Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nesër me Vuçiçin në Bruksel, Kurti: Nuk ka marrëveshje pa u sanksionuar Serbia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Nesër me Vuçiçin në Bruksel, Kurti: Nuk ka marrëveshje pa u sanksionuar Serbia
KosovëLajmi i fundit

Nesër me Vuçiçin në Bruksel, Kurti: Nuk ka marrëveshje pa u sanksionuar Serbia

Published: October 25, 2023
Shpërndaje

Një ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se “padyshim se nuk do të ketë dialog” nëse Serbia nuk dënohet dhe sanksionohet për “çfarë ka bërë”, duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Të enjten, Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të qëndrojnë në Bruksel me ftesë të Bashkimit Evropian. Ata pritet t’i takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Duke folur për “Financial Times” të martën para këtij udhëtimi, Kurti tha se “do të përfundojmë me një menaxhim të dështuar të krizës dhe do ta harrojmë plotësisht normalizimin” e marrëdhënieve, nëse Serbia nuk sanksionet.

- Publicitet -

Ata u ftuan në Bruksel katër ditë pasi emisarët perëndimorë i kërkuan Kosovës dhe Serbisë që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit gjatë një vizite në Prishtinë dhe Beograd më 21 tetor.

Kurti, po ashtu, i akuzoi sulmuesit e Policisë së Kosovës gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, se u përpoqën “ta nisin një konflikt të ri të armatosur, një luftë të re në Kosovë për ta aneksuar pjesën veriore të vendit”.  Kosova e ka akuzuar vazhdimisht Serbinë se tentoi aneksimin e veriut të vendit, gjë që është mohuar nga Beogradi.

Kryeministri kosovar theksoi se pas sulmit të muajit të kaluar “çdo gjë ka ndryshuar. Ne nuk mund të vazhdojmë normalisht.”

Ai i bëri thirrje përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, të mos “e cilësojë më Serbinë si forcë mbinatyrore, një lloj ariu të paarsyeshëm të cilin duhet ta ushqejmë me qengja për ta qetësuar. Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është përforcuar me qindra trupa dhe pajisje të rënda shtesë. Derisa Kurti e ka mirëpritur këtë, ai e ka kundërshtuar angazhimin më aktiv të kësaj force në territorin e Kosovës.

“Ata janë të nevojshëm për siguri dhe mbrojtje.. dhe kështu do të mbetet. Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë KFOR-in reagues të parë”.

Në Kosovë, KFOR-i është reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it./ REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Absurditeti i një Gjykate
  • Kush fitoi në Londër?
  • Ish-bashkëshortja e familjarit të deputetes bën denoncim të ri publik
  • Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  • Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Kush fitoi në Londër?
  2. K R on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  3. Patriot on Nga Lazarati te Kanadaja
  4. Konfuzion si popull on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. demo on Reformim, jo Revokim i OKB-së!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?