Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mund t’i fshihet SPAK-ut, por jo fantazmës dhe 7 pyetjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Mund t’i fshihet SPAK-ut, por jo fantazmës dhe 7 pyetjeve
AnalizaLajmi i funditopinion

Mund t’i fshihet SPAK-ut, por jo fantazmës dhe 7 pyetjeve

Published: November 15, 2025
Shpërndaje

Nga Adriatik Doci

Kur ishim të vegjël fshiheshim për të mos bërë vaksinën. Sapo shfaqej infermierja me atë çantën e frikshme, dikush futej nën krevat, dikush hipte mbi çati, dikush fshihej pas ndonjë peme. I vetmi që shpëtonte më gjatë nga vaksina ishte një qerrata, i cili hipte në majë të plepit.

Lulzim Basha theu çdo rekord, tre vite me temperaturë dhe diarre, kur Prokuroria e thërriste për dosjen Durrës-Kukës. Fatmir Mediu, ka evituar disa seanca për Gërdecin, për shkak të angazhimeve në SHBA, pasi radhën e kaluar i kishin mbetur disa amerikanë në një metro pa bërë fotografi me ta.

- Publicitet -

Sali Berisha ka disa variante për t’u turpëruar në pleqëri, duke iu fshehur SPAK-u për të dhënë llogari për 21 Janarin, një nga krimet e tij njerëzore të pandëshkuara. Mund të bëjë letrat sikur është me diarre deri vitin tjetër. Mund të gjejë një thanë në Tiranë apo në periferi, duke hipur majë saj. Mund të hajë letrën e SPAK-ut. Por, nuk mund t’i shpëtojë kurrë fantazmës së 21 Janarit dhe disa pyetjeve;

-Kush e dha urdhërin për të hapur zjarr pasi protestuesit po shpërndaheshin?

-Kush urdhëroi fshirjen e pamjeve filmike mesnatën e 21 Janarit nga serveri i Kryeministrisë?

-Kush urdhëroi që të mos zbatoheshin urdhër-arrestet për kupolën e Gardës?

-Kush e dërgoi Lulzim Bashën tek Bamir Topi për të ndërhyrë tek Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet?

-Kush urdhëroi ngritjen e komisionit hetimor për të dubluar dhe sabotuar hetimin?

-Kush çoi njerëz natën tek familja Deda për të blerë gjakun e Hekuran Dedës dhe për t’a nxitur familjen e tij të akuzonte Edi Ramën?

-Kush urdhëroi të fshihej gazetari i plagosur dhe kush sajoi 30 alibi për vrasjet në bulevard?

Marrë nga profili në Facebook

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    November 15, 2025 at 11:29 am

    Berisha:Do ta qelloja edhe Edi Ramen nga Taraca,por nuk me doli ne shenjester.
    Ku fshihej palloshi gjate ne 21 janar,se kete nuk e nxe as dera,as dritarja,Nuk ka Thane e plep ta mbaje gjithe ate bullice.

    Reply
  • Kot se koti says:
    November 15, 2025 at 11:38 am

    Nuk kam gje me kete shkrim, por nga kjo praktike qe ndiqet nga labirinthet e sistemit te drejtesise, shqiptaret jane deshmitare se po ishte minister, deputet, zv.Kryeminisrer, apo cdo nepunes i larte,.perdor marifetet dhe laborinthet e drejtesise: Mungon avokati, grupi avokateve, ka raport avokati, eshte me temperature, klintii eshte me sherbim atje e ketje, klienti eshte jashte shtetit.etj.etj…vetem e vetem t’i shpetojne drejtesise! Shikoni ish ministrin Beqja, shikoni Mediun, se si e sperdredhin Drejtesine..A s’kam te drejte te them se Drejtesia nuk eshte per agallaret?

    Reply
  • ce says:
    November 15, 2025 at 12:17 pm

    E ke qare pretencen publike per Vampirin 82vjecar te Vicidolit me 27akuza mbi kurriz o Adriatik, dhe prokurori I ka te gateshme pyetjet tashme qe Vampiri I sheh ne enderr cdo nate.

    Reply
  • capi says:
    November 15, 2025 at 12:19 pm

    Po mire, nuk keni ndonje makine kapse tja ngjisni ne balle ketij mortjes ? Le te thote pastaj nuk e mora.

    Reply
  • Ladi says:
    November 15, 2025 at 4:35 pm

    Ke harruar pyetjen kush urdhëroi dy mjekët, njëri kandidat për cjap deputeti, të gënjenin për goditjen nga afër.

    Reply
  • Shqiptar says:
    November 15, 2025 at 5:55 pm

    Per keto 7 pyetje perse eshte pritur deri sot pergjigja. Mire kur ishte llalla por keto vite qe kemi SPAK cfare pritet. Do hequr pasaporta kush mohon keto 7 pyetje qe mbeten pa pergjigje.

    Reply
  • Xha jaho says:
    November 15, 2025 at 5:58 pm

    7 PYETJE per te gjetur nje vrases qe sot bredh lart e poshte per qejf.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    November 15, 2025 at 8:19 pm

    …. dhe shan nga mengjezi ne darke…. KAPS, drejtesi e shqipedhise………. Drakula e te ardhmes eshte akoma gjalle

    Reply
  • pa emer says:
    November 16, 2025 at 10:41 pm

    o “kot se koti”, nuk eshte vetem faji atyre qe i dergojne spakut mesazh se ti pres pas ca ditesh se eshte ne Amerike, psh Mehdiu, apo e ka zene barku Saliun etj. Faji eshte i prokuroreve dhe gjykatesve shqiptare qe pine gjakun e fukarenjeve me rroga miljoneshe nga taksat e tyre dhe tallen me popullit. Ketyre do prere gryka me kosor, kermave te drejtesise.

    Reply
  • Sulo Palla says:
    November 21, 2025 at 12:26 pm

    Moszbatimi i arresteve per Garden eshte grusht shteti duke shkateruar rendin kushtetues,ndaj edhe Berisha kerkoi te fuste ne loje Presidentin Topi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?