Dr. Jorgji Kote
Botuar në DITA
Dihet se aleanca e madhe Euro-Atlantike u krijua dhe konsolidua gjatë Luftës së II Botërore, në radhë të parë dhe kryesisht mbibazën e vlerave, parimeve e natyrisht dhe interesave madhore gjeopolitike; me veçorinë madhore se këto vlera, parime dhe interesa të brendshme dhe të jashtme nuk ishin as koninukturore dhe as komerciale. SHBA-të nën Presidentin Truman e çuan më tej trashëgiminë politike të Rooseveltit dhe morën vullnetarisht përsipër udhëheqësinë e botës së re me vlerat e saj më të mira themelore; faktet dhe të dhënat e shumta tregojnë se udhëheqësia amerikane ka ndikuar në një rritje të pashembullt ekonomike, në zbulime të mëdha shkencore, rritjen e ndjeshme të mirëqenies dhe begatisë ekonomike, lulëzimin e paqes dhe demokracisë liberale kudo në botë.
Në këto 8 dekadat e fundit, SHBA-të janë konfirmuar si komb i jashtëzakonshëm, me një politikë të brendshme dhe të jashtme të karakterizuar nga etika, idealizmi dhe Realpolitika. Duke realizuar kësisoj vizionin e Thomas Jeffersonit që “ SHBA-të të jenë shpresa më e mirë në botë” apo «një far ndriçues mbikodrinë » siç u shpreh Regani në fjalën e vet të lamtumirës presidenciale”.
Mirëpo tani, siç pohon me dhimbje Ed Arnold, Bashkëpunëtor i Lartë Kërkimor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër ”duket se SHBA-të po ndahen me vleratperendimore”.
Në politikën e tanishme të brendshme vlerësohen disa aspekte pozitive, sidomos mbrojtja e vlerave tradicionale konservatore, shkurtimet burokratike, lufta kundër shpërdorimeve dhe abuzimeve, forcimin e kohezionit social, etj. Mirëpo, krahas tyre më shumë po shihen akte, veprime dhe sulme të paprincipta kundër vlerave dhe institucioneve më përfaqësuese të demokracisë amerikane dhe perendimore.
”Revolucioni i Madh Kulturor” amerikan ka përfshirë fushat mëjetike, si arsimin, kulturën, shëndetësinë, gjyqësorin, shtypin, median, duke i shpallur luftë të hapur elitës intelektuale, shkencore, kulturore dhe mediatike amerikane dhe të huaj.
Kështu, në mesnatën e 14/15 Marsit iu ”vu dryni me një të rënë të lapsit” emblematikes ” Zëri i Amerikës” dhe Radio Free Europe/Radio Liberty – të krijuara në vitet 40 për t’u treguar të vërtetën popujve që vuanin në zgjedhën totalitare nazi–fashiste dhe mbas vitit 1945 – 1990 dhe atyre që vuanin në totalitarizmin e kuq. VoA u mbyll pa konsultime dhe analiza paraprake, as me Kongresin që e financon atë, duke hedhur në rrugë me trysni tëpaparë psikologjike të 1300 gazetarët e saj.
Sa për kursimin e fondeve, kostoja vjetore prej vetëm 270 milion Dollarë me 2000 punonjës dhe gazetarë në 60 gjuhë të botës dheme mbi 400 milionë ndjekës nuk ishte ndonjë gjë sidomos për një vend të madh si SHBA-të dhe faktin se rregjimet autoritare e kanëpatur VoA-n shumë më tepër se ” halë në sy”.
Ca me tepër kur ato po bëjnë të kundërtën, duke intensifikuar propagandën e tyre mediatike në të gjitha format! Ndaj dhe« vdekja » e VoA-s u festua me shampanjë në vendet me rregjime diktatoriale.
Me të drejtë në 8 paditë gjyqësore nga federatat mediatike, gazetarët dhe drejtori i Përgjithshëm i VoA-s, në Letrën e 41 kongresmeneve drejtuar Presidentit Trump dhe në reagimet e shumta kudo në botë theksohet se « ajo që po ndodh me gazetarët e VoA-s është jo vetëm shkelje e Amendamentit të Parë Kushtetues për lirinë e fjalës/shtypit, por dhe mbyllja qeveritare e gazetarisë; mbyllje e cila minon « fuqinë e butë » dhe besueshmërinë e politikës dhe imazhit amerikan kudo në botë»
E njëjta gjë mund të thuhet për mbylljen dhe pas anullimit gjyqësor riformatimin total të USAIDI–t të krijuar nga Presidenti John F. Kennedy për të përmirësuar kushtet social-ekonomike nëvendet që vuajnë nga rregjimet autoritare dhe terrorizmi. Po ashtu, « Fabrika e mendimit» siç njihet Think Tanku me shtrirjen dërkombëtare « National Endowment for Democracy“ i krijuar nga Presidenti Regan ushtronte kudo shumë forma të larmishme pune dhe jepte bursa studimi për aktivistët e demokracise dhe politikanët e rinj në gjithë botën.
Kësaj furtune kësaj radhe nuk po i shpëtojnë dot as universitetetme famë botërore, si Harvard, Columbia dhe Yale, të cilave si ndëshkim po u shkurtohen 1/3 e fondeve qeveritare në fushën kërkimore. Për pasojë, sipas një sondazhi në fillim të kësaj javeme 1608 shkencëtarë, rezulton se 2/3 e tyre tyre do të largohennga vendi për në Europë. Ky proces ka filluar në masë, duke filluar me largimin e tre historianëve më të mirë amerikanë, çiftit Timothy Snyder& Marci Shore dhe Jason Stanley.
Ndërkohë, i është shpallur luftë frontale vlerave të mirënjohura perendimore të identitetit, diversitetit, gjithëpërfshirjes, feminizmit, etj. Deri aty sa të ndalohet me dekret presidencial dhe përdorimi i 200 fjalëve – koncepte, ku përfshihen kriza e klimës, energjia e pastër, diversiteti, feminizmi, racizmi, multikultura dhe deri te emra gjeografikë si Gjiri i Meksikës që tani vetëm nëSHBA quhet « Gjiri i Amerikës»! Kjo « embargo» synon më pak tolerancë fjale, më shumë hapësirë për diskriminim!
Natyrisht s’po thotë njeri se nuk ka vend për ndërhyrje, përmirësime dhe riparime, ca më tepër sipas vizionit të Administratës se re, por jo kështu, «me sopatë dhe duke i futur të gjithë në një thes» !
Mesa duket, objektivi i rradhës do të jenë gjykatat të cilat shquhen për pavarësi reale dhe besueshmëri të madhe publike, çka po shihet dhe tani me pezullimin e shumë urdhërave presidencialë. Mirëpo, nëse «sopata« e reformës do të bjerë dhe mbi gjyqësorin, atëhere në Amerikë do të kemi vërtet « demokraci i thënçin» !
Më e keqja është se SHBA-të po përpiqen që këto shkelje dhe kufizime kushtetuese, në « frymë dhe në gërmë» t’ua imponojnë dhe vendeve aleate. Për pasojë, në vend që këto tematika madhore dhe me ndjeshmëri të madhe sociale të kthehen në nyje lidhëse dhe ura bashkimi, ato qysh tani po i hedhin benzinë zjarrit anti-demokratik, siç dhe po ndodh këto ditë mbas qarkoreve që ambasadat amerikane u kanë dërguar firmave perendimore, për të hequr dorë nga politikat e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit; natyrisht që ato janë refuzuar pa asnjë lëshim dhe tërheqje nga kancelaritë europiane në Bruksel, Berlin, Paris, Madrid dhe gjetkë.
Vetëkuptohet se në një plan më të gjerë, këto kthesa të mëdha gjeopolitike amerikane janë lajme të mirëpritura për Rusinë dhe vende të tjera autoritare. Vjet Putini deklaronte se “ i gjithë sistemi Euro-Atlantik po shembet përpara syve të veta, Europa po margjinalizohet dhe fragmentizohet në zhvillimin ekonomik, e zhytur në kriza kaotike sidomos migrimi, duke humbur identitetin ndërkombëtar dhe kulturor.“Dhe vetëm tre ditë mbas takimit skandaloz në Zyrën Ovale ndërmjet Presidentit Trump, zëvendësit të tij, Vance dhe Presidentit Ukrainas Zelenski, një zëdhënës i Kremlinit deklaroi me gëzim se“ fragmentarizimi i Perëndimit ka filluar”.
Ashtu siç sugjeron dhe Armida van Rij, Shefe e Programit të Europës në Chatham House, bindesh për këtë realitet të hidhur kur njihesh me objektivat ruse në Europë – destabilizimi i Europës,dobësimi i NATO-s dhe tërheqja e trupave amerikane nga Europa”.
Sipas dhe shumë analistëve të njohur perendimorë, Putini po irealizon këto objektiva, ai po e destabilizon BE-në dhe NATON, ende nuk ka arritur të detyrojë Amerikën të largojë trupat nga Europa, po ku i dihet se çndodh deri atëhere?
Për këto dhe arsye të tjera, ditët e fundit, Joshka Fisher, ishZv.Kancelar dhe Ministri i Jashtëm, “legjenda e të gjelbërve gjermanë ( 1997 – 2005) pohon se SHBA-të janë ende “vend demokratik, por me një demokraci në zgrip, në kufijtë e saj fundorë, e cila i ngjan një demokracie që është në tranzicion oligarkik».
Pohimet e Fisherit i zbërtheu më tej mbrëmjen e 2 Prillit në televizionin gjerman pasardhësi i tij, ikona e madhe e social-demokracisë gjermane, Prof. Peter Steinbruch. Sipas tij, «Elon Musk nuk po e bën më eficient, por po e çmonton shtetin. Duke e zëvendësuar me një shoqëri algoritmash, ku ai ushtron ndikimin e vet me platformat sociale. Musk synon që shoqërinë dhe demokracinë amerikane, më e vjetra në botë – me të drejtat e njeriut, checks & balances, ndarjen e tre pushteteve dhe demokracinë liberale ta zëvendësojë me tekno-diktaturën».
Në këtë linjë, më 1 Prill, senatori demokrat Cory Cooper mbajti fjalimin maratonë të protestës kundër Trump për 25 orë rresht, paasnjë ndërprerje, duke thyer rekordin e senatorit Strom Thurmondnë vitin 1957 me 24 orë e 18 minuta! Copper denoncoi fort «kapjen e shtetit të së drejtës, Kushtetutës dhe demokracisë»!
Me këtë rast theksohet se me gjithë sulmet dhe akuzat e ekstremittë djathtë, pa përjashtuar dhe atë të majtë, deri diku dhe pakënaqësive jo të vogla, megjithë vërejtjet dhe kritikat e mëparshme në këto aspekte themelore, prapë së prapi demokracia liberale me riparimet dhe « kolaudimet « e rastit mbetet alternativa më e mirë dhe më funksionuese. Këtë e tregon dhe fakti se me gjithë ofensivën dhe ”yryshin” e ekstremit të djathtë, sërish në shumicën dërmuese në pushtet në Europë por dhe gjetkë janë forcat e moderuara, kryesisht të djathta në koalicione me të majtën, liberalët dhe të Gjelbërit – në Gjermani, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Poloni, Greqi, Portugali, etj.
Veç kësaj, nuk mund të lemë pa përmendur se mbështetja amerikane ndaj ekstremit të djathtë në Europë nuk është rastësi; ajo ka nisur qysh në presidencën e parë Trump. Dihet tashmë entusiazmi me të cilën ai e priti fitoren e BREXIT në qershor 2016. Ndërsa në vitin 2017, ai dërgoi këshilltarin e vet të lartë, Steve Bannon në Bruksel, ku çeli zyrën e lëvizjes « Movement» me synim ekstremi i djathtë të dilte forca e parë ose e dytë në zgjedhjet për Parlamentin Europian në qershor 2019, por pa ia arritur synimit. Deri më 4 Shkurt të këtij viti, kur Zv.Presidenti Vance në Konferencën e Sigurisë në Munih sulmoi” padorashka” Europën për demek cënimin e lirisë së shprehjes, ndërsa Elon Musk ndërhyri direkt në zgjedhjet gjermane me mbështetjen e tij për AfD-në dhe lideren e saj, Alice Weidel, edhepse « nuk i eci » Mirëpo fakti është se me qeveritë e moderuara në Europë, Kanada dhe gjetkë në pushtet është e pamundur që këto objektiva të realizohen sipas « midesë » dhe oreksit të Administratës së tanishme amerikane.
Sipas ekspertëve të njohur, këto qëndrime e kanë burimin dhe te mungesa ose injorimi i Idealizmit me të cilin lidershipi amerikan në 80 vitet e fundit ka frymëzuar botën e lirë; në vend të tij, është zgjedhur cinizmi atavist i epokave të kaluara. Për pasojë, në këtë rend të ri botëror, ku vlen ligji i më të fortëve, çdo thirje me frymëzim moral në politikën e jashtme amerikanë cilësohet si dobësi e më të dobtit, ndërsa ushtrimi amoral i forcës nderohet si virtyt i më të fortit.
Nisur nga këto dhe të tjera zhvillime dramatike, James Kirchick, analist i mirënjohur dhe autor amerikan “best seller” e përshkruan këtë presidencë si një ndryshim epokal po aq të madh gjeopolitik dhe me pasoja sa shembja e Murit të Berlinit dhe 11 Shtatori 2001! Ndërsa filozofi dhe sociologu elitar gjerman Jϋrgen Habermas në një ese më 24 Mars te ” BILD” thotë se “ Perëndimi që kemi njohur ka perënduar bashkë me Pax Americana”!
Së fundi, në respekt të lexuesve dhe të gazetës DITA dhe komenteve të ndryshme, dua të sqaroj se këto shkrime modeste synojnë të shpjegojnë me modesti dukuri dhe fenomene të ndryshme gjeopolitike në vendin tonë, në rajon dhe më gjerë; sipas rastit dhe me sugjerimet përkatëse. Kjo nisur nga dëshira për të ndarë dijet, infot dhe referencat përkatëse, mbi bazën dhetë përvojës mbi 40-vjeçare në diplomacinë aktive dhe në fusha të tjera jetike.
Me këtë rast, dua të falenderoj këdo që është shprehur me vlerësime pozitive, çka përveç kënaqësisë intelektuale, na e shton dhe më shumë përgjegjësinë për më mirë.
Kjo mirënjohje shkon dhe për ata/ato që bëjnë sugjerime, vërejtje dhe komente kritike; dhe këto të fundit na ndihmojnë shumë përnjë cilësi më të lartë shkrimesh.