Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nesër nis Kuvendi, në fokus të sesionit të ri Reforma Zgjedhore dhe Territoriale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nesër nis Kuvendi, në fokus të sesionit të ri Reforma Zgjedhore dhe Territoriale
AktualitetPolitike

Nesër nis Kuvendi, në fokus të sesionit të ri Reforma Zgjedhore dhe Territoriale

Published: September 7, 2026
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet parlamentare ditën e nesërme në orën 17:00. Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari Niko Peleshi, seanca do të shënojë hapjen e punimeve të sesionit të III-të Legjislaturës së XI të Kuvendit.

Ndërkohë, në orën 11:00 të paradites, përpara nisjes së seancën plenare, pritet që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projekt programi i punës së Kuvendit dhe projekt kalendari i punimeve.

Fokusi pritet që të jenë dy reformat e rëndësishme, ajo Zgjedhore dhe Administrativo Territoriale. Për këtë të fundit ka pasur polemika për shkak të propozimit socialist që e redukton numrin e bashkive nga 61 në 46. Nisma pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutimit politik gjatë këtyre muajve.

- Publicitet -

Rikthimi i deputetëve në sallën e parlamentit pritet të shoqërohet me debate të forta politike, në një kohë kur aksioni opozitar dhe tensionet institucionale mbeten në fokus të zhvillimeve në vend.

Po ashtu, qytetarët të cilët po protestojnë prej rreth tre muajsh kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish përpara Parlamentit, ndërkohë që deputetët rikthehen në sallë.

Seancat e kaluara janë shënuar me tensione përpara institucionit, teksa protestuesit kanë shënjestruar me vezë disa nga deputetët e Partisë Socialiste. Gjatë protestave para Kuvendit ka pasur edhe përplasje me policinë dhe arrestime masive të qytetarëve që protestonin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa banesa bosh ka në Shqipëri?
  • Champions League, Kylian Mbappe shkruan emrin në librin e historisë, 76 gola të shënuar
  • Studimi i ri: Vetmia kronike rrit me 38% rrezikun për demencë
  • U plagos në sy me plumb gome nga Policia, Erjon Vishkulli paraqitet për të dëshmuar në Prokurori
  • Bllokohen 54 ton mish pule nga Brazili dhe 25 ton produkte gruri në Morinë

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti on Korrupsioni dhe kostoja e jetesës
  2. anti25642654censurë on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  3. Më ppërpara bashkimi kombëtar on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit
  4. Rilindja e Lenka Cukove on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  5. realisti on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?