Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga 1 korriku nis monitorimi i rreptë për qeset plastike, bëhuni gati për gjoba
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Nga 1 korriku nis monitorimi i rreptë për qeset plastike, bëhuni gati për gjoba
Komunitet

Nga 1 korriku nis monitorimi i rreptë për qeset plastike, bëhuni gati për gjoba

Published: June 15, 2022
Shpërndaje

Qeset plastike një përdorimshe, paralajmëron Kumbaro: Pas ndërgjegjësimit, nga 1 korriku nisin kontrollet dhe gjobat!

Ashtu sikurse katër vite më parë kur Ministria e Turizmit pas një fushate sensibilizuese u tha “JO” qeseve plastike, edhe këtë herë, vendimi për ndalimin e përdorimit dhe tregtimit të tyre duket një flluskë sapuni

Nga 1 qershori është ndaluar përdorimi i qeseve plastike. Më 1 korrik grupet inspektuese nisin monitorimin e rreptë për zbatimin e ligjit që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike një përdorimshe.

- Publicitet -

“Me përfaqësues të prodhuesve të qeseve plastike, të shoqatës Bashkimi Tregtar i Shqipërisë dhe trupat inspektuese për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe. Me ligjin që ka hyrë në fuqi kemi vijuar informimet dhe ndërgjegjësimet, por prej 1 korrikut nisim monitorimin e rreptë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Inspektoratit të Tregut dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Qeset e reja që gjenden në supermarkete janë shumë përdorimshe, ato lejohen të tregtohen e megjithatë asnjë nuk është i detyruar t’i blejë.

Përdorni çantat, trajset, torbat dhe çdo mjet tjetër transporti miqësor me mjedisin. Mbledhjet do t’i kemi periodike me grupet e interesit për të dëgjuar shqetësimet që vijnë nga terreni e për t’i informuar në lidhje me masat e ndërmarra nga institucionet, me të vetmin qëllim: Zbatimin e ligjit që ndalon qeset e lehta një përdorimshe të cilat ishin kthyer në gangrenë për mjedisin në Shqipëri, e për fqinjët tanë po ashtu”, shkruan ministrja.

Kumbaro është shprehur se qytetarët nuk detyrohen të blejnë qeset me parametrat e rinj, madje kjo duhet të shërbejë si një nxitje për t’i orientuar drejt çantave shumëpërdorimshe dhe trajsave.

“Ligji është miratuar në datën 17 mars në parlament dhe qëllimisht hyri në fuqi në 1 qershor për t’u lënë kohë subjekteve që të informohen dhe të marrin masat. Gjatë gjithë kësaj periudhe grupet tona kanë qenë në terren për të informuar dyqanet, supermarketet, tregjet për këtë nismë ligjore. Në këto ditë të para nuk ka qenë qëllim gjobitja, por informimi dhe sensibilizimi. Prej 1 korrikut, grupet inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për importuesit, nga Inspektorati i Tregjeve për tregtuesit dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit, do të jenë të rreptë duke aplikuar kontrolle dhe gjobat sipas parashikimeve ligjore për këdo që shkel ligjin. Qeset sipas standardit të ri janë shumë përdorimshe, por përtej kësaj qytetarët nuk janë të detyruar aspak t’i blejnë. Inkurajojmë shumë çantat shumë përdorimshe, trajsat dhe çdo mjet tjetër transporti miqësor me mjedisin”, ka thënë ministrja Mirela Kumbaro.

Qeset që ndalohen janë ato një përdorimshe mbajtëse, me trashësi më të vogël se 70 mikron dhe kapacitet më pak se 10 kilogramë. Sipas ndryshimeve ligjore, importimi, prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve që nuk plotësojnë standardet e reja dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1,500,000 lekë. Ndërkaq si masë do jetë sekuestrimi i qeseve dhe deri në heqje të licencës së aktivitetit.

Shqipëria përdor mesatarisht 3,2 miliardë qese plastike në vit, një pjesë e madhe e të cilave përfundojnë në lumenj dhe në det, duke u bërë ndër ndotësit kryesorë të mjedisit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhurata e pazakontë e samit-pritësit Erdogan për liderët e NATO-s
  • 09 korrik 2026
  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. K R on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  2. Anonymous on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  3. demo on INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  4. ¿? on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  5. NGA KOMUNIZMI TE MAFIJA on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?