Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Netanyahu bisedë telefonike me Putinin, kritikon Rusinë për qëndrimin e saj për Gazën dhe lidhjet me Iranin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Netanyahu bisedë telefonike me Putinin, kritikon Rusinë për qëndrimin e saj për Gazën dhe lidhjet me Iranin
AktualitetBote

Netanyahu bisedë telefonike me Putinin, kritikon Rusinë për qëndrimin e saj për Gazën dhe lidhjet me Iranin

Published: December 10, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar Rusinë për qëndrimin e saj në lidhje me luftën në Rripin e Gazës gjatë një bisede telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, të dielën, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Zyra e Netanyahut tha në një komunikatë për media se lideri izraelit shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet që i kanë marrë përfaqësuesit rusë në Kombet e Bashkuara dhe në forumet e tjera ndërkombëtare.

Rusia e mbështeti të premten një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që bënte thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Gazë, e cila, megjithatë, u bllokua nga Shtetet e Bashkuara që përdorën veto.

- Publicitet -

Netanyahu, po ashtu, “shprehu kritika të ashpra për bashkëpunimin e rrezikshëm mes Rusisë dhe Iranit”, sipas komunikatës së zyrës së tij.

Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

“Secili vend që do të goditej nga një sulm kriminal e terrorist siç është goditur Izraeli, do të përgjigjej me po të njëjtën forcë që është duke e përdorur Izraeli”, i tha Netanyahu Putinit, sipas njoftimit.

Netanyahu ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e Rusisë për lirimin e izraelitëve me pasaportë ruse të cilët po mbaheshin rob nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ndërsa më shumë se 240 të tjerë u morën peng. Gjatë një armëpushimi të përkohshëm njëjavor u liruan një pjesë e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Megjithatë, besohet se mbi 130 pengje janë duke u mbajtur nga Hamasi në Gazë ende.

Si përgjigje ndaj atij sulmi, Izraeli po e kryen një luftë shkatërruese nga toka dhe ajri, duke i vrarë mbi 17.400 palestinezë – 70% gra dhe fëmijë – dhe duke i plagosur rreth 46.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila thotë se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja. \Rel\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Protestat, Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve
  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Komentet e Fundit

  1. Leta on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  2. Phoenix on Socialisti paralajmëron të vetët: Po vazhduam kështu, ’97-a do na duket një ëndërr e bukur
  3. Phoenix on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Populli qe nuk ha bar on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Kiri on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?