Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHOKUESE: “Futini plumbin, 200 euro kush gjen këtë targën”, 33 krime nga sherret në TikTok (detajet e njërit prej tyre)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SHOKUESE: “Futini plumbin, 200 euro kush gjen këtë targën”, 33 krime nga sherret në TikTok (detajet e njërit prej tyre)
KronikeLajmi i fundit

SHOKUESE: “Futini plumbin, 200 euro kush gjen këtë targën”, 33 krime nga sherret në TikTok (detajet e njërit prej tyre)

Published: November 5, 2023
Shpërndaje

Vetëm vitin e fundit, në Shqipëri, 18 të rinj janë arrestuar si autorë plagosjesh të rënda, kanosje me armë, djegie automjeti, shpërthim tritoli dhe gjobvënie, ngjarje krimi të nisura si debate virtuale në TikTok e që më pas i kanë realizuar në jetën reale.

Policia e Shtetit konfirmon se pa llogaritur bullizmin, kërcënimet on line dhe udhëtimet me mbishpejtësi, gjithsej u regjistruan 33 krime të rënda, në të cilat “të fortët e TikTok” mbajnë vendin e parë.

Më tej,janë krimet që shënohen nga përdorimi i “Instagramit”, që nisin e përleshen on line pas pëlqimeve virtuale të fotografive, në shumë raste të mbyllura me rrahje barbare dhe vrasje si ajo e Vilson Tafçiut.

- Publicitet -

Por se si nga “TikTok” gjenerohet dhunë, e tregon dosja penale e denoncuar nga Aqif Abazi, që jeton në Venezia dhe që u kthye në Shqipëri për pushime.

Duke udhëtuar në Elbasan, pasi iu vështirësua qarkullimi nga një mjet me xhama të errët, ai e filmoi makinën dhe përpara se të flinte, postoi targat në “TikTok”. Kërkesa e tij ishte “më gjeni pronarin e automjetit”.

Gjatë natës, komentet ishin kërcënuese dhe udhëruese për ta fshirë postimin, ndërkohë që pala tjetër me shpejtësi kishte kryer hetimet, siguruar fotografinë e tij on line dhe duke e postuar, dha ofertën “Kush e gjen këtë bosin, ku e ka lagjen, do t’i jap 200 euro”.

Kur emigranti u zgjua, iu dërgua një fotografi duke i treguar vendin ku e prisnin në Belsh, një lokal në të cilin Abazi jo vetëm u dhunua barbarisht, por iu vendos gjobë pesë mijë euro.

Ky rast u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila doli kundër një vendimit të Gjykatës së Apelit që zbuti masën e sigurisë me vlerësimin “ngjarja ndodhi më motive banale, sikurse është një postim në TikTok”.

Gjykata e Lartë thekson se ngjarja është e rëndë dhe se rrethanat si ndodhi përbëjnë dënueshmëri. Gjykata e Lartë i ktheu autorët në burg.

Gjykata e Lartë kujton dëshminë e qytetarit që tregon se si teksa e dhunonin dhe i deklarohej “unë jam pronari i makinës”, e filmonin me telefon. Një dëshmitar që ndiqte skenën pa ndërhyrë sugjeroi “futini plumbin”.

Pasi u masakrua, atij iu komunikua afati se kur duhet ta shlyente gjobën prej 5 mijë euro, prej të cilave ai shleu vetëm 2 mijë. Për të tjerat, i riu u gjend nën kërcënime on line, të kryera përmes “Instagram”.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 6, 2023 at 2:46 am

    Duhet Xhaxhi Dulla e ti fuste ai plumbin ketyre kafsheve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?