Nga ARTAN DUKA
Botuar në DITA
Edi Rama bën mirë që i shmanget cilësimeve për kundërshtarin e tij politik kur pyetet apo flet në gjuhë të huaj. Është risi, ngritje “steke” e sfidë për këdo në politikë kur ke parasysh gjirizin e komunikimit politik. Shmang jo vetëm karshillëqe të stisura që shpërqëndrojnë nga gjërat kryesore të ditës por edhe vlerësohet, nga bota e qytetari, si karakter e integritet politik.
Por, të njëjtën gjë Rama duhet t’a bëjë edhe kur pyetet apo flet për vëndin e tij e sidomos të shkuarën socialiste. Ndërsa për zhvillimet e ditës dhe synimet për të ardhmen, Rama e mbarë politika, kanë rol kryesor ndaj dhe kanë çfarë të flasin, kur vjen puna tek reflektimi ndaj së shkuarës, Rama e politika në përgjithësi, sidomos e vetquajtura e djathtë, nuk i shmangen vështrimit bardhë e zi kur flasin apo pyeten në gjuhë të huaj.
Si kushdo edhe politikani, është në të drejtën e tij t’a gjykojë dhe ai, qoftë dhe bardhë e zi, të shkuarën. Prej viteve 90, çdokush tregoi me fjalë e vepra ngjyrat e tij në interpretimin e saj nga … 500 vjet pushtim Osman, LANÇ, përpjekja për shtet në monizëm, kolaboracionistët, monarkia, BS e Kina (na skuqi si rusi e zverdhi si kinezi… ndonse na u gjëndën pranë në nevojë), të “deklasuarit” e rinj në demokraci, miqësia e veçantë e të “majtit” me të djathtën italiane sot etj.
Fundja, votohet edhe për qëndrimin ndaj saj por ajo që çalon, nisur nga pozicioni që politikani mban, janë cilësimet në gjuhë të huaj.
Me pak përjashtime, politikanët nuk janë historianë që të flasin me gjuhën e drunjtë të fakteve e konteksteve duke shmangur emocionet, qëndrimet personale dhe trysninë e ditës. Por, nisur nga pozicioni që kanë, fjala e tyre në publik e në gjuhë të huaj peshon po aq fort, në mos më shumë se ajo e një historiani ndaj dhe kur ia mbysin qorres e dalin jashtë kontekstit, lënë pas çoroditje, zhgënjim, delire e habira pafund.
Liri mendimi apo liri imponimi!
Politika bie shpesh pre e revanshizmit e revizionimit subjektiv ndaj së shkuarës; shpesh i hyjnë politikës për këtë qëllim! Ndonse kanë kaluar tre dekada, ende retorika bajate e antikomunizmit shitet si “biletë” për “medaljen” e demokratit por politikani, sidomos shtetari, që ka atë pozicion që ka falë votës qytetare, nuk përfaqëson vetëm vetveten dhe as një grupim të caktuar, sidomos para të huajit, por të gjithë qytetarët ndaj dhe qëndrimi ndaj së shkuarës duhet të respektojë morinë e ndjenjave e të ndjeshmërive pa dallim. Dhe shpesh, heshtja është flori.
Brezi që lindi e u rrit në socializëm, qoftë ata që vuajtën, ata që u privilegjuan apo ata që patën një jetë normale etj dhe që tani reflekton, ende jep dhe drejton edhe në politikë, shtet, ekonomi etj, është deri diku në “konflikt interesi” në raport me të shkuarën dhe reflektimi ndaj saj nuk i shmanget dot ngarkesës emocionale për të qënë realisht objektiv.
Por ndërsa çdokush është i lirë t’a gjykojë të shkuarën edhe bardhë e zi, në demokraci, drejtuesit e kanë për detyrim t’a shmangin një gjë të tillë. Të qënurit demokrat, nuk pajtohet me vështrimin bardhë e zi të së shkuarës që nëse kthehet në zakon, nuk është veçse ringjallje e po asaj të shkuare dhe e sektarizmit që anatemojnë. Të qënurit demokrat presupozon debat me mëndje të hapur, empati e mbi të gjitha durim. Durim ndaj opinionit të tjetrit, durim për të dëgjuar të diturit e të urtët e fushës dhe durim për të pritur kohën të japë verdiktin e saj.
“Metri” demokratik ndaj së djeshmes dhe qasja EDI unë!
Ramës e askujt në politikë nuk u takon të bëjnë flamurtarin e rishikimit të historisë, për më tepër në gjuhë të huaj. Bota është krenare për të tanishmen e të shkuarën e saj sepse të dyja bashkë e bëjnë atë çfarë është. Dhe kur lypet distancim nga e shkuara, i lë vënd kohës e mëndjes së ftohtë për t’i vënë “kapakun” asaj. Nga gjëmat që nuk duhen harruar për t’u mos u përsëritur më, tek vlerat e gjërat e vyera të saj kujtohen, ruhen e trashëgohen për t’u mos u marrë të mirëqëna nga brezat pas. Ndaj edhe 50 vjet punë për ndërtimin e mbrojtjen e shtetit shqiptar nuk fshihen dot me një “penel” piktori nga askush që pandeh dhe e merr të mirëqënë se është një kokë mbi të tjerë!
Me ligjin aktual zgjedhor politika ia ka lejuar vetes me kohë të bëjë arrogantin për gjithshka, përfshi edhe qëndrimin ndaj së shkuarës. Qasja “EDI unë” e kryeministrit e të tjerëve pas tij, futja e së kaluarës në thes me etiketime si “Korea e Veriut”, “ferri komunist” apo përsiatjet në gjuhë të huaj si “piramida e diktatorit”, “bunkeret e Enverit” etj, stonon me qasjen e matur ndaj vlerësimit të kundërshtarit politik në sytë e botës, me vetë “metrin” demokratik të kqyrjes së historisë.
Një zell e teprim i tillë në përfoljen e së kaluarës së vëndit nuk është shëmbull për më tej ndryshe, në të ardhmen do të shkruhet se ashtu sikurse në 90 me qindra mijra iu larguan “ferrit” socialist, më pas, në tre dekada demokraci, me qindra mijra iu larguan “ferrit” demokratik ku qeveria Rama ka dhe ajo pjesën e saj.
Historia nuk ëshë çështje tekash personale dhe vetë muzetë janë fole faktesh e jo propagande bardhë e zi. Ideologjizimi i gjetjeve si “BunkArt”, “Shtëpia me Gjethe”, Muzeu pa “zë” historik kombëtar ku kanë “firuar” 50 vjet socializëm etj, stonojnë në kontekstin demokratik ku brezi ri duhet të njihet me faktet dhe jo me spërdredhjen e tyre në “shkollat” e edukimit partiak të qeverisë së ditës në demokraci.
Politikanë në ajër!
Përfolja e së shkuarës as nuk shton meritat e punëve të mira në qeverisje e as nuk shmang vëmëndjen nga gabimet e zullumet me pushtetin. Thjesht e vetëm cënon imazhin politik, jo vetëm në sytë e qytetarit por dhe botës që nuk pret por shtanget nga “teshat” e palara e nxjerra në oborr e pastaj zbavitet me ngutjen e delirin që bëhet një gjë e tillë.
Rama e politika e emancipuar në vend duhet të dëshmojnë vijimësi kur flasin në gjuhë të huaj. Si kur refuzojnë të flasin kundër kundërshtarit ashtu edhe kur ballafaqohen me të shkuarën. Përfolja pa vënd e së shkuarës ul pikë dhe mund të shndërrohet në bumerang për politikën e ditës sikurse është edhe etiketimi “ferr” për të shpjeguar largimin në masë të njerëzve jashtë që ndodh ende sot.
Mbi të gjitha Rama e politikanët tanë duhet të dëshmojnë thjeshtësi e të ulen me këmbë në tokë sepse ndërsa i janë qepur me bukë me vete “ferrit” socialist, po u rritet “mullari” i madh i problemeve pafund për qytetarin që, në buzë të mbijetesës, mban akoma sytë nga jashtë!
Detyra e qeverisë e politikës është mirëqënia e qytetarit sot dhe jo përfolja e së shkuarës. Ndryshe, nëse harxhon kohë e energji me të nëpërkëmb të sotmen e të nesërmen bashkë duke u përfolur vetë një ditë. E ardhmja do të na shohë edhe siç shohim të shkuarën! Të shpresojmë jo bardhë e zi!
DUKE I MJERI DUKE
LUM LLAFET PA BUKE
NE BYTHA STA MBAN
BEJ VETES DERMAN
HA ATE TAS PERSHESH
MOS FLUTURO ME PRESH
LUFTA DO HALLATE
MBYLLE KAQ,E PATE
Në këtë artikull ke çfarë konkluzioni të nxjerrësh. Sa më shumë shkrime të tilla ku ke seç të mësosh. Këto kohë të çoroditura na mungojnë mendime të njërëzve të urtë. E përgëzoj artikull shkruesin.
Nuk duhet te na beje asgje pershtypje kur flitet per Edi ramen & Co. Nuk eshte shaka qe ” pirati behet Pape “. A e di ti zoteri cfare do te thote te vish nga nje horr i bulevardeve te Tiranes dhe te behesh Kryeministri i Shqiperise, te vjedhesh qindra miliona euro dhe te shesesh pordhe pa hesap ? Madje, thene troc, duke e ditur kush eshte dhe cfare perfaqson individi Edi Rama, ai flet pak kunder se shkuares. E shkuara, tipat si ai, jo vetem nuk do i kishte lejuar te hypnin ne maje te qymezit dhe te beheshin milionere, por do i kishte varur ne mes te Tiranes si horra dhe hajna in extremis. Prandaj s’ka vend per cudi.
Sa popull fatkeq paskemi qene… si mundet qe te kesh ne krye te vendit nje person si Edveri…si ka mundesi qe nje lypsar lakuriq nga rruget e parisit erdhi u be minister ..kryetar bashkie … kryeminister??? Edhe Ajnshtajni nuk do ta zgjidhte dot kete enigme… mjer shqiptaret sa fatkeq paskan qene… edhe kafshet kreun e tufes e zgjedhin me te mirin…po ne???
kjo pune u be Edi Rama ate pune!.. mileti poshte vetem brohorima e duartrokitje, Ku e Ku me Salen si qeverisje se punohet e ka ca duk e nuk te vret njeri ne bulevard nga kangjellat e zyrave, por prape modestia eshte si ujet e paket, shume marketing e PR, video rrugesh e hotelesh por nderkohe sa uron nje te djele te mbare me to, te uroje edhe nje dite te mendueshme me videot e njerezve halleshume qe jane Kudo. e nese respekton votuesin te ktheje mazhoritarin si votim qe secili ne parlament ti beje yzmetin popullit e jo kapos se partise, eshte bere kuvendi zyre noterie, ratifikon marreveshjet!!! Jane te gjithe pithuajse pa emra, vetem numeror te kapos.
Ky lypsar qe e moren si keta afrikanet ne Gjader,,nga bassifondet e Parisit me thonj te piset,,luajti para fatos Nanos,komedine e Viktor Eftimiut:Njeriu qe pa vdekjen me sy.
Per Socialistet e thjeshte dhe popullin derdimen,luajti Komedine e Gogolit:REVIZORI.
Per Evropianet dhe Atllantistet po luan pjesen e Goldonit:Sherbetori i dy Zioterinjve.
kombit shqiptar,po i luan pjesen Tartufi te Moljerit
O popull!Mos u marrosni kurre,,Mos meshironi kurre! Mos e merrni kurre nje endacak ne shtepi!Mos e shpetoni kurre nje qe nuk eshte I DENJE TE JETOJE ME PUNE TE NDERSHME.
Fukarain dhe sakatin i ka pa Zoti-thote populli.
Ja,Rezultati:Barboni qelbac,parazit,i paftyre Edi Rama,,KRYETAR SHTETI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jo o demo, ky eshte Krushoi dhe Belinda, Shen Orberoza
Z.Gazetaruc:
-E fillove dhe fundove artikullin me KM E.Rama sikur Ai i ka bër VRASJET në 21 Janar,Gërdec,etj..e JO SALIU.
-E.Rama është i pari KM në 33 vite që nuk flet në gjuhë të huaj kur del nga RINASI..!
-ER nuk merret me kundërshtarin politikë si Sb edhe kur vjedh e vret njërz pa hesap..!
-ER po e pastron PS nga komunistët e Spiunët e PPSH të përgojuar që nga 1990,Ku në krahun tjetër ndodhet akoma KOMUNISTI MË I TMERRSHËN NË SHQIPËRI,i cili është kthyer në FATKEQSI KOMBËTARE..!
-ER me teorinë..”Përtej të majtës e të djathtës” kërkon të zbusi gjakrat në të gjitha shtresat e shoqërisë që nga 1944 kur pas L2B vëndi është kthyer në shpifje kundër ballistëve,Legalistëve,Komunistëve..! Athrre kush kush ngelet pa u përgojuar.?
-ER gëzon përkrahje nd/Kombëtare si askush tjetër në 111 vite Shtet,duke i prurë udhëheqsit e Europës në Tiranë..!
-Nëse ER do të ishte në krye të ndit në 1992 nuk do ishte shkatërruar Shqipëria me 350 mild.$ dëme,ku 130 mild.$ pasuri ushtarake..!
-ER me nisiativën e Tij kërkoi reformimin e DREJTËSISË RE dhe po inkurajon Atë për të goditur VIPAT pa dallim duke mos i mbrojtur të Tijët që gabojnë,kur Sb ndonse e thërret Gjykata nuk shkon se i ZHBËHET BURRËRIA VRASTARE.
-Sot në shkrimin Tuaj duhet të zinte vënd 21 janari 2011,kur gjykata e STRASBUGUT e konsideron QEVERINË E S.Berishës si URDHËRUES PËR VRASJE NGA SHTETI..!
-Lutem,lexo Presidentin më të mirë në Shqipëri ALFRED MOISIU dhe Rilindasin Kosovar REXHEP QOSE që thon se ..ER është KM më i mirë në 33 vite..!
-Të tjerat janë DOKRRA.
Z.Gazetaruc:
-E fillove dhe fundove artikullin me KM E.Rama sikur Ai i ka bër VRASJET në 21 Janar,Gërdec,etj..e JO SALIU..!!
-E.Rama është i pari KM në 33 vite që nuk flet në gjuhë të huaj kur del nga RINASI..!
-ER nuk merret me kundërshtarin politikë si Sb edhe kur ky vjedh e vret njërz pa hesap 1991-2021..!
-ER po e pastron PS nga komunistët e Spiunët e PPSH të përgojuar që nga 1990,Ku në krahun tjetër ndodhet akoma KOMUNISTI MË I TMERRSHËN NË SHQIPËRI,i cili është kthyer në FATKEQSI KOMBËTARE..non grata..!
-ER me teorinë..”Përtej të majtës e të djathtës” kërkon të zbusi gjakrat në të gjitha shtresat e shoqërisë që nga 1944 kur pas L2B vëndi është kthyer në sherrnai nga politiqën e ha-le-Ist.. kundër ballistëve,Legalistëve,Komunistëve..! Athere kush ngelet pa u përgojuar..plaku Im rahmet pastë ?!
-ER gëzon përkrahje nd/Kombëtare si askush tjetër në 111 vite Shtet,duke i prurë udhëheqsit e Europës në Tiranë..drejtoi OSBE,KS OKB..etj.
-Nëse ER do të ishte në krye të vëndit në 1992 nuk do ishte shkatërruar Shqipëria me 350 mild.$ dëme,ku 130 mild.$ pasuri ushtarake..!
-ER me nisiativën e Tij kërkoi reformimin e DREJTËSISË RE dhe po e inkurajon Atë për të goditur VIPAT pa dallim duke mos i mbrojtur të Tijët që gabojnë,kur Sb ndonse e thërret Gjykata nuk shkon se i ZHBËHET BURRËRIA VRASTARE- MALOKARE..!
-Sot në shkrimin Tuaj duhet të zinte vënd 21 janari 2011,kur gjykata e STRASBUGUT e konsideron QEVERINË E S.Berishës si URDHËRUES PËR VRASJE NGA SHTETI dhe mos gjykim sipas ligjit,por MALIQIT SALI..!
-Lutem,lexo Presidentin më të mirë në Shqipëri ALFRED MOISIU dhe Rilindasin Kosovar REXHEP QOSE që thon se ..ER është KM më i mirë në 33 vite..!
-Të tjerat janë DOKRRA.
Saktë z. Duka! Kjo klasë politike ka shumë të meta. PD-istët e Berishës dhe ata të Metës kanë bërë shkelje ligjore dhe janë të pandëshkuar, ndërsa të Ramës kanë bërë gabime nga veset e tyre, që e kanë dëmtuar Shqipërinë. Largimi i shqiptarëve bëhet kryesisht nga ambjenti që krijojnë politikanët për interesat e tyre personale duke zmadhuar rezultatet e veprimeve të tyre dhe ulur punën që populli shqiptar që kreu para vitit 1990.
Zotni Ethem Lalaj, njerezit me mend si puna jote duhet te jene gjithmone ne oponence me qeverite dhe kryeministrat kushdoqofshin ata, duhet te jene kunder “rrjedhes” sepse kur kalon njefare kohe, duam apo nuk duam, na pelqejne apo jo si individe e politikane, pushteti e trash zullumin.
Dakord jemi, duhen vene ne dukje edhe anet e mira dhe rezultatet pozitive te pushtetareve dhe nuk duhen mohuar, por ama ta themi nje gje: Qe pushteti eshte per te q…t’emen, e transformon njeriun me kalimin e viteve te qendrimit ne pushtet. Jane plot shembuj ne bote e kudo, ku prijesit kane ardhur ne pushtet ne emer te aspiratave te popujve te tyre, por pasi kane kapur freret e pushtetit, jane shnderruar ne tjeter gje.
Jemi nje vend ku disa jane bere milionere e miliardere, me dhjetra prona e pasuri te tundshme e te patundshme, e shume te tjere ju zihet fryma se nuk nxjerrin dot muajin me buke.
VO:
-Jam dakort me FJALË ME VËND.
-Nëse në PS do të dilte nië KM më i mirë se E.Rama..nuk do e votoja më Atë.Në 2023 kam votuar ERION BRAÇEN,Besoi jeni OK me mua.
-E.R ka bër gabime të cilat i pranon duke deklaruar.. Nuk jemi të pagabueshëm por më të mirë se NE nuk ka..dhe kjo është e vërtetë.Pasi Sb,Im,Lb ..nuk kan pranuar asnjëherë gabimet,FAJET E RËNDA,VJEDHJET,VRASJET në 33 vite.!Ndërsa ER nuk ka vrarë asnjë MIZË.
-ER duhet të rriti pensionet e çdo kategorie,Të përkrahi LNÇL,Të uli informalitetin në ekonomi,Të heqi bustin e A.Zogut-hajdutin e floririt,Tradhtarin nga sheshi Skënderbei,Nga qëndra e merkatos Vlorë,Si dhe të Mit’hat Frashërit nga Ai vënd..!
-FLM..
Enveristi nostalgjik Artan Xhufka Duka:
50 VJET PUNE PER NDERTIMIN DHE MBROJTJEN E SHTETIT SHQYPTAR PERFUNDUAN NE HALE ME TOLLONA DHE BUNKERE NE DIMRIN E VETMISE SE MADHE, APO KE QENE I VOGEL DHE I KE HARRUAR,
prandaj:
Shko dhe shkruaj ne Korene e Veriut dacibaoot e propagandes komuniste per te harruar te kaluaren e Zeze enveriste qe poston pa pushim ne gazeten DITA, sepse vetem aty ka gjasa te ngisin me mire se ne Shqypni
dhe Churchilli, kryeministri me i votuar anglez ka thene:
AI POPULL QE HARTON TE KALUAREN E HIDHUR, ESHTE I DENUAR TA PERSERISE ATE NE TE ARDHMEN
Artikull shkruesi nuk ka pse te shkoj deri ne komunizem e zogizem per te pare haptas mashtrimet e kesaj klase politike e mediatike e ne vecanti te Edi Rames. Ky lloj pushteti jeton vetem fale mbajtjes ne injorance te mases. Keta nuk e kane per gje te mashtrojne sot sy per sy per gjerat qe i kemi vuajtur vete e vazhdojme ti vuajme. A nuk eshte marreveshja fashiste Meloni-Rama shembulli me i madh? Justifikimi kryesor i kesaj marreveshje fashiste bazohet tek tregimi ne popullate i historise se emigracionit shqiptar si histori suksesi e humanizmi! Nje mashrim kryekeput sy per sy! Emigracioni shqiptar ka qene e vazhdon te jete nje tragjedi e nje film horror ! Kjo jo vetem per fajin tone ! Na kane trajtuar si kafshe , na kthyen ne mase vetem sepse u dukem ne horizont pa na njohur fare ! Na mbyllen e na hodhnin buke si qen ! Na detyruan te mbyllnim portet , na kercenuan e na fyen e tallnin ne media 24h non stop . Me varka e me komerdare cope cope e nuk dilte njeri te na shpetonte vetem kur u dilnim perpara ! Na qelluan me anije luftarake duke na mbytur ne det, peshtyn te nesermen mbi kufomat e pafajshme ne faqe te pare ! Na mbyllen ne kampe e na lane rrugeve si qen edhe pse punonim nga mengjesi ne darke. Kemi jetuar neper fole minjsh sepse na shihnin si “merde umane” e te qeshnin kur kerkoje shtepi me qera .Mafioza , vrases, perdhenues, injorant, analfabet kemi qene per ta. Na kane share e peshtyre nga Jugu ne Veri , nga femijet deri tek pleqte ,ndaluan ta benin haptas vetem kur pane se u rrezikohej jeta ! Na trajtonin ne kufi si bageti , pa respekt e dinjitet ! Pashaporta fallco, viza fallco , soggiorno fallco , kamion te shqyer , skafe e gomone qe mbillnin me qindra viktima viktima cdo vit pa varr ! E keta “vellezer” nuk leshuan kurre viza pune ! Edhe se pune kishte plot! Nuk e bene njeher zemren gur e te thonin hajde se po leshojme 3 mij viza pune ne muaj, do u ndihmojme te dilni nga mizerja! Na shihnin teksa ne mbyteshim ” vellezrit shqiptar e veshur me Versace ” e kurre nuk e ben! Ku eshte humanizmi ? Humanizmi e suksesi i leshit! Nuk na kane falur kurre asgje ! E kemi paguar cdo gje shume shtrenjte , duke shitur nderin e dinjitetin , shpirtin e kur nuk mjaftonte me gjakun tone e kemi blere cdo miremengjes e mirembrema jo me ..vijne idiotet e sotem e na tregojne humanizmin Italian e Evropian te leshit !!!!! Po sot cfare ndryshon ? Kryeministri uleret se po sillemi si anetar i BE-se, se vlerat e BE-se etj etj por qytetaret e ty z. Kryeminister nuk trajtohen si te tille sot nga askush ne BE e as nga “vellezrit me versace ” . Cfare e pengon Italine sot qe te trajtoj shqiptaret sikur qytetar te BE-se? Asgje ! Ashtu si nuk e ndalon asgje ti coj 3 mij afrikane ne muaj Shqiptarve ! Provo tu thiresh “vellezerve me versace” o albanesee ..e do e shohesh reagimin e lumtur ! Me kujton deputeten Tabaku para disa javesh kur kryetari i parlamentit italian iu drejtua me “Albanese” ! Ne itali u quajt skandal edhe u be buje ne media, si nuk pyeti njeri veten nga pushteti politiko-mediatik-akademik-shoqeri civile e leshit Albanes pse skandal ?? Une mendoj se kjo klase e pushtetit nga politika tek media e shoqeria civile nuk e bejne as kastile …keta jane vertet injorant ! Keta jane vertet idiot e qesharak ne syte e botes deri ne piken e shnderimit ne personazhe komike televizive.
Ja ka dhi botnisht italjaneve.Kryegorrilla kryeminister shqiptar e ka puth Melonin.Nuk e ka puth,por e ka perpire se i dolli ne shteg.Ajo sa nje kukumjacke 1 metro mbi toke eshte,.krueministri i Shqiperise e perpiu si Cikllopi Polifem,qe ta filmoje gjithe Bota.C`i qi teme Burimit te Bistrices,syut te kalter e syut te zi.kryeministri vrau syrin e keq,hallall 40 mije zezake Afrikane.
DEMO LALAj
Demo Dumbabisti
bëhu plak i mirë
se të vjen turisti
dhe të gjen të pirë.
o Demo Zhardhoku
o bablok me huqe
po të vjen maloku
të lyen me të kuqe.
O Demo nevriku
që kupat i zbraz
se vjen qukapiku
dhe të sjell në gaz.
o Demo leshtori
që di pak rusisht
ty mendjen ta mori
kjo kafja me bisht.
Demo pensionisti
bëj një jetë të qetë
Se bota vërtitet
ashtu si do vetë.
Kot e mundon veten
të dukesh akademik
më mirë ji vetvetja
qëndro si komik.
Ti i qan pamletet
satirën e thek
Kot ngatërron byrekun
me një copë kek..
Europa katolike është në luftë të pa shpallur kunder US,UK, ISRAEL. Europa po perpiqet te shkeputet nga sundimi i atyre që fituan luften e dyte boterore, por ka shumë veshtirësi sepse eshte i mbytur nga sabotazhi qe aplikohet me korrupsion,droge,emigracion te paligjshem.
Nje nga armet me te fuqishme kunder Europes eshte ajo qe sherbimet sekrete (MI6,Mossad,CiA) organizojne sunami me droge nga amerika latine drejt Europes me qellim shkaterrimin e monedhes EURO, cilesine e jetes se popullsive ne Europe, si dhe nxjerrja e fitimeve kolosale ne valuta te ndryshme per keto agjenci që i përdorin pastaj për rrezime qeverish dhe diversion ne botë si “SORROS”.
Me parë ketë taktike e perdorte edhe KGB sovjetike.
Gramoz Rexhepi, u dergua për tu asgjesuar,ne sherbimin e fundit, sepse ai nuk ja ka as piken e idesë se kush fiton pjesen e luanit në aktivitetet narkotike. Ai u dergua ne Turqi, per te ngacmuar negativisht mardheniet me Partine Socialiste te Shqiperise, ne pushtet, qe ka si baze ish sigurimin e kryesisht ata nga kurveleshi nga ku eshte dhe Gramoz Rexhepi.
Kur beheshin ato mbledhjet e kolektivit te klases ishim nja 3-4 qe na kritikonin o per sjellje, o per notat, ose perse ” nuk thelloheshim” mbi mesimet e partise dhe shokut Enver. Ne ishim adoleshente, po kesisoj shabllonesh trazoheshin ne mbledhjet periodike dhe rudimentale. S’kishte kuptim te mos kritikohej ndokush. Meqe me jepej per letersi, shoket e paket te grupit qe kritikoheshim gjithmone me shtynin mua te ngrihesha e te llomotisja autokritiken qe i jepte dum mbledhjes. E qaja. Mund te me lije 3 ore e s’me mjaftonin, saqe zysha kujdestare me nderpriste qe te kaloja ne fazen e premtimeve, qe dmth nga sot e tutje ne do thelloheshim, do mbushnim regjistrin me dhjeta e firifiu e keshtu mbyllej mbledhja. I kerkonim te falur kolektivit qe shqetesoheshin me shume se ne per punet tona, etj. Po ne do ua shperblenim me pune dhe rezultate, etj. Fiks keto gjera me kujtohen kur Edi konsumon neper fjalime me te huajt ate shabllonin e ferrit komunist, ku muzika me kitare dhe saksofon nuk lejohej, vec ne piano, violine dhe trompete. Edi Ka harruar ti thote te huajve qe shoferet hanin pace e fasule ne mengjezore ne kembe. E ububushme, apo Jo?Pertej shumeckase dhe te frikshmeve, me te cilat standartizohen titujt e lajmeve alla Cim Pega. Kulmi i tortures kur hanin fasule ne ndonje teke raki ne ato tavolinat e larta pa kolltuqe ose karrike. Kujtesa e Edit, si dyminuteshi i zemerimit i Winstonit tek 1984 e Orwellit. Edit ia do procedura tipike e mbledhjeve te kolektivit qe ti faturoje problemet e sotme si derivat logjik i horroreve te diktatures se djeshme. Meqe ai as Ka qene ne Burg, as Ka qene ne kampe pune, as Ka ngrene fasule shpejt e shpejt si shoferet ne mengjezoret, horrorin e gjen tek atletet qe s’te linin ti vishje rehat, apo bluzat me stampa, apo xhinset. A te mbaje floket si Mick Jagger. Xhinseve dikur as emrin s’ia dinim mire, quanim xhingse. S’te linin te degjoje Rolling Stones apo Celentanon. Apo te shikoje karuselin e RAI. Ooo, ishte kaq e frikshme te shikoje Tarzanin tek RAI ne 5 e gjysme sesa te kaperceje murin e Berlinit. Marksi thoshte qe njeriu duhet te punoje 8 ore, 8 te fleje dhe 8 ti kete kohe te lire. Kerkesa per 8 oreshin e punes si standard i te drejtes se punetorit eshte veper e levizjes komuniste. Edi si duket kishte mjaft kohe te lire, ndryshe nga kategori te tjera hallexhinjsh qe sot, ne 2023 s’kane kohe as te flene, pa’ lere te kene luksin e kohes se lire e te degjojne muzike a te defrehen me te tjera argetime. Ti ofron te gjitha kapitalizmi sot, por s’ke kohe…Kete e di Edi, qe ne Perendim s’ben dot leke menjane, se Jo qeraja faturat, shpenzimet, etj, e po s’bere dy pune veshtire te besh dy leke kursime. Prandaj, ashtu ( e jo njashtu) si ne mbledhjet e kot- se-koti-t me autokritika qesharake, e Ka kollaj te perzjeje bersine e fermentuar te “horroreve” te se kaluares, si justifikim se perse sot jemi akoma te varfer dhe pa’ drejtim dhe shprese per te nesermen. E njesoj si ne fund te mbledhjes ku doemos duhej Premtuar kthesa rrenjesore, hedh edhe ky ato projektet qe do nisin Mot e do inagurohen sot, pa cikitemen se ku e lam e ku na mbeti – vaj vatani e mjere mileti…Te na rroje gjigandi Edi!
Keq e me keq do veje perderisa mohoet e kaluara me te mirat e keqiat e saj. Te injorohet populli qe punoi per rindertimin e Shqiperise.Mao c’è dung i vrau me tank studentet e revoltuar por me gjithate portarti i tij aty qendron.
Shikoni t’ju them nje gje- thote sharlatani! Qe te diskutosh per Ramen duhet te jesh mendje jo Shqiptari injorant! urrejtja dhe mos mirenjohja jane karaktrestikat thelbesore te Kombit tone! Por Kombi Shqiptar duam s’duam ne ka dy perfaqsues sot Veriorin primitv Sali dhe Edi Ramen! Brezi yne lindur dhe rritur ne Tirane por edhe shume njerez intelektuale ne rethe qe ishin shume,do te enderonin te ishin si Edi ndersa fshatret,malesoret te lidhur edhe me Partine edhe me sigurimin u bene si Saliu! Njerez dinake dhe mefshte ata arriten te behen afer Enverit! Dhe tani shikohet ndtyshimi! Kush ishte dhe u be Saliu? Nje qenije e shperfytyruar qe te vjen keq ta shohesh dhe prapa ka Tribune e tij klanore! Njerez injorante qe nuk dine te shkruajne e te lexojne jane bere doktora inxhinjere etj por jane besnike te Enverit sali! Po u largua Saliu ata falimntojne si njerez, ashtu si PD e vrasesit! Pra gazetare dhe te tjere kur te mereni me Edi Ramen mundohuni ti shkoni te vertetes deri ne fund,ndryshe jeni askushi!
Nje popull qe mbron qeverine e tij,pervec rastit kur vendi sulmohet nga armiku,eshte POPULL I NENSHTRUAR NEN DIKTATURE!
Shembullin duhet t’a jape media,se pari DITA,qe pretendon se mbron interesat e qytetareve,por kohet e fundit ka rreshkitur shume nga kjo rruge!
Fakti qe bllokon dhe censuron komentet per shume shkrime qe trajtojne ceshtje te rendesishme,tregojne se botuesit dhe kryeredaktori kane frike nga gjykimi i lexuesve!
Po kendi i lexuesve per letrst e lexuesve,pse nuk funksionon me?
DITA sot eshte shume larg nga KOHA JONE para 97-tes, qe ngriti popullin ne kembe,ndersa sot nuk u ben pershtypje se reforma teritoriale eshte bere per interesa kriminale elektorale etj!