e mjedisit. Por ky edukim nuk bëhet me aksione, fushata, “masa të reja” kur e keqja ka ndodhur. As me burg për popullin e qindarkave, por jo për elitën e miliardave.

Edukimi është strategjik, është afatgjatë. Është investim serioz në sistemin arsimor, në formimin qytetar. Patjetër, edhe në atdhedashurinë që e përmendi papritur në të njëjtin fjalim, kryeministri ynë kozmopolit.

Stadiumet bizhu, betoni i luksit, sheshet fasadë, apo gratacielat mund të prisnin ca.

Edukimi kërkon edhe bashki që punojnë çdo ditë, jo për fotografi e video. Kërkon polici që nuk e ka mendjen nga sabahu në darkë vetëm te gjobat.  Por në mënyrë të veçantë kërkon shembullin moral të atyre që drejtojnë.

Shkurt, përgjegjësia individuale ekziston. Por ajo lulëzon vetëm aty ku shteti bën punën e vet.

Shkaku kryesor i katastrofave që përsëriten nuk është shishja e rrokullisur në ujë. Është korrupsioni në veprat publike, rrugë, kanale, projekte hidrike.

Kur tenderët shkojnë për miq apo për klientë, mos prit punë cilësore. Flasim për “krimin” e atyre që flakin plastikat. Krimi më i madh është bërë me firmë dhe vulë në zyrat e shtetit.

Ndaj nuk ka asnjë “fuqi të errësirës në tru”. Ka dështim të qeverisjes. Nëse ky popull është harbut, kush e ka drejtuar këtë “harbutëri” për gati një dekadë e gjysëm?

Edhe sikur ky të ishte populli më i keq në botë, nuk është as fisnike, as e drejtë, as e pranueshme të flasësh me përbuzje për ata që ke pasur për detyrë t’i mbrosh dhe t’i udhëheqësh. Nuk mund të jesh kryeministër i shumicës dhe njëkohësisht gjykatësi moral i saj.

Ashtu siç fryhesh më keq se lumenjtë, për arritjet, ashtu duhet ta marrësh mbi vete edhe barrën e dështimeve.

Vëreni se si Berishës ia ka fajin populli pse nuk kthehet dot në qeverisje. Ramës ia paska fajin populli pse përmbytet vendi. Kur pushteti nuk merret dot me votë, populli “nuk kupton”. Kur pushteti dështon në qeverisje, populli “është harbut”.

Çfarë mjerimi moral dhe intelektual!

Sa e rëndë bëhet kjo, kur vjen nga dy njerëz, të cilëve ky popull u ka dhënë gjithçka. Pushtet të pakufizuar, pasuri, besim, vite të tëra qeverisje. Në këmbim merr gishtin drejt tij.

Një udhëheqës i vërtetë e mbron popullin edhe nëse ai gabon. Nuk e përdor si alibi për dështimet e veta. Nëse e bën, thjesht është duke pranuar publikisht se nuk është më i denjë ta udhëheqë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • Na ruajt zoti says:
    January 11, 2026 at 6:24 pm

    Ka te drejte kryeministri
    Injoranca per te mirembajtur mjedisin eshte urgjence
    Dhe ligje te forta te vihen

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      January 11, 2026 at 7:05 pm

      Komwntusi “Na rujt Zoti”
      Ti me kujtove ate personazhin e Perrallë nga e kaluara.
      “Ja me merr mua pershembull. E c jam une te gjykoj punet e thella te qeveris. Nje cope budalla… ”

      Ahh o shqipe ah, sa njerez naiv dhe sa njerez te shitur qe ke

      Reply
  • chp says:
    January 11, 2026 at 6:25 pm

    Edhe nese nga ky shkrim i Thanos del se Rama nuk është më i denjë ta udhëheqë…Avantazhi i tij eshte se nuk ka asnje person sot per sot ne Shqiperi te na udheheqe…
    Pislliku i shqiptareve qe hedhin mbetjet kudo si (pika pika=fjale e rende) eshte e thene nga shumica e te huajve qe kane vizituar ate vend perfshire dhe mua..
    Artikulli i pare qe jam kunder Thanos dhe pro Ramortjes..

    Reply
  • Tironsi says:
    January 11, 2026 at 6:29 pm

    E Sakte
    Me e drejte nuk behet.
    Edi Rama ka humbur gjithçka. Ate studentin rebel. Ate idealistin shpresedhenes.
    Rezultatet i ka ne disfavor. Rinia po i ikin me ritme te frikshme. Le tempresim ti gjeje epitetin e fajtorit.
    Besimi ne popull po i bie me ritme te shpejta. Lojen e 83 votave tja tregoje Mel9nit, por ketu ne Shqiperi po te jete burre ta fuenizoje te gjithe Shqiperine 1 jave pa nderprerje dritash. Vetem 1 jave eshte basti.
    Ato broçkullat dhe te folurit me vete me mikrofonin si shok i ka dale boja.
    Palaço burre. Deshtak 2 metrosh.

    Reply
    • liu11 says:
      January 11, 2026 at 8:30 pm

      Sh e drejte
      Ka humbur Shqiperine e mendimit
      I kan mbetur militantet pa mendje qe mendojn me mendjen e tij
      Keta i vervit si te doj
      Ashtu si Saliu me të verbërit e vet
      Qytetari i shqetesuar per taksat r tij qe vidhen me thas nuk ka per momentin asnje perfaqesim politik ne shqiperi

      Reply
  • Shqiptar i Ndershëm says:
    January 11, 2026 at 6:31 pm

    ZGJOHUNI O SHQIPTAR!

    #hit #shqip #balkanbeat #korrupsioni

    PARAJSA E VJEDHUR – BALKAN BEAT OFFICIAL

    https://www.youtube.com/shorts/7ugytcnrd24

    Reply
  • Mallkimi... says:
    January 11, 2026 at 6:36 pm

    Makinacionet politiko-fetare -nacionale ,sollen ne krye te vendit nje anti shqiptar nga me plerat qe ka njohur ky vend.Ke te drejte kryminister,qe nga viti 1941 harbuteria u bashkua reth idealit sllavoortodoks dhe prej tetedhjet e pese vjetesh Shqiperia qeveriset nga harbuterit e harbuterise

    Reply
  • Futja kot.. says:
    January 11, 2026 at 6:48 pm

    Jeni zhgenjim total…..

    Reply
  • Dulla says:
    January 11, 2026 at 6:53 pm

    Po ç’tu desh o mavri që vizatove me qymyr ca harbutër, ku mes tyre fute dhe veten, dhe gjithë ktë masë amorfe padashje e quajte “popull”?

    Sot e mësove që ata s’dinë ku kanë kokat, e jo më koshat e plehrave?

    Po të kishe heshtur pasi ndodhi fatkeqsia natyrore, ndoshta nuk do lije shkak vërshimit të një vrulli ankesash ndaj keqmenaxhimit të mbetjeve. Mos u merr shumë me podcaste, po mblidh urgjentisht ekspertë me përvojë shumëvjeçare dhe jepi fund përmbytjeve, para se harbutërit ti vardisen nga pas “lexhendës” për protesta.

    Nëse të kanë braktisur ekspertët e ja kanë mbathur, kërkoi në fund të botës dhe ofroi ndihmë e kushte relevante. Vepro siç vepron bota për të thithur kapacitetet.

    Reply
  • Dajti says:
    January 11, 2026 at 6:56 pm

    Çfare edukimi do beje shteti ndaj keqbetesve te ambjentit. Para ca ditesh u dha nje video kur nje “qytetar” u afrua tek kazanet e plehrave me dy qese dhe nuk i hodhi brenda ne to, por ne toke. Nderhyri policia qe ishte afer dhe e detyroi ti merrte dhe ti hidhte brenda koshit! Çfare faji ka KM, sipas Thanos? Do merret me edukimin e ketij halabaku apo me punet e qeverise?

    Reply
  • Lexues says:
    January 11, 2026 at 7:07 pm

    Na mungon edukata. Jo vetëm banorët e fshatrave, që e kanë pasur zakon hedhjen e mbeturinave mu afër pragut, po edhe në qytete shumica sillet njëlloj. Banorë që flakin plehrat nga dritarja e apartamentit ose nga xhami i hapur i makinës, fëmijë të shoqëruar nga prindërit që hedhin qeskat e patatinave etj. në rrugë dhe prindi nuk u thotë gjë. Shikoni trotuaret dhe lejet e luleve para lokaleve si jan të mbushura me bishta cigaresh, nganjëherë aq shumë sa nuk duket dheu. Le pastaj këlbazat! Nuk është vetëm edukimi, po duhen edhe masa ligjore. Kush hedh plehrat jo në vendin e duhur, duhet të identifikohet dhe të gjobitet. Të gjobiten bashkitë, në radhë të parë, pastaj edhe qytetarët. Dikur, po të hidhje një letër në rrugë, të gjobitet polici.

    Reply
  • FR says:
    January 11, 2026 at 7:10 pm

    Nje super shkrim migjenian
    Nje bravo te forte autorit
    nderkohe, ata qe paguhen nga qeveria per te mbrojtur qeverine ne rrjete sociale vazhdojne te bejne sikur nuk kuptojne
    Per mua kot i hapni keto komente
    Sa u lini hapesire plehrave te bejne sikur fajin pas 13 vitesh ne qeveri e kan plehrat rrugve

    Reply
  • Agim says:
    January 11, 2026 at 7:21 pm

    Krimi eshte bere qe kur Saliu mori pushtetin ne Shqiperi! Ndertoni ku te doni u tha saliu hordhive otomane verioresh! Dhe kjo gje nuk mund te regullohet me keshtu do te vazhdoje! Patjeter qe vidhet kudo ne kete shtet shqiptaresh! Jane te gjithe profesioniste te trasheguar nga osmanllinjte! Lerini profesionistet te flasin dhe SPAK! Por kur flet edhe Prenci, kushuriri i Prencit mendoni ku jemei! Une mbeshtes Ramen se eshte me i miri sot! Larg qofte na sillni prape Saliun! Nje kasaphane e tmershme ka per te ndodhur!

    Reply
    • Agush says:
      January 11, 2026 at 7:39 pm

      Ti agim nuk e kupton kush e ka len qeverisjen ne Shqiperi prej 90-s ose kaka ose muti?

      Reply
  • Vlora 97 says:
    January 11, 2026 at 7:47 pm

    Gjynaf ata njerez thuaj
    Pa keta jane me vila e me biznese
    Tallin menderen me lekun e popullit
    Turp qe i thon vetes socialiste
    Turp

    Reply
  • ALIBITË MEDIATIKE says:
    January 11, 2026 at 9:03 pm

    Po nuk je tue pa 30 vite jeni të verbër ose stërpisa kush e futi një vend super të qetë dhe shum të varfër në harbutllak e deri te lufta qytetare me strukturat kriminale që ka krijuar rregullisht sfidon gjithëçka kundër interesave të tij dhe rrjetit të via Kolumbia rregullisht është kryelajmi i mediatikës shqip biles edhe jo shqip

    Reply
  • !!! says:
    January 11, 2026 at 9:18 pm

    Edhe po të ishte kolonizu masovikishtë Shqipëria edhe të vendosënin 1 milonë kolonë do të tregoheshin ma të mëshirshëm po Kamëza që shfaqet si lagje e varfër e Kalkutës ka kryharbut a krye hajdut

    Reply
  • prehistoriku says:
    January 11, 2026 at 9:24 pm

    Nje analiz per tu duatrokitur gjate
    Po a mjaftojne duatrokitjet???

    Reply
  • fjala says:
    January 11, 2026 at 9:42 pm

    Zoti Thano ! Ne kemi lindur ne nje sistem tjeter ku kemi marre edukat sipas rregullave te tij. Kapitalizmi edukon me format e arsimimit e shêmbullit, por kapitalizmi edukon me denim sipas ligjit. Kush hedh mbeturina denohet me gjobe te rende por duhet kapur; me thjeshte populli shqiptar ka nje shprehje: FRIKA RUAN VESHTIN ! Po nuk i bere njerezit te kene frike nga gabimi apo faji qe bejne, ne kapitalizem ata te hypin siper, duke u nisur nga liria e fjales apo liria qe eshte kthyer ne çthurje ne te gjitha aspektet e jetes, por kapitalizmi te lejon brenda nje caku dhe te arreston duke mos birbiluar mediat apo gazetat se nuk u a var fare. Po jap nja dy shembuj. Ne se nuk paguan qirane e shtepise regullisht, pronari te hedh ne gjyq dhe gjyqi ka dy rruge; njera me pajtim dhe pagese dhe tjetra shteti ka te organizuar nje ndermarrje a si ta theme qe te vjen ne shtepi bashke me çbirusin e çelesit , te hap porten dhe merr gjithe plaçken dhe ta çon ne ankand dhe shitet e pronari merr parate, ti ngelesh ne rruge. Prokurori dhe gykata , dmth drejtesia s’ka asnje pune dhe marrdhenie ne kete çeshtje, eshte e ndare me thike. Me vone mund te shkoshe ku te duash, por sa te kushton ! Ne se permierr ne lulishte te filmon dhe te vjen gjoba ne shtepi me fature, pastaj fatura ka rregullat e saj. Ne se hedh mbeturina jashte kazanit apo vendit te caktuar gjobitesh rende, arrijne sa çfletojne dhe copat e letres se kujt i perkasin mbeturinat ne se nuk jane te filmuara, e s’ka neveoje per celularet si ben SPAK ne Shqiperi. Pra edukimi ne kapitalizem eshte me masa konkrete; nese kapesh duke udhteuar pa bilet heren e pare denohesh 120 euro, po u kape per here te dyte 240 euro, heren e tret 480 euro e keshtu me radhe Edukimi ne shkolla behet kush kuptoi kuptoi, behet edhe edukimi me kurse etj, por e rendesishme eshte se qytetari duhet te zbatoje rregullat ndryshe paguan sa thyhet ne veshja. Keshtu qe mos u kap pas fjales kryeministrit te tensionuar se dhe ai njeri eshte si gjithe te tjeret, por qytetari te beje detyren dhe qeveria po ashtu. Nje te leshuar nje llaf kryeministri dhe ju te gjithe e beni terkuze ne vend qe ti vini ne ndihem per kete rast. Nuk fola per korrupsionin se eshte çeshtje tjeter dhe s’duhen perzier ketu duke nxjerre problemi akut nga konteksti se pastaj s’gjendet kurre fundi. . Une nuk e di po qeveria duhet te siguroje parametrat, ndersa qytetari duhet te zbatoje rregullat se se fundi e ha qytetari mbytjet me uje. Edhe ne darke ne media une nuk shikoj qe analistet te diskutojne per edukimin qytetar per kete çeshtje, por vetem per fajet e qeverise. Mos valle qeveria e pare ishte me e mire?! Mos valle ajo qe do vije do te jete me e mire?! Nuk e besoj. Koha dhe praktika tregon se qeverite ne kapitalizem pak dallojne nga njera tjetra.

    Reply
  • Rexha says:
    January 11, 2026 at 9:43 pm

    Po, ka te drejte Ramuti. Ai e di se shqiptaret jane dele e lepires pushtetesh. Se po te ishin sic kane qene dikur moti, nuk do te lejonin ti udheheqte Ramiti nje harbut drogaxhi antishqiptar.
    Tani ky Ramit edhe fyen, sepse i eshte krijuar bindja se shqiptaret edhe po ti rrafesh, ata prap do te durojnë.

    Reply
  • TIRONA says:
    January 11, 2026 at 10:12 pm

    Juve qe thoni si Rama qe fajin e ka populli nuk e di se ku e fusni veten.
    Jeni popull a cfare jeni ju qe mos qofshi?
    Gjithsesi pergjigjen me te bukur ua ka dhen vet shkrimi qe po kritikoni:

    “…Një udhëheqës i vërtetë e mbron popullin edhe nëse ai gabon. Nuk e përdor si alibi për dështimet e veta. Nëse e bën, thjesht është duke pranuar publikisht se nuk është më i denjë ta udhëheqë…”

    Ekselent! Po kjo eshte ceshtje karakteri. Sic eshte edhe per ju ceshtje skllaverie mendore

    Reply
  • Katiu says:
    January 11, 2026 at 10:17 pm

    Jemi bërë qesharakë dhe të turpëruar para botęs .
    Si gjithënjë , njëri i bije gozhdęs , tjetri patkoit se jemi të pęrçarë , prandajë maskarenjtë tanë na sundojnë kaqë gjatë .

    1. Populli ynë e ka çarë historinë me shpatë në dorë ..( Enver Hoxha )
    2. Shqipęria – e bukra e dheut..( Sali Berisha )
    3. Kjo është Shqiperia që duam ( Edvin Rama )

    Të tre gënjejnë pęr nję qëllim – të sundojnë sa të jenë gjallë .

    E kam shprehur jo një herë – për mua fajtore është PS .
    Udhëheqja e kësaj partie dominohet nga zagarë që s’i lidh asgjë me të majtën , veçse për privilegje e për të vjedhur .
    Kryetari i tyre , Rama është koncetrat i degjenerimit , është turpi i PS dhe turpi i Shqiperisë .
    Historia nuk do na fali si po bëjmë sehir vuajtjet e Shqiperisë . Nëna nuk mbrohet kështu…..

    Reply
  • chp says:
    January 11, 2026 at 10:38 pm

    Replike modeste me” Katiu10:17 pm”
    Mirë do ishte qe te mos dalim nga tema e hedhjes pislliqeve dhe mbetjeve ne menyre te pakulturuar nga shqiptaret,,
    Ne kete prizem brezi i 70-75 vjecareve kujton se si pastroheshin oborret e pallateve.te shkalleve,rrugeve me nje edukate qe rralle e kam pare ne vendet e huaja ku kam shkuar….Mos flasim per shkollat dhe bregdetin e virgjer..
    Me lejo per ato tre persona qe ke rrjeshtuar me lart nese do beja nje permendore te Enverit ne rrotllat poshte do vija majtas Ramortjen,djathtas Berihalen dhe ne mes do te lija ate qe ka lene amanet Arben Duka per Bilend Fejziun qe Enveri sa ai kishte Hallatin..

    Reply
  • RS says:
    January 11, 2026 at 10:42 pm

    Zoti Thano
    Keni nje shkrim te Lea Ypit ku ajo thote: E majta kërkon thellësi mendimi, përplasjet e thjeshtuara janë shpesh më efektive

    Kjo mendoj shpjegon cektesine e atyre qe vazhdojne mbrojne nje hajdut me cizme si Rama.
    U mjafton qe ky te hedhi narrativen e perplasjes me Berishen dhe keta ndizen dhe nisin thone: Na vidh vetem ate jo

    Edhe pse kjo narrative eshte false dhe ka bllokuar demokracine shqiptare. Them eshte false pasi pushtetin ekonomik ata e kane bashke.

    Urime per shkrimin e sotem dhe gjithe te meparshmit

    Reply
  • Antikomunisti says:
    January 11, 2026 at 11:10 pm

    Peshku qelbet nga koka. (Populli)
    “Qeveria e njerëzve të ligj edukon shoqëri të padrejtë.” (Platon)
    “Një shoqëri formohet më shumë nga shembulli i sunduesve sesa nga ligjet e tyre.” (Albert Camus)
    “Kur gënjeshtra bëhet normë politike, ajo edukon qytetarë që nuk dallojnë më të vërtetën.” (Hannah Arendt)
    “Nëse udhëheqësit flasin pa turp, populli mëson të jetojë pa turp.” (George Orwell)
    “Kur virtyti zhduket nga qeverisja, ai zhduket edhe nga populli.” (Václav Havel)
    “Hegjemonia nuk mbahet vetëm me forcë, por duke edukuar të sunduarit të mendojnë si sunduesit.” (Antonio Gramsci)
    “Populli merr zakonisht qeverinë që meriton, sepse formohet nga zakonet dhe morali që vetë toleron.” (Alexis de Tocqueville)
    “Një popull që pranon mediokritetin e udhëheqësve të tij përgatit skllavërinë e vet.” (John Stuart Mill)
    “Sapo populli pushon së mbikëqyruri pushtetin, ai bëhet shërbëtor i tij.” (Jean-Jacques Rousseau)
    “Propaganda për demokracinë është ajo që dhuna është për diktaturën.” (Noam Chomsky)
    “Tiranitë moderne nuk e shtypin popullin; e infantilizojnë atë.” (Alexis de Tocqueville)

    Shënim: Pra duke e trajtuar qytetarin si të paaftë për të gjykuar, pushteti e mëson shoqërinë të mos mendojë, të mos kërkojë llogari dhe të pranojë mediokritetin si normë. Kështu, propaganda zë vendin e debatit, ndërsa manipulimi moral bëhet mjet qeverisjeje po aq i fuqishëm sa dhuna në regjimet e hapura autoritare. Kur qeverisja bie në duart e njerëzve të ligj, shoqëria edukohet gradualisht në padrejtësi. Sjellja e pushtetarëve, gjuha e tyre, mungesa e turpit dhe normalizimi i gënjeshtrës bëjnë që morali publik venitet dhe e vërteta humbet peshën e saj.

    Reply
  • Pekmezi says:
    January 11, 2026 at 11:35 pm

    SHKRIM i SHKËLQYER nga ADRIAN THANO !
    Kryeministër KRYE HARBUT , KRYE HAJDUT , KRYE GRABITQAR , KRYE PLAÇKITÉS KRYE KRIMINEL që SPAK dhe BKH i Ç’MONTOI GRUPIN e STRUKTURUAR KRIMINAL në BODRUMET e Kryeministrisë !!!
    ASNJË NDRYSHIM NUK ka ky KRIMINEL i KORRUPTUAR deri në PALCË , nga Sali Berisha KRIMINEL , BANDIT dhe HAJDUT !!
    Që të DY janë VĒLLEZËR të PËSHTIRË SIAMEZË ANTISHQIPTARË !
    B R A V O THANO me SHKRIMIN . NOTÉN 10 + pèr kètë SUPER SHKRIM

    Reply
  • nona says:
    January 11, 2026 at 11:53 pm

    ti Thano je nje harbut populist, me siguri i hedh plehrat nga dritarja

    Reply
  • Gani USA says:
    January 12, 2026 at 12:11 am

    Thjesht kenaqesi te shijosh ne gjuhen shqipe nje nivel te tille analitik

    Reply
  • Lexues says:
    January 12, 2026 at 12:12 am

    Nona e korrupsionit, mos ki frike nga nje shkrim per popullin, s’ta hodhi kush kryeharbutin nga dritarja e kryeministrise!

    Reply
  • AHMET COLLAKU says:
    January 12, 2026 at 12:20 am

    Miqte e mi, te gjithe gaboni, te gjithe, pa parjashtim! Ketu gabon edhe miku im Adriani. GABON! Ku do te thoni ju? Ju them une: sa vite ka qe ketu lakohen perdite, BERISHA, MEDIU DHE CA TE TJERE??!! KU SHOJNE BURIMET NATYRORE, NAFTA DHE TE TJERA??!! KUSHE E DREJTON BANKERSIN, ATE QE VJEDH SHQIPERINE? Pa te varet nje hajdut ne qender te Tiranes, do te shikoni si do fokusohet, dashuria, dhe bukuria e popullit tim!! Nuk ka me te mire dhe me te bukur se populli im, shkoni neper bote, do te degjoni, NUK KA QEVERI ME TE KEQE SE QEVERIA SHQIPATRE!!! NUK THUHET KA POPULL TE KEQ, POR QEVERI TE KEQE… KESHTU ME THA EDHE NJE SKOCEZE PARA DISA VITESH, KENI QEVERI TE KEQE!!

    Reply
  • demo says:
    January 19, 2026 at 1:02 pm

    Ju ka bere gogol gazeta Dita,.
    1-Mos vidh!
    2-Asnje batute tyryfyli ne historine boterore nuk KA KUSHTUAR NJE ISHULL DHE NJE GADISHULL.
    Historia ka deshmuar plot drejtues shteti Idjote,budallenj,psikopate,mitomane,Delirante edhe KANIBALE.
    Sado kane qene mbreter dhe Perandore,PER Batutat qe kane kushtuar nje ishull dhe nje Gadishull,,Kane kafshuar gjuhen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori
  • Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran
  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç

Komentet e Fundit

  1. Nje shqiptar on Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  2. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?