Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistër për gazetarin Giorgio Mottola të televizionit italian Rai 3. Në nisje të intervistës, kryeministri e ka cilësuar sërish puntatën e parë të emisionit investigativ Report në Rai3 si “të neveritshëm”.
Ndër të tjera, Rama ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët. Ai tha se e gjithë marrëveshja nisi nga një kërkesë miqësore e homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Sipas tij ai vendosi ta nënshkruante marrëveshjen me Italinë duke vepruar si një vend europian.
Pjesë nga intervista:
Giorgio Mottola: Atëherë, Kryeministër, falemnderit që pranuat këtë intervistë. E vlerësojmë shumë si shenjë disponibiliteti të madh. Pyetja e parë është kjo: Ju e përkufizuat emisionin tim, hetimin tim si “të neveritshëm”. Është gabim përkthimi apo donit vërtet të thoshit “i neveritshëm”?
Edi Rama: Tani jeni këtu në shtëpinë time dhe nuk do doja të këmbëngulja tek ajo fjalë, por, nëse doni të këmbëngulni, po, ishte shumë i neveritshëm.
Gorgio Mottola: Pse?
Edi Rama: Sepse ishte shumë e qartë që qëllimi ishte të bënit një emision për qendrat e pritjes së migrantëve dhe është e drejta juaj e shenjtë, unë nuk mundem as ta vë në diskutim, që ju të keni opinionin tuaj, të informoni publikun tuaj rreth këtij opinioni, të mblidhni faktet… Por, ta lidhësh këtë histori italiane tuajën me gjithçka kishit qepur bashkë për Shqipërinë, qeverinë shqiptare, për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, me personazhe të themi mjaft të errëta të Shqipërisë, dukej sikur, në fakt, ishte e qartë që mesazhi ishte se marrëveshja bëhej midis një qeverie italiane, të cilën ju nuk e fshihni që nuk e vlerësoni dhe…
Gorgio Mottola: Ne i kemi kritikuar të gjitha qeveritë.
Edi Rama: … dhe midis një qeverie në Shqipëri, që del si një partnere në hije, me personazhe të lidhura me trafikun e narkotikëve apo me këtë ose atë tjetrën. Kjo është pjesa e neveritshme, jo fakti që ju trajtoni në programin tuaj problemin sesi do të administrohet e gjithë kjo marrëveshje. Edhe vënia në dyshim e vetë idesë së marrëveshjes, dhe i gjithë një një mal gjysmë të vërtetash, të cilat janë gënjeshtrat më të mëdha, është e neveritshme.
Gorgio Mottola: Do ju jap sigurisht mundësinë të shpjegoheni për këtë punën e narkoshtetit. Do ta nis nga qendrat për imigrantët. Si lindi kjo ide? Kush jua propozoi?
Edi Rama: E kam thënë dhe e përsëris, ka qenë një kërkesë mjaft miqësore nga Xhorxha, nëse do ta merrja në konsideratë mundësinë për të bërë diçka bashkë për këtë dhe unë i thashë “pse jo, ta mendojmë”. Pastaj, kaluan muaj, ajo erdhi në Shqipëri dhe patëm mundësi të diskutojmë më gjatë se çfarë mund të bëhej, cila mund ishte pjesa jonë në këtë gjë dhe, pastaj, e bëmë.
Gorgio Mottola: Megjithatë, nuk mendoni se dëbimi i migrantëve që përpiqen të mbërrijnë në Itali drejt Shqipërisë është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut?
Edi Rama: Kjo është një mënyrë për ta parë gjënë, por ka edhe një mënyrë tjetër për ta parë, sepse gjeografia nuk mund të jetë mallkimi i Italisë, që është lënë e vetme për shumë kohë. Në momente dramatike në kohë është braktisur vërtet në vetminë r saj, sepse, nëse dikush vë këmbë në Itali, vë këmbë në Europë. Pra, nuk është një që mbërrin aty dhe Italisë i duhet ta menaxhojë vetë; është dikush që mbërrin në Europë dhe Europa duhet ta menaxhojë së bashku. Për më tepër, ka një dispozitiv të rëndësishëm të legjislacionit europian, që është rishpërndarja dhe që, qartësisht, nuk ka funksionuar. Në dëm të Italisë. Ndërkohë ne nuk jemi një vend që është pjesë e BE-së, ne jemi pjesë e E-së, pra jemi vend europian e gjendemi në anën tjetër të detit nga Italia dhe, thjesht, kemi marrë përsipër një përgjegjësi si europianë, në kuptimin që, ju keni nevojë që ne të kontribuojmë e të marrim pjesë. Nëse këtë gjë do ta kishte bërë Sllovakia, Polonia apo kushdo tjetër që është në Bashkimin Europian, asgjë nuk do të ishte thënë, por fakti që Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian, ngre gjithë këtë zhurmë dhe, më pas, këtë interpretim, do të thoja subjektiv, të faktit.
Kullat
Kullat e ngritura në Tiranë dhe nga kush financohet ndërtimi i tyre, ishte një ndër pyetjet që iu ndërtuan kryeministrit Edi Rama nga gazetari italian Giorgio Mottola.
Rama u shpreh se numri i kullave që janë ngritur në kryeqytet është vetëm fillimi, ku shtoi se brenda 5 viteve do të ketë edhe më shumë.
Ndërsa po fliste për financimin, Rama tha se në Shqipëri sipas tij ka një regjim të fortë kundër pastrimit të parave në ndërtim.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Duke folur për fakte, Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat…
Rama: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas 5 vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.
Gazetari: Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.
Rama: Kush e thotë?
Gazetari: Të dhënat zyrtare.
Rama: Jo, nuk është e vërtetë.
Gazetari: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.
Rama: Jo. Po ju them diçka
Gazetari: Është nga operatori juaj elektrik.
Rama: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.
Gazetari: Janë të dhëna objektive,
Rama: Atëherë, e para, ne kemi dalë nga lista gri e Moneyval-it, pikërisht sepse kemi një regjim shumë të fortë kundër pastrimit të parave nga ky këndvështrim. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë ose vilnin frutat e që mund t’i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera mjaft të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët. Dhe ne shqiptarët jemi si ju, italianët. Ju jeni shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë! Lërini Rafaelon, Leonardon e të tjerët se nuk keni pikë lidhje me ta, për ta thëne deri në fund siç është, edhe pse keni mendimtarë të mëdhenj, intelektualë të mëdhenj.
Gazetari: Megjithatë, këtu thërrisni arkitektët italianë për të ndërtuar, si Boeri.
Rama: Janë fantastikë, por po flas nga këndvështrimi. Po nëse mendon për krenaritë e italianëve, mendon që Rafaelo ishte korsikan, megjithatë e lëmë. Atëherë, po ju thoja që, njësoj si ju, edhe ne jemi të lidhur me tokën, jemi të lidhur me rrënjët dhe shqiptarët që janë jashtë investojnë për të blerë banesa e kështu me radhë.
Në intervistën për gazetarin italian të Rai 3, Giorgio Mottola, kryeministri Edi Rama u pyet nëse i ka kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera për pritjen e emigrantëve. Kryeministri e mohoi ndërsa tha se janë vende të tjera ato që ja kanë kërkuar Kosovës këtë.
“Becchetti”
Kryeministri u pyet edhe për çështjen “Becchetti” dhe për pagesën 130 milionë euro që shteti shqiptar duhet t’i paguajë Francesco Becchettit. Në përgjigjen e tij, Rama e cilësoi atë si “një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj”. Ndërsa për pagesën e milionave euro, Rama tha se janë akoma në proces gjyqësor dhe se historia ende nuk është mbyllur.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Shqipëria do të pranojë qendra të tjera?
Edi Rama: Shqipëria e ka bërë këtë – dhe do doja të ishte e qartë – jo pse ishte hera e parë që merrte një kërkesë të tillë. Kemi marrë të njëjtat kërkesa nga vende të tjera dhe i kemi refuzuar, sepse ishin të pakuptimta. Një gjë është të jesh vend fqinj, me historinë e përbashkët që kemi. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia, në mënyrën se si i shoh unë gjërat dhe në frymën e dy popujve tanë. Por, të presësh këtu njerëz të shkretë që i sjellin nga Anglia, nuk është diçka që bëhet. Duhet të krijohen sinergji të një tjetër lloji. Pra, jo. Kurrë.
Pyetje: Ju i keni kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera?
Edi Rama: Unë?
Pyetje: Po, qendra për migrantët, Ka një diskutim të tillë?
Edi Rama: Jo. Pse duhet t’ia kërkoj? Jo.
Pyetje: Nuk është diskutuar asnjëherë kjo?
Edi Rama: Nuk e di. Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë. Më duket se patën bërë një marrëveshje me Danimarkën, po nuk di si ka vajtur.
Pyetje: Ah, Danimarka donte të ngrinte qendra për migrantët në Kosovë?
Edi Rama: Më duket se ka pasur një diskutim të tillë, po.
Pyetje: Dëgjoni, Bechetti… Bechetti mbeti keq. E di, thoni që nuk e njihni.
Edi Rama: Bechetti është pika juaj e dobët, e di.
Pyetje: E imja? Jo.
Edi Rama: E keni dobësi.
Pyetje: Report ka bërë një emision mjaft të ashpër për Bechettin.
Edi Rama: Atëherë, zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. kaq.
Pyetje: Por një gjykatë ndërkombëtare ju ka dënuar t’i paguani 130 milionë euro. Pse nuk e zbatoni këtë vendim?
Edi Rama: Sepse kjo historia ende nuk ka mbaruar. Jemi në një proces gjyqësor në Belgjikë dhe kush mendon se kjo histori është mbyllur, besoj se do t’i duhet të rimendohet.
Olsi Rama
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “të neveritshme” përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në emisionin investigativ “Report”.
Rama tha se vëllai i tij po akuzohet vetëm për shkakun se është vëllai i tij. Ndërsa gazetari i rikujtoi hapjen e hetimeve për dosjen e “Xibrakës” për të cilën Olsi dyshohet se ka lidhje, Rama tha se i vëllai ka nfritur padi për shpifje dhe se çështja i duhet lënë në dorë drejtësisë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama…
Edi Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar… I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.
Pyetje: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.
Edi Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.
j.l./ dita

Mu kujtua shkrimtari “i kuq”Kadare “Ku ti kerkoj renjet e tua parti” Ku ti kerkoj renjet e tua shoku krieminister” ne vllahi,greqi,serbi apo rusi se vec shqiptar nuk je.
Pasi beri te njejten gje qe ben edhe me gazetaret shqiptare te cilet i merr direkt vete dhe ju ben presion, u zvarrit ne intervista, shkembime nofkash, ne akuza e kunder akuza, deri ne degjenerim te nje interviste te sterzgjatur kryeministrore. Kryeministri ne te gjithe keto episode te serialit Rai 3, na del nje njeri i pa pune, i papergatitur, aspak serioz, dhe me njkohje te pakta ne lidhje me qendrimet protokollare qe nje kryeminister i nje vendi serioz, duhet te mbaje. Rreshqitja dhe hedh e pritja me njeri tjetrin, e paparacit italian, qe duket qarte qe nuk ka as piken e respektit profesional qe duhet te kete nje gazetar dhe sidomos i huaj, kur interviston kryeministrin e nje vendi tjeter, ( qendrimi shtrire, veshja aspak italiane, e folura dhe pyetjet prej halabaku etj ) , gjeti perballe nje halabak tjeter qe mbasi ja kane menderosur edhe me pare ne Rai 3, per te njejtat pyetje, duke dhene te njejtat pergjigje, ne vend qe per hir te asaj qe perfaqeson ( ky eshte perfaqesuesi i Shqiperise, sepse eshte Kryeministri i Shqiperise ) vazhdon serialin mediatik, pa asnje vlere ne te dy vendet. Si ne Itali ashtu edhe ne Shqiperi.
Te gjithe ne e dime qe pyllin me derra e populloi pikerisht ky kryeminister. Kjo nuk eshte aspak nje fantazi Orwelliane. Qe derrat e nginjur te qeverise dhe Parlamentit e kudo ne menyre kapilare jane edhe tani ne te gjithe Shqiperine, kete e dime mire sepse e prekim perdite. Ata vazhdojne te jene po aty sepse pavarsisht se Kryeministri publikisht thote se ai nuk mban pergjegjesi ( dhe kjo eshte nga gjerat me te renda qe ai deklaron ne menyre te paskrupullt ), ata jane dhe do te jene aty per sa kohe te jete ky Kryeminister sepse kjo eshte menyra e tij e drejtimit dhe ata jane kontigjentet qe ai perdor.
Tani qe lexhenda e mori plumbin ne balle duke bere realitet profecine e Namik Hotit, tani qe shtangisti ne vend qe te ngerje pesha prej hekuri, ju ka hipur hekurave siper, dhe po shkon drejt hekurave te mbyllur, eshte rradha e brekushes qe te jape llogari per te gjitha qendrimet dhe bashkepunimet ne korrupsion. Shqiptaret duhet te kuptojne se shoqeria gjthnje nxjerr lidere. Kemi mbetur ne dore te ketyre e te ndonje tjetri, dhe per kete mbas kaq vitesh e kemi fajin vete.
K/ministri thote se e ka nenshkruar marrevewshjen me Melonin si “nje vend evropian”.
Jo, ate marreveshje e ke nenshkruar jo si nje vend evropian por si “nje vend afrikan”, derisa deri sot ate marreveshje poshteruese, ose analoge te saj, e ka refuzuar cdo vend evropian qe i eshte propozuar dhe e ka pranuar vetem nje vend afrikan, Uganda.
Sa poshte na i ulet dinjitetin tone si popull.
Ne jemi shqiptare krenare e jo “Uganda e Evropes”.
Turp per ju por edhe per ne qe ju kemi votuar!!!
VO:
-E dëgjova & lexova intervistën e saktë të KM & gazetarit RAI3 shumë të çuditëshme në shpifje të soit ALLA-SALI..!
-E deshi një GOZHDË edhe Italiani që mori trillimet e Saliut në ballkonin e 8 & i kthu në Italisht për të Sulmuar më keq se Saliu E.Ramën,Qeverinë,Shqipërinë & KM Meloni për lidhjen e marrëveshjes për migrantët në interes të Italisë e pa dëmtuar Shqipërinë që është përkrahur nga shumë Shtete të BE..!
-Të gjitha pyetjet e bëra ishin marr nga Sb-SYRI TV -ZENI-ÇIM PEKA në emisionin e parë,të cilat ishin sajesa të shpifura që e nxorën zbuluar gazetarin e RAI3..!
-Më bëri shumë përshtypje fakti që gazetari me përvojë Italian shpifjet nuk i verifikoi në 3 burime por i nxori siç vepron Saliu,Like,Luli..në medjet e tyre të kapura 99 % që në 2005-FUNDRINA..!
-Si ka mundësi që gazetari u çudit kur pa FOTON E E.RAMËS TË GJAKOSUR PËR TA VDEKUR në 1996 nga Kriminelët e SHIK të Gazidedes & Policët e Agim Shehut,SI GAZETAR,kur lajmi për vjedhjen e VOTAVE 1996 ka çuditur botën demokratike.?
-Si ka mundësi që gazetari shkon e takon Sb në arrest Shtëpie duke thyer ligjin Italian..se në Shqipëri kjo dihet tashmë se drejtësisë i shkojnë pordhët urof nga FRIKA prej përbindshit Tropojan fatkeqsi Kombëtare 34 vjeçare.!
-Besoi gazetari Italian tashmë e mori vesh se..kush është E.Rama,,Se ka përkrahjen e 75-80 % të Shqipëtarve për mirQeverisje,,Se ka përkrahjen e BE,SHBA,ANGISË..,,Se Italianët 2-3 vite më parë e deshën E.Ramën KM të Tyren..,,se nuk është Saliu që SHPIF në prani të huajve,që Sb është i KORRUPTUAR i madh(i shpallur non grata nga DASH+ANGLIA),që është minues i DEMOKRACISË,që ka përdhosur DREJTËSINË që në 1992 me kursin 6 mujor,etj.
-Me këtë rast mendoi se E.Rama e fitoi ballafaqimin në 100 me 000..!
-Ky ishte një mësim i madh për RAI3,SALIUN,MEDJET E SALIUT,B..LËPIRSIT E SB E KO..!
-FLM DITA.
Une e kam votuar Ramen 4 here e per kete i kerkoj llogari o Ethem Lalaj. Nuk kam votuar kurre e sa te jem gjalle nuk e votoj fatkqesine kombetare PD e cecenet e saj. Ramen ju po e merrni ne qafe bashke me ato mortjet qe ka mbledhur ne PS qe nuk guxojne te hapin gojen nje here te vetme. Marreveshja fashiste Meloni-Rama eshte nje ndyrsi e nje turp kombetar nga do qe ta kapesh . Te pakten per ne shqiptaret e historine tone si nje popull i vuajtur emigrantesh. Nuk mund te behemi qorra e shurdha se ashtu do Rama e nuk mund te pajtohemi me fashistet e Evropes qe na kane peshtyre e vazhdojne te na peshtyjne kudo ku shkojme. Nuk ka njeri , edhe ti vete brenda teje e di se kjo ishte nje lajthitje e Rames e bere nga ai me koken e vet pa pyetur askend . Tani po perpiqet ne menyre idiote te laj M” e madh qe beri e nuk po le arme pa perdorur per kete qellim duke perfshire ne menyre te turpshme jo vetem PS e votuesit e saj por gjithe Shqiptaret e Shqiperine si komb. Nuk do behemi fashista muti e nuk do mohojme veten tone e vlerat njerzore se ashtu mendon dikush, qofte ky edhe Rama. E sa per dijeni , gazetari nuk foli me akuzat e Saliut por me akuzat e Ahmetaj , edhe pyetjet e tij ishin shume normale e aspak balte. Biles as kur Rama e ofendoi ne shume raste nuk ju kthye me 5e njejten gjuhe. Kjo eshte gazetari . Por Rama ka kohe qe rethohet vetem me servil prandaj behet qesharak duke permedur 100 here te njejtat gjera ..I ngeli Enveri ne goje me keq se Saliu.